Konferenca Ndërqeveritare: Ka nisur deklarata e përbashkët e shtypit të Kryeministrit Edi Rama me Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian sot në Bruksel.
Gjatë fjalës së saj, Ursula von der Leyen tha se pas Konferencës Ndërqeveritare grupet e punës do të fillojnë sot punën.
Ajo u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ka treguar vizion dhe në këto kohë të vështira të luftës në Ukrainë kanë shfaqur edhe vlera europiane.
“Kemi pasur besim te procesi, do të vazhdojmë t’ju mbështesim. Le të reflektojmë me tre tema. Së pari me negociatat. Pas konferencës ndërqeveritare sot, Komisioni dhe grupet negociuese do të fillojnë punë sot. Ky shortim do të bëjë të mundur që Shqipëria dhe RMV të dinë detyrimet mbi traktatet mbi marrëveshjet europiane. Pika e dytë është që ne do të jemi më afër në fusha kyçe. Psh Shqipëria do të bashkohet për mbrojtjen civile eurpiane, mbi emergjencat civile, apo tërmetet, apo aspekte të tjera të dëme të ndryshme, në mënyrë të tillë që BE do të jetë aty.
Zoti Rama, keni treguar vizion, lidership, durim strategjik, jo vetëm kaq por në këto kohë me sfida të mëdha të sulmit brutal rus, keni treguar bashkimin tuaj me vlera eurpiane si partnerë të vërtetë. Shqipëria dhe RMV e meritojnë integrimin. Do e mirëpresim integrimin tuaj në BE.”, tha ajo.
Në këtë konferencë të pranishëm janë dhe Petr Fjala, Kryeministër i Çekisë dhe Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut.