VETES !
Nga Jona Arvaniti
Sot fjala me erdhi ngadalë
Si hapi butë mbi tokë te lodhur
E solla nga heshtja që rritet brenda
Ku shpresa s’bën zhurmë po rri.
Kam mësuar se dita nuk lind gjithmonë dritë
Ndonjëherë lind më durim
Me një frymë që s’duhet
E megjithatë mban gjithçka në këmbë.
Në sytë e mi kam mbledhur kohë
Net pa gjumë ,lutje pa zë
Dhe i kam kthyer në forcë
Që të mos thyem kur bota rëndon.
Unë eci ,edhe kur s’di se ku
Edhe kur rruga s’ka emër
Sepse zemra ime ka mësuar
Të mos dorëzohet nga frika
Në çdo rrezik kam mbjellë besim
Në çdo lotë kam parë shpirtin
Dhe sot jam këtu
Jo e pathyer por e vërtet
Nëse nesërmja me gjen te lodhur
Mos me pyet pse
Më mjafton t’a di
Se ende do t’a dua jetën
Sepse unë jam bërë nga fortesa e qëndresa
Nga fjala gjithçka do kaloj
Se jam si ajo drita e vogël
Qe nuk shuhet kurrë.


















