UTTAM KUMAR INDI: Poezia e Gordana Sarić: “Në planetin e dashurisë dhe dritës”

 

UTTAM KUMAR INDI: Poezia e Gordana Sarić, “Në planetin e dashurisë dhe dritës”

 

Përktheu nga anglishtja: Dr. Mujë Buçpapaj

 

NË PLANETIN E DASHURISË DHE DRITËS

 

Në planetin e dritës që e bekon dora e Zotit,

nuk ka ndarje e as mosdurim, aty shkëlqen dielli i mirësisë,

arsyeja sundon dhe fjalët janë plot butësi,

në mbretërinë e urtësisë me shpirtra engjëllorë, jetoj e lumtur edhe unë.

 

Aty burimet e buzëqeshjes dhe harmonisë gurgullojnë,

butësia banon në zemra të ngrohta,

të gjithë flasin gjuhën e humanizmit

dhe dashuria mbush ajrin me aromë.

 

Shpirtrat binjakë marrin frymë me një frymë,

empatia universale sundon mbarë gjithësinë,

ndërsa këngë të fuqishme paqeje, drejtësie dhe të vërtete

jehonë bëjnë në qiell me engjëjt e bardhë.

 

Ne nga planeti i dritës duam ta pajtojmë botën,

të krijojmë një tokë pa konflikte, dhimbje dhe zili,

sepse të gjithë jemi në të njëjtën rrugë të kalueshmërisë

dhe na lidhin të njëjtat ura qiellore.

 

Duam të zbresim si yje në një tokë pa kufij,

t’u ngulitim respektin për fetë dhe kombet shpirtrave të humbur,

t’u mësojmë se kemi vetëm një jetë nën të njëjtin diell

dhe se vetëm në dashuri dhe paqe mund të mbijetojmë.

 

 

Shenim i poeteshes Gordana Sarić:

 

“Sipas fjalëve të shkrimtarit, administratorit të SHOQËRISË LETRARE GLOBALE, UTTAM KUMAR, poezia ime “Në planetin e dashurisë dhe dritës” vepron si një MANIFEST I LËVIZJES, “LETËRSIA POZITIVE”. Jam e nderuar që shkrimtari dhe filozofi nga INDIA, prof. BHAGIRATH CHOUDHARY, themelues dhe president i SHOQËRISË LETRARE GLOBALE “DASHURI DHE DRITË”, me 26.000 anëtarë, themelues i LETËRSISË POZITIVE, si dhe administratori i Shoqërisë, shkrimtari UTTAM KUMAR, më kanë dërguar urimet e tyre madhështore. U jam pafundësisht mirënjohëse. Jam veçanërisht krenare që i nderuari UTTAM KUMAR ka vërejtur se poezia ime vepron si Manifest i lëvizjes “Letërsia pozitive”.

 

Nga Uttam Kumar:

“Faleminderit, Ambasadore e Kulturës dhe Vullnetit të Mirë dhe fituese e çmimit Flaka e Diamantit, prof. Gordana Sarić, për poezinë tuaj ‘Në planetin e dashurisë dhe dritës’, e cila vepron si manifest i lëvizjes ‘Letërsia Pozitive’, me qëllim zëvendësimin e konfliktit me harmoninë. Ajo shërben si një përkushtim i thellë ndaj unitetit global dhe i bën nder prof. Bhagirath Choudhary, themelues i Shoqërisë Letrare Globale, si dhe Dr. Hc Maria Elena Ramirez, themeluese e revistës Humanity, duke festuar rolin e tyre në promovimin e paqes përmes artit. Edhe një herë faleminderit që keni forcuar idenë se ndajmë ‘një jetë nën të njëjtin diell’ dhe se përmes ‘poezive të fuqishme të paqes’ njerëzimi mund të gjejë rrugën drejt një ekzistence pa kufij!”

 

Bhagirath Choudhary:

“Faleminderit, e dashur Gordana Sarić, që i ke kushtuar një poezi kaq të bukur ‘Dashuri dhe Dritë’. Jam shumë e nderuar nga gjesti yt fisnik i shkrimit dhe shprehjes së mirënjohjes së thellë për ndërtimin e një bote më të mirë, të pasuruar me dashuri dhe dritë, të fuqizuar nga vlerat humanitare të empatisë universale, dashurisë së pakushtëzuar dhe dhembshurisë, të ndriçuar nga paqja universale dhe lumturia për të gjithë në Tokë, KËTU dhe TANI. Bravo, urime dhe dëshirat më të mira. Jam pafundësisht mirënjohëse presidentes Dr. Hc Maria Elena Ramirez për botimin e poezisë në revistën ndërkombëtarisht të njohur Humanity Magazine. Faleminderit i dashur Uttam Kumar për fjalët dhe urimet e bukura. E vlerësoj thellësisht bujarinë dhe zemërgjerësinë tuaj ❤️🌹❤️💕🙏🌷.”

 

Poezinë “NË PLANETIN E DASHURISË DHE DRITËS”, IA KUSHTOJ:

Bhagirath Choudhary, themelues dhe president i SHOQËRISË LETRARE GLOBALE“DASHURI DHE DRITË”, me 26.000 anëtarë, ku unë jam AMBASADORE E KULTURËS DHE VULLNETIT TË MIRË, shkrimtarit dhe filozofit të shquar botëror nga INDIA, themelues i LETËRSISË POZITIVE; si dhe Dr. Hc Maria Elena Ramirez, themeluese dhe presidente e revistës prestigjioze “HUMANITY”, kushtuar paqes, ku publikohen poezitë e mia dhe nga e cila kam marrë çmimin për luftëtaren më të madhe të paqes – FLAKA E DIAMANTIT; dhe të gjithë njerëzve që dëshirojnë paqe në botë.