Varrimi do të bëhet të premten më 16 korrik 2021 në vendlindjen e tij në fshatin Mucevercë të Kamenicës, Gjilan, në token që e lindi dhe e kishte burim të pashtershëm frymëzimi.
Është ndarë sot nga jeta poeti dhe përkthyesi i mirënjohur Mustafa Spahiu(1948-2021).
Spahiu ndërroi jetë sot(e merkurë 14 korrik) në qytetin e Shkupit, i rrethuar nga kujdesi i të bijës Jehona Spahiu.
Spahiu vuajti për një kohë të shkurtër nga një sëmundje e pasherueshme. Ai prej disa ditësh kreu një operacion në Shkup të cilin nuk arriti ta përballonte. Varrimi do të bëhet të enjten më 15 korrik 2021 në vendlindjen e tij në fshatin Mucevercë të Kamenicës, Gjilan, në token që e lindi 73 vjet me pare dhe e kishte burim të pashtershëm frymëzimi.
Mustafa Spahiu ishte mik i shquar i gazetës Nacional. Ai bashkëpunoi me gazetën prej themelimit të saj 14 vjet më parë me poezi, esse , kritika dhe studime të rëndësishme. Mustafai përktheu për gazetën Nacional disa nga poetët më të shquar ballkanikë dhe ndërkombëtarë. Për këtë ai është ndëruar me disa cmime nga redaksia e gazetës.
Mustafa Spahiu i shërbeu me kualitet të lartë dhe përkushtim prej patrioti dhe intelektuali të shquar letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Redaksia e gazetës Nacional i shpreh ngushëllimet vëllazërore vajzës së tij Jehonës, si dhe gjithë familjes Spahiu në Gjilan.
BIOGRAFI
Mustafa Spahiu u lind me 5 prill 1948 në fshatin Muçivërcë të Anamoravës së Gjilanit, Republika e Kosovës. Rrjedh prej një familje zejtare-bujqësore të kamur e fisnike. Katër klasë të shkollës fillore i kreu në vendlindje, tetëvjeçaren në fshatin e afërt Rogoçicë, të mesmen në Prishtinë. E kreu Akademinë pedagogjike – gjuhë dhe letërsi shqipe në Shkup. I ndoqi studimet në Fakultetin filologjik, katedrën e gjuhës e letërsisë shqipe. Vjershën e parë e botoi me 21 mars 1965 në “Flaka për fëmijët tanë” – Shkup. Tërë profesionin e gazetarit, publicistit e kaloi në Radio Shkupi – programet në gjuhën shqipe. Për 25 vjetë me rradhë e drejtoi me sukses të shkëlqyer emisionion më të dëgjuar për fëmijë “Lule më lule”. Mbi 14 vjet e drejtoi emisionin letrar të koduar “Tingulli i artë i fjalës”. Ka marrë shumë shpërblime letrare e mirënjohje nga shumë institucione dhe asociacione të fëmijëve, në shkallë republike dhe jashtë Maqedonisë. Më vitin 2008, programi i Radio Shkupit në gjuhën shqipe ia akordoi mirënjohjen më të lartë për vepër jetësore. Në takimet letrare të organizuara nga Shoqata e artistëve “Pushkin” në Tetovë u nderua me çmim të parë. Ka të përkthyera mbi 30 vepra nga gjuhët sllave: kroatishte, boshnjakishte, maqedonishte, serbishte, malazeze dhe nga shqipja në këto gjuhë. Është anëtar i dy shoqatave letrare: Shoqata e shkrimtarëve shqiptarë në Maqedoni dhe Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë. Është anëtar i Klubit të shkrimtarëve “Konstandin Kristoforidhi” të Elbasanit, R. e Shqipërisë. Është qytetar nderi i qytetit të Durrësit dhe Mik i madh i fëmijëve, akorduar nga prefektura e qytetit të Durrësit. Pas 41 vjet shtazh pune M.Spahiu ishte pensionist, ku deri ne frymen e fundit te krijonte, punonte, lexonte, përkthente, botonte.
Spahiu u nda sot nga jeta ne qytetin e Shkupit, ku jetonte i rrethuar nga kujdesi i te bijes Jehona Spahiu. Spahiu vuajti per nje kohe te shkurter nga nje semundje e pasherushme. Varrimi do të bëhet të enjten me 15 korrik 2021 ne vendlindjen e tij ne fshatin Muceverce te Kamenices, Gjilan, ne token qe e lindi dhe e kishte burim të pashtershëm frymëzimi.
BIOGRAFI LIRIKE E LIBRAVE TË AUTORIT:
– Buzëqeshjet e okarinave – (1981)
– Ylbere lirie… – (1982)
– Mollëkuqet e blerimit – (1984)
– Fëmijët kalojnë nën ylbere – (1988)
– Nobelistët për fëmijë – (1989)
– Livadhi im – “Moja livada” – (1989)
– Buzëburimi – “Pokraj izvorot” – (1992)
– Sytë që shkrepin fëmijëri – (1994)
– Fëmijët lozin në brerore – (1994)
– …Më ka marrë malli… – (1995)
– Rregullat e mirësjelljes (Bonton) – (1995)
– Ora që kurdiset nga ëndrrat e fëmijëve – (1996)
– Vallja e okarinave – (1999)
– Kolovajza e ëndrrës sime – (2000)
– Këngët e trishtilit – (2000)
– Sikur t’isha djalë i diellit – (2004)
– Fëmija është bilbil i shtëpisë – (2005)
– Me buzëqeshje ju dal përballë – (2005)
– Fëmijët fshihen në gjelbërim – (2007)
– Era s’ka shtëpi (haiku) – (2007)
– Fermanet e pranverës – (2009)
– Një imazh fshati më mungon – (2011)
– Çka ëndërron dallandyshja – (2011)
– Flamingo (haiku) – (2011)
– Unazë në amforë (haiku me rimë) – (2013)
– Shtëpia me melodi violinash – (2013)
– Vashëza ullinjore fsheh ishullin – (2013)
– Rreze mbi lirikën e zogut – (2015)
– Në ballë të ditës bukuritë – (2015)