“Xhemi, pas një veprimtarie të gjatë, të bukur dhe të larmishme artistike, vjen me 12 vidioclipe, ku artistja tropojane spikatë më tema te ndryshme moderne folklorike dhe lirike.”
Keshtu eshte quajtur mbreteresha e muzikes shqiptare nga fansat, adhuruesit, spektatoret e saj qe ne moshen 8 vjecare si nje ze bylbyli nje ze melidioz dhe i veçantë nje fatime sokoli e dyte.
Si talent i rrallë i alpeve të Tropojes kreshnike Xhemi filloj te kendonte, të thurte vargje dhe shoqeronte veten me cifteli, një gjë që s’eshte degjuar asnjëhere ne moshen e saj 8-vjçare.
Keshtu e filloj karrieren e saj kjo artiste e vogel 8-vjecare.
E njohur si një talente e spikatur e rrethit Tropojes ne Radio Televizorin Shqiptar, ajo kendonte dhe shoqeronte veten me instrument në një këngë per heroin tonë Bajram Curri, të thur vete vargje, e cila cuditi spektatoret dhe moshataret e saj ne studion e RTSH-së,
për here te pare.
Tani e njohur si nje talente e kenges edhe pse shume e njome me moshe, Xhemi vashdonte karrjeren e saj ane e mbane rrethit te Tropojes me cifteli në dorë.
E karakterizuar me nje ze te vecantë bylbyli dhe melodioz , xhemi po korrte sukseset e para shume te medha duke fituar per disa vjet rrjesht ne festivalet e rrethit cmimet e para me kenget e Kompozitorëve të njohur Bashkim Gjuriqi dhe Kolë Susaj “Mjeshtër i Madh.”
Ajo ne ate kohe nderohej dhe si perfaqsuese e rrethit të Tropojes ne festivalet kombetare ne Shkoder e cila u zgjodh per disa vjet fituese e nates se trete ne Festivalet Kombetare te Shkodres per Femije, nën drejtimin e Zef Cobës.
Tashme e natyralizuar me skenen dhe me sukseset qe e prisnin vajzen e talentur, te zbritur nga bjeshket e larta Xhemi regjistroi kengen e parë në RTSH, të quajtur “Mullixhiu”, të kenduar me këngëtarin e njohur të Tropojës, Ibrahim Muca.
Duke u rritur rritej dhe veprimtaria dhe sukseset e njepasnjeshme te vajzes se vogel tropojane, vijojnë. Ajo është fituese ne konkursin e shkolles artistike Prenk Jakova në Shkoder, në koncerte dhe skena mbarekombetare, mbremje dhe data historike te vecanta.
Xhemi si pjestare e Ansablit “Dardania” mori pjese dhe ne shume festivale folklorike shqiptare e cila mori dhe cmimin e pare ne Festivalin Folklorik të Gjirokastres dhe te Beratit, si i instrumentiste dhe si kengetare.
Xhemi ishte mjaft e mirpritur nga spektatoret ne Festivalin e Beratit me kengen e bukur “Vdeksha në sytë tu”, kjo kenge qe i dha me shume jehone karrierës së saj artistike.
Kengetare e rrallë, insgrumentiste shume e talentuar Xhemi Nokshiqi po behej gjithnje dhe me profesioniste ne karrieren e saj me veprimtari te ndryshme kulturore artistike si brenda dhe jashte shteti si ne Turqi ne festivalet ballkanike, në Maqedoni dhe Kosovë.
Ajo ka kënduar me këngëtarët e famshëm Merita Halili, Anita Bitri, Aurela Gace, Gezim Nika, Fatmira Brecani, Vera Oruci, Nik Carku, Vitore Matoshi,Lek Pecnikaj dhe shumë të tjerë.
Fal talentit te saj të rralle dhe zgjuarsisë Xhemi vashdonte dhe universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkoder dega gjuhe –letersi, krahas punes si mesuese dhe artit.
Xhemi si artiste, kengetare edhe mesuse e shkelqyer ne shkollen e mesme te bashkuar Babinë, ajo dallohej edhe si nje poete, me poezi dhe autore e kengëve te ndryshme .
Nje dite prej ditesh Xhemi nje kengetare e talentuar e ansamblit Dardania do çonte zerin, kengen dhe frymen shqiptare deri ne Ameriken e larget, ku interpreton ne nje instuticion shume te madh, të muzikës live dhe koncerteve te komunitetit shqiptaro- Amerikan, në “Il Galeto.”
Ajo interpretoi këtu së bashku me muzikantë shume te njohur shqiptar.
Per shume vite me rradhe ajo eshte dalluar per nje veprimtari te gjere kulturore dhe artistike ne mbare Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edhe pse e larguar që në rini në Shtet e Bashkuara te Amerikes, dhe jeton atje per nje periudhe kohe shume te gjate, Xhemi asnjëhere nuk ka harruar traditat , gjuhen dhe zakonet shqiptare, bashke me mallin e zjarrte qe ka per Atdheun.
E frymezuar ne shpirt per muziken, asnjhere nuk ka ndaluar deshiren e madhe te profesionit dhe talentit te saj.
Pavarësisht kushteve të veshtira ne kurbet dhe punës, ajo I kushtoi shumë rëndësi edukimit ne gjuhen angleze. Xhemi vashdoi shkollen per mjeksi duke mos lënë pasdore pasionin e saj për artin.
Xhemi, pas një veprimtarie të gjatë, të bukur dhe të larmishme artistike, vjen me 12 vidioclipe, ku artistja tropojane spikatë më tema te ndryshme moderne folklorike dhe lirike.
Me kengen dhe vidioclipin e pare shpreh mallin e zjarrte qe e ruan ne gji per atdheun e shtrejt Shqiperine ,e titulluar “Dheu i ëmbel.”
Ne kengen e dyte artistja shpreh mallin qe ka per vëndin e saj te lindjes, Tropojen, duke i kënduar me pasion fisnikerisë, bujarisë, trimerisë dhe heronjeve tanë legjendar.
Një kenge tjeter eshte “Saranda” , ku xhemi pershkruan bukuritë natyrore te perles shqipetare.
Nje teme tjeter shume e rendesishme per artisten eshte bashkimi i trojeve shiptare dhe flamuri me shqiponjen tone krenare ,e titulluar, “Fluturon shqiponja.” Nje kengë e realuzuar me shume me mjeshtri, një këngë patriotike hit.