Anila Dahriu(poete dhe përkthyese): Ju tregoj si i kam sjell në shqip disa personalite të shquara të letërsisë italiane

ANILA DAHRIU: KAM SJELL Në SHQIP PERSONALITE TË SHQUARA TË LETËRSISË ITALIANE

Duke u njohur dhe studiuar me krijtarinë e shumë shkrimtarëve të famshëm si Ungareti, Saba, Cardarreli, Montale, Sibila Alveraro, Alda Merini, Antonia Pozzi Cezare Pavesi,…do të shkruaja një listë të gjatë të të gjithë shkrimtarëve dhe poetëve që jo vetëm i lexoj me zell po bëjnë pjesë në biblotekë e shtëpisë time.
Giuseppe Ungareti e Dante Maffia janë dy poetët e mi të preferuar.

1.Anila, jetoni prej vitesh ne Itali. Sa ka ndikuar ky vend në jetën tënde dhe krijimtarinë tënde ?

Përshëndetje!Po jetoj gati 27 vjet në Itali,në vitet e para isha si një filiz njomështak për të gjetur dimesionet e mia dhe integritetin në një vend jo krejtësishtë të panjohur pasi që në fëmijërin time e
kisha njohur nërmjet televizionit dhe më vonë me shkrimtarë të njohur.Isha krejt e zhytur nga magjia jo vetëm të këtij vendi por të gjith ë çkaje që rrethonte kufijtë e vendit tonë.E etur për të zbuluar hapësira të reja, të palimitushme si në aspktin leterar por dhe si udhëzim për të krijuar një jetë pakufijë e cila ishte e ndalur në rininë time jo vetëm nga sistemi diktatorial por dhe të asaj familjare .Dëshiroja jo vetëm të thyeja këto zinxhirë dhe spektra të errëta, por dhe të gjëja indetitetin tim të vërtet.Një botë reale po aq të vyrtytshme për të realizuar qëllimet dhe ëndrrat e mia.
Jetova gati 14 vjet në Firence.Në vendit e Dante Aligerit dhe kujtoj mirë kur nisa studimet në letërsi në vendin tim lexoja ethshmë “Divina Komedia”. Ndoshta at ë herë ishte etje për dije dhe nuk mund të kuptoja rëndësinë e kësaj vepre madhështore por më vonë duke e lexuar në gjuhën italiane kuptova vlerën e saj.Ishte një kohë e gjatë për formimin tim edhe pse studimet u drejtuan në tjeter lëm atë të artit të bukurisë .Krah për krah të dyja krijuan një indetit të ri, por, paharuar kurrë ku u lindën rrënjët e frymëzimit . Në dheun mëmë ku mësova nga shume poete të një niveli të lartë. Lexoja e lexoja pareshtur gjithçka që më binte ndër duar.Etja për dituri dhe art ishte si një lum i rrëmbyer ku
rrëmbente çdo gjë dhe krijonte në shpirtin tim një pus të thellë tek priste të zbrazej me frymëzimin dhe vargjet e mia.
U nisa nga vendi im me një bagazh të pasur në lëmin e letërsisë duke cituar nga shkrimtarët rusë ,poetët francez dhe shumë të tjerë të huaj të preferuar.
Dhe, megjithatë kur mbërrita në Itali në 1997 nuk ishte e lehtë pasi duke mbartur mbi supe dramat që vendi ynë po kalonte dhe njëkosishtë duke qënë dëshimtare e shumë dramave të përjetuara në qytetin tim të lindjes në Vlorë gjendesha në një komples ndienjash të vrara dhe të turbulluara por një kohësishtë tek unë kishte lindur dëshira për të jetuar dhe zbuluar një botë aq të larmishme në të gjitha aspetet.Fati më kishte dhënë një mundësi të paimagjinuar.
Kur zbrita në Kalabri krijimtaria ime pati një përplasje më përpasa të gjëra.
Pata fatin të takoja personalite të shquara të letërsisë italiane(Dante Maffia, Gennario Mercogliano, Luçiano Luisi,Anita Carlino,Giovanni Pistoia,Giuseppe De Rossi), që më këshillat e tyre më dhanë drejtimet e duhura për të përndjekur një krijimtari me hapa të duhura pa rërë në sënduqet e kënaqsisë dhe të manovrimeve.
Duke u njohur dhe studiuar me krijtarinë e shumë shkrimtarëve të famshëm si Ungareti, Saba, Cardarreli, Montale, Sibila Alveraro, Alda Merini, Antonia Pozzi Cezare Pavesi,…do të shkruaja një listë të gjatë të të gjithë shkrimtarëve dhe poetëve që jo vetëm i lexoj me zell po bëjnë pjesë në biblotekë e shtëpisë time.
Giuseppe Ungareti e Dante Maffia janë dy poetët e mi të preferuar.

2. Merrni pjesë në shumë festivale poetike në Itali dhe botë. Si tingëllon gjuha shqipe që ju lexoni në këto takime, krahas asaj italiane kuptohet?

Po jam ftuar shpesh në festivalet si ato italiane dhe internazionale.Duke fituar dhe shumë çmime prestigjoze.
Kur lexoj shqip ndihej drithërimat e shpirtit,zëri dridhet duke u zhytur në një djep plot me kujtime.
Janë çaste që i përjetoj ethshëm.Ndihem krenare nga kumbimi i fjalëve dhe shpesh lotët lagin mallin që ndihej për dheun mëmë dhe gjuhën tonë të bukur.
Po të njëjta ndiesi ndihej dhe kur lexoj italishtë sepse në këtë vend gjeta lirinë ,hapësirën për të realizuar kërkesat e mia për jetën dhe ndjekur një karrier që më jep kënaqsi. Realizohen disa ëndrra dhe mbeten pezull të tjerat të skutura në inkoshin tënde me shpresën që një ditë të shfaqen pahezitim.

3. Nëse do të ishte e mundur si do ta përshkruaje poezinë tënde, me pak radhë?

Për mua është e vështirë të përkruaj poezin time.Pasi kam përjetuar shumë ngjarje drastike në jetën time dhe në çdo kalim të tyre jam gjendur e rrëmbyer nga emozione të forta. I kam përjetuar deri në kockë. Më kujtohet disa rreshta të shkrimtarit kalabrez Dante Maffia (kanditat për premio nobel), në një kritik të librit tim të parë botuar në dy gjuhë shqip-italishtë (Fra le costole del peccato) NËRPËR BRINJËT E MËKATIT.

“Tashmë bota është e mbushur me shumë poetë, por të paktë janë ata që arrijnë të përcjellin emocione të forta, ata që përballen me çështjet më të zjarrta duke na bërë të prekim ferrin e shpirtit me dorë. Për shembull, ka sukses Anila Dahriu, e cila shkruan me bark e me shpirt, e cila nuk e mbulon me bukuri shkrimin e saj dhe shkon drejt e në thelbin e gjërave, e bindur se poezia duhet të ketë edhe funksion social, por edhe shpirtëror dhe. njerëzore. E di që në atdheun e saj, në Shqipëri, konsiderohet një poete hermetike dhe ekzistenciale, por unë, duke mos pasur një referencë të saktë mbi zhvillimet e operës në vendin e saj, mbaj parasysh furinë magmatike me të cilën ajo shprehet dhe e lë veten. të mbartet brenda zjarrit me një gjuhë të rreptë që hapin mishin e gjallë të fjalës për të nxjerrë ushqim ideal prej saj. Vura re se Anila Dahriu nuk ndalet para asnjë teme, dhe gërmon, dhe bërtet, dhe deklaron dhe i tregon lexuesit se çfarë fshihet dhe çfarë duhet të shfaqet në shkëlqimin e diktimit. Prandaj është poezi që vjen nga përvoja të forta, nga një jetë që nuk është dorëzuar kurrë ndaj zakoneve dhe sundimeve, duke thyer modele të paracaktuara, duke u zhytur totalisht në këndim. Duket qartë se pas këtyre faqeve jeton një grua me një karakter të fortë, me një vitalitet të bollshëm, me besimin se përmes artit ne mund dhe duhet të kërkojmë rrugën drejt rritjes dhe të mirës së përbashkët.
Dante Maffia
Si dhe kritiku dhe eseisti,shkrimtar(president i Universitet popullor të Kalabrisë) Gennaro Mercogliano mbi librin botuar në italisht (SIAMO SOLITI A PENSARE)” Jemi duke menduar zakonisht.”

Për pasionin kostan të përkthimit të jetës në vargje të qarta dhe të forta.Poezitë e Anila Dahriu rrëfejnë dhunimin e historisë,udhëtimin përgjatë vëndit të huaj,të dashurive të reja dhe e pashmangshmja të bashkimit mes mirëkuptimit dhe dëshirës për integrim në vendin që e ka adoptuar.

4. Keni botuar disa libra me poezi shqip dhe italisht, e kemi diçka të re për botim?

Po kam botuar disa libra në shqip dhe italisht.Ku janë vlerësuar me çmime të ndryshme.Kam shkruar perhër dhe kam një sër librash si në shqip dhe italishtë për të botuar.
Vitin ardhëshm një libër(një poemë ) në italishtë dhe nje antologji më poetët internazional (një përmbledhje të poezive të tyre të botuar në italishtë duke i risjellë në gjuhën shqipe).Si dhe një libër në shqip dhe në italishtë me tregime të shkruar vite më parë .Tre libra përkthime dy në shqip dhe një në italishtë të tre autore me famë internazional.
Shpresojë në ecurinë e tyre duke i lënë më pas radhën dhe romaneve në shqip dhe disa libra në italishtë ku janë gati për t’u redaktuar dhe vetëm presin dritën e botimit.

5.Kur keni filluar të shkruani? Kush ju ka nxitur më shumë, shkolla, mësuesit shoqëria apo redaktorët?

Po, dëshira për të shkruar ka mbërritur në moshën 22-vjeçare, por gjithmonë kam pasur dëshirë të lexoj, të vëzhgoj, të përpiqem të kuptoj ngjarjet e jetës.
Gjithmonë kam qenë kurioze të kuptoj se çfarë fshihet pas realitetit që shohim, pas paraqitjes, dhe kjo është arsyeja pse në një moment të caktuar kam dashur të ndaj përvojat e mia me të tjerët. Mënyra më e mirë ishte të shkruaja dhe e bëra me entuziazëm, lirshëm, pa krijuar kurrë zona gri me fjalët e mia.
Bukën e quaja me emrin e vet, vera është verë: Prandaj shkrova drejtpërdrejt, duke i quajtur gjërat me emrin e tyre, duke mos u fshehur pas ekraneve të rremta ose pas dinakërisë.Kam qënë gjithëmonë vetvetja.
Shkolla ka rolin e vet po nuk pata fatin të studioja menjëherë letërsinë në vendin tonë(vet ë m lexoja fshehurazi çdo gjë që më binte në dorë ), sepse studimet i përzgjidhte shteti dhe familjarët.Një femër e kulturuar ishte e tepërt për familjen time edhe pse prindërit e mi edhe pse ishin intelektual. Mund të studioja çdo gjë përveç artit.Më kujtohen fjalët e rrepta
të babait tim kur doja të hyja në shkollën e mesme muzikore. “Bëhu një grua për të ujdisur(kullundruar) një shtëpi , jo një muzikante. Aspirazioni im i atërhershëm i një vajze 14 vjeçare(violiniste) ishte e ndaluar nga mentaliteti i mbikëqyryr nga vet sistemi i krijuar me fanatizëm,
për një femër të talentuar të etur për art,arti ishte i ndaluar. Më vonë në 1996 nisa studimet gjuhë -letërsi në Gjirokastër dhe gjithashtu botova librin tim të parë të redaktuar nga Bardhosh Gaçe,shtëpia botuse Naim Frashëri, Tiran ë .Ishte takimi im i parë me botën letrare dhe me lexusin shqiptarë .
Përsa i përket shoqërisë së atëhershme ndikoj në pjekurinë time ku çdo ndodhi u bë thesar,çdo rrëfim i gjyshes dhe i nënës time ndikuan për të ardhmen, duke shfrytëzuar të gjitha aspektet dhe nuancat e tyre si negative dhe ato pozitive. Mendoj çdo trasformim social,kulturor dhe ekonomik ndikon dhe ndihmon në rritjen tënde si person dhe shkrimtar,janë këto aspekte dhe përjetime që përshkruajmë me dhimbje,mallëngjim,dashuri dhe kërkojme zgjidhje dhe amshimin ,lehtësojmë shpirtin nga gryshtet e forta të fatit,nëpërmjet vargjeve.
Me redaktorët që kam punuar vite më vonë(2011-2015) në vendin tim mund të them me bindje të plotë dhe nuk është akuz por, një e vërtet ka qenë një bashpunim vetëm në interesat e tyre.Nëse do të kthehesha mbrapa do të mendoja disa herë përzgjedhjen për bashkëpunim dhe botim.
Libri i fundit “DEGDISUR N Ë EMBRION T Ë PALINDUR” botuar nga shtëpia botuse “BOGDANI” Kosovo 2020 dhe redaktuar nga poeti dhe shkrimtari Ëngjëll I.Berisha ishte një bashkë punim serioz dhe prestigjoz.Gjithashtu dhe me përkthimet e autorëve italian.
Ndërsa mbi librat e botuar në italishtë me tre shtëpi botuse prestigjoze, ka qënë një bashkëpunim i frytshëm më një gjuhë gramatikore jo të lehtë për mua, por detyra e redaktorit është të pastroj një
lëndinë nga barërat e këqija dhe të krijojë një lëndinë me gjelbërim Kyçi i suksesit të një autori varet dhe është një nga faktorët e rëndësishëm në lëmin e letërsisë nga puna e redaktorit dhe shtëpisë botuse që ndërmerr në dorë një dorëshkrim si në lëmin e poesisë po dhë të prozës..Kam patur fatin të kem disa mjeshtra që më kanë udhëzuar dhe drejtuar në rrugëtim tim të frytshëm deri tani.Këshillat e tyre i kam bërë si thesarët e çmuar.

6.Në mes të shumë zgjedhjeve në jetë, shihet se nga poezia nuk keni hequr dorë asnjëherë?

Ndoshta është poezia që nuk ka hequr dorë nga unë. Zgjohem çdo mëngjes me vargje në grykë, ndonjëherë ëndërroj edhe poezinë si një engjëll që dëshiron të përhapë mirësi dhe ëmbëlsi, urtësi dhe mirëkuptim. A mund të heq dorë nga natyra ime?

7.Me çfarë merreni në jetë, kuptohet përveç poezisë ?

Bëra punë të ndryshme por më pas u pasionova pas botës së estetikës femërore duke studiuar tre vjet në akademin e trukimit Firenze. Të bësh një grua më të këndshme dhe të bukur më jep ndjesinë e krijimit të një vepre skulpturore, sepse çdo gjë e bëj me të njëjtin pasion që vendos në të shkruar. Në çdo gjë, edhe kur gatuaj, dua të jem gjithmonë vetvetja, me identitetin tim si poete.

8. Diçka për familjen tuaj, sa ju mbeshtet ajo në krijimtarinë tuaj ?

Familja ka rëndësin e vet në çdo aspekt të jetës tënde. Im shoq fillimisht ishte më i disponueshëm, duke më shoqë ruar në konferenca dhe festivale të poezisë ,por më pas filloi të mërzitej pasi nuk ishte një temë që e përfshinte.Nuk mund ta qortoj sejcili në jetë ka pasionet e veta.Djali i vogël më ndjek dhe duket se ka shumë interes për letërsinë. Më i madhi punon në financë, por edhe ai është shumë i ndjeshëm karshi artit.

9. Keni sjellë në Nacional shumë poetë italianë dhe ndërkombëtarë? Si është ky bashkëpunim?

Besoj se shkëmbimi i mendimeve, i poezisë, i ideve dhe i botëve poetike mund t’i japë energji të re të gjithëve. Jam i bindur se kur shumë botë të ndryshme shkëmbejnë frymën, pra poezinë, rezultatet do të jenë aty, çfarëdo qofshin ato.

10. Si i mbani lidhjet me Atdheun?

Duke ndjekur nga afër veprat që dalin në Shqipëri, duke shkëmbyer libra dhe ese me poetë shqiptarë të
përzgjedhur me kujdes nga ana ime, duke përkthyer një pjesë të madhe të poezisë së tyre në italisht. Por edhe duke përkthyer shumë italianë dhe të tjerë të autorë huaj në shqip.

11.Çfarë dëshironi të shtoni tjetër?

Do të doja që ky shkëmbim të forcohej edhe nga shtetet dhe organet e ndryshme. Është një domosdoshmëri kulturore që mund të japë shumë fryte.
Nëse politikanët do të lexonin shumë poezi, nuk do të kishte luftëra dhe as sulme të përditshme që shkëmbejnë të rinjtë e sotëm.
Poezia sjell qetësi dhe paqe, lartësimin e ndjenjave dhe projekton dijen e vërtetë, atë që na ndihmon të rritemi dhe na bën të kuptojmë se respekti është arma më e madhe për të arritur bashkëpunimin dhe
bashkëjetesën.
Faleminderit për intervistën