1-MES SHTRATIT TË PAFUND
Nata ka shijen e bajames së djegur
Madje, duke u zhytur në sënduqe
Luan me hijet e harruara,
E ngopur,
plakë shtrig e joshse rëfen
vendet ndërsa ke jetuar në paqe.
Nëpër gjirin e kristaltë të qytetit labirint,
Dhelparake pak nga pak predën shtrëngon,
në cep të pasqyrës harrakatur mes qiellit blu
teksa dridhej endur gënjeshtrave dhe të renacakes lumturi,
Hedhur në ekranin e shkapërditur të ditëve të shkuara
mbi trupin tënd të lodhur mbulesë perdeja e natës,
Sekondat kthehen mbrapsht
kanë humbur udhën e qoshes mirëpritse
mes gostive të agimit të ngopur
Ti kërkon të flesh në krahët e brishtë
të hijes së pranuar mes shtratit të pafund.
2-DUKE PRITUR
Fjalët zënë vendin e tyre në lojën e muajve
Gjurmojnë,
madje, rrjedhin mes viteve.
Një gotë mes tryezës
lajkaton një trëndafil të plagosur
Lajkatarët ngjitur në mur
Joshen me lakurqësin e agut,
Përqafojnë mes qytetit
një dore të brishtë.
Orë të shqyera
Të zhdukura
deri në absurd.
Të derdhura në shtratin e Senës
Të thyera nga të qarat parreshtur.
Prilli ka lindur
Prilli po vdes
mes pritjeve të helmuara.
Qepallat e mbyllura
mes ëndrrave ledhatuse
çimentuar nga dielli,
Dialogu ndoshta i mundshëm
Përpara podiumit
duke pritur.
3- TË SHKRIRË NË NJË TRUP
Nxjerr fjalët një zë
theksin e tepërt fsheh ngadalë
përkëdhel vokalin rebel.
Të thuash
Të gëlltitur trup më trup
aroma njomështake e djersës
ngadalë noton.
Një zë mbështillet brenda frazave
Madje dhe lakuriqësisë
Zbukurohet, frymon mes flakëve
mes burimeve të tingujve.
Kur agimi i bardhë fle
E saqak zvarritet nën strofull
Mes kujtimeve të rënduara.
Madje, me guxim çalon,
alfabeti rrëmbyeshëm ringjallet.
…
4-VETMI
Nëpër brazdë të praruar këllëf frazat
Dhe, mes monopateve
e mes nesh.
mbrëmja shkrinë .
Mbas dhomës një llambë po dremitë
Ora shkretëtim,besimi çakëritur
Mes të djeshmes dhe nesërmes
Vetmi.
Gjurmon shtegun kordoni i ndritshëm
arratisja dredhur në prehrin e vjeshtës
Në lojën e perëndimeve,
Fluturim i ngadhjushëm
përqafuar me frymëmarrjen
Me thithkat magjepse.
…
5-BLU I DERDHUR
Në tarracë ulur
Ata, ata
Nga ora e pasagjerit
Duke kërkuar për muhabet
Në të katër anët e tryezës
ne,
Në këtë të premte të argjendtë
Larg trazirave
Të etur për çaste të stampuara
Në krahun tonë një firmë
Efemerale
Bashkëpunëtor
Nga trupat tanë të plagosur dje,
Ajri është i dehur sonte
Ai dehet me shampanjë
parqet mbajnë frymën e tyre
Përgjatë rrugës së kujtesës së rëndë
Fjalët e përtypura dhe të zhveshur këtë mbrëmje
kanë një shije frutash verore
Sallën e ngushtë e lënë
rrokullisen mbi mbajtëse
Në platforma ata fërgëllojnë
E shquhen në amfiteatrin e verbuar nga dielli.
Kukurat e vetes së humbur
I pezulluar
Një gjurmë na bashkon
Në mes të rrugës së kujtesës së pasur.
…
6-NË NDALËSITË SINUORE
Rruga zgjohet
për gratë e bardha të ndritshme
Kuadranti i kodrës
tregon ora e udhëtarit
për të shijuar ujin e borës së jetës e fton
Ngadalësi rrënuese në mëngjesin e shpalosur
…
Një karrocë kafshon tokën
Kadencat
të një kohe
humbur
Kalimtarët me gëzof në anën e pasme të trotuarit shëtisin
Harrojini nevojat e vendit
Në zërat e pyllit ai psherëtin.
…
Akulli do të ngjyros sonte
Fjalët në krye të pishave i huaji do t’i pezullojë
Në ritmin e metronomit të dimrit
Çaste në transparencë
të strehuar
nga turma
nga hubbub
Privilegjet e dyta
çfarë minutash nuk duan të bëhen
Sekonda me pika në vijën kohore
i pranishëm.
Biografia
Shkrimtarja dhe poetja, Muriel Augryv ka lindur në Paris. Pedagoge në Universitetin e Torinos gjatë një dekadë, më vonë nis karrierën si diplomatike, si zyrtare e ngarkuar me shërbimet kulturore në ambasadat franceze në Itali, Marok dhe Rumani.
Ka shkruar mbi pesëdhjetë artikuj dhe botime mbi temat e letërsisë së udhëtimit nga shekulli i njëzetë e deri më sot rreth letërsisë së grave. Një nga esetë e saja, i dha çmimin “Roland de Jouvenel” nga Académie Française.
Muriel Augryv është autore e dhjetë përmbledhjeve poetike të përkthyera në italisht, rumanisht, anglisht, portugalisht, spanjisht dhe arabisht dhe të zbukuruara me ilustrime të krijuara nga piktorë dhe artistë me të cilët ka pasur bashkëpunime intensive prej vitesh. Kontributet e saja janë në shumë antologji me tregime dhe poezi.
Ka mbajtur konferenca dhe seminare në Evropë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme, duke marrë pjesë me punimet e saja në Panairet e Librit ndër të tjera në Paris, Bejrut, Marrakech, Rabat, Pizë, Bukuresht.
Është presidente e “Association du Parlement des Ecrivaines francophones”, e “Société des gens de lettres” dhe anëtare e “Maison de Poésie” dhe e “French Pen Club”.
Pregatiti dhe shqipëroi Anila Dahriu