Gjithshka shkoi. Poezi nga Greta Kadare

 

 

 

Gjithshka shkoi

E bulëza e dhimbjes

U shkri në një lot

Mbi të çarat e plagëve

Ra vesa e dites

Që çeli të njejtin zambak

Ashtu aq bute aroma e dehu

Atë shpirt  gruaje

E hare në zemer golcoi sa kaq

 

Nuk mund të vdiste

pa tretur petalet

Nektari në mjaltë

Do t’i kthehej prap

Ti ja viziton shpirtin

I pikturon lëkurën

Me penel gervish

Sa ti dalë gjak

E kërkon fundin

Në shpirtin e gruas

Por nuk mundesh dot, bindesh

Është atje parajsë …?

 

 

2.

 

Vjen , rreshqet vesë anës buzëve

Në orë të kohes, dhe dritë dhe terr

E ke shijen e erës së qelqtë

Flladit paqtë timin planet

 

Të ndjej  si zbret e derdh frymë

E lehtë e hedh mbi mua lehtë

Një re zbraztë  bardhë, jetë

Mes shpirtit më zbërthen

 

M’i ndez deshirat, kaq pa faj

Nuk jane më te mijat, kaptuar keq

Puthë, thua si femijë, me frymë

Puthmë o frymë, puthme për dreq!

 

E  vjen valë e nxehtë pervjedh, gris

Nen lëkuren çarçaf perpelitemi vetë

Ti kohrave brenda shpirtit më mban

Nga e jotja  deshirë më terheq.

 

Preken pa prekshem  tej nga ketu

një bote e jona vetem frymë

Zberthen mes shpirtit nën lekurë

Celsi yt, vetem një frymë.

 

 

 

 

 

 

 

 

3.

 

Jam duke përtypur

fjalet e mija nuk di ç’të them

I gëlltis mendimet përpjekur

Mos më mbajë fryma peng

Gëzoj pa gëzuar

e dehem pa pirë

Veç mos dukem esell

mes botes së marrë

E kthej te vetja

gjithe ëmbelsi

Helmin pikuar

Burimit të tharë

Gezoj pa gezuar

Në dehje me vaje

Në oshetima pa zë

Kur errësira flet

Kudo përmbi heshtje

Në dergjje vetmie

Pa gezuar dehem

E Dehja më mek

Duke i përtypur fjalet esell

Fryma mos më mbaj peng.

 

 

4.

 

Shihte ëndrra

S’mund t’ja ndalte vetes

E nesermja vinte fill pas tyre

 

Endërronte për të jetuar

Ky ish i vërteti shkak

 

Dhe herë llahtarisur

Me tmerrin kafshuar

 

Herë portat e ferrit

Peng shpirtin ja mbajnë

 

Ajo jetonte edhe ashtu

Me copa të grira shpirti

 

Tërhiqte veten pa ju dhimsur

Zvarrë e zvarrë duke vallzuar

Në mes tishtimit të vet

 

Shikimin e dërgonte qiejve

Atje i mbeti lidhur ai shpirt

Peng kish,  të fluturonte  atje

 

E lëndoi e keqe e botës

E kafshonin  figura pa fytyra

 

Endrrat nuk e linin të vdiste

Ankthet ,aleatet që i bënin keq

 

Udhëkryqeve  gjendur, betohej

Përmes lutjesh në gjuhe te saj

 

Harresa  mbulonte asgjë të harruar

Ajo që nuk e vriste e mbante gjallë

 

I duhej një cast për ta marrr veten

Një gjysem frymë i mjaftonte

Dhe një tjeter  mengjes

 

Ti s’mund ta dish, se njeh fare

Eshte dhe s’ështe si te tjerat

Brenda saj nje botë endrrash  gjen

 

Ka  nën akullnajë flak vullkani

Nën token shkrumb ujë kristal

 

Etja shuhet shkretëtirës që njeh

Pika ëndrrash me frymë,cdò mengjes i saj.

 

 

 

5.

 

Sot enkas humbe?

Të ndjeja mall

Ta vesh në provë

Këtë zemër

Dhe ti e di

Do të pres gjatë

Ndoshta me pritjen

Do jem gjithë jetën

Ti enkas humb !

Malli të tresi

Me heshje e pritje

Të kërkoj udhë

Enkas humb

Të therras në emer

Ndër jehona qiejsh

Të gjej gjithkund .

 

 

 

6.

 

Më la shije farmak koha e pritjes

 

Trubulloi

 

Gjithe cfarë kisha qëndisur të them

 

Tani

 

Buzet i mbuloj heshtja

 

Heshtja

 

Ja vuri perden dhe shpirtit që pret. ..

 

 

 

7.

 

Po ja fal vetes gjuhën e heshtjes

Lëndina e paqes më ndjell

 

E po kthehem oh, në dikur

Në kohë të gërryer tanimë

Në shekujt e dashurisë kolerë

 

Me të mendafsht mbështjell gjijtë

Kam dashur deri në dhembje,por

 

Kurrë nuk pash dashuri në kthim

 

Doja dhe kur shpirtit ngrysej terr

Pa më pyetur kush nese ndjeja frikë

 

Fryma e shqyente kraharorin

Diafragma pikonte gjak

 

Ethet shigjeta qelizen derrmonin

Tani më duhet të dua më pak

 

Kam dashur edhe në heshtje

E perplasjet e heshtjes uragan

Ndjej ende në fytyre

 

Shpina, shpirti mbanin sa nuk thuhet

 

Tani më pak duhet të dua

Koha kryq ,i thyen dashuritë.

 

 

 

8.

 

Gërmova thellë, ku i mbaj fshehur

Të vyerat letra aty në sunduk

 

I kthehem shpesh mallit të vjetër

Lëndohem , s’të kam këtu.

 

Rrëfen, për ty jam më e mira

Premton, s’do më lësh kurrë

 

Unë prap dhe sonte jam vetmia

Gënjehem fjalesh, të kam ketu.

 

 

 

9.

 

Muzgu e josh

E josh edhe nata

Derisa mendimeve të saj

Heshtja  ben udhë

 

I le enkas shpatullat zhveshur

T’ja përkedhel flladi

T’i shuaj  etjen

Që i djeg  nën lëkurë

 

Ajo ndër vetmi të vet

Pret të ndizen yjet e qiellit

I mungojnë gjerat

Që s’mundi t’i bejë kurrë

 

Tani tjetërsuar gur e tera

Pangopshmërisht njeri

I kujtohet gruaja brenda saj

Që nuk mundi të vdes kurrë.

 

 

 

10.

 

Mos rend pas meje

Kur bëhem erë

As pas zërit tim, kur pëshpëri

 

Ti, ÇIRÇE më thërret dëshirave

Ndjej të magjep, por s’kam qëllim.

 

 

 

 

 

11.

 

Tani asnjë dhimbje më

nuk më dhemb

Të gjitha më duken të vogla

mundem t’i gris

Asnje urrejtje

vend më nuk gjen

 

Shpirti hapur është sa bota

thyen diten

 

Të tërë ditët në cifla degdis

 

Gjithë zjarrin e diellit, dal muzgut

 

e  përpij në shpirt

 

Vetëm mos më vdes ëndrra

 

Netëve vargëzuar mungesë

 

Fryma mos më braktis…

 

Ajo përbuzte

Sa herë gdhihej ,nesër

Se çdo, nesër

I sillte trishtim

 

Bota aq e dashur

Vetëm, netëve, ëndrrave

Sa gdhihej nesër

Shkonte në harrim

 

Ajo, nesër

Nuk është e njejta

Dita ja thërmon

Çdo dëshirë

 

Sa herë priste, nesër

Vetëm vuante

Urrejtja për nesër

Ju kthye qëllim.

 

 

 

12.

 

 

Të kam tradhtuar shpirti im

Me hënen shtrat të kam tradhtuar

Zjarrin e yjeve mbi trup hodha

Dëshirën ndeza sa e dogja

 

Shpirti im, të kam tradhëtuar

Plot net në shtratin hënë

E nën çarçaf yjesh ndezur

Kam përqafuar imazhin tënd.

 

 

 

 

13.

 

 

Eh, unë kështu s’mundem

S’jam bërë nga ai i thjeshti brum

Kam gjak, kam shpirt

Kam frymë njeriu më shume se duhet

S’mund të jem thjesht lëkurë

 

Tek shoh rreth qafes kalvarin dhimbje

Mbuluar botës mos e shohi kurrë

Kuptoj jam stisur prej tjetër brumi

Thjesht, s’jam vetëm lëkurë

 

I fundit ka qenë mendimi për veten

Prej  vetes dashuri kam dhenë pa  fund

Se gjithe ç’më do shpirti

Për mua ështe e vyer

Veten kurrë se desha shumë

 

Kështu drobitur nuk i qahem kohën

As shenjat rreth qafes s’mund të më

mbysin kurrë

Ehh, jam bëre prej tjetër brumi, ju them

Jam shpirt , jam frymë s’jam thjesht lëkurë.

 

 

 

 

14

 

Sa herë zgjas dorën të të shkruaj

Ndaloj shpejt në cast

Ti shkon, bëhesh  krejt i huaj

A thua duhet të ndjek pas

 

Kur përseri dëshira shfaqet

E trubullon cfarë gjen

Unë përsëri e zgjas dorën

Pyes ja  vlen a nuk ja vlen

 

Në fund me veten e bej paqen

Të shkruaj nis serish

Dhe pse ke shkuar, je harruar

Patjetër do të vish.

 

Mbi pritjen do ta ulesh dorën

Do të shkruash ti, e di

Atherë harruar do shtegëtoj unë

S’di a do më ndjekësh, se di…

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here