Shkrimtari i nohur shqiptar zotëron artin e përdorimit të fjalës së gdhendur
“Zija Çela është një shkrimtar i absolutes së brendshme. Të cilit i duhet të dalë nga vetvetja për të parë veten. Dhe për këtë ndjeva edhe një melodi të brendshme, teksa po e lexoja. Ai jovetëm që zotëron artin e përdorimit të fjalës së gdhendur, por ka gjithashtu një estetikë elokuente të mendimit dhe një ndjenjë të lartë dashurie për mençurinë.”
Për mua, tregimi “Endrra me pulëbardha” që lexova,nuk është thjesht një fragment i prozës, por një poemë alkimike. Një transferim shpirtëror, një korrespondencë e mrekullueshme midis niveleve të qenies, në të cilën ëndrra mund të përmbushet. Një trazirë metafizike, në arsyen e plotë ose jashtë saj, përmes së cilës na përgatit Zija Çela. Dua të them se na mëson. Të dimë se atëherë kur zogjtë e vdekjes ndonjëherë përgjojnë në hije, harmonia e kuptimeve rivendoset gjithmonë nga dashuria. Ajo nuk ka kohë, as moshë dhe as vdekje.
Tani do të ndalem te romani I fundit i autorit. Të dielave, zakonisht shkruaj letra. Nga ato të vjetrat, që i vendos në zarf dhe i dërgoj me postë, ose e-maile, ose ndoshta shkruaj diçka të tillë si kjo lloj shprehjeje mendimesh, siç bëj tani. Sapo
mbarova së lexuari “Lavjerrësi i qytetit” të Zija Çelës dhe më duhet të shpreh ato gjera në pak fjalë si i ndiej për momentin.
Ky roman ka një „të metë”. Dhe kjo është inteligjenca e tij. Një roman për inteligjencën, për përpjekjen për të kuptuar, për të lidhur gjërat së bashku. Me mjeshtëri autori na tregon si të shkruhet romani i një demaskimi. Të një regjimi, të shoqërisë, të nesh, të të gjithëve dhe gjithmonë, pavarësisht vitit kur e ka shkruar veprën, hapësirës në të cilën jetojmë apo kohës që kemi jetuar secili. Një roman për lirinë dhe manipulimin, përmes të cilit dëshiron të ndërgjegjësojë lexuesin se sa i manipuluar, i indoktrinuar, i frenuar është ai, për shkak të atyre që i vjedhin kryesisht lirinë e mendimit. Është gjithashtu një roman tragjik, në të cilin Zija Çela tregonse nëse dëshiron të kuptosh, duhet ta lejosh veten të bëhesh i pambrojtur, sepse vetëm atje, në një gjendje të tillë, mund të takohesh me veten tënde. Autori kandërtuar me mjeshtëri idenë e një njeriu, i cili duhet të ketë të drejtën të shkojë jo me kokën e përkulur, sepse ky do të ishte pozicioni fizik dhe metafizik, të cilin vetëm një shkrimtar i konceptimit humanist si ai mund ta themelonte. Ky pozicion të lejon të shikosh qiellin, i cili është liri absolute. “Lavjerrësi I qytetit” është shumë aktual, por përmban edhe karakteristika të caktuara të perspektivës apo së ardhmes, të cilat shpallen në të njëjtën mënyrë, pa ndryshime të dukshme. Mendoj se tashmë po jetojmë një nga të ardhmet tona të shumta të dështuara, mbi të njëjtat ide, për të cilat na ka munguar e kaluara e dështuam edhe atëherë.
Zija Çela më ka lënë ndjenjën se përtej gjendjes së narratorit, ka përmbushur edhe funksionin e terapistit, madje edhe të arkitektit të tekstit, për shkak të saktësisë së organizimit të hapësirës, në të cilën u synoi të Bukurën, duke arritur të krijojë harmoni për lumturinë dhe dinjitetin njerëzor.
Zija Çela flet për zhdukjen e tij në libër! Besoj se edhe letërsia është një art profecie, diku e barabartë me historinë, dhe detyra më e rëndësishme e artit është të krijojë një kërkesë në shoqëri, për kënaqësinë e plotë të së cilës nuk ende nuk ka ardhur koha. Dhe ai ka nevojë për këtë përmbushje përtej vetëdijes ose të pavetëdijshmes së tij, duke e përfshirë veten në dritë.Më konkretisht, e dini se si e shoh autorin? Një shkrimtar i absolutes së brendshme. Të cilit i duhet të dalë nga vetvetja për të parë veten. Dhe për këtë ndjeva edhe një melodi të brendshme, teksa po e lexoja. Ai jovetëm që zotëron artin e përdorimit të fjalës së gdhendur, por ka gjithashtu një estetikë elokuente të mendimit dhe një ndjenjë të lartë dashurie për mençurinë.
Kjo është arsyeja përse për lexuesit e tij është kaq i dashur. Prandaj edhe unë e dua! E dua Zija Çelën për gjithçka që është, për gjithçka që jep, duke repektuar njëkohësisht lexuesit e shkrimtarit për vlerësimet e shumta. E meriton dhe ju kam zili që e keni këtë kolos të letërsisë suaj kaq afër. Nderojeni, sepse dikush si ai nuk do të lindë më shpejt! Zija, të mbaj në krahë ndryshe, në mënyrë unike dhe primordiale!
E di që do me ndërprisnit dhe do më thoshit përsëri: shkëlqen, shkëlqen, dhe unë do strehohesha ne aureolën tuaj të dominuar nga kaq butësi dhe do të përgjigjesha që në të dielën e qenies sime drita nuk prishet, fjala nuk deformon, në ketë ditë nuk ndodh asgjë, përveç këtyre rreshtave për ju dhe shume dashuri. Pastaj do t’ju thoja se në të dielën e qenies sime bari rritet në gjelbërimin e tij të pastër, megjithëse ndodh një love story nëntori, zogu ngjitet në këngën e tij të pafund dhe mali shpon me brinjë qiellin e paprekur, sepse kjo e diel do të thotë dhe një takim me ju. Sytë e të paditurve do të mund të shikojnë vetëm!