Të martën në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, u promovua libri “Historia e Skënderbeut” e Marin Barletit, përshtatur në gjuhën angleze, bashkëkohore nga dr. David Hosaflook, organizuar nga ”, Instituti për Studime Shqiptare dhe Protestante.
Veprimtaria u ndoq nga studiues të njohur, historianë, profesor universiteti dhe përfaqësues të mediave, ndërsa u moderua nga studuesi dhe përkthyesi i njohur ambassador Mal Berisha, i cili në një dokumentar të shkurtër përmblodhi ndikimin që ka patur libri “Historia e Skënderbeut” e Marin Barletit në botën letrare anglo-amerikane.
Mal Berisha tha në fjalën hyrëse se Dr. David Hosaflook, e ka sjellë në anglishten moderne “Historinë e Skënderbeut” të Marin Barletit, pas 428 vjetësh, nga koha kur libri u përkthye nga latinishtja prej Zachary Jones, një bashkëkohës i Shekspirit, duke mbushur një boshllëk të madh.
I pyetur se sa vjet punë i kishte marrë përshtatja që në fakt është gati një përkthim nga anglishtja e 6 shekujve më parë në anglishten e sotshme dhe cilat ishin vështirësistë që të dolën gjatë përshtatjes nga anglishtja e vjetër, ku librin mund ta lexonin vetëm pak njerëz dhe gjendej edhe në shumë pak kopje, dr. David Hosaflook se kishte punuar plot dhjetë vjet dhe i ishte dashur të konsultohej me historianë të njohur në Angli, përfshirë edhe profesor të Oxfordit, variantin e librit në shqip të përkthyer nga Stefan Prifti etj.
Dr. David Hosaflook u tha të pranishmëve se para përshtatjes së librit Historia e Skënderbeut e Marin Barletit, ai kishte sjellë në anglishten e sotshme edhe një tjetër vepër të rëndësishme të Barlatit, siç është “Rrethimi i Shkodrës”.
Dr. David Hosaflook, ka ardhur në Shqipëri qysh këtu e 33 vjet më parë, e ka mësuar shqipen në qytetin e Shkodrës dhe aktualisht është drejtor i Institutit për Studime Shqiptare& Protestane.
M.B