VRASËS ME DUAR TË PASTRA. Tregim nga Jakov Solomon

Në pamje të jashtme nuk i jepje më shumë se 12-13 vjeç, por ishte më shumë.Mësonte në klasën e dhjetë të një shkolle të mesme të qytetit. Fytyra dhegjithë konstrukti fizik të jepte të kuptoje se jo vetëm që kishte kaluar njësëmundje, por që edhe vazhdonte të ishte e tillë, akoma e sëmurë. Mendja mëthoshte se problemet e saj shëndetësore, vinin qysh nga vegjëlia, së pakukështu gjykoja unë. Mbante edhe syze të trasha optikë si xhama kavanozi, sikurtë mos mjaftonin gjithë ato halleqë mbante mbi shpinë së bashku me një çantë të rëndë, që dukej sikur tentonteta shtypte akoma drejt tokës. E gjithë kjo peshë mbahej mbi një palë këpucëplastike, që i zvarriste me një zhurmë të pazakontë për moshën e saj. Vinte gjithmonënë orarin e duhur në shkollë dhe ulej po në të njëjtin vend, në oborrin e madhtë shkollës, po qe se ai vend për fat do të ishte  i lirë. Rrallëndodhte  të ulej diku tjetër, por ky do të ishte një rast i veçantë.Kishte një karakter tepër të çuditshëm, vazhdimisht e vetmuar dhe kurrë nukpërzihej me turmën. I pëlqente të ulej vazhdimisht në qoshkun e saj tëpreferuar, ca larg të qeshurave dhe hargalisjeve të shoqeve dhe shokëve tëtjerë që e bënin oborrin e madh të gumëzhinte  si një zgjua bletësh gjatëpushimeve midis mësimeve  të përditshme. Të binte në sy menjëherë se edheveshja e saj ishte ca më e rëndë se e të  tjerëve. Mbante zakonisht tuta ebluzë të zezë prej cohe të trashë, mbyllur deri në grykë, ku në të dy anët ekokës dukeshin rripat e çantës, si të donin t’ia kufizonin akoma ato lëvizjetejet të matura. Atë vit, dimri erdhi  më i ftohtë se zakonisht për atëqytet që kurrë nuk shihte të ftohtit e vendeve evropiane  që se kanë përgjë fare dëborën dhe temperaturat nën zëro. Shkurt e gjithë pamja e saj ejashtme  të bindte vërtet se diçka po ndodhte me shëndetin e saj. Flokët ikrihte jo fort më kujdes më atë vijë karakteristike nëanë, me vështrimin larg  nga çdo gjë që ndodhte përreth, si të mos iinteresonte asgjë nga ajo botë që e rrethonte.  Më sa kuptoja, ajo ishmangej ca ambientit, me atë vështrim të trembur qoftë dhe prej atyre lodravengazëlluese të oborrit që shpesh shoqëroheshin dhe me britma gëzimi, ca tëekzagjeruar  për ambientet e një shkolle  që për të dukej diçka elargët, e huaj dhe e ftohtë, si dimri i atij viti. Qëndronte tek ai vend mediell, si të donte të ngrohte atë trup imcak e të brishtë që dukej se do tëçmontohej e shpërbëhej nga momenti në moment.  Kurrë se pash të bisedonteme dikë, apo të ulej pranë një shoqeje, apo shoku, ca më pak, dukej që s’kishtetë tillë dukë ndjerë edhe ato mangësi fizike që kish dhe që e bënin më tëlargët nga gjithë pjesa tjetër, sikur t’i përkiste një galaktike tjetër. Tëgjithë e shihnin si një aliene, apo më mirë të them se ajo për ta, thuaj se nukekzistonte. Këtë mangësi e reflektonte  e gjithë qenia e sajë e imët, engarkuar  me barrën e rëndë të asaj çante  po të zezë, që dukej se dot’ia merrte shpirtin. Kjo shkaktonte që edhe lëvizjet t’i kish të kufizuara veç lëvizjeve  shtëpishkollë dhe e kundërta me po të njëjtin rigorozitet. Më që ra fjala përshtëpinë as që e kisha idenë se nga vinte, ku rrinte, kush e sillte dhe emerrte sepse njihja vetëm oborrin e asaj shkolle dhe klasat. Më dhimbsej kur eshihja ashtu të vetmuar, të braktisur, pa  asnjë lloj mbështetje, pa shokëe pa shoqe. Kush ishin njerëzit e saj (në sekishte të tillë, e çfarë marrëdhëniesh kishte me ta).  Fundja të zhbirojanë jetën e saj nuk ishte aspak detyra ime, por e mësuesve të tjerë që merreshinme të. E bëja këtë thjesht nga një ndjenjë kureshtje e deri diku mëshire sepseajo në atë rropullimë nxënësish, vetmia e saj tërhiqte vëmendjen e një personisi unë, detyra e të cilit ishte të kujdesej e të vëzhgonte me imtësi çdolëvizje të tyre të mbrapsht në oborr e nëpër korridor. Ajo jo vetëm që nukbënte asgjë të keqe, por nuk bezdiste askënd, e mbyllur në guaskën e saj prej molusku që ka frikë të hapet se mos sulmohet nga ndonjë grabitqar. Tëtjerët që pothuajse nuk e vinin re fare ekzistencën e saj, lëviznin e dëfrenintë shkujdesur në tërë oborrin, ndërsa për të kishte plot gjëra të ndaluara, tëpashkruara në asnjë kod ligjor, të vendosura nga një dorë e padukshme që epengonte të ish e barabartë me të tjerët .Në atë qoshen e saj të detyruar, ajo eprivuar  nga çdo lloj gëzimi, vuante shpirtërisht në heshtjen e sajsublime e të pafund. Ç’dënim i ashpër për një vajzë të moshës së saj,ç’padrejtësi monstruoze! Natyrisht sado stoike që të ish ajo, mendoja, si eduronte  vallë  atë situatë  që për të ishte si një refren i njëkënge të dhimbshme që përditë i shtypte zemrën e ja ndrydhtë shpirtin. S’ishtefarë e vështirë për ta kuptuar një gjë të tillë, mjafton që ta vëzhgoje mekujdes disa herë rresht dhe situatën do ta kishe të qartë si dritën e diellit. Po të tjerët a mendonin vallë për të, a ekishin vënë ndonjëherë veten në pozitën e saj, qoftë   dhe për njëçast? Shumë vonë, arrita në konkluzion se asnjë nuk donte të dinte për të,madje as mësuesit e saj që e kishin përditë në klasë. Ajo ishte  më e pallogaritura, dhe më e shpërfillura në atë mori nxënësish  të një shkolletë mesme thuajse në qendër të qytetit. Si është e mundur, i thosha vetes, që kykolektiv aq i madh të jetë aq neglizhent ndaj një moshatareje  të tyre(sepse shoqe s’mund ta kishin), që dukej se përditë vdiste nga pak para syve tëtë gjithëve. Nuk e pash një herë që të vinte buzën në gaz  sado pak. Po me kë të qeshte, me veten e saj? Do ta quanin anormalëpastaj, edhe kjo i duhej, ta quanin edhe të marrë, apo dhe më keq. Paska dhe mëkeq, çudi si mund të jetë një njeri më keq se kaq. Më keq se i vetmuar, dënimkapital në një shoqëri moderne. Së paku kështu e quajmë veten. Ai ambient ikishte privuar, madje edhe buzëqeshjen, ironi e fatit. Ajo s’ishte kundëraskujt dhe dukej se të gjithë ishin kundër saj, madje vet jeta i ishtekundërvënë me gjithë ato telashe shëndetësore. S’ishte aspak e nevojshme tandiqje në lëvizje, mbasi ajo nuk e braktiste qoshkun e saj të  preferuar,përveç momentit kur do të shkonte në klasë, apo në shtëpi. Nuk pash gjatë tërëasaj kohe, një shoqe që t’i ulej pranë së paku, apo t’i qante hallin e tapyeste mos kishte ndonjë nevojë. Asnjë dhe asnjëherë!  Vërtet për tëardhur keq, të sillesh më aq cinizëm me jetën e dikujt që e ke në të njëjtënklasë, që e sheh përditë dhe e zvordh me kaq përbuzje. Nuk ka përbuzje më tëmadhe se sa shpërfillja!  Nuk e kuptoni or njerëz  të rinj në moshë,por më mentalitet të kalbur, se po e dënoni shumë ashpër atë të gjorë që nuk uka prekur as dhe një fije floku, që s’ka nxjerrë nga goja kurrë një fjalë tëkeqe për askënd, që pret që dikush nga ju t’i afrohet e t’i thotë një fjalë tëngrohtë, së paku një “mirëmëngjez” të thatë. Pa le pastaj që të mendojë tëfutet më thellë në jetën e saj, në mos për t’i zgjidhur ndonjë problem, së pakupër t’ia lehtësuar dhimbjen sublime të kushtëzuar nga ajo vetmi, nga ai izolimtotal që i bën shoqëria juaj. Hej në ç’kohëra jetojmë!  Ku janë gjithë atofjalë të bukura të dashurisë për njeriun që kanë mbushur aq shumë libra e që nëemër të saj njerëzit janë sakrifikuar madje!  Jo mor jo  s’po jukërkon njeri të sakrifikoheni, por pak respekt, pak njerëzillëk  për jetëne dikujt që po e jeton  vetminë me aq stoicizëm, por me dhimbje të thellë.Ku janë ato fjalë të bukura për unitet  shoqëror, për shpirtin ekolektivit. Ç’u bë ai slogan i famshëm :“një për të gjithë dhe të gjithë përnjë” e përralla me mbret, dogma të mbushura me hipokrizinë e kohës moderne nëtë cilën jetojmë. Ç’faj  ju ka bërë xhanëm  që e mbani larg si tëishte një leproze. Ç’po them, sot njerëzit humanë u janë afruar edhe leprozëve,madje duke rrezikuar edhe jetët e tyre, kurse ju njerëzit e shekullit tënjëzetenjë silleni ndaj saj si anadollakë, të paskrupullt dhe më e keqja ështëse nuk kuptoni se ky qëndrim nuk ju nderon. Provoni ta vini veten një herë tëvetme në vend të saj që ta merrni vesh sa të vështirë e ka ajo që e heq këtëgjatë tërë jetës që mbanë mbi shpinë përveç asaj çante të rëndë edhe fyerjentuaj, heshtjen dhe izolimin total!  Tmerrohem kur e kujtoj! Sa cinizëm transmetohetnë sjelljen e një shoqërie të tërë ku mungon një grimë humanizmi. Jam i sigurtse për qenin tuaj të shtëpisë bëheni copë e çikë po t’i mungojë gjë send dhe tanxirrni shëtitje përditë pa neglizhuar një herë. Por ajo është një qenienjerëzore në fund të fundit dhe meriton më shumë së kaq që po ju kërkon shumëmë pak se ç’bëni ju më njëri tjetrin. Po jushoh përditë dhe më vjen ndotë! Mendoni se ç’jeni dukë bërë?  E vështrojnë oborrin e madh të shkollës përditë, po e njëjta skenë, po e njëjta ftohtësipolare ndaj saj. Kaluan kështu  javë dhe muaj dhe erdhi pranvera. Moti ungroh  përditë e më tepër, por qëndrimi ndaj asaj fatkeqe mbeti po ai, poato erëra dimërorë frynin e përplaseshin rreptë mbi atë vajzë. Ajo shoqërinjihte vetëm temperaturat nën zëro ndaj asaj krijese fatkeqe qoftë edhe nëverë, kur çelën lulet  dhe oborri u mbush me këngën e zogjve që vinin ngaEvropa e largët dhe e ftohtë ende. Por jo për të që dimri shpirtëror ishte ipranishëm gjatë gjithë kohës. Nga pritja e gjatë hekurat fillojnë të ndryshkennë terren, po t’i lesh jashtë kujdesit. Dhe ajo priste, mbas çdo ardhje nëshkollë që dikush t’i ofrohej,  t’i thoshte një fjalë, qoftë dhe të keqe,ta shante madje, ajo do ta ndjente së paku se ekzistonte, se ishte e gjallëmidis gjithë gjallesave të tjera.  Por për ironi, askush nuk erdhi tabënte diçka të tillë. Fati i pashpirt (në se ai ekziston ), i kish vënë para një barrierë të pakapërcyeshmeme rregullat e saj anakronikë që nga koha e lashtësisë dhe ashtu i kishte lënë,së paku për të kështu ndodhte. Secili për vete dhe zoti për të gjithë. “Bukurbesa, zoti për të gjithë”.  Po ku naqenka ai për të gjithë, dhe si i lejon këto padrejtësi. Sikur është hera e parëqë ai nuk i shikon padrejtësitë. Në shekuj, ka lejuar padrejtësi dhe s’kandëshkuar fajtorët e vërtetë të fatkeqësive. Për mua kjo është prova më esigurt e mos ekzistencës së TIJ. Qofshi ju që jini që u besoni përrallave tëtilla. Ku ishte Mister zoti  në kohën e luftës së dytë botërore që lejoi  të vdisnin më se pesëdhjetë milion njerëz të pafajshëm përkapricion e një të çmenduri? Ka qenë me leje krijimtarie me sa duket dhesekretarja e tij që ishte në dijeni për gjithçka, nuk e vuri në dijeni. Ajodreq e kishte fajin se  ai do të kishte ndërhyrë patjetër. Llaf pazari! Nënjërën prej ditëve më bëri shumë përshtypje, që stoli ku ajo ulej përditë, undodh bosh. Në pushimin e madh dëgjoja zëra midis nxënësve që bisedonin jo sizakonisht, por me zë shumë të ulët, krejt ndryshe nga ditët e tjera. Kishte njëshqetësim në ajër që më vinte turbull në vesh dhe fjalët të paqarta. Ç’kishtendodhur? Ndjeja sinjale sikur më vinin nga planet të tjerë akoma të pazbuluar etë pa hedhur akoma në hartat  astronomikë. Emra të panjohur akoma, rrokjeqë tingëllonin në një gjuhë që akoma nuk e dija se ç’ishte. Kode tepër tësofistikuar. Asgjë nuk  po kuptoja. Pse atë ditë nuk kishte lodra sipërherë, s’kishte britma  si një ditë më parë. Befas të gjithë qenë bërëaq të urtë, aq të sjellshëm, sikur të mos ishin nxënës të Izraelit, por tëndonjë konvente fetare, budistë ku mbizotëron qetësia qiellore. Jo normale përkëtë vend të zhurmëshumë,  me një edukatë gjysmake shkollore,  tepërliberale dhe në vend  të fjalës demokratike do ta quaja  sjelljeanarkike. Ky kopsht i madh zoologjik ishte transformuar befas në një morg, kunuk pipëtin gjësendi përveç zërit të mjekut që jep udhëzimet e rastit për tëvdekurin e sapo regjistruar. Me që nuk isha mësuar më atë qetësi fallco, arritanë konkluzion se diçka ogurzezë kishte ndodhur, në se nuk kisha gabuar keq. Njëparandjenjë e keqe m’u fanit para syve  dhe mendjes me skena mortorë.Qofsha i gabuar, lutesha.  Isha gati të hiqja dorë nga ai mendim, por ngabrenda diçka e keqe më griste dhe s’më linte të qetë, të flija mbi dafina,prandaj u ngjita shpejt në katin e dytë ku ajo mësonte. I ngjita shkallët dy etre dhe kur arrita tek dera e klasës së saj, frenova instinktivisht. Vuraveshin. Asnjë zhurmë. Kjo qetësi nuk po më pëlqente, madje po më shqetësontejashtë mase. E shtyva derën me ngadalë, si të doja të mos shqetësoja njëri, dhehodha vështrimin brenda. Vetëm katër nxënës  rrinin pranë e pranë dhebisedonin me zë të ulët, sa fjalët nuk u dëgjoheshin nga dera, ku qëndrova ishtangur. E pazakonshme, thash me vete dhe u futa më thellë klasës. Ato u kthyen nga unë njëherësh dhe biseda u ndërpre .

-Po ju, nuk keni mësim tjetër?, –  guxovame gjysmë zëri .

-Kemi…, – dikush u përgjigj,  -Por sot duhet të ikim më shpejt se herëte tjera, sepse…   Zëri u ndërpre dhe tre të tjerat kthyenvështrimin drejt asaj që fliste si të donin të thoshin :-Mos e thuaj!

-Po pse si është puna?, – dhe sytë  nëmoment më shkuan në njërën prej bankave  ku ishin vendosur trëndafila tëkuq, shumë të freskët. Më dogji keqas. Dukej së ishte banka e “leprozës” sëklasës së tyre, por akoma kisha dyshim se kujt i takonin. Akoma s’ma kishindhënë përgjigjën e saktë, atë përgjigje që nuk do të doja kurrsesi ta dëgjoja. Kush ishte? Mos ishte e asaj vajzës me syze? Në vend tëpërgjigjes ato tundën kokat dhe vetëm njëra prej tyre foli qartë

-Nuk e paske marr vësh, ajo u hodh mbrëmë nga ballkoni i katit të shtatë dhe…vdiq, -tha zëri i mekur.   -S’arritën ta çonin gjallë as në spitalsë vdiq në vend, në trotuar. -vazhdoi ajo. Ndjeva se gjaku po më pëlciste nëkokë dhe s’u përmbajta më :

-Po si s ju vjen turp more?, – ju drejtova dhem’u duk se kisha parë atë gjithë klasën e tyre e jo vetëm katër vajza që po ikonsideroja si shkaktaret e fatkeqësisë. Doja dikujt t’i shfryhesha, ndryshe dobëja BOF. -Turp për të gjithë klasën tuaj! Ndihesha aq i indinjuar dhe zëri pondjeja se po më dridhej nga emocioni. -Ju, që kurrë s’ keni folur me të dhe nuk e kini konsideruar as si qenie njerëzorë, sot guxuakeni ta quani njëshoqen tuaj shoqen të klasës. Nuk e kuptoni se jeni ju që e vratë atë, ju të gjithësë bashku, me gjithë mësuesit tuaj, me sjelljen tuaj të ftohtë dhe neglizhencëne pakufishme ndaj saj. Turp t’u vijë të gjithëve. Nuk kini fytyrë që t’i shkoninë varrezë e të qani për të sepse nuk e kini njohur më parë atë njëri. Sot vinidhe i vini lule mbi bankë. Hipokritë, mendoni se me  këto lule mund tëlaheni me të? Është tepër vonë sepse ajo nuk është më dhe nuk ju dëgjon. Ajo qëpriste me padurim që dikush nga ju që sot brengoseni, t’i afrohej e t’i jeptenjë lule, jo sot nuk vlen më. Unë i kam parë të gjitha. Me heshtjen tuaj edënuat me vdekje, jeni  fajtorë për  këtë krim, vrasës që nuk do juçojë askush në gjykatë. Nuk e prisja që të shtyheshit deri aty sa ta detyronittë humbiste edhe jetën  para kohe. Të pa denjë për shoqërinë. Nuk e prisjakëtë dënim. Dola menjëherë jashtë asaj klasë ogurzezë duke lënë pas një heshtjeakoma më të thellë, një heshtje varri. Ja  kjo është shoqëria jonë moderneqë jeton akoma në primitivizmin e saj  më sublime. Në kohën einkuizicionit njerëzit i dënonin me djegie në turrën e druve, të gjallë. Sotnjerëzit e shekullit të njëzetenjë, të shekullit të atomit dhe udhëtimevendërplanetare, me gjithë këtë përparim e kulturë, nuk veprojnë kështu, sepsekjo do të binte erë të keqe ngado dhe do të dukej tepër anakronikë. Njerëzittanë të veshur jo më me lëkurë kafshësh, me kostume të shtrenjta e me kravataapo më papijon, të parfumuar më erërat më të shtrenjta, harrojnë se erën e keqee kanë përbrenda dhe as  parfumet më të shtrenjta, nuk do të mund taeliminojnë atë erë, përderisa detyrojmë të tjerët  të hidhen nga ballkonete shtëpive ose  të shkaktojnë vetëvrasje nga më të sofistikuarat. Ligjettona nuk  parashikojnë akoma dënime kolektive shoqërore edhe pse në rastintonë fajtorët janë shumë edhe pse asnjë prej tyre nuk ka lënë shenjatdaktiloskopikë në vendin e krimit. Një klasë e tërë kriminale! Por ligji hesht,policia shkruan në procesverbalin formalisht,  se kjo ndodhi  “përshkaqe depresioni apo, krizë nervash”, e plot broçkulla të tilla . Nuk shkruajnëse atë e vrau  kolektivi i asaj klase bashkë me mësuesit që nuk e morënnjë herë mundimin ta pyesnin se ç’e mundonte atë krijesë njerëzore. Ç’ironi,ç’lojë e fatit!  Pale, lënë edhe mësimin për t’i shkuar në varrim!  Ibukur respekt ky! Dashuri e thellë, dashuri pas vdekjes si i thonë: vdis pa tëtë dua!  Dikur njerëzit primitivë i çonin kafshët drejt greminave meshkopinj e gurë në duar, sepse ishte një mënyrë për të siguruar ushqimin. Sotedhe kafshët i mbrojmë nga zhdukja, madje kafshë tepër të rrezikshme për jetëne njerëzve, peshkaqenë e krokodilë, gjarpërinj helmues  dhe luanë. Shoqëria e sotme moderne nuk përdorë më as shkopinj e as gurë për të vrarëdikë, as nuk i hedh  në gremina reale, por i detyron  të hidhen vetnga ballkonet, një vetëvrasje pa shenja fare dhe duart mbeten gjithmonë tëpastra, pisllëku nuk duket, ai është brenda  në zëmrat e tyre të zeza. Ne,me fjalë të tjera e kemi modernizuar aktin e ndëshkueshëm të vrasjes, por përfat të keq të viktimës asnjë nuk dënohet sepse askush nuk mendon  se kyështë një krim, si gjithë të tjerët dhe duhet ndëshkuar. Ky pra ështëcivilizimi që e kemi krijuar “me kaq mund dhe sakrifica” për mijëra breza meradhë deri sa erdhëm këtu. Kemi të drejtë të krenohemi, kur humnerat elashtësisë i kemi zëvendësuar me ballkonet modernë?

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here