THEMELIMI I ALEANCËS USHTARAKE SHQIPËRI-SHBA-NATO, NJË TRASHËGIMI E DEMOKRATËVE SHQIPTARË. Nga Dr. Mujë Buçpapaj    

        “Stërvitja “Defender Europe 21” me angazhimin e mbi 30 mijë trupave ushtarake të gjithë llojeve, nga SHBA-të dhe 25 shteteve  anëtare të NATO-s, u ka dhënë një përgjigje të qartë të gjithë kërcënuesve të paqës në rajon. Njëkohësisht stërvijtja gjigande, afrimon aspiratat e kombit shqiptar për të qënë një aleat besnik dhe i fortë i SHBA-ve dhe NATO-s, ndërkohë që kërcënimet janë shtuar dhe pasiguria po i afrohet rajonit dhe mesdheut.

Stërvitja, e konsideruar më e madhja qysh prej Luftës së Dytë Botërore në rajon, po mbahet në një kohë kur spekulimet për ndryshime kufijsh në Ballkan janë bërë të shpeshta dhe aktorë të destabilitetetit të Ballkanit si Rusia dhe Serbia janë duke bërë presion për aneksimin e Republikës Serbcka, në shkembim të njohjes së Shtetit të Kosovës.

Por ndërsa pamë shumë ceremoni legjitime për fillimin e Stërvitjes, nuk u degjua një gjysëm fjale mirënjohje për ata që themeluam këtë miqësi dhe aleancë jetike ushtarake të Shqipërisë më SHBA-të dhe NATO-n, që janë demokratët shqiptarë. Më poshtë do të jap shkurtimisht rrugën e Shqipërisë drejt NATO-s dhe përpjekjet e Partisë Demokratike dhe qeverive të saj për të forcuar këtë miqësi, deri tek anëtarësimi i plotë në NATO.

 

 

 

 

 

Historia e një vendi të dalë nga një  dikaturë e gjatë dhe kërcënimeve të vazhdueshme të fqinjve, kishte ndikuar jo pak tek  demokratët që në ato pak kërkesa që kishin bërë në dhjetor të vitit 1990 të ishte edhe anëtarësimi në NATO. Rënditja e kësaj pikë menjëherë pas pluralzimit politik deshmonte vizionin e demokratëve të rinj për të ardhmen e sigurisë rajonale, por edhe rëndësisë që ata i jepnin anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizëm. Sido që një kërkesë e kundërshtuar nga e majta tradicionale, e lidhur jo vetëm ideologjikisht me Rusinë dhe lindjen, ajo pati gjetur mirëkuptimin e menjëhershëm të shumicës së shqiptarëve në vend dhe në rajon. Tashmë ata kishin një ide se ku duhet kërkuar siguria, jo vetëm në planin rajonal, por edhe global, ndërkohë që  Aleanca  po formulonte strategjitë e reja të saj.

Në nëntor 1991 Samiti i NATO-s në Romë  themeloi atë që u quajt  “bashkëpunimi me partnerët e rinj nga Europa qëndrore dhe lindore” duke e vlerësuar atë si  “pjesë integrale e strategjisë së NATO-s.” Këto vende u ftuan të merrnin pjesë në forumet e duhura të NATO-s, ndërkohë që u tha se   do t’u  afrohej  “përvoja dhe ekspertiza e Aleancës në procesin e reformave që do të kryenin këto vende.”

Shqipëria zyrtare gjatë gjithë vitit 1991, gjendej në një fazë të veshtirë të pranimit të pluralizimit dhe të opozitës, të mësimit me erën e hapjes dhe aq më tepër të   bashkëpunimit  me “armiqtë e dikurshëm“, sic konsiderohej akoma  nga ish-komunistët në fuqi  NATO-ja.

Dilemat e Shqipërisë rreth qëndrimeve ndaj NATO-s do të merrnin fund me 22 mars 1992 kur në fuqi vijnë forcat demokratike në drejtimin e Prof. Sali Berishës. Kjo datë shënon  fundin e shtetit komunist, por edhe të rikthimit të  besuseshmerisë së vendit  si partner luajal në bashkëpunimin nderkombëtar.

Procesit të bashkëpunimit të themeluar në Samitin e Romës, Shqipëria do t’i bashkohej në qershor 1992, vetëm  dy muaj pas zgjedhjeve që sollën në pushtet Partinë Demokratike.Në vitet 1992-1996 Shqipëria itensifikoi maredhënjet ushtarake dhe politike me NATO-n. Sido që politika e re e hapjes dhe bashkëpunimit me Alenacën kaloi përmes moskuptimesh dhe kundërshtimesh të forta të opozitës socialiste, qeveria demokratike e drjetuar nga Aleksandër Meksi ishte e vendosur në forcimin e partneritetit me NATO-n.

Filloi përshtatja e koncepteve  që lidheshin me sigrurinë, si paqëruajtja, koncepteve demokratike të relacionve civile-ushtarake, shnderrimin e prodhimit të mbrojtjes për qellime civile, perhapja e informacionit rreth NATO-s, konsultimet e planifikimit të politikës, stervitjet e përbashkëta  etj.

Në janar 1994 në Samitin e NATO-s në Bruksel, Alenaca leshoi një nismë të re të rëndësishme, në trajtën e një fetse dërguar vendeve europiane për t’iu bashkuar në “një programi të ri dhe të gjërë bashkëpunimi”,  të njohur si “Partneriteti për Paqë.”

Shqipëria është e para nga vendet ish-komuniste që ju bashkua anëtarësimit në këtë partneritet. Presidenti Sali Berisha nënshruan vetë në Bruksel këtë partaneritet të ri i cili do t’i lejonte NATO-s, përdorimin e kapaciteteve ushtrake të vendit gjatë luftës në Bosnje dhe ish Jugosllavi, ndërsa vendit përfitime të forta kredibiliteti në NATO. Aeroporti ushtarak i Gjadrit vihet në dispozicion të disa avionve të quajtur “spihunë” të cilët vjelin informcion nga lufta në Bosnje. Ky veprim do të tërbonte krerët socialistë në opozitë të cilët arrijnë deri sa ta etiketojnë si “tradhëti kombëtare” këtë bashkëpunim, cili vetëm katër  vjet më vonë në rastin e luftës së Kosovës do të rezultontë të kishte qënë jo vetëm i drejtë por edhe i vlerësuar nga të gjitha palët politike në vend.

Maredhënjet me NATO-n, ecnin përpara. Në fillim si projekte, por pastaj do të merrnin trajtën e aleancave dhe bashkëpunimve, sido që për Shqipërinë gjërat nuk do të ecinin  sipas parashikimeve. Rrebelimi komunist i marsit 1997 rrezon një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike, duke i hapur rrugë kaosit total në vend. Goditija e strukturave të mbrojtjes dhe të sigurisë do të kishte një cmim edhe për avancimin e statusit të vendit në strukturat eurotalantike.

Ndërsa Shqipëria ishte bërë gati të nënshkruante marrëveshjen e asocimit me Bashkimin Europian tani zhvillimet po ecnin  kundër interesave të Shqipërisë, biles edhe të shqiptarëve në rajon, duke patur parasysh zhvillimet tragjike dhe spastrimin etnik që Serbia do të kryente gjatë viteve 1998-1999 kundër shqiptarëve në Kosovë.

E konsideruar se një nga vendet e suskseshme të Europës ish-komuniste bashkë me Poloninë, Republikën Ceke dhe Hungarinë, krejt papritur  Shqipërisë do t’i zgjatej edhe më tej rruga për në NATO dhe bashkë me të edhe një ankth mbijetese.

 

3.

 

 

Vizioni i hapjes së NATO-s, i themeluar më 1991 në Samitin e Aleancës në Romë,  i fromuluar si “bashkëpunimi me partnerët e rinj nga Europa Qëndrore dhe Lindore”  dhe strategjia e bashkëpunimit e inicuar në trajtën e ftesës për vendet ish komuniste në Samitin e NATO-s në Bruksel, në në janar 1994 e  njohur si “Partneriteti për Paqë”, do të gjenin konkterzim  në  Samitin e NATO i cili u mbajt në Madrid, korrik 1997. Një samit që mori vendimin për transformimin e jashtëm dhe të brendshëm të NATO-s. Samiti vendosi “fillimin e bisedimeve të pranimit në Aleancë me  Rep Ceke, Hungrainë, dhe Poloninë”, ndërsa   themeloi një politikë me “dyer të hapura” për pranimet e ardhshme edhe nga Ballkani. Shqipëria kishte prezentuar një deshirë të fortë për t’u bërë anëtare  ne NATO-n , e cila  me vendimin e Madridit po deshmonte se ”ishte e aftë të merrte përispër sfida të reja.” Sido që harta e luftës së ftohtë ishte lënë prapa, deshirës së fshehtë  të Rusisë për t’iu rikthyer kontinentit do t’i ngriheshin disa diga. Ish-vendet komuniste të cilat e kishin ende të freskët  në kujtesën e tyre Tiraninë sovjetike,  i ishin drejtuar me shpresë  një alenace si NATO, e sprovuar në mbrojtjen dhe përhapjen e lirisë.Kjo Aleancë u kishte dhënë shpresë miliona popujve të ish-perandorisë sovjetike nga kaukazet deri në Adriatik, si dhe të gjithë  atyre popujve që kërkonin të shkëpusin nga vargonjtë e izolimit, frikës dhe shtypjes.

Nga kjo sketerrë komuniste kishin dalë edhe shqiptarët të cilët ishin pranuar me veshtirësi si identitet kombëtar, sido që parktikonin rregullat me strikte të komunizmit si dhe shtypjen më brutale ndaj kundërshtarëve ideologjikë gjatë gjithë gjysmës së dytë të shekullit të njezetë. Ndaj shqiptarëve menjeherë pas Luftës së Dytë ishin dizenjuar të tjera projekete për coptime dhe ricoptime, hartuar në tavolinat e Titos dhe Stalinit. Në fillim të viteve 1990, NATO dhe SHBA-të do të kishin të tjera plane dhe  vizion për të ardhmen dhe rolin e  e tyre në arkitekturen e re europiane të  pas të luftës së ftohtë.

Këto mesazhe do t’i kuptinin mirë shqiptarët të cilët i ishin drjetuar të parët  NATO-s, me një  kërkesë për anëtarësim. Pergjigja nuk do të vononte të vinte.

Për herë të parë që nga themelimi i saj, Aleanca e Atlantikut të Veriut do   të luftonte për krah një kombi, gjatë një bejete të egër kundër  ushtrisë pushtuese serbe në Kosovë. Aleanca e shqiptarëve me NATO-n kishte fituar një kuptim të ri. Lufta e Kosovës kishte themeluar miqësinë e tyre të përjetshme.

Më 23-25 prill 1999 në 50 vjetorin e NATO-s mbahet Samiti  15-të në historinë 50 vjecare të Aleancës. Takimi mbahet në kulmin e fushatës ajrore të NATO-s mbi Serbinë, për të vendosur paqën dhe lirinë në Kosovë. Në Samit Rep Ceke, Hungaria dhe Polonia bëhen anëtare me të drejta plota në NATO. Samiti  diskutoi për një koncet strategjik për sfidat e sigurisë si dhe mundësitë e NATO-s, në shekullin e 21-të. Në Uashington u theksua se “dera mbetej e hapur” dhe Shqipëria përseri shpresonte, më shumë për shkak të bashkëpunimit që po tregonte me Aleancën, se sa të kushteve  që mund të plotësonte në atë periudhë trazirash të bredshme dhe pasigurie totale.

Më  11 nëntor 2002 gjatë një takimi në kryeqytetin Bullgar, Sofje Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të NATO-s rekomandon që shtatë vende kandidate si Bullgaria, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Estonia, Letonia dhe Lituania, ftohen për t’iu bashkuar Aleancës së Atlantikut të Veriut në Samitin e NATO-s, që do të mbahej  në Pragë.” 

 

***

 

Kur 29 mars 2004 Aleanca e NATO-s, u zgjerua me 7 anëtarë të rinj, nga Evropa Lindore dhe Veriore, duke u shtrirë deri pranë kufijve të Rusisë, shumica e  Shqiptarëve të cilët kishin paguar një çmim të tmerrshëm për lirinë, thanë se nuk kishin marrë atë që prisnin. Në fakt deshirës së tyre për të parë vetën anëtarë të Aleancës, duke qënë edhe kombi me pro NATO në Europë,  nuk i kishin koresponduar reformat e kërkuara nga Uashingtoni dhe Brukseli për sa i përket standartit të zgjedhjeve, stabilitetit politik dhe ceshtjeve të tjera që lidheshin me sigurinë, krimin e organziuar, trafiqet dhe korrupsionin.

Ndërsa  Bullgaria, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Estonia, Letonia dhe Lituania kishin dorëzuar dokumentet zyrtare të anëtarësimit në arkivat e NATO-s në Uashingtoin, ku ato ruhen prej vitit 1949, kur dhe është themeluar Aleanca, Shqipërisë do t’i duhej të priste zgjedhjet e 3 korrikut 2005 për t’iu rikthyer me zell reformave  të pritshme.

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik roli i NATO-s kishte marrë një kuptim të ri.Duke patur parasysh se 19 flamujve të aleancës në prill 1999 u ishin shtuar edhe ata të Hungarisë, Polonisë dhe Republikës Ceke, tani aleanca ishte bërë një vend me 26 anëtarë. Një ndryshim i madh kishte ndodhur në hartën e lirisë, por edhe në kuptimin e saj. Tani 40 përqind e vendeve të Aleancës ishin nga ish vendet që dikur kishin qënë nën ndikimin sovjetik.Armiqtë e dikurshëm do të bëheshin pjesë  e një plani paqeje dhe zgjerimi lire në Kosovë, Afganistan dhe Irak. Edhe Shqipëria do të duhej të luante  rolin e saj në kërkimin e sigurisë rajonale dhe globale, duke qënë vendi i parë që kishte braktisur lobin ushtarak të vendeve antinato, të njohur si Traktati i Vrashavës në fillim të viteve ’60 të shekullit të kaluar.

Vetëm dy ditë pas ceremonisë historike të Marsit 2004, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi një rezolutë ku përshëndeste vendet e reja që u anëtarësuan në aleancën e NATO-s, ndërkohë  « shprehte mbështetje për synimet e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë për t’u pranuar në NATO. »

Ndërsa sponsor per grupin e shtatë vendeve ish-komuniste kishin qënë Gjermania dhe Italia nëpërmjet një rezolute paraqitur Asamblesë Parlamentare të NATO-s, gjatë një takimi në kryeqytetin Bullgar, Sofje, më 11 nëntor 2002, sponsor i Shqipërisë në mars 2004 do të ishtë vetë SHBA-ja, e cila cmonte posacërisht pjesëmarrjen  e Shqipërisë në luftën globale kundër tërrorizmit ndërkombëtar. 

Rezoluta e Kongresit Amerikan rekomandonte që aleanca e NATO-s, « të rishikojë kërkesën e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë kur kryetarët e shteteve të vendeve anëtare të NATO-s, të mblidhen në Stamboll këtë vit. »

 

 

 

***

Zgjerimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut me shtatë anëtarë të rinj nga Europa ish-komuniste, ishte një akt i kryer. Këto vende do të kryenin formalitetin e fundit të hënen më 29 mars 2004 në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, gjatë një ceremonie të drejtuar nga Presidenti i SHBA-ve, George Ë. Bush.

Presidenti Bush tha se sfida e parë për NATO-n, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik ishte Ballkani, ndërsa sfida e dytë tha ai, erdhi menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. “Evropa dhe Amerika, theksoi presidenti amerikan, janë të afta ta përhapion lirinë dhe t’u japin shpresë atyre që kërkojnë të shkëpusin vargonjtë e izolimit, frikës dhe shtypjes. Ky është misioni që historia i ka caktuar NATO-s, kësaj aleance të madhe prej 26 anëtarësh.” Në ceremoni ishin ftuar edhe tre vendet ballkanike, Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia, të cilat kishin nënshkruar me 1 maj 2002 një konatratë treshe bashkëpunimi me SHBA-të gjatë një vizite në Tiranë të sekretarit amerikan të shtetit Kollin Pauell, të njohur si “Adriatik 3”. Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara i mbështesin përpjekjet e tyre. “Dyert e aleancës do të jenë të hapura derisa gjithë Evropa të jetë e bashkuar në liri dhe paqe.”

Me 10 prill 2004, Presidenti Bush nënshkroi një ligj që ritheksonte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s me anëtarë të rinj. Ligji, përcaktonte Shqipërinë, Kroacinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë dhe Ukrainën si vende që kualifikohen për ndihmë financiare ndërkohë që përpiqen për anëtarësim në NATO. Në Moskë,  një zëdhënës i ministrisë së jashtme ruse kritikoi veprimin e presidentit Bush, duke thënë se “ai nuk do të kontribuonte në stabilizimin politik të Ukrainës.”

Më 26-29 nëntor 2006 Samiti i Rigës anashkalon përseri Shqipërinë dhe dy vendet tjera anëtare të “Adriatik 3”, duke lënë pas një varg detyrash për t’u plotësuar, nga vendet e përfshira në “Planin e veprimit për anëtarësim”. Qeveria e koalicionit të djathtë, sido që kishte arritur të rivendoste autoritetin e shtetit ligjor dhe të permirësonte imazhin e vendit dhe qeverisjes së dalë nga një palë zgjedhje të njohura nga të gjitha palët, për efekt kohe nuk kishte mundur të conte në Rigë një dosje të kompletuar me të gjitha reformat e kërkuara. Pjesa kryesore e këtyre reformave, sic ishin drejtësia dhe sistemi zgjedhor, do të kërkonin bashkëpunimin e opozitës së majtë, e cila deri atëherë ishte shfaqur si refuzuese.

 

 

Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO në Samitin e Bukureshtit më 2-4 prill 2008. Vendi ynë shkoi në këtë Samit me një suport të fortë amerikan. Rezoluta e kongresit amerikan dhe ligji i posacshëm i Presidentit Bush e bëri atë të jetë këmbëngulëse në ëndrrën e saj. Përvec të tjerash Shqipëria ishte duke përshkruar atë që Berisha e quante kilometër të fundit me një shpejtësi të admirueshme edhe për sa i përket dy reformave të fundit. “Ligji për organizimin e drejtësisë ishte duke kaluar në parlament, ndërsa ishte në diskutim intensiv ligji tjetër për reformën zgjedhore.” Këto dy ligje kishin gjetur konsensusin dhe bashkëpunimn e opozitës, ndërkohë që parlamenti kishte miratuar në unison një rezolutë të rëndësishme. Ajo shprehte vullnetin e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve politike, për të parë vendin anëtar të Alenacës.

 

 

Në këtë mënyrë Shqipëria paraqitej e bashkuar në kërkesën e saj për anëtarësim në NATO, e vendosur për të gjetur dhe kërkuar konsensusin e brendshëm politik për sa i përket reformave të rëndësishme, të përcaktuara nga të gjitha palët  si prioritete kombëtare, sic konsiderohen përparimi dhe begatimi i vendit si dhe  anëtarësimi në strukturat euroatlantike.

 

Qeveria shqiptare gjatë tre vjetëve në pushtet kishte realizuar një listë  reformash të suksesshme të cilat kishin cuar në rezultate konkrete kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve, kontrabandës dhe  evazionit fiskal. Shqipëria konsiderohej në këtë kohë nga organizmat ndërkombëtar si një  ndër vendet më lirinë ekonomike më të madhe në botë. Shndërrimi i Shqipërisë në një vend tërheqës për invetsimet e huaja, për sa i përket sigurisë, stabilitetit politik, sistemit liberal të taksave, licencave dhe regjistrimit,  po e fuste Shqiëprinë me shpejtësi në hartën e vendeve të preferuara nga kompanitë e medha nderkombëtare. Invetsimet e para bashkë me marrëveshjet  qenë domethënëse.

Nëse kërkesa 18-vjecare e Shqipërisë do të gjente mirëkuptim në Samtin e NATO-s në Bukuresht, kjo do të ishte një sinjal i mirë për shqiptarët e Kosovës, por edhe për të tjerët në rajon.

Zërat që kërkonin anëtarësimin e shpjetë në NATO të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë ishin shtuar edhe brenda vetë Aleancës. Anëtarsimi në NATO do t’i sherbente stabilitetit të Ballkanit perendimor, duke i cuar sinjale të qarta Serbisë për të hequr dorë nga platformat që e cojnë rajonin në luftra të reja dhe destablitet,  sipas skemave të vjetra ruse.

 

 

 

 

Qeveria e Tiranës  e përkushtuar ndaj parimeve të lirisë kishte deklaraur në mënyrë të përseritur se ardhmja e shqiptarëve është vetëm në strukturat euroatlantike. Ky qëndrim kishte patur gjithnjë  mbeshtetjen e perendimit. Shumë analistë ndërkombëtar i përmbledhnin deshirat e Uashingtonit përpara Samitit të Bukurishtit në 3+3+1. Do të thotë se ata deshironin anëtarësimin në NATO të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë në Samitin e prillit në Bukuresht, si dhe  pavarësinë e shpejtë të Kosovës. Ndërkohë sipas tyre, Uashingtoni parshihte anëtarësimin në NATO edhe të Ukrainës, Gjeorgjisë dhe ndoshta më vonë edhe të Serbisë.

 

Më 25 prill 2008 Shqipëria filloi zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin, bisedime që përfshinin disa çështje politike, ushtarake, sigurie dhe ligjore, ndërsa më 9 korrik 2008, vendet anëtare të NATO-s nënshkruan në Bruksel protokollet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Kroacinë.

Pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009.

Maqedonia e Veriut u antarsua më 27.03.2020 në NATO, si vendi i 30-të anëtar i Aleancës.

Maqedonia e Veriut arriti të anëtarësohej vetëm pasi ndërroi emrin e saj kushtetues, të konkluduar gjatë një marrëveshje me palën greke e njohur si “Marrëveshja e Prespës”.

Shqipëria mori për herë të parë pjesë si anëtare me të drejta të plota e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior në samitin që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.

Para, por edhe pas anëtarësimit, Shqipëria ka ofruar kontributin e saj në operacionet ndërkombëtare të paqes të drejtuara nga NATO, por edhe nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, nga viti 1994 kur filloi edhe angazhimi në misionet ndërkombëtare dhe deri sot, në misionet e drejtuara nga NATO, BE dhe OKB, kanë kontribuar një personel prej mijëra  ushtarakësh të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Shqipëria është bërë pjesë e dhjetëra operacioneve dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mali, Detin Egje, Letoni, Irak dhe Afganistan, ndërsa gjatë këtyre viteve si pjesë e Aleancës, Ushtria e Shqipërisë është përfshirë në një proces transformimi dhe modernizimi, që nga personeli dhe deri te pajisjet dhe mjetet ushtarake.

Stërvitja ‘’Defender Europë 2021” është pika më e lartë e maredhënjeve ushtarake të Shqipërisë me SHBA-të dhe NATO-n.

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here