Nacional boton romani i ri «Ditëlindje ne Sankt-Peterburg» të shkrimtari të njohur Haxhi Ahmetaj
Krijimtaria letrare e botuar e autorit, daton me botimin e librit te pare me 19 gusht 2021.
Ai sjell ne rrrugen e prozes se gjate, pas botimit te pese vellimeve me poezi te sukseshme poetike, arritje jo vetem per autorin, por edhe per poezine bashke kohore, romanet qe provojne suksesin e tij « Gastarja e Loteve », « Banori i spitalit », »Sfidat e Najades », « I Provokuari », « Vdekja e Peste » « Rruga permes Karpateve » dhe romanin e ri « Ditëlindje ne Sankt-Peterburg »
Ne kete veper shkrimtari trajton dashurine e dy te rinjeve shqiptar dhe kembenguljen e sfidat bashkeshortes, te gjeje burrin e larguar dhe te bashkoi familjen. Gjate zhvillimit te romanit, vrehet se per Alonin, Valmira, nuk ishte e vetmja.
Aloni dhe Valmira u dashuruan ne gjimnaz. Kishin nje vend ku takoheshin poshte nje peme me dege te varura qe preknin token. Tek ishin perqafuar ne mbremjen e veres, tek tuk, degjohej ndonje ze i brumbujve te fillimit te nates dhe larg ne qiell dallohej ndonje yll, qe kishte dale me shpejt se shoket, per te shuar kuriozitetin e tij. Gjate sesionit te pushimeve ata u martuan. Gjyshi i Alonit kishte mbaruar studimet ne Sankt-Peterburg. Ai i kishte rekomanduar nipit, qe te vazhdonte studimet, ne Fakultetin e Sociologjise. Alonit i erdhi lajmerimi se kishte fituar nje burse ne ate fakultet. Ai e priti me shume gezim si dhe familja, ndersa Valmira seç kishte nje pengese te brendeshme, si e mbeshtjelle me frike, se Aloni do te ikte dhe nuk i dihej kthimit te tij. Mbas disa muajsh Aloni humbi kontaktin me te dhe kishte kaluar ne shoqerine e nje vajze qe quhej Samina.
Valmira u percaktua ne vetvete per ta kerkuar Alonin, kudo qe te ndodhej, qe femijen mos ta rriste pa baba.Vendimi i saj kushtezohej dhe nga belbezimet e te birit, i cili vetem kur e ndante gjumi foshnjor, me fjale te njoma te shperndara neper germa te alfabetit, perpiqej te sillte afer te atin. Ai ndodhej me km larg, por ndjesia e femijes dallgezonte energji, qe dilnin fshehurazi ne forem vale nga shpirti i tij dhe e mbanin gjalle belbezimin ditor, pa e nderprere asnje dite. Hidhte koken jashte anesoreve te krevatit dhe shikonte djathtas e majtas ku mund te shikonte te atin.Sapo hapej dera e dhomes, ai i drejtohej atij qe shkelte ne dere me fjalen ba.ba.ba.ba……., perplaste duart, pastaj zgjaste duart ne drejtim te hijes, qe levizte bashke me trupin apo largohej. Jetmiri, kthehej prape, nga dera e priste pa fund babin e tij, por ai nuk dihej se ku ngjitej ne trupin e ndonje lozonjarje.Valmira siguroi nje burse ne ate qytet ku ishte Aloni.Atje njohu nje studente nga Azerbajxhani, qe quhej Ziada. Valmira krahas studimeve e dergoi djalin, ne kopesht.Atje ai u njoh me nje vajze, qe quhej Mila.Ajo i shjegon Ziades se Jetmiri ka gjete binjaken e tij. Jam e mahnitur si ka mundesi ishte shprehur Valmira, se kur i shikoje:- nje fytyre, nje floke, nje balle, nje sy, nje vetull ,nje buzeqeshje, nje ze, nje ecje. Po ti shikoje per shpine kur ecnin, sikur ishin shkrire ne nje dhe ajo qe me shokoi, ngjanin me Alonin, sikur ai ishte zvogeluar dhe shfaqej brenda tyre. Ziada i vjen ne ndihme Valmires, qe ta gjej burrin e saj Alonin dhe nga ajo kerkon, qe te kete durim dhe shprehet: Nuk jemi pa histori dashurie dhe pa pesime. Te gjithe sillem ne kete vorbull te mashtrimit, qe na ben jeta. Duhet marre me shpirtgjeresi. Ne kemi nje qellim dhe nje fillim te mbare. Kemi ecur pak, por kemi krijuar nje vije, ku rrekeja e halleve tona, ka filluar te levize e ta dergoje ujin, ne pellgun e shpreses. Aloni njihet me Irenen nga ai qytet ku studionte dhe lind me te nje vajze.Vajza e quajtur Mila, kishte njohur ne kopesht Jetmirin dhe nuk shkeputej prej tij. Me rastin e ditelindjes saj, ajo fton edhe Jetmirin. Aloni i afrohet Jetmirit , pa e ditur qe ishte i biri dhe pyete : Mund te me thoni nga jeni Jetmir ? Ai shprehet :- Jam nga nje vend me bukuri te rralle, te rrethuar me Alpe te mahniteshme, me fusha te bukura e pjellore, me lumenjte te shumte, me bregdet te lakmueshem. Brigjet e tij lagen nga dete. Vi nga nje vend me histori te shumte ne shekuj, qe eshte bere lakmi e grabiteqarve dhe pushtuesve. Nga ajo rrace kane dale heronj, qe i kane tunde themelet perandorive. Ka nje kryeqender te bukur ne mesin e tij. Aloni nderhyri :-Jetmir shume u solle, mund te me thuash me dy fajle, si quhet ?-Mund ta thosha me nje fjale, por mendova, qe po ti bija shkurt pergjigjes, nuk do te krijonte emocion, ndersa keshtu besoj se keni ndjesi, se per ke e kam fjalen ?! -Le te veprojme ndryshe u shpreh Jetmiri: -Une te jap kontinentin, pastaj me ke kufizohet dhe ju nuk do te vononi te gjeni vendin nga jam.-Aloni shikonte trupin e tij te vogel, qe nuk barazoheshin kurrsesi, me te shprehurit e tij. E mendoj me vete, se mos kishte te bente me gjeni. Ai nuk kishte me te voglin informacion per ardhjen e Valmires dhe te Jetmirit, qe e kishte lene pa lindur, ne dite e fundit te ardhjes ne jete. Ku ta dinte ai se perballe tij ishte A.D.N.-eja e tij e gjalle.. Ai ngeli i habitur. Mbasi mbaron ceremonia e ditelidjes Irena nuk ja fale mashtrimin qe i kishte bere Aloni dhe ndahte me te dhe e perzene nga shtepia ne menyre diskrete. Ky del nga shtepia e saj, len çelsin tek komshiu dhe iken ne mes kater rrugeve, pa ditur se ku mund ta bente naten. Ai mbante nje numer telefoni te Samines, te cilen e kishte braktisur dhe i telefonon. Ajo e fton te shkoje dhe fillon jeten me te dhe ben formalitet sipas zakonit te tyre. Ai tek rrinte ne dhome vetem, i merzitur I drejtohet vetes:-Me mire mos te kishe lindur fare, ku te solli rrjedha e jetes me tra-lala-te tua. Jo se Samina nuk ka vlera, por ajo e imja shqiptarka, Valmira, sa me shume ti njoh keto, aq me shume ngrihen vlerat e saj. Aloni kalon nga parku I lojrave te femijeve dhe soditi per nje gjyse ore femijet e tij tek luanin, por qe nga veprimet e tij ishin bere shijim i ndaluar. U kthya nga vetja e u shpreh: – Çfare pjelle jam une, qe kam humbur ndjesine, njerzoren e ushqehem nga menderet e femrave te nacionaliteteve te tjera, nuk me ka mbetur as seder njeriu, as seder kombetare ! Pse kam degraduar deri ne kete mase ? Ai vihet ne shenjester te nje grupi criminal. Ate e shpeton Samina me njerzit qe ishin ne rrethin e saj. Krijohen rrethana te tilla qe ai te bashkebisedoi me djalin e tij. Ai kishte marre pamje tjeter. Jetmiri mbante ne qafe fotografine e te atit, qe ja kishte dhuruar e ema, i fotografuar ne moshe shume te vogel. Aloni kur ishte njohur me Valmiren ja kishte dhuruar dhe ne shpine te fotografise kishte shkruar: Valmira ime e dashur po te dhuroj kete fotografi dhe ne shpine te saj po te shkruaj disa fjale, si i ndjej: -Me duaj si femijne, me rrespekto si gjeniun, me mbaj si shok, mos me buzqeshe kot, ma thuaj mendimin troç. Me kritiko dite e nate, mos me mbaj inat, kot femijes mos ja terhiq veshin, me dashje mos ja fsheh vesin.
Aloni e pyet per fotografine, Jetmirin: -Ate fotografi qe e mban me vete, mami ta ka dhuruar? –Po e mbaj une. Ma ka bere mami nje kllef prej lekure per fotografi, ku dallohet fotografia dhe e vari me ane te nje kapse. Kur eshte koha e nxehte e vari ne qafe si medalion, kur eshte koha e ftohte e futi brenda xhaketes, qe te mos kete te ftohte babi. -A mund ta shikoi ?- Po, patjeter, dhe ja tregoi pa e shkeputur nga varsja. Sapo duart e tij preken fotografine, nuk u permbajt dhe lotet i rrodhen e i`u vargezuan e i rane ne preherin e te birit. Ai e shikoi me dhimbje dhe nxori nga çanta ku mbante librat, nje faculete dhe filloi te ja fshije lotet dhe u shpreh : -Mesuesja na ka mesuar, se kur nje njeri perballe teje ka nje hall te madh, qe percjell me lot, trajtojeni si pacient te semure, derisa ti vendoset diagnoza.- -Me falni po ju nga çfare semundje vuani, ku ju dhembe, qe keni kaq dhimbje te forte, sa u dualen lotet?. Eshte shume e dhimbeshme, qe burri te qaje, ate vetem nje dhimbje e pa perballueshme mund ta beje te lotoi. Aloni u shpreh:- Dimri mu ul kembekryq ne shpirt dhe akulli ngriu ne zemer, nuk doja te sillesha ashtu, por kisha pak hapsire. Isha i lehte ne mendje, u lodha nga vetmia, nuk e njoha veten, ne nxitim e siper nuk njoha as jeten, me ishte ngushtuar pamja, shikoja shume pak hapsire. Mes nesh kalon nje, fije e arte dhe e forte prej çeliku, nuk duhej ta prishja kete fije, por ai qe sheh me larg, mund te fale me shpejt.Do ti therrase diellit te qetesoje mendjen time te trazuar, do te vij te vendose lule ne tryeze, per me shume hapsire. Kur te jem kthjelluar, kur pranvera vjen ne syte, kur dielli me rrezet e ti, boten shpirterore shendrite, do te kemi midis nesh me shume hapsire. Mireupafshim burri i vogel i gjenalogjise tone ne toke te madhe. Ju po flisni shqip, shqipetar jeni ? Aloni kishte shtegtuar ne mendje e kaloi troturin me rrugen e ndare me te birin.
Ishte dite e merkure, kur Aloni po shkonte ne fakultet, perballet rastesisht me Ziaden dhe Valmiren tek nje kioske.Ato qellojne me shpine nga ai dhe ai merr paketen e cigareve, ndeze nje cigare dhe niset.Ne kete kohe Ziada i del perpara dhe i drejtohet: -Alon eshte Valmira, qe ka bere km te tere per te takuar e per tu bashkuar me ty. Te ka sjelle dhuraten me te bukur qe fale krijuesi, djalin, Jetmirin. Ka vite qe perjeton kete dite te takoi. Alon, eshte gruaja jote e vertete! Afrou e takoje e perqafoje gruan tende Alon !. Mos nguro! Eshte nder, eshte virtut, eshte fat, eshte pasuri, eshte e ardhme, eshte nena e djalit. Te kesh te tille grua eshte sikur te kapesh qiellin me dore, Alon ! Ai kishte mbetur i shtangur dhe nuk levizte. Valmira hodhi hapin e pare dhe ju drejtua : -Aloni im i dashur, sa shume paske ndryshuar, a jeta ne kete qytet, te ka ndryshuar kaq shume, sa nuk po njeh aromen e gruas tande ? Te kam prite me vite, asgje nuk me ka ndryshuar. Kam enderruar. Sa here ne netet pa gjume, me ka qare shpirti. Kam vuajtur shpirterisht, kam duruar, kam menduar se nje dite do te takoj, jo vetem per mua, por edhe per Jetmirin, qe te rritet me baba e te mos i mungoje, te mos rritet jetim me baba gjalle. Ai eshte rritur e kupton gjitheçka. çdo dite qe lind e perendon, ai permend emrin tend. Zogjeve qe fluturojnë i porosite qe te dergojne fjale, qe te kthehesh prane familjes. Pellumbat kur i takon ne shesh, i pyet a keni pare babin tim. Kur dera troket, ai del me vrap se mos erdhe ti. Ne tryeze nuk me len te fillojme nga buka, pa ardhe babi. Ne gjume nuk flen, te presim babain me porosit. Ai ne rruge me kerkon, te shkojme tek babi. Atij i mjaftoi nje hap, qe te bashkoje familjen e cila kishte vite qe priste dhe e deshironte, me madhoren deshire qe vertitej rreth mendjes se saj, si satelit rreth toke dhe nuk zinin pozicionin e deshiruar. Aloni mbasi ndahet me Irenen, mbas disa kohe qe kishte perfunduar gjyqi e takon dhe i drejtohet:- Ti bere namin, kujtove se zbulove nje planet tjeter, qe do te vinte dhe te zinte diellin ajrin, token. Valmira nuk te kishte takuar, nuk kishte kerkuar asgje nga ti, nuk ishte ankuar tek ty, nuk te kishte kercenuar sepse ja ke marre burrin. Ajo kishte heshtur, duke ndrydhur ndjenjat e saj, te nje nene me nje femije qe ka udhetuar, pa e ditur se ku shkon dhe si do ta rritin femijen e saj, duke sakrifikuar nga jete e saj, per te gjetur burrin, per te rrite femijen, qe te gezoje babin e tij. A e beni dot kete krahasim ? Ajo nuk eshte me pak e bukur se ju, nuk eshte me pak e shkolluar se ju, nuk eshte me pak ne origjine e gjenetike se ju. Eshte me hershme me prejardhje historike se ju, me sjellje shembullore dhe trupin e saj nuk e ka prekur njeri, vetem une. Te gjitha i ka me shume se ju me tepri, por ju u nxituat. Ju nuk ishe e virgjer dhe ju me treguat per te shkuaren, por ajo ishte e plasaritur, siç e konsiderojme ne andej. Une nga ti kam ikur pa fjale, me ke perzene ne naten e ftohet, ku nuk e dija ku do te futja koken. Nuk pranove as te me takoje. Le porosine, te le çelsin tek komshiu. Une nuk te kisha ofenduar, as kercenuar, as share.Une para teje kisha dashuruar. Mendova se nuk kishte ndonje rendesi qe te mereshe ti, me te shkuren time. Ne atje nuk e kemi ne tradite, qe te bejme historine, apo te renditim dashnortë apo dashnoret. Ne ndryshojme ne mentalitet, per kete çeshtje, por kur dashurohesh dhe bashkon trupin e mendjen me nje nacionalitet tjeter, duhet te marresh dhe te japesh nga sjellja e tyre, te pershatesh. Irena kishte ngele e magjepsur. Ajo asnjehere nuk kishte degjuar tek Aloni nje analize te detajuar. Ajo e njihte me shume si hamashor ne shtrat. I sillej mendja:- Sado qe e vlersonte per momentin, gjate veprimeve te tjera, mendonte, se vjen nga nje vend i vogel dhe vendet e vogla duhet te kene mungesa, siç kane ne popullsine. Keto duhej te ishin ne kulture, ne art, ne sjellje, ne zhvillim, por qenka ndryshe u shpreh ajo me vete dhe ju drejtua Alonit :-Alon te degjova me vemendje dhe me gezon se me ne fund me duket, se ke kuptuar se çfare do te thote te jesh prind dhe prind i pergjegjeshem dhe te prinderosh, pa hyrë ne analize. E kam patur shume te veshtire te marre ate vendim. Kur kam degjuar nga goja e femijes tend, Jetmirit, historine tende, gjenialitetin e tij ne te shprehur, kur mesova sakrificen e asaj nene, kam qendruar nete pa gjume, per te marre ate vendim ne rrespektim te saj, te emerit nene. Mendova duke pare tek ti veprimet ne vite, i bashkova te tera emertimet bashke, dhimbje, perjetim, sakrifice, perballimin jetese, njohje prinderore, jete bashkëshortor te merituar, nuk i gjeta tek ti. Gjykova :- A e vlerson Aloni dashurine e vertete, a e vlereson familjen ? A i çmon prinderit, qe i kane dhene kete bukuri, qe njerzit shpenzojne qe ta krijojne ? Kishe humbur Alon, ne labirinthet e jetes e nuk e dije se ku ishe. Te ka mbrojtur dashuria prinderore dhe e gruas Valmires tende dhe e Jetmirit. Ata te kane dashur e te kane kerkuar me sakrifice njerzore, pa e dite perfundimin. Ty duhej te jepej nje mesim shembullor, qe te kthehesh tek rrenjet tua familjare. Une ne shpirt kurre nuk do te braktis, se ishe, jo vetem i dashuri im, por je dhe babai i vetem i vajzes sime, qe lutem qe e kam dhe nuk e nderroj me asgje ne bote. Nuk do te harroj ne jete, do te kujtoi ne çdo rast, ne jeten time te re. Ishte seanca e fundit gjyqesore?! Ishte dite e shtune. Aloni me Valmiren dualen sebashku ne ane te lumit Neva dhe shikonin qetesine e ujrave te tij, qe rridhnin te qeta e derdheshin ne det. Mori nje leter e shkroi dhe hodhi ne lume. -Pse e bere kete veprim e pyeti Valmira, Alonin ? Kam pershtypjen se te gjitha ujrat derdhen ne det, qarkullojne tek njeri tjetri, si dhe njerzit. Le te mendoi se kjo leter do te sillet me mesazhet per vendin tim, do te kapercei dallge te medha, si jeta ime e do te perfundoje ne brigjet e detrave, qe lagin token tone amtare, token tone te permallshme e te lashte shqiptare.