Vaka Bler: đ…đšđ« 𝐱 đ«đźđšđŁđ­đźđ«, poezi

đ…đšđ« 𝐱 đ«đźđšđŁđ­đźđ«

Kam hequr mbeturinat nga deti,
edhe gurët e mprehtë si thika në rërën e imtë,
t’ardhur prej grumbujve tĂ« hedhur nga oligarkĂ«,
por fati i keq e i mirë që as nuk fotografova,
as median nuk e mora për lajm si ti.
Ti që shkule goma nga Joni sot hero,
goma shkule o derzi hipokritë,
se kush të solli e ku po të shpie ti e di,
për mua je dhe mbetesh hipokritë,
jo pse shkëlqen e me pengon me vezullim,
por se çthua me seç bën hiç nuk ka kuptim,
si një shfaqje e keqe me thrillër në shikim.
Si njé flluskë në erën e trazuar sillesh,
e pret mos mbi pambuk po gjen strehim,
majën, cepin do ta gjesh edhe ti si ai e ai 

Zoti e ka bërë të qartë dyftyrsinë,
për zemrat e zhveshura nga egoizmi-inati!
Dikur e ëndërroja ta udhëhiqja këtë popull,
në begati e në shpëtim 

sot nuk e lakmoj, nuk e pres,
Zoti m’falt nuk mĂ« meriton ky populli im!
As unë nuk e meritoj popullin tim,
ma e pakta, s’lakmoj pasuri, s’jam hipokrit,
në besë nuk pres, nevojtarin se shtyp,
më dhimbset dhe shpirti i milingonës,
keq më vjen dhe për bishtin e hardhucës,
që e di që e këput vet si simulim,
për té hutuar e mashtruar grabitqarin.
Tash në daç mos thoni asgjë,
ndaç ngjitmani ndonjë emër të keq,
ju do të ndiqni të ngjashmit tuaj, hipokritë!
UnĂ« jam far i ruajtur pĂ«r lundĂ«rtar t’veçuar,
atyre ju jap dritë edhe orientim!
E ku ka më mirë se kaq, më bekim?!
14 Gusht 24