Prof. Dr. Fadil Maloku: Erdogan, duke e “vrarë” Feton po e dëmton islamin dhe demokracinë!Lidhur me ardhjen e Presidentit turk Taip Erdogan në Shqipëri

(Lidhur me ardhjen e Presidentit turk Taip Erdogan në Shqipëri)

Në vend të xhamive, dronëve dhe benefitetve tjera jo substanciale, pra të parëndësishme për ta emancipuar një komb, një shtet apo një vend, qeveria e Erdoganit më mirë do ishte të investoj në edukim dhe arsimim cilësor dhe koherent me trendet postmoderniste të kohës, ashtu siç e ka imperativ lëvizja që ai e ka identifikuar si terorriste!? Sepse, është shumë e qartë që islami si vlerë, po edhe si sistem jete e sjellje e mishëruar me shekuj të tërë në mentalitetin dhe etnopsikologjinë e botës lindore, kishte arritur me shekuj të tërë të mbijetonte vetëm fal ngjizjes që e kishte me edukimin dhe arsimin e masave të gjera. Ndërkaq, me humbjen e interesimit për emancipim dhe zhvillim falë edukimit dhe arsimimit, ai e filloj rënien dhe humbjen e “peshës specifike” që e gëzonte në konkurrencën globale. Nga ky trend i mosinteresimit për ta zhvilluar sistemin dhe cilësinë e arsimimit dhe edukimit, apo nga ky fillim i pushimit të ushtrimit të ndikimit emancipues, (që në fakt, ani pse ishte i ngadalshëm) mbi masat e gjëra popullore, rezultoj degradimi i “kontrolluar” me pasoja që sot njihen si dekadencë, apati e injorancë, e margjinalizim të paparë ndonjëherë më parë. Dikush do thoshte që kjo”histori” e rënie-ngritjeve e ka përcjellur edhe qytetërimin krishter dhe ate judaist. Dakord, ama këto dy qytetërime për dallim nga ai islam, kur e kanë kuptuar që edukimi dhe sidomos sistemi arsimor është ajo lokomotiva e emancipimit(social, politik, ekonomik, kulturor e edhe ushtarak) të gjithëmbarshëm, i janë rikthyer modernizimit dhe sidomos tani poatmodernizimit. Andaj, nga ky proces i ngecjes, kontestimit, frustrimit, margjinalizimit, e madje edhe keqkuptimit me gjithë atë inxhinierinë përcjellëse të stigmatizimit e paragjykimit, po vazhdon ende edhe në ditët e sotme. Dallojnë vetëm forma e “teknologjisë” derisa inxhinieringu i përmbajtjes mbetet po ai i njëjti. Modernizmi, edhe sot e kësaj dite e ka si imperativ mposhtjen, apo të paktën margjinalizimin e gjithçkaje që “bashkëjeton” me tradicionalen dhe vlerat që i konsumon ajo në jetën sociale, atë politike, e sidomos atë qytetëruese e kulturore. Arsyeja e vetme është se ajo në “dioptrinë” e modernizmit, ende projektohet dhe perceptohet ekskluzivisht si pengesa më serioze për “mirëmbajtjen” afatgjata të vlerave dhe resurseve të neoliberalizmit. Në këtë “mal” procesesh të kontestimit, ka shumë raste e ngjarje të përditësuara kur nën rrogozin dhe “adresën” e vlerave tradicionale; kontestohet, denigrohet e madje edhe luftohet edhe vetë islami(civil, sepse, për “islamin politik” është tashme evidente!) që tashmë në “sofrën demokratike“ veç ka bërë “ofertën” e vete si për kurimin ashtu edhe për fisnikërimin e sjelljeve deviante (sidomos) që në këto shoqëri përveç që janë bërë pengesa serioze, janë shndërruar edhe në një gangrenë kërcënuese edhe për vetë shoqëritë moderniste e post-moderniste të kohës sonë.
Duhet kuptuar, se gjatë modernizimit të Perëndimit, bota islame ngeci, e në rastin më të mirë progresi dhe mirëqenia ishin në një mënyrë një lloj luksi edhe nga shkaku se spektri i shoqërive bashkëkohore ani pse i larmishëm ai edhe më tej mbeti i “kurorëzuar” me vlerat dhe traditat e trashëguara nga e kaluara jo fort e largët. Tradita dhe modernizmi mund të bashkëjetojnë, nëse modernizimi nga njëra anë arrin të mbahet si një kulturë e re autonome e sjelljes dhe në anën tjetër nuk synon e nuk kultivon ambicie kërcënuese e shkatërruese ndaj vlerave tradicionale. Apo të paktën të provoj të promovoj ca nga ato vlera, parime, norma e sjellje që në një mënyrë i bënë rezistencë erozionit të kohës dhe dosido përputhen me parimet dhe normat e etikes dhe moralit neoliberal. Në mënyrë që jo vetëm “oferta” islame, por, as ato tjerat me background civil, të mos eliminohen e ekskomunikohën nga “konkurrenca” lojale e demokracisë. S’ këndejmi, islami burimor e jo ai interpretues që mundohen ta “instalojnë” përmes shartimit të demokracisë, si islamofobët ashtu edhe fundamentalistët radikal, në kushtet dhe rrethanat e dominimit planetar të neoliberalizmit dhe globalizimit po edhe dhe në kushtet e konservatorizmit islamik, ende ka mbetur i margjinalizuar dhe i kontestuar nga të gjitha anët. Ndërkaq, ajo që sot shquhet si “botë islame” është një koncept shumë konfuz dhe i vështirë për tu përkufizuar sociologjikisht. Për shkak të lara manisë interpretuese dhe kuptimit etimologjik që ngatërrohet (pa)qëllimshëm shumë herë nga autorët e profileve dhe formimeve të ndryshme kulturore e ideologjike që i “prodhoj” modernizmi (i shekujve të kaluar) dhe (post)modernizmi i kohës sonë. Në fakt, nocioni “botë islame”, nuk mund të përkufizohet vetëm me natyrën dhe konceptimet gjeografike të vendeve me shumicë islame që kanë origjinë; etni dhe kultura myslimane dhe arabe. Sepse, popujt arabë ose ata të arabizuar edhe më tej mbetën vetëm një pjesë e vogël e të gjithë botës moderne islame. Pjesë përbërëse e saj sot janë edhe popujt e kulturat e tjera përreth dhe përtej kufijve gjeografik. E atributi “islam”, në sintagmën “bota islame” si me formën ashtu edhe me përmbajtjen e tij shumë më shumë nënkupton dhe padyshim edhe aludon një kulturë e qytetërim të veçantë, dhe më pak një komunitet e qytetërim e kulturë kompakte. Kurse atributi i “modernizmit”, ka të bëjë më shumë me konceptin e zbulimeve dhe risive në gjitha sferat e jetës; sociale, asaj politike, ekonomike, ushtarake e kulturore të kohës. Jürgen Habermas, p.sh. fjalën modernitet e percepton si “një vetëdije (më të sofistikuar e më specifike, kursivi im) që vihet kundruall kohës dhe si një qëndrim refleksiv ndaj pozicionimit të dikujt në histori”. Maks Weber, për dallim nga Habermasi, modernizmin e definoj; “si intelektualizim dhe si veprimtaria intelektuale… e cila duhet të mbrohet nga propaganda politike ose nga besimet fetare, ku neutraliteti i ligjit e ka për detyrim ta mbroj nga nepotizmi, klientelizmi dhe korrupsioni. Administratat publike dhe ajo private nuk duhet të bëhen instrumenti i pushtetit personal, kurse, jeta publike dhe ajo private duhet të ndahen, ashtu si pasuria private duhet të ndahet nga buxheti i shtetit ose kompanisë.” Tani, nëse analizojmë shkarazi shkaqet e ngecjes së qytetërimit islam kuptojmë se pothuajse shumica e këtyre shkaqeve dhe arsyeve varen shumë nga kompleksi i këndvështrimit që e bëjmë. Ka shumë autorë (si nga komuniteti islam ashtu edhe ai perëndimor) që ketë stagnim, ngecje e vonesë të qytetërimit dhe kulturës islame e perceptojnë dhe e projektojnë kryesisht si pasojë e stopimit të menduari kreativ, pra, mungesës së një arsimimi cilësor, kurse, ca të tjerë i marrin pushtimet e pandërprera që fillimisht u ushtruan s’pari nga ana e perandorisë mongole, pastaj asaj otomane dhe në fund asaj evropiane. Por, shkaqet tjera të stagnimit të “botës islame”,mund të kërkohen si tek faktorët e brendshëm po aq edhe te ata të jashtëm, siç; pasivizimi kognitiv, lakmia, korrupsioni, krimi, përçarjet dhe mosmarrëveshjet midis (në veçanti midis elitave dhe grykësisë personale, për pushtet) feudeve të copëtuara dhe të sidomos ekspansionit kolonial që u “aktivizuan” menjëherë me fillimet e rënies së saj.
Natyrisht, ky proces nuk ishte as i shpejt e as i rrufeshëm (në shumicën e shteteve e vendeve), por, i ngadalshëm dhe i përcjellë me mekanizma tjerë përcjellës step by step (ngase, qytetërimet si rregull; ngritën shpejt, por bien ngadalë!). Meqenëse, kultura dhe qytetërim islam për një kohë të gjatë ishin ai “ylli polar” orientues edhe për shumë qytetërime të asaj kohe, ai u bë caku dhe shënjestra e parë e modernizmit neoliberal. Ashtu që me aktet dhe fillimet e degradimit e të ngecjes, si qytetërim e si kulturë globale, islami u “shkurorëzua” dhunshëmnga tradita dhe tradicionalizmi i tij shekullor, jo veç si sistem e sjellje qytetëruese, por, edhe si kulturë masive. Shumë nga lëvizjet e reja civile islame të kësaj kohe që e kuptuan më mirë kërcënimin që tashmë po u rrinte si “shpata e demokleut” nga vlerat e modernizmit e nisën menjëherë procesin e akomodimit, adaptimit dhe të përshtatjes masive me trendët e modernizmit. Duke vënë kështu “kontaktin” e parë, këto lëvizje morën epitetet e një “modernizmi islam” që në fakti ishin vetë ca kopje të zbehta të vlerave dhe normave të modernizmit të vërtetë perëndimor. Në ketë kohë modernizmi islam, si një lëvizje (pandam i modernizimit perëndimor) e re synoj ti tejkaloj dyanshmëritë e mësimit dhe praktikës së kulturës dhe qytetërimit islam (tradicionalizmin dhe intuitizmin mistik), por, shumë shpejt u kuptua se kjo qasje (mimeziane; kopje e kopjes) dhe kjo mënyrë e “bashkëjetesës”, jo vetëm që ishte e pakuptimet, por, ishte edhe e pa mundur. Arsyet ishin tejet të thjeshta, sepse lëvizjet e “islamit modernist” që pretendonin se mund të mbijetojnë trendëve globale vetëm duke ofruar vetën e tyre vetëm si agjens, si artikulues e në cilësinë e një imituesi e aktori të thjesht pa ofruar ide, konceptee vlera të veta (që të paktën do mund të hynin fillimisht në një “konkurrencë” lojale me vlerat e reja moderniste), e kishin keqkuptuar tmerrësisht modernizmin. U deshtë të kalojnë dekada të tëra që të kuptohet ky lloj keqkuptimi i modernizmit. Por, arsyeja madhore e këtij “shkurorëzimi”, kishte të bënte me pamundësinë e ngritjes dhe arsimimit të gjeneratave të reja me sfonde dhe background tipik islam. Në ndërkohë, tradicionalizmi filloj ta lëshoj frontin e konfrontimit me islamin modernist, edhe për shkak se tradicionalizmi pushoj së ndjekuri rrugëtimin e dijes dhe eksplorimin e së panjohurës, duke u vetë mjaftuar ekskluzivishtme mbledhjen mekanike të fakteve të njohura dhe rreth së njohurës. Mirëpo, proceset dhe zhvillimet që u adresuan në nivel global gjatë shekujve XVIII-XIX, bënë që e gjithë bota islame të zhytet në një krizë të thellë: sociale, politike, ekonomike, ushtarake, e kulturore.
Që për pasojë përveç ngecjes qytetëruese, patën edhe një lloj anamneze e hamendësimi serioz, se çfarë duhet ndërmarrë për tu spostuar nga kjo rënie e ky baltë e obskurantistqë tashmë i kishte përfshirë pothuajse gjitha sferat e jetës. Në horizont u shfaqen në të njëjtën kohë dy qasje apo dy projektemadhore të cilat botën islame e kishin marr përsipër ta shpëtonin nga kjo katandisje gjithnjë më të theksuar. Qasja, apo grupimi i parë kishte të bënte me një ndërmarrje të madhe sociopolitike, ku roli i aparatit shtetëror bashkë memekanizmat e pushtetit do të duhej të merrnin përsipër si shpjegimin e shkaqeve ashtu edhe të pasojave të kësaj ngecjeje e katandisje, duke filluar nga sferat; politike, ato ekonomike, sociale, ushtarake e kulturore. Ky grupim kishte për “obligim” poashtu të jap përgjigje si për “adresat” ashtu edhe për kahet dhe zhvillimet e reja për ringjalljen, rikonsolidimin dhe riafirmimin e sistemit dhe vlerat qytetëruese e kulturore të islamit. Grupimi tjetër, mori përsipër hulumtimin e agjensëve të rinj sidomos ata që do i adresohen sferës sociale, pra një riafirmim e rilindje e synuar dhe e bazuar në paradigmën e re edukativo arsimore që do ishte dosido në përputhje me proceset dhe zhvillimet e kohës, por edhe me etikën dhe moralin shekullor islam. Do potencuar që në fillim, se të dy këto qasje të këtyre grupimeve edhe sot e kësaj dite i kanë pothuajse të njëjtat ambicie e synime për ringjalljen dhe rikonsolidimin e islamit, si qasja e parë (që nuk ngurron fare ta identifikon vetën si “islam politik”) ashtu edhe qasja e dytë (që vetën e identifikon si !islam civil”). Tani, nëse do bënim një tipologji sociologjike, do kuptonim se si “produkt” final i grupimit të dytë, midis shumë lëvizjeve të reja (që fillimisht ishin të karakterit lokal e rajonal) sociale u paraqit edhe Lëvizja e Hyzmetit. E cila me përpjekjet e saja për të gjetur alternativa e dëshmi të reja, jo vetëm për ringjalljen, por edhe për mobilizimin e synimit dhe ambicies që do ta inkuadronin islamin në “vallen e konkurrencës” jolojale lokale (bashkë me rrymimet dhe alternativat tjera civile) që e mundësonin dhe lejonin rregullat dhe ligjet demokratike të (post)modernizmit, do mundohej ta bëjë atë shkëputjen “cezariane” nga parafrazuesit dhe imituesit e dështuar modernist. Por, fillimisht duhet sqaruar se modeli i “islamit civil” që evazhdon edhe sot në ditët tona Lëvizja e Hyzmeti, nuk e kishinas origjinën e as kornizën e saj bazike në ndonjë nga platformat(ashtu siç edhe mund të mendohet nga shumë dashakëqij) apo rrymimet publike e konspirative lindore e perëndimore, por, as në paradigmën e asaj që shumica e konservatore e identifikoninsi “islam burimor” e ca të tjerë edhe si “islam tradicional” (që për mendimin tim sociologjik nuk është ai termi adekuat që do të mundej ta ilustronte si formën ashtu edhe përmbajtjen e islamit natyral), por, në filozofinë, vlerat normat dhe ligjësitë e asaj që në shoqëritë e sotme demokratike identifikohet si “syri i tretë”(termi eufemist për komunitetet e organizuara civile, në demokracinë neoliberale) që si e drejtë sociale, u lejua edhe nga vet modernizmi. Për shumicën e teologëve (sidomos) ajo çfarë po them, mund të tingëllojë e asocoj ndoshta edhe në keqkuptime, nga më të ndryshme!
Por, paraprakisht ta sqaroj sociologjikisht kuptimin e “syrit të tretë” që si në modernizëm ashtu edhe në post-modernizëm ka një konotacion e kuptim pak më ndryshe, se sa që mendojnë dhe aludojnë ajo pjesa (potenciale) e të keqkuptuarve eventual. Një “sy të tretë” që ka për detyrë po edhe obligim “kujdestarinë” dhe korrigjimin apo përmirësimin e gabimeve që mund t’i shkaktoj sfera e institucioneve shtetërore, ashtu siç edhe mund të mendojnë e gjykojnë ca dashakëqij që “rekrutohen” si nga rreshtat dhe “vallja” e islamofobistëve ashtu edhe nga grupimet tjera radikale e fundamentaliste islame, të ditëve të sotme. Një “sy të tretë”, që nuk dominohet e as nominohet e promovohet nga klanet e komuniteteve të ndryshme (etnike, klasore, sociale, fetare e racore) e as nga sistemet autoritare e populiste që kontrollohen dhe menaxhohen nga oligarkët dhe grupet e interesit, por, në vlerat parimet, normat dhe principet e demokracisë neoliberale. Lëvizja e Hyzmetit, në fillimet e saja nuk është nisur e as ndikuar e aq në pak fascinuar e inkurajuar nga këto parime e vlera të lartcekura, por, i ka shfrytëzuar, i ka respektuar dhe i maksimalizuar hapësirat e saja kreative (por, jo edhe dobësitë dhe zbrazësitë) sociale, politike e sidomos ato juridike. Lëvizja e Hyzmetit, gjë që edhe shumica e teoricienëve qofshin nga lindja apo perëndimi e pranojnë se pikënisja fillestare e saj sociale është ajo e islamit burimor dhe ajo e përvojës, historisë dhe traditës së perandorisë (islame) osmane. Edukimi dhe arsimimi islam nga shumë studiues dhe mendimtarë myslimanë, njihet si një nga alternativat më të mira për ta rikthyer lavdinë e myslimanëve dhe islamit si vlerë dhe si parime fisnike përmes tëcilit është e mundur të ndërtohet një shoqëri humane edhe nëditët tona.
Përveç funksionimit si një proces për përmirësimin e cilësisë së jetës njerëzore, praktika më e mirë e edukimit islam synon edhe përgatitje e një brezi të ri për një të ardhme më të mirë. Se islami nuk është as koncept, as filozofi e aq më pak ideologji e sistem i dhunshëm (ashtu si predikojnë e propagandojnë islamofobët, ateistët dhe kundërshtarët e gjitha ngjyrave antiislame) e dëshmon edhe vetë predikuesi dhe arkitekti i Hyzmetit,Fethullah Gylen, kur deklaron publikisht në pothuajse shumicën e mediave sociale globale. “Asnjëherë nuk kam menduar të dal në rrugë për të demonstruar dhe kritikuar hapur sistemin, megjithëse demokracia e lejon këtë kur është e nevojshme. Ngase, jam shumë i vetëdijshëm që një sjellje e tillë jo vetëm që mund të çojë keqkuptime e paragjykime për vetë lëvizjen e islamin, por, edhe në anarki…”. Nga ky deklarim po edhe angazhim praktik, kuptojmë se përveç synimit dhe ambicies për t’u futur në “konkurrencë” lojale me gjitha lëvizjet tjera neoliberale, e duke mos i përjashtuar as ato që “rekrutohen” edhe nga backgroundi islam, nuk duhet të kenë fare frikë, e aq më pak rezerva ndaj ligjërimeve dhe angazhimeve publike që ajo i bë për më shumë dekada. Natyrisht, nuk duhet të rezervohen as as demokratët e gjitha ngjyrave orientimeve dhe botëkuptimeve të ndryshme që mund të jenë prezentë sot në “tregun” e dijeve dhe arsimimit global. Sepse, Lëvizjet e sotme civile neoliberale, ashtu si edhe Hyzmeti, merren shumë më shumë me ripërcaktimin e asaj që demokracia neoliberale mund të jetë dhe çfarë mund të ofroj për komunitete tjera pa dallime; gjinore, etnike, klasore, racore, qytetëruese e kulturore. Me pozicionimet e tyre civil gjitha këto lëvizje në një farë mënyre e marrin edhe obligimin e shndërrimit edhe në një lloj karikuesi i gabimeve dhe “testimeve” që kohëpas kohë i ushtron neoliberalizmi mbi proceset dhe zhvillimet sociopolitike të demokracive kudo në botë. Pra, ky lloj “kujdestarimi”, qëllimmirë dhe fisnik, është i dobishëm jo vetëm për qytetarinë por edhe për pasurimin e sistemit dhe qeverisjes demokratike. Demokracia amerikane, për dallim nga ajo evropiane p.sh. ka avansu jashtëzakonisht shumë në kultivimin e këtij pluraliteti dhe kësaj konkurrence midis lëvizjeve civile dhe shoqërisë së saj. Amerika, lëvizjet civile (sidomos ato sociale, si kjo e Hyzmetit) nuk i projekton ad hocas si armiqësore e as ad hoc si miqësore. Filozofia e demokracisë amerikane, është gjithçka që është në funksion të begatisë së lirive dhe të drejtave të komuniteteve (qofshin ato etike, racore, fetare e qytetëruese) e jo në kundërshtim me parimet dhe vlerat e saja kushtetuese. Kur të shikohet e analizohet më thellësisht “oferta” që Hyzmeti i ofron nga “bota islame”, kuptojmë se asnjë nga parimet dhe sistemi vleror i saj lëre që nuk bien fare në kundërshtim me natyrën dhe proceset zhvillimore të njeriut (post)modernist, por, përkundrazi ato mirëpriten dhe stimulohen nga shumica e botës demokratike (ani pse, aty këto ka edhe të tilla që janë “pajisur dhe patentua” edhe me keqkuptime e dyshimet “hickokiane”) dhe asaj jodemokratike.
Arsyeja e vetme e mos refuzimit është se “oferta” e tillë (si një përvojë e re në ndërtimin e raporteve zingjirore sociale në ambientet neoliberale) jo vetëm që i fisnikëron vlerat e demokracisë, por edhe e pasuron sfondin e saj(të munguar shpirtëror) mbi vlerat dhe liritë universale të njeriut, kombeve dhe qytetërimeve aktuale globale. Vlera këto që qenë refuzuar e mënjanuar arbitrarisht, nga “menyja “fillestare e “inaugurimit” të modernizmit gjatë shekujve XVIII- XIX. Si e tillë, ajo me faktin e zhvillimit të një sistemi të ri gjithëpërfshirës e të ngritur në konditat e një humanizmifisnikërues, kjo Lëvizje sot ka arritur ta pasuroj sfondin e shërbimit shoqëror. Ajo duke ndërtuar një rrjetëzim të tërë tëedukimit dhe arsimimit bashkëkohor, përveç që është bërë tashmë atraktive dhe e kërkuar, është bërë edhe sinonim globalpër bashkimin dhe afirmimin e idealeve njerëzore dhe për vlerat demokratike. Lëvizje Gylen, për dallim nga lëvizjet tjera civile, qofshin ato nga “bota islame” apo “bota perëndimore” që e theksojnë (për të mos thënë ; absolutizojnë) rolin e tepruar tëindividualizmit (që u “dhuroj” konzumerizmi dhe hedonizmi isotëm) nuk e konsideron dhe trajton si imperativ synim e ambicie përfundimtare, por, e plotëson atë me sintagmën e re dhe të gjerë identitare, si është ajo e nevojave sociale (lexo; angazhimin dhe maksimalizimin e kapacitetve të natyrës së qytetarit, për të mirën e përgjithshme të po këtij qytetari (të dehumanizuar) që në demokracitë neoliberale “prodhoj” dhe stimuloj vetëm sjellje tëhuajsuese, egoizmi e vetëkënaqësie (deri në ekstazë) konzumeriste e hedoniste. Këtë lëvizje, po ashtu nuk duhet identifikuar as me ndonjë organizatë tradicionale tarikati(urdhri fetar), as me ndonjë lëvizje identike laike e shekullare (ashtu siç pretendojnë islamofobët, po edhe me grupimet dhe komunitetet tjera të sotme fondamentale e radikale) në kuptimin modern. Sepse, ajo si një lëvizje pozitiviste, askund dhe asnjëherë nuk predikon dhunën si mjet për të arritur qëllimin e humanizimit të njeriut të sotëm, por, tolerancën dhe dashurinë, pajtimin dhe dialogun si dhe qëndrimin pozitiv në sjellje e vepra të përditshme. Po ashtu, nuk mund të thuhet se qëllim final i saj janë arritja e grykësisë materiale (përmes marrjes së pushtetit në sferën e politikës, ashtu siç u keqkuptua nga pushtetarët e sotëm në Turqi), as ajo e asketizmit dhe fatëpajtimit injorant ndaj proceseve dhe zhvillimeve shoqërore e sociopolitike në botën e sotme demokratike. Themi kështu, ngase, argumenti i altruizmit, pra i përpjekjes permanente për të mirën e përgjithshme, janë ai mekanizmi kryesor frenues që këtë lëvizje e pengon që të bie ndesh si me parimet ashtu edhe me normat, kodet dhe vlerat e islamit burimor.ndodhur edhe krishterimit po edhe judaizmit. Themi kështu, ngase, argumenti i altruizmit, pra i përpjekjes permanente për të mirën e përgjithshme, janë ai mekanizmi kryesor frenues që këtë lëvizje e pengon që të bie ndesh si me parimet ashtu edhe me normat, kodet dhe vlerat e islamit burimor. Pyetja milionshe që tani shtrohet: si ka mundësi që një lëvizje e tillë (FETO) altruiste, e humaniste të shpallet anakronike e madje edhe terorriste (!?), kur imperativ nuk i paska as dronët kamikazë, as xhamitë politike, e as paragjykimet e stigmatizimet për qytetërimet tjera, por, edukimin, arsimimin, harmoninë ndërqytetërimore, tolerancën ndërfetare, ndëretnike e ndëracore!? Andaj, le t’i mbetet lexuesit të gjykojë e vlerësoj me kokën e tij, në mënyrë që ta gjejë edhe përgjigjen që po e kërkojmë…