HEKURAN HALILI: U POQ ULLIRI I AVLLISË TIME , POEME

Tri shtëpitë e mëdha të fisit tim ,
në Çamërinë pellazgjike,
ende në këmbë qëndrojnë ,
(pa çati natyrisht, se druri s’rron sa guri),
por , në këmbë janë si tri kala,
që në vetminë e tyre trishtuese,
vajtojnë dhimbjen e pashoqe të braktisjes,
(dhimbja më e madhe në botë )
dhe presin kthimin tonë shpresmadh …
Më poshtë shtëpisë, përkarshi detit,
një ulli i madh , i madh hata,
i vjetër , sa vitet të numëruar s’kanë,,
i madh, sa dyzet ullinj bashkë,
ulliri që priti Odisenë kur kthehej nga Troja,
dhe e përcolli tek Penelopa,
me bekimin e tij Dodonian,
ulliri ,që përditë e përditë krahët zgjat ,
ç’ka është e tija, e jona dhe na e vjedhin,
në gjirin e hijen e tij don ta mbajë…
U poq ulliri i avllisë time lopsiote,
mbi të hipur tre grrabiqar “pronar”,
pamëshirshëm me shufra ullirit i bien ,
pa pyetur për dhimbjen e plagët që ka marrë,
ndaj, çdo kokërr ulliri që në shesh bie,
nxjerr lot e jo vaj…
Në degën e madhe që zgjatet nga veriu,
hipur një vllah nomad,
(me qera i jipnim kullotat që na tepronin,
të jetonte me të tijët evlat),
i bie ullirit tim me sa fuqi ka,
aq, sa ullirit e shpirtit tim nga dhimbja,
lëkura i është nxirë dhe ka plas….
Në degën tjetër , atë nga jugu,
një grek ardhur nga Izmiri hipur,
me inat greku, më fort se vllahu ,
ullirit tim pellazgjik i bie,
sikur fajin për padrejtësitë historike ,
ulliri im lopsiot i Vocajve e ka…
Degës së ullirit tim nga lindja,
ka hipur një jevg , egjyptian, ,
më i pamëshirshmi “pronar”,
ai , që dikur e kishim hyzmeqar ,
(di jevgu çdo të thotë dhëmbje ulliri..?!),
i mjeri ulli mbet’ pa zot, mbi kurriz ç’mba…!
Posht ullirit , tre refugjat shqiptar,
mblidhnin kokrrat e shkundura,
nga këta tre “pronar” grrabiqar,
që rrahin pa mëshirë ullirin tim,
secili për hesap të “efendikoit “të tij,
dhe vijnë e më thonë mua krekosur,
se kanë “efendikonj” të “mirë”, bujar,
siç më thotë edhe presidenti ,
edhe kryeministri,
edhe parlamenti,
edhe politikani i vendit tim,
mbetur pa zot e qeverim,
(siç ulliri im pellazgo-elim’) ,
se udha e jonë për në Europë,
duhet të “bekohet”në Athinë …
U poq ulliri i avllisë time lopsiote,
por i mjeri ulli e di se ç’heq,
nga këta tre “pronar” grrabiqar,
që e rrahin pa mëshirë me purteka,
në heshtje qan e rënkon i miri im,
por duron e s’vdes, do jetojë sa jeta,
deri sa plagët e tij e të miat,
të na i shërojë e drejta, e vërteta…!
U poq ulliri i avllisë time, ulliri lopsiot,
por më shumë se vaj , kokrrat nxjerrin lot…