Namik Jahaj: Poezia e Rakela Zogës, etja për të bukurën, përpin peisazhet magjike të fjalës

Etja për të bukurën, përpin peisazhet magjike. Po njeriu a mund t’i bëjë këto mrekulli natyrore? Ndoshta vetëm në art! Mbi pergamen-shpirti, vezullojnë peisazhet rafaeliane të yllit tonë, V. Mio! Mbretërisë shpirtërore, ngjizen binjaket ; pikturë, muzikë e poezi! Kori pagan korçar pret e përcjell stinët. Ndërsa piktori e kënga kurorëzohen aty, poetët venë e vinë në fluturime për t’i parë nga afër ëngjëjt. Edhe kur fati i lëlarg njëri tjetrit, ata marrin shënjtërimin e tyre. Ndërsa Ati i peisazhit V. Mio, diplomohet Vjenës e Romës, zanat e Korçës bëjnë një tjetër akademi, atë të mërgimit nëpër dyert e botës; mbledhin polen e nektarinë për mëkime shpirtërore; me qerpik hënor thurin vargje pranë tempujve, pranë ikonave të perëndishme, pranë Safos legjendë; aty ku krojet pellazgjike mbeten të verbër si vet perëndia Homer!
RAKELA ZOGA;
Pa e lexuar “arshivën” e saj, çdo kureshtar do zbehej, para atij shkëlqimit?! Por edhe pse thahet gjuhëza e vogël, etja natyrshëm të shpie te kroi, ku shuhet “havra” e pashuar! Të guxosh e të shkruash për “Safon” e kohës moderne, është disi e vështirë; për të qënë i sinqertë me vet’veten është adhurimi për poezinë “ekstra’vergjinë”, ajo që të motivon! Dehu me “virgjëri” e më andej molloisu deri në thinjë, ç’do thuash e si do thuash për atë princeshë lozonje? Por delli e nervi, dëshira e ambicja e mbi të gjitha detyrimi, të imponojnë të shkruash qoftë edhe me gabime, vetëm e vetëm t’i dërgosh asaj kartolinën e ëndërruar! Ajo fisnikërisht do hapi derën kur trokasin ndjesi të shkruara me fijëza shpirti; me fllad maji e puhizë deti! Ato s’janë gjë tjetër veç urimet e prillta për shpirt’bukurën e poezisë tonë…
Dilema shuhet, me buzëqeshjen e saj “aristokrate”, që vetëm lutet; lexojeni poezinë vëllezër, minimumi të mbetemi të velur në shpirt! Zëri i saj, sa qiellor aq tokësor; lexoni vëllezër se po hedh shtat myshku i mallëngjimit; nga loti e djersa po bëhet e lëkurtë këmisha e trupit; ndërsa hijet mbulojnë prushin që djeg vet’veten…
Ç’mërmërijnë stinët në ndarjet e tyre dhe gjemitë mbi valë’dete; po virgjëria e borës parë e dielli që vete e vjen aq i lodhur; po rënkimi i mëmëdheut nga plagët e vjetra e të reja; po dhëmbshurorët gjyshër e varret që rënkojnë; po brengat e mbuluara tyl hënor e gjethe vjeshte?!
I gjithë ky arsenal i shenjtë e i shtrenjtë nuk mund të bëhet qereç, as bedenë kështjelle, as xhami mes detit, por fron princëror për artisten tonë!
Kjo është ujvara, ku poetja dërstilon këngë mbi vaj’derte: me syrin e paqtë, mandolinon me tel zemre këngët e ëngjëjve…Këndoni vëllezër e motra, se zëri i këngës tremb edhe vdekjen! Ky është misioni i pendë’ndriturve poetë, që shpirti u fle mbi gjëmba…
Me një tuf poezish, a mund të bësh arkitekturën poetike të një krijuesi elitar?! Ngjizet dëshira e mendimi, e të dyja së bashku “teren” për pajën Rakeliane; ndërsa “rrebeja” fletët e zemrës ia shpalos vetëm vjeshtës, binjakes-trishtuese; çuditërisht kur bien gjethë’najat e njërës, çel syth’gjelbërimi i tjetrës, kjo është dialektika e çudirave…
Unë nisa të shkruaj këtë mbreslënie, edhe pse me gabime; vet autorja me të drejtën morale mund të qortojë lotë’shkruar; “Përse o miq eseistë, nuk mirrni mundimin të shkruani për shpirt’thinjurit mërgimtarë.!” Heshtja flet më shumë se fjalët; vrullshëm përmbytem te oazet e saj poetike… Mjafton një gotë verë e mbushur nga kjo “bucjelë”, ke provuar shijen e magjisë çudibërëse, që dehesh pa pirë; dhe lozonja e ekzaltuar nis këngëzimin melankolik….
Ti je e bukur çmënduria ime
me zë dëbore e vello në muzg…
Poleni për ty, bëhet thërrime
fryn e ndez, shpirtin tim t’prusht..
Vargjet e kësaj poezie janë tundim; ajo i thotë të gjitha. Cili s’do kishte dëshirë të shkruante perla të tilla, por fati ishte vetëm i asaj! Ajo trupëzon dhe i bën eshtra jetësorë ndjesitë si askush tjetër; e çmëndura ime – i thotë dashurisë platonike (sikur të ishte me frymë!); përkëdhel mëndafshin e flokut, shpleks gërshetin dhe e shtron lëndinës; në marramëndje ethet bëhen zjarrmi; mollëzat e kuqërremta purpurohen si zemër shege, kur dëgjohet zëri i borës (mund të dëgjohet dëbora?), atë e di vetëm poetja! Muzgu për të është enigmë fshehtësie; aty ku mallëngjimi bëhet “dunë” për të marrë rrezet hënore, aty ku sqepohen thërrime nga “zogj” nate e kur fryma flladon frymën!
Lirikat e poeteshës kanë thellësi deti e kthjellësi lumi malor. Racionaliteti është tipari më dallues që spikat te poezia e saj aq e koncentruar e që flet aq shumë. Sa bukur rri apostulati te kjo pendë’ndritur; “shkruaj shkurtër, se s’kam kohë të shkruaj gjatë”! Kjo s’është thjesht një cilësi elitare, por edhe një un poetik, një leksion i madh për “anemikët” e artit, që egjrën e shesin për grurë, që të bëjnë kokën dhallë me kakarizmat e tyre. Kuptohet të shkruash shkurtër heq të zitë e ullirit, ama je krenar kur argjëndon vellon e poezisë vërtetë! Çuditërisht kjo poeteshë ka edhe dukuri të tjera shkëlqimi; ajo bëhet me krahë e fisnikërohet nga e bukura; këtë tha i madhi Dostojevsk; “Botën do ta qeverisë e bukura”! Vërtet ajo i përgjërohet “dashurisë” në universin e plotë të saj, por ajo nuk u bë kurrë kopjo shëmtimi e vetes apo e të tjerëve, përkundrazi syri i zemrës ndjell vetëm pranverë! Ajo në dinamikën artistike, tregon aftësi e maturi të epërme e mprehtësi të thellë, për të fokusuar më së miri gurët e çmuar; miniera ku ajo eksploron gjen relike çudibërëse dhe është aksionere e vetme e kësaj mikrokirurgjie shpirtërore; njeh si askush tjetër ngjyrat ylberiane, format e madhësitë, e “diamantëve”, dallon imtësisht vezullimet e reflekset ; ajo te ky oaz thur mozaikë marramëndës, që janë vërtet për t’i patur zili…
Ti jeton lart në një qiell tjetër,
me pak lot e një liqen dashuri..
Shtëpia e bardhë prej reje,
ruan të shtrenjta fjalët marrëzi…
Poetesha sposton selinë e vështrimit poetik, nga dheu tokësor, te galaktika qiellore! Vetëm poetët kanë privilegjin e madh e të vetëm për liçense artistike; vetëm ata kanë të drejtë të fluturojnë krahë ëngjëjve. Lart kaltërsive prehen shpirtërat e ikur nga kjo botë e ne që këtej u përulemi me veneracion atyre! Por atje sipër te ajo mbretëri, fshihen edhe enigma të mëdha, që s’i sheh syri, por i ndjen shpirti. Atje shkumojnë brenga dhëmbshurore të kësaj bote; e më andej pikëllimet kthehen në formë shiu, breshëri e dëbore…
Poetja “kapriçoze” gjen fuqi zgalemi e merr udhën për atje, pranë rèvè të bardha, që më von kthehen të grinjëta, pastaj të zeza…Poetesha flet që andej për të dëgjuar këtu poshtë:
Unë bashkova qiejt me shi
zëri dhe shpirti u ngjiten lart..
Ëndrrës pabesë i zura pusi
te shtëpia mes reve, bëra mëkat..
Edhe bubullimat, s’e kthyen dot “rrebelen” tonë; ajo bëhet demone qielli; mes reve të bardha bëri, (e ç’bëri) një”mëkat” njerëzor; edhe pse mund të përflakej nga vetëtimat. Ajo shpërfilli gjëmime, vetëm e vetëm të gjente ëngjëllin e saj, e të flirtonte në krahët e tij ! Kjo ishte “gjëma”, që çuditi vështrimet..
Rubairet e poeteshës, janë mjet rigjenerimi për shpirtin. Ajo e ndjen se lëndimi dhëmb më shumë se vet plaga; ajo bëhet shërimtare me fuqi e energji fjale, që dritëzon oazet e trëmb hijet me këngën në buzë…
Filozofia e fjalës, mesazhi rrezatues, gjuha e pasur dhe pastër, e bëjnë poezinë Rakeliane, sa mondane aq moderrne, ku te rrënjëzimi ruan të shtrenjë traditën dhe korifejtë e muzës poetike…
Mbamë pranë vetes të lutem…
të dehemi me t’kuqen verë,
Me shije ëndërrimi lagmi buzët
në folezën e mallit ndjemë..
Sa herë buzës, na mbeti shënjë
e bardhë e syrit përgjërim,
Përulur kam qarë…..mbi gjunjë
mbështetur ti……te loti im…
Një poezi sa njerëzore aq e trishtë, sa e sinqertë aq e natyrëshme? Kushdo në këtë botë ka zhgënjime,
që pjell kuçedra’ligësi. Ndodh jo rrallë që “dhëmbshuritë”, krisin pa u kuptuar; i kuqëlon si rrufeja në të kthjellët. Por ato dhimbje krishti, janë të shënjta e të pavdekëshme! Ka të ngjarë, që zoti vë në provë shpirtin, sa do rezistojë në flijime! Nuk është e thënë që poetit t’i ndodhi vet kjo tragjedi; por urën
e ngrënë dramaturgët, harqet i vënë komedianët! Vargjet e autores të mbushin frymë;
E di që ti do vish patjetër,
në besën e qiellit shikove lart,
do pres siç pret vera e vjetër,
le të jetë afër…le të jetë larg.
Ajkuna vështron hënën! Poetët kanë lindur për të vuajtur vuajtjen e tjetrit, ndaj “shërimtarja” jonë bën të pa mundurën duke u përgjëruaruar;
“jam lutur e kam qarë mbi gjunjë, mbështetur mbi gërshet loti”
Ç’metaforë e ndjerë; loti hollohet te loti! Sa figura brilande ka te fletët e zemrës kjo sepete aromë trëndelinë; ato janë limfa e qelizës poetike, janë vezullime, xixëllonje e zjarrmi yjesh të këputur…Mjafton një tufëz nga kjo kurorë dhe nis ylberimi…
Çadrën e reve e bëra streh, e kam një vënd për trishtimin tënd/
Do vij si një degë e gjelbëruar mbi trup, të dhuroj gjithë fletët e humbura /
Kur ditë vetmie të nxihen mbi kresht, portën ke hapur, që mbyllëm në vjeshtë./
Në vënd të mollës puthjen të hamë, t’a kesh këtë fat jo të gjithë e kanë../
Lumë metaforash, mban ngarkuar gjemia, përrenj dëshpërimesh derdhen te ky lumë; veçanërisht për fat’ziun kurbetlli; “Kurbeti më mplaku sytë, flutura m’i bëri mushkritë” A nuk është ky një titull poeme ? Po sa qindra të tjera ka bërë stivë merak’madhja jonë?! Atë e djeg malli për “shpirtin” e saj, që ka lënë mbi letër; e malluar kthehet për rileximin e tyre e përqafohet me to duke i njomur me pikë’loti; ato dhe yllesha e saj Klaudija, janë perëndia mbi perëndi, ato janë vet hëna! Sa nevojë ka poeti të psherëtijë, aty ku udha ka driza e griset bukuria! Dashuria – thotë një i madh sociolog, i ngjan detit dhe Himalajes! I gjithë detashmenti poetëve, ngarkuar me bucjelë “helmesh”, pelegrinojnë drejt yllit polar për shënjtërime….
….Poetesha Rakelë iku ca “diela”, në botën tjetër?! Me shpirt në dhëmbë, me zemër lënduar, pa dritëz te syri, dyluftoi si spartane me jetën?! Andej takoi (kë nuk takoi!), u shmall me dhëbshurorët e zemrës…
Fat’mirësisht mes flakëve të asaj zjarrmie , ndodhi e pandodhura; ajo prek e përqafon në ëndërrim vëllain e profetin e saj shpirtëror; ishte pa zë, symbyllur e zemër’pushuar, vetëm shpirti i bënte roje; ishte princi i letrave shqipe, shën’poeti P. Ruka! Ish ai, që në përcjelljen funebër u mboll lotë me okë mbi ballin e tij! “Motër mos zbrit poshtë”, – kumboi zëri si i Kostandinit, duke u rrotulluar brënda parajës; unë jam e s’jam i qetë; një merak më ka mbirë si gjineshtër te syri, për ato që lash ende pa bërë! Motër, ti do qëndrosh aty lart, e mbylli gjërat e lëna jetim; kaq herët s’ke përse të vish këtej; dërstiloi brengat e pikëllimet e atyre njerzëve fatë’ngrënë; përqafomë me mall’ vëllai gjithë poetët e poeteshat; më mjaftojnë ata lotë dhimbje, që më falën ditën e ndarjes, që do mbeten margaritarë për mua; sa më gëzove që erdhe, të marrësh me vete amanete, e sa më lumturon që do shohësh përsëri diellin! Këto- tha AI, duke u kthyer në krah tjetër! Fuqinë e shpirtit ia dha asaj; i bekoftë zoti përqafimet dhe këngën!..
Mbas një stine e bukura e dheut rikthehet e ringjallur, e buzëqeshur me syrin te dielli; vazhdoi me flatra shpirti fluturimin për misionin e madh; “Të shkruhen të pathënat”, se kërcasin e plasariten varret! “Doruntina” jonë, nisi të këndojë me zërin e zogjëve; lazdonjat poetike harbohen e poezia e saj bulëzoi në gjelbërim të përhershëm; shpendët mërzinë e grindjen e trembin në fluturime! Sa etje ka shpirt’bukura për botën e njeriut dhe atë qiellore; “Gorki ishte tenor i madh, por zërin ia mori i ftohti”!?..Poetja thundron dinamikën e kohës; poezia e saj rreh me tempin e zemrës; është aritmia e zemrës ajo, ku te “qylym’shtruara mëngon ndonjë rimë! Muza e saj gufon qumësht mistik, vargjet pikojnë mjalt, lirizmi i saj eseninian magjeps adhuruesit; muzikaliteti deh edhe gurët…Ja pendë’arta si korr lulëri lëndinave të pashkelura…
Kur ditë vetmie të ndjesh në shpirt,
dhe gjethet era t’i ketë shkundur
Do vij, si një degë e gjelbëruar supit
të mbjell fletët që kemi humbur…
Poetja pret te sofra e shpirtit mysafirët fisnikë; dëshiron t’i përqafojë, e në pamundësi dërgon nektarinë për shërime…Sepetja e “pajës” Rakeliane, ruan brënda mozaikë të magjishëm!
Impresionin për “Safon” e kohës moderrne e lë hapur, për të shkruar të tjerë pendë” argjëndë! Ikonat janë ngjizur me bojë’hëne dhe shkëlqimi tyre mbetet i përjetshëm…
Në vënd të kartolinës, i nis katër vargjet e saj, argjënduar e pjalmuar me fijet e zemrës së saj ;
Përsëri vjen nata dhe oxhaku
Flakët e muzës,,i ndez sërish
Buzët trëndafilojnë të gjakta
Puthja….gurët e shahut lëviz!
Përzemërsisht,
aty ku rrinë përqafuar dy dete…
Vlorë, 14 gusht 2023

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here