Prof. Albert Nikolla, Bruksel: SHQIPJA NUK MUND TË MBAHET NËN VARGONJTË E SLLAVISHTES…

CENSURA SAPO KA NISUR-

SHQIPJA NUK MUND TË MBAHET NËN VARGONJTË E SLLAVISHTES…

Po nis një diskutim i hapur, pas debatit në emision 3D të TVSH-së, – të drejtuar nga moderatori nga Alban Dudushi , ku Edmont Tupja deklaroi frazën tragjike se : “Shqipja (po shkon) drejt greminës!” Në 10 vjet do pyesim, “A flet shqip?” … debat ku Xhevat Lloshi vuri në dukje faktin se “Mungojnë shkencëtarët” – Pse kjo gjendje , na tregoni fajtorët?
Ne kemi të drejtë të shkojmë dhe më tej , të bëjmë pyetjen; Kush e çoi albanologjinë në këtë katastrofë? Mos vallë akademikët “sharlatanë”- jo – peticionistë të njohur ndërkombëtarisht, si Përparim Kabo (filozof i njohur nga Bibliotekat kombëtare Angleze dhe Gjermane); Aurel Plasari (Estet dhe historian, ish-profesor i Sorbonës) , Albert V.Nikolla (Gjuhëtar i certifikuar prej njërit nga universitetet me të mira të Evropës – UT Gent dhe i Botuar nga Shtëpia Botuese e Universiteteve Europiane EUE) , apo prof. Dr. Mujo Buçpapaj (i specializuar ne teori letërsie që drejton një bord ndërkombëtar studiuesish të letërsisë )?! Se studiuesit e tjerë (sidomos amatorët apo sharlatanët) nuk kanë asnjë ndikim në skenën akademike evropiane apo botërore. Ndoshta grupi i vogël i këtyre akademikeve të paangazhuar (të cilët nuk janë anëtarë të Akademisë Shkencave) duhet të shpallet fajtor se po bën pa pagesë, detyrat akademike ndaj atdheut që i rriti, si në arenën kombëtare ashtu dhe në arenën ndërkombëtare?!
Na thonë, (megjithëse ne nuk kemi shkencëtarë në akademie), ju s’duhet te punoni për gjuhën shqipe: “Ne ju bllokojmë”, “ne ju censurojmë”; “ne ju shpallim Sharlatanë”. Ajo që dihet është se ata që janë amatorë, vetëm sa i ndihmojnë Akademisë, se janë qesharakë para publikut; janë thjesht “joshkencorë, dhe në dy dekadat e fundit , janë lënë qëllimisht rrotull akademisë. Gjithë sulmi në fakt është përqendruar ndaj atyre që janë akademikë të vërtetë, që bredhin në Evropë dhe bindin studiuesit ndërkombëtare se Shqipja është gjuhë e rëndësisë së parë për indo-evropianishten. Sepse akademia shqiptare aktualisht ftohet vetëm nga Akademia e Malit të Zi e Maqedonisë, ndërkohë që as Greqia nuk i qas.
Kërkimet albanologjike janë arma jonë më e fortë përkundrejt fqinjëve tanë agresivë. Kujt i intereson që kjo punë akademike të mos bëhet dhe cilat grupe interesi joshqiptare janë angazhuar në këtë aktivitet antishqiptar? Për llogari te kujt?
E pranoj se, po ti hyja fushës se studimeve historike dhe “ ti rrëmbeja penën” Pëllumb Xhufit , do te isha vërtet një “sharlatan”. Po një historian si Xhufi që i hyn fushës se studimeve gjuhësore, duke mos qenë i diplomuar si gjuhëtar” si duhet ta etiketojmë ?!
Po u vikan në dyshim , teoritë e hedhura nga gjigandët e gjuhësisë botërore Leibniz, Bopp, Pedersen, Benloew dhe Morvan? – sepse unë po i riformuluakam në gjuhën shqipe! Patjetër na u dashka të mbajmë në jetë teoritë e Mikloshiçit dhe Mayerit, dy studiuesve sllavo-sllovenë, të cilët e kanë studiuar shqipen për interes të Sllavishtes! Na paskan dashur këta sllavët ! … Me gjithë zemër!
O burra te fshehim veprën gjuhësore te Pashko Vases, Jorenim de Rades, Gjuzepe Krispit, Lepnizit, Lois Belnloew, Mishem Morvan, Gjergj Fishtës, Vladimir Georgiev … o burra , se “në injorance populli i ha përrallat sllaviste”. Dhe o burra ta nxjerrim shqipen gjuhë të re, se na hidhërohen komshinjtë, bile-bile t’ja heqim edhe paskajoren, meqë gjuhet e komshinjve nuk e kanë paskajoren. E ka vetëm Hitishtja dhe Shqipja.
Nëse gjuha nuk vjen nga natyra (teoria darviniste e prejardhjes së saj) asaj i mbetet te vijë nga teknologjia (Teoria hyjnore ose Alienizmi) . Alban Dudushi, gjatë bisedës ne studion e emisioni 3D, 7 mars 2024 vuri në dyshim “ekzistencës e gjuhës natyrore”, vjetërsinë e shqipes , rolin e saj parësor në studimin e gjuhëve të tjera, dhe përmendi pa emër, “gjetjet e mia shkencore” të publikuara ne vitin 2020 në Belgjike, të aprovuara dy vite më vonë nga 33 gjuhëtarët, antropologët dhe gjenetistët më të mëdhenj të botës aktuale, të cilët e klasifikojnë shqipen si gjuhë natyrale autentike dhe shumë afër gjuhës iniciale (Teori e shekullit XVIII-XIX – përkrahur nga Leibiniz, Bopp, Pedersen), për arsye që nuk i kuptoj, (Edhe për faktin ky njeri gjithë jetën ka punuar thjesht gazetar, me ndikim të madh në publik). Dua ti them mikut tim Alban Dudushi, me të cilin kam pasur marrëdhënie shume të mira gjatë gjith kohë se ; Shqipja konsiderohet se “ka qenë e është një gjuhë e ruajtur në male, që nuk është standardizuar asnjëherë gjatë historisë, që nga fillesa e saj deri ne vitin 1972”, domethënë, “është qartë e pastër natyrale”.
Peticionistët që lëshojnë gojën e nevrikosura, kundra ca patriotëve shqiptarë, qofshin këta amatorë apo profesionistë, duke i quajtur madje “sharlatanë” bëjnë mirë të heshtin menjëherë e përgjithmonë: Arsyen pse shajnë ata, mund ta gjejmë në një shprehje të Volterit: “Njerëzit që nuk kane vepra – kanë sharje”, Populli shqiptar e ka një shprehje akoma dhe më pikante: “I shari të shan”.

Përgjigje shkencore Dudushit:

PSE SHQIPJA ESHTE NJE GJUHE NATYRORE
Albert V. Nikolla -Gjuhëtar-Bruksel

POZICIONI FILLESTAR I SHQIPES
SIPAS TEORISE GJUHESORE SHAUMYAN

Mbështetur mbi metodologjinë shkencore të Jean-Pierre Desclés në veprën e tij; “Intersemiotika dhe gjuhët natyrale”(2013) ,

Botimet e mia shkencore në lëmin e albanologjisë, (të publikuar në gjuhë të huaja) rezultojnë të jenë sa dyfishi i botimeve që ka publikuar Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë në 50 vjet.

Fakti që brenda gjuhës shqipe, gjenden me shtresëzime krejtësisht të dallueshme i gjithë leksiku i një gjuhe fillestare me fjalë thjesht një zanore apo bashkim zanoresh si ) të gjuhës se Homo Erectus (2 milionë vjeçare); */â/”; (asht-është) */ie/ (nënë),* /û/ (un) ; të gjuhës fillestare te Homo-Sapiens Primitiv 300 mijë vjeçare) */pi; rri; di; ki; ha; gji; gje; gja/ , dhe të gjuhës se Kromanjon (50 mijë vjeçare): */dua, marr, vesh, gjuaj/) tregon se shqipja është një gjuhë e pastër natyrore. Fjalori i përbashkët i saj me gjuhët Nostratike , si Hebraishtja, Baskishtja dhe Finlandishtja, provon shkencërisht këto tezë.

[ ]

Dy nga teoritë e reja që po ndikojnë ndjeshëm në fushën e kërkimit të avancuar etimologjik të origjinave të fjalëve, janë: “Metodologjia Shaumyan” mbi “semiotikën e gjuhës”, që bazohet mbi konceptet semantike (përbajtjes kuptimore të fjalës si vektor mendimi dhe logjike) dhe “Metodologjia Desclés”, mbi “metagjuhën” – e cila nënkupton përbërësit strukturorë të krijimit të një fjale të caktuar, integrimin e fjalës në togfjalësh dhe fjali, dhe uniteti struktural i frazës, përgjatë ligjërimit, gjer tek gjurmët e shtresëzimeve të ndryshme përgjatë historisë së ekzistencës së saj, kuptuar dhe ato të gjuhëve paraardhëse.
Shqipja Gege, rezulton të jetë një gjuhë ku mund të aplikohen me sukses të gjitha teoritë e reja të strukturalizmit gjuhësor francez dhe sociolinguistikës amerikane. Semiotika dhe struktura janë esenciale në etimologjinë e Shqipes.
Për gramatikbërsit, një fjalë e prejardhur shënjon dy operacione të ndryshme të cilat janë fjalë-krijimi dhe derivimi: Gjuhët natyrore janë produkt i fjalëkrijimit me matrica, me etimone dhe shtegtim semantik (kalimi i vetë kuptimit në një zonë tjetër të logjikës) por dhe fjalëformim me bashkim dhe shumë pak me huazim (marrje ose derivim).
Profesori i apasionuar pas konceptit të fjalës, amerikani Sebastian. K. Shaumyan në librin e tij : “Teoria semiotike e gjuhës”, shprehet mjaft qartë se “gjuhësia është një degë e semiotikës”. Ai arrin në konkluzionin se “gjuhët natyrore janë sisteme komplekse semiotike”. Sipas tij “strukturat e gjuhëve natyrale, përfaqësojnë formën e rregullimeve semiotike të njësive dhe kategorive të ndryshme, që përfshijnë brenda vetes gjithashtu proceset meta-gjuhësore të shqiptimit, interpretimit, të kuptuarit dhe prodhimin e fjalëve.” Të gjitha këto cilësi janë pjesë e parë thelbësore të një semiotike të ndërthurur e të komplikuar, që fsheh brenda vetes tërësinë e arkitekturës gjuhësore. [ ]
Çfarë do të thotë kjo: Që interpretimi i brendshëm i vetë fjalës nga ana semiotike, ka një rëndësi të madhe për fushën etimiologjike të kërkimit, krahas elementëve të tjerë. Jean-Pierre Desclés , në veprën e tij “Intersemiotika dhe gjuhët natyrale” (Signata -2013) flet për metagjuhën intersemiotike dhe gjuhët natyrale. Ai konstaton se analizat gjuhësore mund të mbyllen në një metagjuhë të brendshme, që eshtë semantika shprehimore. Sipas tij një meta-gjuhë gjuhë nënkupton shtresëzimin e vertikales historike të ndikimit socio linguistik që lënë të gjitha gjuhë e mëparshme (meta-gjuhësia), dhe organizimet koherente gramatikore të konstruktit të uniteteve ligjërimore (morfemat, fjalët, leksemat, leksiku, sintagmat, frazat..etj), marrëdhëniet mes një termi dhe anaforave të tij, parafrazat, variacionet dhe deformimet e një tipi ligjërimor.
Gjatë analizave etimiologjike dhe semantike të gjuhës dhe ligjërimit si proces, kërkohet aplikimi i strukturalogjisë Historike, ose i Meta-Gjuhës si koncept. Meta-gjuha ka në vetvete kodet e brendshme i shtresëzimit sipas fazave të zhvillimit që ka pësuar gjuha. Në Shqipen Gege kemi pak a shumë këto perioda të qartësuara të shtresëzimit meta-gjuhësore:

1- Homo Erectus Language ( HEL – Gjuha Afro)
2- Homo Sapins Primitiv language (HSPL-Gjuha Atlas)
3- Homo Sapins-language (HSL- Gjuha Etiop)
4- Proto-Hebreus Language (PHL – para-ardhësja e përbashkët e shqipes dhe gjuhëve hebraike).
5- Alba language (AL -PIE Proto-indo-evropiane)
6- Carpatian Languge (CP – proto-evropiane-Vinça)
7- Nuragic Language (NLS gjuha sarde – etruskian language)
8- Agean Antic Language (A²L – IE, gjuha pellazgjike-skyp- [Kultura megalitike Shkup] indoevropian language)
9- Hemus&etrusc-language (HEL-2; ilyrians&helens: &thraks& deciens& gets – language)
10- Roman mix language (RML Latino; Galo-Seltique & Sicilian influence)
11- Bizantins arvanitics language -Grec language (BGL – Arvanitas, armenien; aramens& griks conians)
12- Otoman Destuction language (ODL – ndalimi zyrtar i të përdorimit të gjuhës shqipe dhe persekucion 5 shekullor)
Nëse e shohim me kujdes historinë, gjuha shqipe, në dy mijë vjeçarin e fundit, vëmë re se ajo ka shkuar shumë herë afër zhdukjes së saj totale, por ka qenë monosilabizmi i saj i fortë dhe karakteri i saj gramatik – fjalëformues që e ka shpëtuar.
Evolucioni historik i gjuhëve në rrjedhat e historisë, ka patur një ndikim të madh në strukturën e tyre matricore dhe konceptuale. “(…) konfigurimet gjuhësore janë gjurmë (shënjuese) të operacioneve më abstrakte meta-gjuhësore që duhen identifikuar, conceptuar dhe përshkruar shkencërisht. Këto procese selektimi janë ndërmjetës midis konfigurimeve gjuhësore të mirë-dallueshme dhe paraqitjeve mendore të rindërtuara nga gjuhëtarët, domosdoshmërisht të ndihmuar nga psikologjia konjuktive dhe neuro -shkencat dhe përbëjnë të vetmet gjurmë gjuhësore që janë të vëzhgueshme nga këto nëndegë”.[ ] – shprehet profesori i universitetit të Sorbonës Jean-Pierre Desclés, në artikullin e tij “Format e përdorimit tipologjik në gjuhësi”, marrë nga revista “Matematika dhe Shkencat Humane” (2011).
Kur bëjmë zbërthime etimiologjike të një fjale, duke e ndarë në unitete fjalëformuese, ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse aplikojmë teorinë e shtresëzimeve gjuhësore dhe gramatike në gjuhën natyrore, që përfshin historisë së lindjes se fjalës si etimon fillestar, të devlopimit të fjalës me matrica shtesë, të shtegtimit të fjalëve në gjuhë pasardhëse, dhe të riformimin të fjalëve të derivuara me rregulla të reja gramatikore në gjuhët e prejardhura.
Jean-Pierre Desclés në veprën e tij; “Intersemiotika dhe gjuhët natyrale”(2013) , përcakton qartë se: “Në mundemi ndërkohë të pretendojmë më shumë sa i takon meta-gjuhës, duke ‘i kërkuar’ të na përshkruajë jo vetëm dekompozicionet statike të çdo uniteti gjuhësor, por gjithashtu të përshkruajë sinjifikacionit mes forma të ndryshme ligjërimore dhe të vërë në pah sesi frazat, shprehjet dhe në përgjithësi teksti i oratorikës është organizuar në mënyrë dinamike nëpërmjet operacione të ndryshme të “vendosjes në tekst”, apo të “vendosjes në diskur”, në mënyrë të mirorganizuar, për të transmetuar një sens të caktuar brenda një interpretimi perfekt”[ ]
Për këtë nevojiten të jepen shembuj konkretë sipas fazave.
Faza 1- fjalëkrijimi. Përemri vetor */û/ i shqipes primitive, që ruhet akoma si përemër në zonën e Tropojës është njëkohësisht një matrice gjuhësore, një fonemë dhe një fjalë. Është një fjalë instiktive, e cila duke u veshur me një kuptim të brendshëm nga njeriu primitiv, ka prodhuar një fjalë të parë. Nëse i shtojmë një fonemën */ni/(dëgjoj), krijohet fjala */uni/(jam prezent- dëgjoj) që na vendos në korrelacion komunikativ. Nëse i shtojmë matricën */n/ , kemi përemrin vetor të shqipes gege */ûn/, dhe nëse i shtojmë prapashtesën */në/ kemi atë të toskërishtes /unë/, theksi i fjalës kalon nga */û/ fillestarë në një /ë/ përforcuese. Nëse marrim vetën e parë të foljes */nis/, shohim origjinën e fjalëformim me bashkim */un nis, që jep fjalën */unis/. I pari që e dalloi këtë fenomen primitiv të shqipes gege ishte Franz Bopp, i cili punimin e tij të parë shkencor ia kushtoi pikërisht përemrit vetor të Shqipes primitive.
Gjuhët e prejardhura janë produkt i fjalëformimit induktiv me derivacion (akordim), që konsiston në marrjen e një produkti fonetik të gatshëm dhe veshjen e saj me semantike të caktuar. Kemi të bëjmë me një ndryshim të sistemit gramatik , semantik që çon në krijimin e një kodi të ri ligjërimi, me rregulla të reja. “Në një gjuhë të dhënë ‘derivim’ do të thotë krijimi i fjale nga një fjalë tjetër në të njëjtën kohë… Por ne quajmë derivacion ndryshimin nga i cili një fjalë kalon nga një gjuhë në një gjuhë tjetër dhe kalon në disa raste siç është, e në shumë raste e ndryshuar” [ ]
Faza 2 kemi të bëjmë me dukurinë e derivimit, ose të degëzimit gjuhësor. Marrim si shembull fjalën */unis/ të shqipes primitive, që vjen nga zgjedhimi në vetën e parë e foljes nis; (un nis) e trashëguar nga gjuhët evropiane, vazhdon një jetë të dytë semantike në këto gjuhë . Nëse i shtojmë parashtesën */re/ ( e re) kemi flalën */reunis/ të frëngjishtes dhe nëse i shtojmë prapashtesën */on/, kemi fjalën */reunion/. Në anglisht: folja */unis/ e shqipes duke i shtuar fjalën */son/ ka dhënë fjalën */unison/. Gjithë fjalori i shqipes primitive është marrë nga gjuhët e familjes evropiane me derivim, dhe në asnjë nga këto gjuhë nuk mundet tu përcaktoje origjinë etimiologjike, sepse mungojnë në sistemin gramatik të tyre, fazat e para të krijimit të fjalëve, matricat dhe etimoni, që janë pronësi e shqipes primitive gege. Gjuhët e ndryshme kanë huazuar fjalë të shqipes primitive gege në epokat prehistorike por dhe në epokat moderne kryesisht nëpërmjet Greqishtes antike dhe Latinishtes. Nëse i bëjmë një etimologji fjalës latine */unitum/ do të shohim se vjen nga folja shqipe */unit/ plus prapashtesën karakteristike të latinishtes */um/.
Të gjitha transformimet që etimonët pësojnë përgjatë historisë, bazuar në ligje gramatikore , ose me anë të matricave të ndryshme gjuhësore si; parashtesa (prefiks); ndajshtesa (afiks); dhe prapashtesa (sufiks) pa harruar krijimit të fjalëve të reja me bashkim, krijojnë përmbajtje të reja semantike, si brenda gjuhës se origjinës ashtu dhe tek gjuhët e prejardhura, duke u kthyer kështu në promotorin e pasurimit leksikor të gjuhëve. Ky është procesi natyral i krijimit të strukturave morfologjike të fjalëve. Studimi i kësaj tendence gjuhësore, si rezultat i evolucionit të gjuhëve, ose dhe përshtatjes ndaj rrethanave, krijon atë degë të gjuhësisë që quhet etimologji strukturale. Gjuhëtari S. Ullmann mendon se: “Aspekti formal i fjalëve shqyrtohet nga morfologjia (…). Kuptimet leksikore përbëjnë fushën e semantikës [ ].
Po japim disa shembull nga shqipja Gege: Fjala primitive njërrokëshe shqipes gege */fi/ (fill) duke i shtuar sufiksin */rm/ jep fjalën /firm-firma/ (Vë firm). Fjalës */firm/ duke i shuar prapashtesën */os/, na jep fjalën */firmos/ tipike e shqipes. Grupi i atyre që firmosin quhen */firmëtarë/.
Fjalës */firm/ të shqipes primitive gege duke i parashtuar foljen primitive /kän-kon/, na jep fjalë, /konfirm/ (Confirme-në frëngjisht). Duke i shtuar sufiksin */oj/ të shqipes jep foljen */konfirmoj/, por duke i shtuar togfjalëshin geg*/ci ïon/(si jan) jep fjalën /konfirmacïon/. Etimoni primitiv i fjalës */komfirm/ duket qartë se është fjala */fi/-/fie/. dhe nga kjo fjalë në saj të përdorimit të llojeve të ndryshme të matricave, përfitojmë një familje fjalësh në gjuhë të ndryshme ardhur nga forma fillestare. Kuptohet që semantika evoluon dhe bëhet e komplikuar dhe e fuqishme, por gjithësi i mbetet besnike konceptit fillestar, pa të cilin ajo ndoshta nuk do të ishte. E njëjta gjë mund të thuhet për fjalët */konform-konformoj/; /Komfort-komfortabël/ etj.
Jean Paulhan, në veprën e tij filozofiko-stilistike; “Lulet e Tarbesit” logjikisht e shtron konceptin e kondensimit ideor të fjalës, në një përcaktim të tillë: “E para … ekzistojnë dy ligje semantike (…). Njëri lidhet me konsumimin e fjalëve gjatë kalimit të kohës. Ky ligj tregon se fjala mund të rraskapitet para idesë dhe e lë semantikën shtegtoje dhe të ndryshojë, nëse nuk e humb totalisht atë. Sa më shumë ideja është në vetvete e gjallë dhe goditëse – aq më shumë virtyti i saj shprehet. (…). E dyta (…) është se arsyeja e shëndoshë, në çështjet e gjuhës, ka një instinkt që vështirë se mund të mashtrohet; se ajo i percepton saktësisht (…) edhe variacionet më të vogla të një kuptimi të caktuar.[ ]
Shqipja primitive Gege, e mbushur me fjalë njërrokëshe, ka dhënë për shqipen letrare por edhe për gjuhë të tjera një numër të jashtëzakonshëm fjalësh të reja me përshtatje fonetike dhe semantike, fjalë të cilat vijnë nga sistemet matricore dhe nga togfjalëshat. Japim disa shembuj të thjeshtë të fjalëformimit perfekt të Shqipes. Marrim foljen njërrokëshe primitive të shqipes */ka/ ! Duke i shtuar prefiksin */s’/ është krijuar folja tjetër e shqipes */s’ka/! Duke e bashkuar foljes */ska/ me foljen tjetër */ndal/, krijohet emri abstrakt */skandal/. Këtij të fundit duke i shtuar prefiksin */oj-os/, kemi foljen */skandaloj-skandalos/, duke i shtuar prapashtesën */im/, kemi emrin */skandalim/.
Një informacion mjaft të qartë analitik të aplikueshëm nga ana teknike në etimologji, na jep sidomos studiuesi francez Jacques Bourquin, në artikullin e tij “Terminologjia e leksikut të ndërtuar”, ku vë në duke se: “Philologu i rilindjes Franceze Régnier-Desmarais dallon derivatet e formave të foljeve ‘ose menjëherë… ose nga latinishtja’ dhe përcakton elementë primitive duke u mbështetur tek diferenca; “Emërtimet e thjeshta primitive konsiderohen ato që e kanë origjinën nga burime të tjera të së njëjtës gjuhë, por që kuptimin ia detyrojnë institucionit të parë gjuhës që i takojnë; pastaj emërtimet e huazuara nga një tjetër gjuhë, që më pas natyralizohen dhe kthehen në fond të pastër të gjuhës ku përdoren”[ ]
Filologu dhe njohësi i problematika të origjinës së gjuhëve J. Bourquin, bën madje edhe përcaktimin e gjuhës latine si “gjuhë të ndërmjetme” (intermediere) dhe jo si burim fillestar të gjuhës: “Përcaktimet e Enciklopedisë (Franceze) na tregojnë nga njëra anë marrja në konsideratë e latinishtes për të përfunduar me frëngjishten, si faqe e veçantë e një kronologjie gjuhësore, nuk mund të quhet një operacion i përfunduar. Kjo sepse ende nuk kemi arritur në një përkufizim të saktë rreth prejardhjes së fjalës, sepse etimologjia ka evoluar në kuptimin modern të termit, domethënë nuk dimë asgjë nga origjina, as në drejtim të derivateve si produkte të një procesi morfologjik të saktë dhe të zotëruar”. [ ]
Ky postulat gjuhësor rreth huazimeve latine vlen edhe shqipen. Siç pranon në veprën e tij romanisti i shekullit të XIX, Denina, vetë emri */latin/, vjen nga folja primitive kelte */lat/ (vonë), e cila rrjedh me tej nga fjala shqipe /lâ/ (i lënë-i vonë) dhe mbi tetëdhjete përqind e fjalëve të latinishtes i takojnë huazimeve nga Keltishtja. Atëherë nga vijnë fjalët tona, nga greqishtja latinishtja apo nga keltishtja?
‘Emërtimet e thjeshta primitive’ ne i hasim me shumicë në Shqipen Gege. Le ti analizojmë nëpërmjet metodës matricore (prefiks-afiks dhe sufiks), semantike, dhe vektorit të logjikës së ligjërimit, etj. Sipas disa gjuhëtarëve, që nuk kanë patur fatin ta njohin, ose nuk kanë dashur ta njohin Shqipen Primitive Gege, etimologjia e fjalën */gaz/ (gëzim-hare), vjen nga forma */gaudium/, e latinishtes. Eshtë e papranueshme shkencërisht që kjo fjalë të ketë pësuar transformime në sens të kundërt gjatë 2500 viteve duke thyer të gjitha normat gjuhësore . Diftongu */au/, është kthyer në */a/, bashkëtingëllorja */t/ në */z/, ka humbur gjatë rrugës */i/, – dhe ka ikur me pushime, prapashtesa tipike latine */um/ që shqipja se ka në arsenalin e saj gramatikor ka firuar, për të përfunduar në */gaz/ tek shqipja standarte! Pra logjika e këtyre gjuhëtarëve na thotë se njeriu primitiv na paska folur fjalë të një gjuhe shumërrokëshe të komplikuar si fillim, (siç ishte dikur latinishtja zyrtare e qytetëruar), ndërsa popullsia shqipfolëse e fshatrave të humbura mes malesh të veriut, nuk paska bërë gjë tjetër veçse na i paskërka marrë këto fjalë dhe na i paskërka kthyer në fjalë njërrokeshe. Pra gjuha qenka në regresion historik, semantik, fonetik, gramatik dhe fjalë-formues! A ka gjuhëtar serioz në botë që mund ti pranojë broçkulla të tillë jo-shkencore. Studiuesja Anamaria Curea, përcaktohet qartë kur thotë se: “Studimi i fjalës nxjerr në pah dy pyetje esenciale, të ndara qartësisht:
1°duhet shpjeguar mekanizmi i fjalës (…) pra përshkrimi i karakterit të shenjës së përdorur, duhet treguar si janë fabrikuar dhe si interpretohen, nëpërmjet vrojtimeve të instalimit të lëndës gjuhësore në kontekst.
2° duhet përcaktuar cilat janë raportet me mendimin bazuar mbi psikologjinë dhe logjikën njerëzore”.[ ]
Me origjinën e leksikut të shqipes ka pasur manipulime të paskrupullta. Nëse shkencërisht kërkojmë (ta zëmë) etimonin fillestar të familjes që rrjedh nga forma */gaz/ (gëzim) e shqipes së sotme, zbulojmë se ai ka ekzistuar në greqishten e vjetër */gas/ (γας) me të njëjtin kuptim si në shqip. Lind pyetja se nga a ka marrës shqipja : nga greqishtja apo forma e zgjatur shumërrokëshe,-stërzgjatur fonetikisht e latinishtes */gaudium/. Për më tepër në greqishten e vjetër dhe të re ekziston edhe emërtimi i kalit mitologjik që u jepte frymëzim, artistëve dhe quhej */pegas/, një bashkim i foljes primitive shqipe */pe/ (shoh) dhe emrit abstrakt */gaz/, (/pe gaz/ që ka dhënë /pegas/). Në mitologji antike */pegasos/ (πεγασος), kali fluturues me flatra që u jepte artistëve frymëzim. Fjalën */gaz/ e hasim në grup-familje fjalësh të shqipes arvanitika */gazel/↔ /gaz el/ (gaz yjesh) dhe kuptimi semantik i përmbysur i saj, antonimi */gazep/, (gaz ep↔jep gazin) që do të thotë */mërzi e madhe/, fjalë që hasen në të gjitha dialektet e shqipes. Këto dy të fundit trajtohen me të padrejtë si të ardhura nga Turqishtja.
Bazuar në transformimin /ō/ në /e/, origjina e fjalës gege */her/ dhe e toskës */herë/, pretendohet nga shumë gjuhëtarë se vjen nga fjala latine */ hōra/, ndërkohë që e vërteta është se ajo vjen nga para-shipja e vjetër */era/ ose */hera/ që i ka dhënë emrin edhe të perëndisë mitike greke /hera/. Të gjithë studiuesit e greqishtes së vjetër dhe mitologjisë, pranojnë se ky emër u muar nga një kulturë paraardhëse e civilizimit evropian. Në Shqipen Primitive Gege dhe në shqipen e sotme është element i shumësit në forcë, si /disa herë/-shumëfishimi, */her kul/, nga ku vjen fjala e shqipes */hekur/ (metal i fortë), */këtë her/ (kësaj radhe). Ndërsa fjala */ hōra /, është një version i fjalës shqipe */ōra / e cila gjithashtu vjen nga togfjalësh akoma dhe më primitiv i saj */ō ra/ (ka rënë) dhe përkthet */fat i rënë/. Pra */hera/, si perëndi, ishte një perëndi që “jepte fat” ose të “hiqte fatin” ose “ta shumonte fatin”, kështuqë shihet qartë se latinishtja e ka huazuar nga greqishtja e vjetër. Nga fjala */her/ ne kemi fjalën shqipe */herësi/ (shumësi) – */hera/ (radha) nga ku vjen edhe fjala */heritage/ e frëngjishtes (her ita gje) (e folme tipike e njeriut primitiv ) që haset edhe sot në të folmet e Shkodrës : */Kte her ita gje/(këtë herë kjo të jepet).
Ne nuk mund të anashkalojmë një ndër kushtet bazë të kërkimit etimologjik dhe semantik, i cili konsiston saktësisht në: “Hulumtimin e përqendruar i nocionit bazë të përcaktuar si “fjalë”, duhet konceptuar në vetvete si njësi kuptimplote në aspektet e saja gramatikore”.[ ] shprehet studiuesi François Parent, në punimin e tij shkencor për llogari të universitetit Laval-Kanada. Çfarë do të thotë kjo?
Shumë fjalë diskutohen të prejardhura mes burimit shqip prehistorik e latinishtes, dhe këto fjalë janë, */kub/ e shqipes primitive Gege dhe */cubitus/ e latinishtes. Një aplikim i metodologjisë së matricave fillestare dhe kuptimit të brendshëm të fjalës, na nxjerr faktin se /kub-kuba/, vjen nga togfjalëshi i shqipes primitive */ku u ba/= */ku u bi/ = */kuba-kubi/ (në sencin semantik: formim i plotësuar, ose komplet) nga ku vjen edhe fjala e latinishtes */cubitus/. I njëjti tip analize me matrica fillestare mund të kryehet me fjalën */medicus/ të latinishtes e cila vjen nga fraza e shqipes primitive */Me di ku/ (të dish se ku), e cila korrespondon me fjalën */mjek/. Por fjala */mjek/ nuk vjen nga */medicus/, por nga togfjalëshi tjetër semantik i shqipes primitive */me hjek/(kuptohet sëmundjen) , që ka dhënë emrin */mjek /, pas rënies së grupit bashkëtingëllor */h/ dhe */j/.
Një ndër kushtet të cilat etimologjia moderne na vë si kondicion, është ngjashmëria fonetike e fjalës. Nuk e di se ku mbështeten disa filologë që fjalën */pyll/ të shqipes e nxjerrin me origjinë nga fjala */padule/ e latinishtes. Sepse sipas teorisë së etimonit fillestar, fjala pyll vjen nga togfjalëshi i gegërishtes primitive, */Pa yll/ (sheh yllin) nga-që njeriu primitiv orientohej sipas yjeve kur ishte në pyll dhe donte të dilte nga pylli. Pra fonetika dhe veprimi përputhen në shqip, por dy fjalët nuk kanë ngjashmëri fonetike. Aq më tepër që fjala */padule/ vjen nga një togfjalësh i shqipes primitive, nëndialekti i Shkodrës */pa dul/ */pa dal / që do të thotë */shih daljen/ në konceptin semantik primar */duhet të dalësh/ (kuptohet nga pylli).
Sigurisht që gjuha shqipe ka marrë fjalë nga latinishtja, pasi dy popujt gjatë epokës romane ka jetuar në një perandori, por duhet përcaktuar edhe fjalori i përbashkët mes dy gjuhëve, si ai para indo-evropian po ashtu dhe ai indo-evropian.
Derivacioni (ndarja) është një lidhje gjenealogjike e një fjale me një fjalë tjetër, që i takojnë të njëjtit burim etimologjik, (të njëjta gjuhë, apo të njëjtës familje gjuhësore. Por ne kemi të drejtë dhe mund të quajmë fjalë të derivuar (ndarë) çdo lloj fjale që rrjedh nga një etimon fillestar i një gjuhës unike arkaike të Homo Sapiens, nëse arrijmë ti përcaktojmë etimonin fillestar.
(Ta zëmë fjala */mortalitet/ vjen nga fjala */mort/, dhe fjala */mort/ nga ana e soj vjen nga folja */mor/. Por dhe folja */mor/, vjen nga folja */mo/ (mos). Ky quhet përshkallëzim etimologjik i lidhur me fjalëformim matricor. */Mo + r/ jep */mor/, */mor + t/ jep /mort/, */mort +tet/ jep /mortalitet/.)
Ky proces gjuhësor i papërfunduar që vazhdon edhe sot, forcon teorinë e rrënjës elementare të origjinës që u imponua në gjysmën e dytë të shekullit të XV . Por për shkak të një vlerësimi të dobët të proceseve morfologjike që mbulonte, vazhdoi në shekullin e XIX kur u zhvillua komparativizmi historik.
Megjithatë, të vetëdijshëm për vështirësitë, me kalimin e kohës kur njohuritë për historinë dhe evolucionin e gjuhëve nisën të bëhen më të qarta, autorët u përpoqën ta zgjidhin atë duke riorganizuar konceptet e observimit dhe terminologjinë në përdorim. Qysh në vitin 1812 Gabriel Henry parashikoi një seri “me sirtarë” primitivësh të njëpasnjëshëm: “Arti etimologjik është arti i zhveshjes (fjalëve) nga ajo që është e huaj për to, por edhe një mjet për t’i rikthyer ato (fjalët) në thjeshtësinë “e tyre” fillestare. Të gjitha fjalët kanë një origjinë; dhe për të treguar marrëdhëniet e derivateve të reja me paraardhëset primitive, duhet një analizë e thelluar që edhe vetë fjala primitive të ketë korrelacion prejardhje nga një tjetër fjalë, shumë më primitive e një gjuhe tjetër. [ ]
Një shembull i veçante i lidhjeve primitive mes shqipes gege dhe gjuhës franceze është emri */kokosh/ i shqipes, që vjen nga */kocq/ e gjuhës franceze, e cila e ka marrë nga gjuha e vjetër gale; (dhe që të dyja e kanë marrë nga /koko-ro-ko-ko/, “gjuha” instiktive e gjelit, ndërkohë që e kundërta ndodh me fjalën */dunë/ të frëngjishtes që vjen nga folja etimon */dyn/ (dynd ; dyndje rëre apo dheu↔ kodër e vogël) e shqipes primitive gege.
Pyetja është; si mundet që ne të kryejmë një analizë etimologjike, thjesht, pa stërhollime dhe me efikasitet. Sipas postulatit të Akademisë Franceze, etimologjia ka një synim: “Shpjegimin e origjinës dhe evolucionit historik të një fjale të caktuar. Hulumtimi i etimologjisë së një fjale […], rindërtimi i origjinën e saj, duke u kthyer vazhdimisht në formën latine, greke, sanskrite etj., gjer tek forma më e vjetër e mundshme”
(në rastin tonë Shqipja primitive Gege).[ ]
Shkolla strukturaliste e gjuhës operon me zbërthimin, klasifikimin, gjetjen e kuptimit semantik, dhe konkluzionet të bazuara mbi sociolinguistikë. Klasifikimi kryehet në pesë faza, të cilat ne po i shtjellojmë me shembuj konkretë:
Faza 1 – Thjesht bazuar në logjikës e aplikuar gjuhësore (vrojtimi fillestar) ne dallojmë dy kategori etimologjike që na ofron gjuhësia e përgjithme :
a- Burim i paditur, i erret, mister, që do të thotë analizë etimiologjike e mbyllur sipas metodologjisë censuriste të Carlo Denina; (Nuk ka pse ne ta kërkojmë origjinën fillestare të fjalëve!!!)
b- Fjalë me burim para-latin, sepse nuk ka përputhje fonetike, semantike dhe strukturale. Një shembull tipik: mes fjalës */montrer/ të frëngjishtes dhe /ostende/ të latinishtes nuk ka përputhje fonetike.
Faza 2- analiza matricore- kërkimi i etimoni fillestar
Fillimisht kryhet operacioni i ndarjes strukturale brenda fjalës */montrer/. Kemi të bëjmë me një togfjalësh primitiv, etimon primitiv */me än/, dhe përcaktorin cilësor */të re/, që koncepte ligjërimore tipike fillestare të Shqipes Gege, por edhe në shkrimet lineare te Kretës.
Faza 3 -Sipas metodologjisë së ndërlidhjes së brendshme të fjalës, */montrer/ gjen burim etimologjik primitiv në frazën e shqipes primitive gege; /me an të re/ (/sjell anën e re/, ose /vë në pah të renë/ ), që jep fjalën /meantëre/ ( */ae/ derivon në */o/ dhe të +re, = tre) nga ku rrjedh */montrer/.
Faza e 4, – duhet të bëjmë kontrollim me fjalën e gjuhës sanskrite. Konstatojmë se edhe me fjalën e gjuhës sanskrite nuk ka lidhje fonetike dhe fjalëformuese pasi folja */montrer/ e frëngjishtes përkthehet në këtë gjuhë : */ākhyā/ (आख्या).
Faza 5 . Kjo fjalë e frëngjishtes ka konotacione të ndryshme, dhe merr kuptim semantik vetëm në kontekstin e fjalisë ku ajo përdoret, të cilat janë */ngjis/; */fluturoj/; */tregoj/; */vë në pah /; */prezantoj/ etj, një element që tregon se ajo ose është e huazuar, ose është fondit të përbashkët i gjuhës se njeriut cromagnion ( gego-gal).
Marrim një tjetër rast! Konkretisht foljen primitive të shqipes gege */ma/ (mba). Duke i shtuar prapashtesën */s/ kemi foljen */màs/ (mbas), dike i shtuar foljen */ke/ me bashkim, kemi */mask-maske/ (mbas ke-kuptohet fytyrën e fshehur), me rënien e */e/, dhe duke i shtuar prapashtesën */im/, kemi fjalën */maskim/. Operacioni fjalëformues mund të shkojë dhe më tej: fjalës */mask/, duke i shtuar togfjalëshin e shqipes gege */a ra/(është rënë) kemi emrin konotativ përkeqësues */maskara/, duke i shtuar prapashtesën */ad/, kemi fjalën */maskarad/, duke i shtuar fjalën me konotacion përkeqësues */lliqe/ ose */lloqe/ (mbeturina) kemi fjalën */maskaralliqe/, etj.
Kemi madje edhe fjalë që vijnë nga fjali primitive të tilla si; */ekzagjer – ekzagjeroj/ nga fjalia e shqipes primitive gege */e xa gjer/ (e zë gjer ↔ zmadhoj), plus prefiksin */oj/, ose */âmbasador/ nga */â me ba sa dor/ (është për të bërë dorën e tij↔përfaqësues).
Njihet roli i togfjalëshave në krijimin e fjalëve të reja, që çon direkt në pasurimin semantik të shprehive gjuhësore. Nga bashkimi i foljes */kon/ (qēnë) i shqipes gege me fjalën */krē/ (kokë) kemi fjalën */konkret/, duke i shtuar prapashtesën: */isht/ kemi fjalën */konkretisht/, duke i shtuar prapashtesën */oj/, kemi */konkretizoj/, duke i shtuar */im/, kemi fjalën */konkretizim/. Qartësisht në Shqipen primitive Gege, kemi fjalë me forma strukturale lehtësisht të zbërthyeshme, gjë që tregon se gjuha shqipe është një gjuhë idiomatike me simbolika fillestare.