Ata ishin te tre nga Veriu i Shqiperise.Fadil Shaqiri nga Morina e Kukesit, Bardhok Rama nga Gjegjani i Pukes , Mujë Bucpapaj nga Tplani i Tropojes. Ishin te tre djem shume te mire, njeri me i mire se tjetri. Une isha i katerti mes tyre, nga juglindja e Shqiperise. Vija nga nje qytet kulture si Korca , por ata edhe mua me quanin malesor si vetja. Dhe kjo per faktin se edhe Korca ime shtrihet ne nje fushegrope, 850m mbi nivelin e detit dhe rrethohet nga nje kurore malesh. Pra ishim kater malesore. Edhe malet e mia jane te bukura, por jo sa te tyret. Ata ishin bij te bjeshkeve, ku mpreh sqepin shqiponja.Per kete ndjeheshin krenare.
Fadili qe me i madhi nga ne ne moshe. Bile qysh kur erdhi ne fakultet ne vit te pare ishte baba me femije. Ai fliste pak, por fjala i zinte vend. Ajo ishte e rende si shkemb. Sot me Fadilin jemi miq ne facebook dhe shkembejme shpesh mesazhe. Ai eshte drejtor shkolle ne vendlindjen e vet, shume i pasionuar pas punes. Por edhe pas natyres se bjeshkeve te tij. I viziton shpesh me miq e shoke. Kemi kohe pa u pare. Mbase Zoti na e ben mbare nje dite.
Bardhoku ishte nje djale katolik nga Gjegjani i Pukes. Ishte i qete edhe ai, ndonese ndonjehere edhe debatonim gjate per probleme te ndryshme. Pas fakultetit punoi si mesues ne fshatin e tij. Pata rastin te shkoj nje here te ky fshat buze lumit Fan, ne kohen kur punoja edhe une ne Veri. Ishte shume bukur dhe njerezit qene shume mikprites. Sot me Bardhokun i kemi humbur lidhjet. Me aq sa di une ai ndodhet ne Itali si emigrant. Kam shume deshire te takohemi serish.
Mujë Buçpapaj ishte nje djale nga Tplani i Tropojes. Ai ishte poet shumë i talentuar, me sakte pjese e nje familje poetesh. Shkruante ai vete, i vellai Skenderi, kushurinjte e tij , Halili e Uka por edhe vellai i vogël Flamuri. Halili ka qene gazetar i njohur , kurse Skenderi i famshem si poet, kritik, redaktor i gazetes “Drita” edhe pas viti 1992, Drejtor i Pergjithshem i RTSH-se dhe ma vonë në diplomaci.
Muji ishte natyre komplekse, student i shkelqyer i letërsisë, inteligjent plot kulturë, krenar për origjinën e tij dhe besnik ndaj miqve, guximtar dhe shpesh rebel ndaj padrejtësive ndaj tyre. Përvec letërsisë kishte pasion futbollin dhe ishte tifoz, por ndiqte rregullisht teatrin, operan dhe veprimtaritë e Lidhjes së Shkrimtarëve ku ftohej gjithmonë. Ndonjëherë shkonim edhe bashkë. Ai kishte dorëzuar një libër me poezi për botim në Shtepinë botuese Naim Frashëri në Tiranë qysh në maturë dhe kishte fituar tre-katër cmime letërare tek Revista letrare “Nëntori” dhe “Zëri i rinisë”.Pra ishte poeti ma i mirë i brezit të tij, pasi në kurs kishim shume studentë poetë dhe poete te talentuar.
Muji shkruante poezi ne flete te bardha formati , qe ishte veshtire t’i gjeje ne ate kohe. Krijimet e tij ishin frymezime te castit, pa sforcime . I botonte kryesisht tek ” Zeri i Rinise” dhe “Nentori.” E shihja shpesh qe ngrihej rrembyeshem , merrte stilografin dhe shkruante mbi fletet e bardha. Pa arritur une ta pyesja se c’bente ai me zgjaste poezine e re te sapokrijuar. Ato ishin te shkurtera, por domethenese . Ne te shumten e heres simbolike, metaforike, abstrakte dhe kishte shumë probleme me redaktorët e gazetave që nuk i kuptonin. Me mujin debatonim gjatë për letërsinë, për poetët e famshëm të vendit dhe të huaj si dhe letërsinë e huaj. Muji aq sa ishte malsor i lindur dhe serioz kishte humor fin, humor situatash, biles në shkollë të mesme kishte shkruar tre drama disa i kishte vënë në skenë me shokët. Nuk ua pritonte as pedagogëve. Bashkë me Mujin patëm shkruar dy poema saterike për ngjarjet në Fakultet. I lexonim në dhomë dhe qeshnim me të madhe me Fadilin dhe Bardhin të cilët nuk treguan asnjëherë që ne ishim autorët pasi mund ta pësonim keq. Pas mbarimit të studimeve Muji shkoi mësues për pak vjet në fshatin e tij të lindjes në Tpla, për t’u rikthyer në studimet pasuniversitare dyvjecare për skenar të filmit artistik në ish-Kinostudion Shqiperia e re ne Tirane, ku e gjeten edhe protesatat studentore antikomuniste të dhjetorit 1990.
Me Mujon jam takuar shpesh ne Tirane, ku ai ka patur nje jete shume aktive, pas zhvillimeve demokratike ne vendin tone, ku ai u përfshi në levizjen demokratike antikomuniste duke qene nje personazh i njohur i saj bashkë me Azem Hajdarin, Sali Berishën etj. Ai ishte bashkethemelues i PD-së, bashkethemelues i gazetes RD dhe themelues dhe kryeredaktor i Tribunes Demokratike. Me 1997 bandat e plagosën për shkak të shkrimeve të tij politike në gazetën “RD”, por nuk u dorëzua, përkundrazi. Shkova posacërisht në Tiranë dhe e pashë në spitalin ushtarak ku mjekohej. Ja kishin hequr plumbat me operacion, por kishte shpetuar. I dhashë kurajo, por Muji dukej te ishte po ai malsor që kisha njohur në fakultet, po ai idelasit patriot, po ai guximtar. Beme edhe pak humor si dikur ne fakultet.
Muji ka botuar shume libra me poezi ne Shqiperi dhe jashte shtetit, por edhe studime, esse, perkthime etj. Ka fituar shume cmime ne vend dhe ne nivel nderkombetar, duke qene nje nder perfaqesuesit me te suksesshem te poezise bashkekohore shqipe. Se fundmi, ka qene drejtor i Qendres Nderkombetare te Kultures dhe Drejtor i Zyrës Shqiptare të të Drejtave të Autorit në Tiranë. Tani boton gazeten kulturore Nacional, ku botoj edhe unë here pas here shkrime te ndryshme.
Shoket e mij veriore i kujtoj me respektin me te madh, si djem te beses, te drejtperdrejte, trima. Me ta duheshe te ishe i matur ne fjale e ne veprime. Por qene miq per koke. Jam i lumtur qe pata fatin te jetoj kater vite me ta, ne nje dhome ne konviktin e qytetit “Studenti.”
Ne kujtim te atyre viteve te bukura, po sjell ketu dy poezi te shokut tim Muji Bucpapaj, marre nga vellimi ” Fitorja e padukshme ” botuar ne dy gjuhe ne SHBA, ne shqip e anglisht.
*Autori i shkrimit eshte ndare nga jeta me 4 mars 2017.
KY ESHTE VETEM FILLIMI
I biri i djallit i ulur
Ne fron zjarri
Te ndezur ,
Pa te drejte vote numeronte popullin
E hirte
Ne fund te shekullit te mjegullt.
Shoqeria pa konsensus
I binte
Fyellit te eger te detit.
Deri ne breg te mbytjes
Ne llum
Deshirash te marra
Shkonte durimi i pertypur.
Lamtumire
Popull i mbetur
Ne fillim.
SHESHI DEMOKRACIA
Këtu pushon ëndrra jonë e grisur
Prej lirisë së zhveshur të gjërave
Të pasluftës
Nga qyteti civil i kryengritjes
Së vuajtjes
Ai tym pemësh të ngritura për qielli
Dritaresh të ndezura të erës
Këtu prehet ëndrra jonë e përmbysur
Prej lirisë së ndaluar
Për të hyrë
Në botë
Ato duar vajzash të ngritura
Në ajër torturues
Nga perëndimi i gjërave
Të fyera
Do të shkojmë në rrënojë, të ringremë
LIRINË
E letrave të shkruara
Nga fundi i baltës
Kur mundëm gjigandin.