Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare Ambasadorja Amerikane Yuri Kim la të kuptohet se i ka bezdisur liderët politikë duke i kërkuar kandidatë të paster. Por, mesa duket deri ditën e zgjedhjeve, kjo thirrje nuk do të ndalet.
Përgjegjësinë për të mbajtur larg politikës personat me rekorde kriminale, Yuri Kim nuk e ndal vetëm tek partitë politike.
Yuri Kim: Zbatimi i plotë i ligjit të dekriminalizimit është esencial për të ardhmen euro-atlantike të Shqipërisë. Votuesit shqipar duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. Përgjegjësinë për të mos pranuar para në këmbim të votës dhe mos të japin votën e tyre kriminelëve.
Diplomatja amerikane këmbëngul që partiteë politike të bëjnë transparencë për financimin e tyre. Në tryezë për zgjedhje, diplopamti i i BE-së mungoi për shkak të infektimit me covid 19, por një mesazh i fortë u përcoll nga ambasadori i Britanisë së Madhe .
Duncan Norman: Vullneti i qytetarit shqiptar ende nuk respektohet plotësisht gjatë zgjedhjeve. Fenomene negative janë hasur sa i përket shpërdorimit të burimeve shtetërore, intimidimit të votuesit dhe blerjen e votës. Ende kemi mungesë transparence sa i përket financimit të partive politike dhe mungesë të një mekanizimi të efektshëm për të mbikëqyrur si duhet këto subjekte. Zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit do të jenë sfiduese, por edhe kritike për nga rëndësia, sa i takon demokracisë në vend dhe integrimit europian.
Yuri Kim: Partitë politike duhet të marrin seriozisht transparencën financiare. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të bëjnë transparente financat e tyre dhe të kandidatëve gjithashtu duke bërë publike të gjitha asetet e tyre.
Përfaqësuesit e partive kryesore u angazhuan për nisma konkrete sa i takon transparencës. Opozita shkoi edhe më tej kur propozoi ngritjen e një komisioni të përhershëm parlamentar , i cili duhet të kontrolloje burimet financiare të subjekteve politike para dhe pas zgjedhjeve.