Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 35 persona dhe prej tyre janë konfirmuar 6 raste të reja me koronavirus.
Prej këtyre pesë raste janë në Tiranë. Dy janë raste kontakti, por tre janë rastë të reja, domethënë tre vatra të reja të infeksionit në kryeqytet.
Ndërkohë rasti i gjashtë është një një 82-vjeçare nga Fieri.
Gjysma e të prekurve është shtruar te Infektivi. 3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Deri në këto momente testuar 732 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 70 raste:
- Tiranë 50 qytetarë
- Durrës 5 qytetarë
- Lushnje 2 qytetarë
- Elbasan 2 qytetarë
- Fier 7 qytetarë
- Rrogozhinë 2 qytetarë
- Kavajë 2 qytetarë.