VISAR ZHITI FITON ÇMIMIN NDËRKOMBËTAR LETRAR “NAJI NAAMAN” 2025
Bejrut – Maj 2025
Shkrimtari i njohur shqiptar Visar Zhiti është shpallur fitues i Çmimit Ndërkombëtar Letrar
“Naji Naaman” për vitin 2025, në edicionin e tij të 23-të.
Ky çmim i rëndësishëm, me seli në Liban, nderon vepra të cilat mbartin vlera të thella humane, shpirtërore dhe estetike, të pavarura nga interesat tregtare apo censura politike.
NANI NAANAN:
I themeluar në vitin 2002 nga shkrimtari dhe botuesi libanez Naji Naaman, përbën një nga nismat më të rëndësishme kulturore jo vetëm të rajonit arab, por me jehonë ndërkombëtare.
Çmimi ndahet çdo vit në disa kategori:
– për krijimtari letrare,
– për përkthim,
– për shprehje të lirë,
– për nderim të jetës në letërsi.
Visar Zhiti, një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare bashkëkohore, është vlerësuar për krijimtarinë e tij të guximshme, shpirtërore dhe të thellë, e cila ka lindur shpeshherë në rrethana ekstreme – përfshirë edhe burgun komunist ku u dënua për poezitë e tij. bëjnë një nga zërat më të ndjeshëm të Ballkanit letrar.
Në fitues të mëparshëm të këtij çmimi janë dhe:
– Etel Adnan – poete dhe piktore me famë botërore,
– Adonis – një nga figurat më të mëdha të letërsisë moderne,
– Joumana Haddad – poete libaneze,
– Wole Soyinka – fitues i çmimit Nobel për Letërsi (1986).
Përfshirja e Visar Zhitit në këtë galeri nderi është një njohje për letërsinë shqipe, që tashmë gjen vendin e saj mes zërave më të ndjeshëm dhe universalë të botës.