Nëse ndalemi për të parë thellë në histori 8 Dhjetori qendron i ndritshëm mes asaj vetmie të errët që kishte rënë si zi mbi shoqërinë shqiptare të fundit të vitit 1990.
Gjeneza revolucionare e datës 8 qendron pikërisht tek vrulli spontan i ideve që çuan brenda nje jave ne rrezimin e nje regjimi hafijesh dhe burgjesh politike thua se nuk kishte ekzistuar kurre. Dhjetori ka pasur qysh ne fillim dy rrjedha njeren pozitive te perfaqesuar nga mijera studente te drejtuar nga Hajdari dhe Berisha dhe tjetren negative te perfaqesuar prej te futurve te sigurimit dhe Alise.
Dhjetori u pergjak qysh ne oret e para te levizjes por edhe ne vazhdim. Shume ish-studenteve te Dhjetorit u vrane, u plagosen dhe torturuan ne vitet 1990-1992 si dhe gjate tete viteve te rikthimit te ish-komunisteve ne pushtet 1997-2005. Ish-komunistet kane neveri per 8 Dhjetorin.
Por çfare ka ndodhur ne dhjetor 1990? Le te shohim shenimet e mia dite pas dite, si një protoganist, si një përsonazh i asaj Levizje bashkë me Azem Hajdarin, Sali Berishën, Shenasi Ramën, Myftar Gjanën, Akli Fundon, Bardhyl Ukcamën, Arbër Ahmetajn, Gjin Prognin, Ukë Buçpapajn etj.
DATA 8
Tete Dhjetori eshte bibel e pershpejtimit te shqiptareve drejt perparimit. Nese ajo date qendron e ftohet dhe e larget pas 33 vjetesh ashtu si edhe heroi i saj i mbuluar me dhe te lagesht nga shirat diku ne periferi te Tiranes, kjo nuk eshte faji i saj. Nëse kjo datë ndjehet e trishtë dhe gati e tradhëtuar nga deformimet që ka pësuar demokracia shqiptare 32 vjet më vonë dhe vetë Partia Demokratike që doli nga kjo levize, përsëri nuk është faji i tetë dhjetorit, por i atyre që morën fuqinë prej saj.
Data tetë, si dita e parë e pluralizmit prapë qendron e pacenueshme se bashku me thirrjet dhe brohoritjet per liri, madje gati e paprekshme se bashku me idete qe do te lindnin prej saj. Une më poshte do te jap nje kalendar te ngjarjeve nga tetë deri me dymbedhjete dhjetor per te pare sipas shenimeve te mia por edhe te personazheve te kesaj levizje se ku del e qarte historia dhe ku ajo humbet. Ku përvetësohen merita të paqëna kur në mënyrë qesharake vihen kurorë në trupin e saj të vdekur. Pluralizmi politik, merita kryesore e 8 dhjetorit 1990, ka pësuar tronditje, demokracia është deformuar drejt një sistemi njëpartiak, zgjedhjet politike nuk japin më rezultatin e vertetë dhe vetë demokracia është shndërruar në një fjalë mashtruese.
Megjithatë unë kam qënë besnik ndaj asaj date, si protoganist, si student pasuniversitar që isha në atë kohë dhe njëri prej poetëve dhe publicistëve më të njohur të brezit tim, por edhe si një intelektual që nuk kam bërë kompromise me të vertetën dhe demokracinë.
***
Rreth ores 20.00-21.00 te 8 dhjetorit kur studentet konviktore te Inxhinierise Mekanike, Elektrike dhe te Gjeologjise kane lene godinat e tyre dhe i jane afruar sheshit perpara drejtorise se Qytetit Studenti per ta ka qene e frikshme. Por kur 100-150 studente te ketyre degeve te lodhur nga nje diskriminim ekonomik kanë kerkuar ashtu ne gjysmerresire fajtorin e vuajtjeve te tyre per te dale pak me vone tek sistemi i gjerave te mbrapshta te regjimit, historia ka levizur perpara. Ata kane filluar te kendojne kengen e njohur “Mjaft ne roberi, o e mjera Shqiperi”, si dhe kane hedhur disa parulla ekonomike etj. Kur studentet jane shtuar ne rreth 400 vete kane marre rrugen drejt sheshit te mensave te reja qe me vone do te quhej sheshi “Demokracia”. Aty jane ndalur dhe kane veshtruar njeri-tjetrin. Ata duke e ndjere se e keqja mund t’u vinte nga dikush dhe nga brenda vetes kane leshuar nje nga thirrjet me te zakonshme per nje revolucion per nje kryengritje “Poshte spiunet”!. Qyteti Studenti i cili kishte dite qe shkembente letra dhe peticione me Kryeministrin Adil Carcani per shkak te pakenaqesive rreth trajtimit te tyre dhe kushtet mizerje te banimit, ishte vene nen mbikeqyrje te rrepte të organeve të sigurisë së regjimit. Sapo studentet dolen ne qender te qytezes se tyre me siguri kujdestaret, administratoret dhe spiunet vullnetare te godinave dhane alarmin lart ne qeveri. Ndersa studentet kane filluar te shtohen kane marre ecjen per tek godina nr. 14. Aty rreth ores 10.30-11.00 e nates per here te pare me turmen eshte bashkuar edhe studenti nga Tropoja Azem Hajdari. Ne momentin kur ky student i vitit te trete te Filozofise ka hipur mbi nje bordure apo mbi nje vazo betoni per t’u folur shokeve te vet, levizja ka marre nje karakter më të organizuar. Ajo tashme do te kishte nje koke dhe ky do te ishte studenti energjik Azem Hajdari. Historia tashme kishte ndryshuar. Ai qysh ne kete moment do te demonstronte dhuntite e nje udheheqesi dhe organizatori te madh. Azemi nuk do ta linte qe te shuhej ne asnje cast dhe ne asnje rrethane protesta. Dritat, uji, ushqimi dhe kushtet ekonomike ne teresi i kishin nxjerre ne rruge keta njerez, ndersa Azem Hajdari do t’i drejtonte ata drejt shembjes se sistemit. Rreth ores 11.00 te nates grumbulli i studenteve eshte ndalur perpara godinave numer 11-të dhe 12-të, te vajzave. Ne keto çaste shume vajza kane zbritur per t’u bashkuar me shoket e tyre bashkëstudentë. Kujdestaret e rrepta jane kujdesur qe t’i ndalojne ato, por nuk kane mundur. Ne fillim Alma Bendo dhe pas saj edhe shume te tjera kane rene poshte te varura per carcafësh. Tani protestuesit jane ndjere me mire. Kur grumbulli i studenteve do te arrinte ne rreth 1500 vete dikush ne gjysmerresire duke marre zemer edhe nga vrulli i studenteve ka hedhur nje ide te guximshme. Te shkojme dhe te demonstrojme ne sheshin Skenderbej ka thirrur ai. Sic ndodh ne te tilla raste disa e kane kundershtuar duke thene se eshte me mire qe te demonstrojne ne Qytetin “Studenti”, por kane fituar me kembengulesit ata qe do te udhehiqnin studentet drejt sheshit “Skenderbej”. Kishte kaluar ora 11.00 e nates kur grumbulli i studenteve me ne krye Azem Hajdarin eshte nisur ne drejtim te qendres se Tiranes duke pershkruar rrugen “Budi”.
NDESHJA E PARE ME SISTEMIN
Ne hyrje te Qytetit Studenti kishte dale nje rreth policesh. Ata i ndalen studentet duke u bere thirrje qe te ktheheshin ne dhomat e tyre. Ketu eshte percaktuar edhe fati i Revolucionit te Dhjetorit. Nese studentet do te thyheshin nga kjo toge policesh dhe civilet e sigurimit, gjithcka do te kthehej drejt erresires se sistemit. Po nuk ndodhi keshtu. Ata kane zgjedhur te shkojne perpara. Ata kane zgjedhur mes dy alternativave njeren, ate me te veshtiren, me heroiken. Ne nje regjim diktatorial sic ishte ai i Shqiperise staliniste ne ato caste studentet mund te kene zgjedhur vdekjen, torturen, burgun ose kampin e perqendrimit. Ata nuk kane pasur shume kohe per t’u menduar rreth ketyre gjerave dhe kjo duhet pare si nje avantazh per vendimin e tyre. Studentet kane kryer nje veprim te vullnetshem dhe kane shkuar perpara. Ata kane zgjedhur siç del me vone lirine dhe kjo ka qene vlera e pare dhe perfundimi i pare i Levizjes se Dhjetorit. Projekti i nje sistemi te ri dukej se po lindte dalengadale. Studentet nuk jane thyer. Ata kane kerkuar qe dikush nga qeveria te vije dhe te bisedoje me ta. Rreth ores 11.30 ka ardhur vete Skender Gjinushi ish-minister i Arsimit. Zbritja nga makina dhe thirrja e tij se “Çfare kërkoni”? “Te cilit fakultet jeni”? “Pse jeni mbledhur”? etj., kane terhequr vemendjen e studenteve. Disa e kane njohur menjehere pasi e kishin pasur pedagog.
Në rrugën në afersi te kopshtit dhe cerdhes se lagjes kishte mbërritur gjithashtu edhe Pirro Kondi sekretari i pare i Komitetit te Partise se Tiranes. Studentet u jane pergjigjur te dyve ne menyren e tyre vendosur dhe pak te nervozuar se duan te ecin perpara dhe se nuk kishin ndermend te largoheshin si burracakë. Masa e studenteve kishte vendosur te marshonte ne menyre te pandalshme. Ata ishin bartes te lirise ndersa ajo toge policesh te mjere nje ngaterrese e vogel, nje shkak i mire per te ndezur gjakrat dhe te provuar vendosmerine e levizjes. Studentet nuk kane pranuar te shperndaheshin, sic u eshte kerkuar, por jane nisur drejt Sheshit “Skenderbe”. Gjithe skena tani zhvillohet tek cerdhja e femijeve që ka dy degëzime, njëra të con shkurt per tek Liceu Artistik dhe tjetra për në Rrugen e Elbasanit dhe pastaj drejt qendres se Tiranes. Aty eshte pare nje gardh tjeter policesh me skafandra qe tundin shkopinjte e gomes ne ajer. Studentet me siguri kane pasur nje prirje per te ecur, por shfaqja e skafandrave dhe e ushtareve pak me tutje i ka detyruar qe te ndaleshin. Të pakten sa te benin nje plan me njeri tjetrin. Studentet duke e parandjerë ate qe u kanosej kane thirrur: “Nuk duam si ne Kosove”. Aty ka filluar te hidhej edhe ndonje parulle me karakter politik. Ne keto kushte mendimi i studenteve ka qene se duhej biseduar me Presidentin Ramiz Alia me mendimin se vetem ai mund te bente dicka. Rreth ores 12.00 te nates hipur mbi nje makine te larte usshtarke ka ardhur ministri i Brendshem Hekuran Isai. Ai sapo ka zbritur ka thirrur: “Çfarë ka ndodhur, çfarë kerkoni ju studentet” etj. Ministri Isai ka bashkebiseduar me studentet. Ata te gjithe ishin te prere ne kerkesat e tyre. Tashme ata ishin aktorë te nje historie te re qe po lindte pas disa ndalesave te perkohshme qe do te pasonin keshtu deri me daten 12-të dhjetor. Pas rreth nje ore Isai u ka komunikuar studenteve se Ramiz Alia pret ne takim nje perfaqesi tuajen. Alia kishte kerkuar nje perfaqesi prej 10-15 studentesh dhe keta te fundit aty per aty nuk kane vonuar ta nxjerrin ate. Zgjedhja eshte bere thuajse spontane dhe ne krye te delegacionit ka qene Azem Hajdari. Rreth ores 1.00 te mesnates perfaqesia e studenteve e perbere prej 13 vetesh eshte nisur ne nje makine per te zhvilluar bisedimet e para me Ramiz Aline. Takimi i studenteve me Presidentin komunist eshte bere ne nje nga sallat e Universitetit te Tiranes ne Fakultetin e Inxhinierise Mekanike-Elektrike. Pervec Alise ne takim merrte pjese edhe Xhelil Gjoni. Sipas deshmitareve Alia u ka kerkuar studenteve te deklaronin kerkesat e tyre dhe ata per here te pare jane gjendur te papergatitur. Ai si nje hileqar i madh kerkonte te dinte qellimet e tyre projektet e tyre. Nuk do pyetje se ata po kerkonin lirine e tyre dhe per momentin sic do te thoshte me vone Azem Hajdari per te shkuar deri atje u besonin me shume shesheve se sa disa letrave qe ata i quanin thjesht burokratike. Ndoshta nje filozof ka pasur te drejte kur shkruante se individi nuk ka nevoje te di se si do ta perdore lirine ai deshiron vetem ta flake tutje zgjedhen. Megjithate keta studente guximtarë kishin nje projekt ne kokat e tyre dhe Azemi si gjithnje i ka dale zot kesaj pune duke premtuar se shume shpejt do t’i shkruanin kerkesat e levizjes dhe do t’ia dergonin. Ata kishin vendosur te flaknin tutje zgjedhen. Ramiz Alia u ka deklaruar studenteve se kerkesat tuaja do te plotesohen por ka vene si kusht kthimin ne mesim dhe dhenien fund te demonstratave. Eshte folur gjithashtu edhe per nje takim qe mund te behej te marten. Heqja dore nga demonstratat ka qene nje kerkese torturuese per Azem Hajdarin dhe per studentet, ata megjithate jane larguar nga bashkebiseduesi i tyre per te bere planet me shoket e tyre qe prisnin tek rruga Budi ne te dale te Qytetit Studenti. Ndersa dialogu i perfaqesise se kryesuar nga Azemi me Ramiz Aline eshte zhvilluar ne pamje te pare normal dialogu mes studenteve qe prisnin delegacionin dhe sampisteve ka qene disi ndryshe. Gjate kohes qe studentet prisnin kthimin e delegacionit nga bashkebisedimi, atyre u eshte bere presion qe te shperndaheshin. Ata nuk kane pranuar. Ne nuk levizim pa ardhur shoket tane, kane deklaruar studentet. Atyre u eshte bere presion edhe nga njerez pa uniforma qe te shperndaheshin dhe situata po evoluonte. Tashme forcat e policise ishin afruar deri disa hapa bashkë me disa furgonë, kuptohet si nje mjet presioni. Perfaqesia eshte kthyer rreth ores 1.20 te nates. Azem Hajdari u ka thene studenteve se Ramiz Alia do t’i priste edhe njehere tjeter, por nuk ka mundur te jepte te tjera sqarime. Ndersa Hekuran Isai po u kerkonte studenteve qe te ktheheshin ne konvikte deshmitaret kane treguar se pa mbaruar mire fjalen ministri, nje oficer bertet sikur gjoja i kane vjedhur pistoleten. Ata kane kerkuar nje shkak per t’iu versulur studenteve qe ishin ngritur gisht kunder regjimit dhe e kane shpikur atë po ne vend. Dikush ka dhene nje urdher me radio dhe mbi studentet ka filluar masakra.
Forcat e policise speciale i kane rrahur studentet perfshire edhe vajzat ne nje menyre barbare. Me siguri ata tashme kane menduar se gjerat nuk mund te ndreqeshin me nje revolucion social, por vetem me nje ndërrim sistemi. Prej stuhise se shkopinjve, studentet jane shperndare. Nje pjese eshte strehuar ne pallatet aty afer, nje pjese eshte rigrumbulluar ne sheshin Demokracia. Aty studentet kane vendosur qe te mblidheshim perseri per te protestuar kunder autoreve te vertete qe perdoren dhunen kunder studenteve. Ne ate nate te zakonshme dhjetori e cila sa vinte e po freskohej rreth ores 2 te mengjesit eshte rene dakord qe rreth ores 7.30 te gjithe perfaqesuesit e fakulteteve te mblidheshin tek mensa e vogel per te percaktuar platformen e veprimeve qe do te ndermerrnin. Studentet kane vazhduar te qendronin jashte. Rreth ores tre te mengjesit dikush qe kishte mundur te siguronte Karten e Helsinkit per te Drejtat e Njeriut ka filluar qe ta lexoje perpara studenteve protestues. Elementet e nje ideologjie te re filluan te edukoheshin. Ky ishte vetem fillimi i shpjegimit te demokracise ate mengjes prej nga pritej te vazhdonin perpjekjet per legalizimin e pluralizmit politik. Ata ishin te gjithe studente konviktore, por ishin te gjithe heronj. Tirana nuk ka pasur mundesi t’i ndihmoje ate nate te vrenjtur per vete spontanitetin e fillimit te protestes dhe rrethanat e saj. Ata do te vinin vetem ne ditet ne vazhdim.
NENTE DHJETORI NJE DATE TJETER E HISTORISE
Cfare do te ndodhe me pas? Kjo ka qene pyetja qe ka stermunduar studentet protestues me 9 dhjetor te cilet kishin guxuar te sulmonin shtetin e diktatures se proletariatit nje nate me pare. Studentet apo drejtuesit e tyre me ne krye Azem Hajdarin kane filluar te mendojne per perplasjen e madhe. Duhet thene se ne kete kohe nuk ka pasur bartes te autorizuar per te sulmuar rregullin tragjik te gjerave te sistemit. Ka pasur vetem spontanitet. Keta njerez ishin antikomuniste dhe te dielen me 9 dhjetor preokupimi kryesor i tyre ka qene qe te beheshin shumice. Per kete ata duhet te dilnin ne sheshin “Skenderbej” me shprese se do te gjenin perkrahjen e Tiranes e cila deri tani kishte veshtruar dhe heshtur. Nje ngarkese frike mbi 46-vjecare, e mbante akoma larg levizjes studentore, më saktë protestës së tyre. Nga ora 8-9 e mengjesit studentet konviktorë por edhe te tjere te pakte nga Tirana si dhe pedagoge jane grumbulluar ne sheshin Demokracia. Aty eshte vendosur qe te marshonin drejt qendres së Tiranes. Ne oren 9-te mengjesit ka filluar Levizja e Studenteve me ne krye Azem Hajdarin. Kjo ishte nje perpjekje madheshtore per te integruar Tiranen ne revolucionin studentor ne menyre qe regjimi te mos i izolonte, te mos i thyente me metodat e tij te hekurta te dhunes. Duke qene te rrethuar dhe nen mbikeqyrjen e forte te regjimit studentet kesaj radhe nuk kane zgjedhur rrugen “Budi” si nje rruge ters ku u perplasen nje nate me pare me policine. Ata kane marre rrugen tjeter në drejtim të Kinoklubit “Studenti”, nga Fakulteti Histori Filologji, pra rrugen e Elbasanit qe te çon drejt qendres se Tiranes. Rreth ores dhjete ne afersi te Shkolles se Mesme Artistike e njohur ne Tirane si Liceu, protestuesit kane hasur ne nje gardh te trefishte policesh, forcash speciale te nderhyrjes se shpejte, sigurimsash te veshur civilë dhe makinash ushtarake. Rruga ishte nderprere. Studentet kane filluar te hidhnin parullat: “Nuk duam si ne Kosove”, “Hiqni policine”, “Nuk duam dhune”, “Jemi per paqe” etj. Aty eshte hedhur per here te pare sllogani “E duam Shqiperine si gjithe Evropa”. Ky sllogan ngjante teper sfidues ne gojen e studenteve te rrethuar nga kordone policesh. Komunikimi me policine ka qene i prere. Studentet kane deklaruar se i kerkonin Ramiz Alise te bente publik personin qe kishte urdheruar qe te perdorej dhuna ndaj tyre nje nate me pare, per ndryshe marshimi i tyre do te ndalej vetem ne sheshin “Skenderbej”. Levizja eshte si puna e historise. Aty ku duket se gjithcka mund te marre fund, ajo rilind. Studentet po tregonin vullnet te forte. Njeri prej tyre u thote shokeve per rreth se kemi me vete edhe pedagogë. Kur studentet kane kthyer koken nga fundi i demonstruesve afer gardhit te hekurt te ambasades Italiane, sot ndertesa e ambasades Amerikane ata dallojne pedagogun e tyre prof. Sali Berisha si dhe shkrimtarin Besnik Mustafaj.
BERISHA I PARI NGA INTELEKTUALET SHQIPTARE QE BASHKOHET ME PROTESTAT E STUDENTEVE
Berisha ishte nder te paret intelektualë shqiptarë me reputacion mbarekombetarë dhe evropian qe u bashkohet protestave studentore. Siç shprehet studiuesi i shquar Elez Biberaj tek libri i tij “Shqiperia ne tranzicion”, intelektualet deri ne ate kohe ishin mosdashes ndaj nje ballafaqimi te hapur me regjimin ndaj veprimtarive antiqeveritare. Pavaresisht pse Berisha dhe Pashko ishin shfaqur si intelektualë te prire per reforma vetem te rinjte ishin te gatshem per t’u perleshur me qeverine vëren ai. Ne kete kohe Berisha ishte bere nje figure e njohur per shkak te konfrontimit me Ramiz Aline ne nje takim qe ky i fundit kishte mbajtur me intelektualet ne gusht 1990. Por edhe per shkak te artikujve te tij te cilet, sic shkruan edhe Biberaj, kishin provokuar pluralizmin politik. Siç ka thene vete Azem Hajdari ne te gjalle te tij te gjithe studentet kishin gjetur tek Berisha njeriun me vizion, mbrojtesin e palekundur si dhe ideatorin e madh. Berisha siç duket kishte zgjedhur perfundimisht qe te dilte hapur kunder regjimit. Ne fakt ai qysh ne takimin e gushtit ishte dalluar prej intelektualeve te tjere ne konfrontimin me Presidentin komunist Alia, nderkohe qe Kadare dhe Pashko paten heshtur apo paten refuzuar te shkonin me tutje. Por ndersa gjendja ne vend vinte duke u perkeqesuar regjimi nuk po thyhej bile as nga kolapsi i plote ekonomik dhe as nga kushtet qe i kishte vene komuniteti nderkombetar pas ngjarjes te 2 Korrikut 1990, ku rreth 5000 te rinj te Tiranes paten hyre ne ambasadat perendimore. Ata i paten dhene nje te goditur te forte sistemit te hekurt, por dhe terhequr vemendjen e Perendimit rreth asaj qe po vazhdonte te eksperimentohej ne Shqiperi. Ne vere te vitit 1990 Berisha pati dhene nje interviste per gazeten “Drita”, organ i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise e cila u konsiderua mjaft liberale apo e avancuar per kohen. Nepermjet kesaj interviste dhene gazetarit te njohur te “Drites”, Skender Buçpapaj ai pati hedhur ide te guximshme te cilat nuk paten kaluar pa nje debat te forte ne opinionin publik ne teresi dhe vecanerisht ne radhet e rinise shkollore. Autori i intervistes pati befasuar rrethet intelektuale dhe artistike te Tiranes jo vetem per idete e avancuara politike, por edhe per kulturen sfiduese qe prezantonte ai. Berisha dha te kuptohej nepermjet kesaj interviste se ishte jo vetem nje njohes i mire i tendences per ndryshim te shpirtit kombetar por edhe i kultures dhe politikes perendimore, i te drejtave te njeriut dhe hapjes, elemente keto per te cilat kishte nevoje shoqeria shqiptare pas rreth 46 vjeteve diktaturë. Ne shtator 1990 Berisha kishte botuar nje tjeter artikull ne gazeten “Bashkimi” ku bente thirrje per pluralizem politik. Ai u drejtohet intelektualeve me apelin qe te mbeshtesnin demokratizimin e vendit. Nderkohe qe Kadare largohet nga Shqiperia, duke shpallur me 25 tetor 1990 azilin e tij politik ne France me shpresa te thyera per nje premise pluralizmi politik ne Shqiperi, Berisha vendos te luftoje deri ne fund me diktaturen. Ne nentor 1990 ai boton nje tjeter artikull tek gazeta “Zeri i popullit”, ne te cilin shprehet se vendit i duhet pluralizmi politik dhe jo pluralizmi i ideve sic kishte deklaruar Ramiz Alia. Ne kete menyre pedagogu i shquar shqiptar Sali Berisha ishte bere interpreti me i besueshem i shqiptareve per liri dhe demokraci. Atij i kishte munguar deri tani vetem masa e njerezve revolucionare per te ndertuar idetë e tij dhe pikerisht tani e kishte gjetur tek proteata studentore. Prandaj edhe gjendej ne mes te tyre. Ai ishte nje nga ata qe besonte se fati i historise mund te ndryshonte ne te mire per shqiptaret. Ai ishte njeriu qe i duhej ketij revolucioni te madh. Studentet pasi pane vendosmerine e tij, e pranuan ate ne shtabin e drejtimit te demonstratave. Biles e kishin kerkuar ate si edhe disa pedagoge te tjere qysh me 8 dhjetor kohe kur ai do te kthehej nga nje sherbim jashte shtetit. Disa pedagoge nuk pranuan t’u bashkengjiteshin studenteve te tyre per shume arsye, por Sali Berisha nuk ishte nga ata qe do te fshihej kur studentet e tij i kishin shpallur lufte regjimit. Berisha do te gjente nje mirekuptim dhe mbeshtetje tek studentet jo vetem per faktin se ai ishte konfirmuar si nje opozitar real i regjimit por dhe si nje intelektual i shquar i cili kishte bere thirrje publike per ndryshime. Nga ana tjeter ne shtabin kryesor te drejtimit te protestave siç verejne edhe te tjere studiues, pervec Hajdarit gjendet edhe nje grup i madh studentesh nga vendlindja e tij Tropoja si Bardhyl Ukcama Arber Ahmeti, Gjin Progni, Afrim Krasniqi, Ilir Dizdari, Leonard Basha, Izet Haxhia, Abdyl Matoshi, Arben Gabraj, Mhill Geci, si dhe nje numer akoma me i madh studentesh nga veriu antikomunist si Shinasi Rama, Arben Broci, Arben Lika, Tefalin Malshyti, Myftar Gjana, Ndue Lugja, Arben Cejku, Edi Paloka etj. Te gjithe drejtues protestash ne fakultetet e tyre. Ne te njejten kohe ne Universitetin e Shkodres, atehere Instituti i Larte Pedagogjik pervec studentit te Historise Flamur Bucpapaj qe ishte vene ashtu si Azem Hajdari ne Tirane ne krye te levizjes studentore antikomuniste te ketij universiteti, ne kete levizje ishin edhe te tjere studentë nga vendlindja e Berishes si Ismet Pali, Nazmi Peka, Alma Sula, Ilir Seci, Ise Doci, Perparim Hyka etj. Duke iu rikthyer perseri levizjes studentore ne Tirane ajo qe verehet tani eshte se Berisha qysh ne kontaktet e para i nxiti studentet te vazhdonin demonstratat e tyre paqesore duke i bindur ata qe te fusnin ne peticionin e ardhshem edhe kerkesen per pluralizem politik. Nuk do pyetje se ne ate fillim studentet nuk kishin kerkesa te qarta. Ato grupoheshin ne kerkesa kryesisht me karakter ekonomik dhe deri tek kerkesa per krijimin e nje shoqate te pavarur te studenteve dhe intelektualeve te rinj. Qysh ne kete kohe regjimi dhe Presidenti Alia u perpoqen qe te perdornin reputacionin e Berishes tek studentet i cili po demonstronte bashke me ta, qe te ndermjetesonte duke perdorur kete influence te dukshme ne menyre qe te bindte studentet qe t’i jepnin fund bojkotit te mesimit. Ne kete menyre Alia mendonte se bashke me pushimin e protestave do te ishte ai dhe njerezit e tij qe do t’u vinin kushtet e vazhdimit te lojes politike dhe jo studentet. Me kete veprim ai mendonte te siguronte dy gjera: Se pari te kishte ne anen e vet radhen e levizjeve, siç i interesonte atij dhe se dyti te kontrollonte protestat e studenteve te cilet ne oret qe pasojne do te radikalizonin veprimet dhe kerkesat e tyre.
RIKTHIMI TEK DEMONSTRATA OSE IDETË MBIZOTERUESE TË LIRISË
Nuk ka ne bote ide me mbizoteruese se sa ideja e lirise. Studentet dhe pedagoget e tyre kishin filluar te mendonin rreth nje shoqerie qe akoma nuk ekzistonte. Megjithate atyre u duhej qe te shtrinin per toke kete mur policesh te regjimit qe kishin perpara dhe te dilnin ne shesh per t’u bashkuar me Tiranen. Deri tani Tirana kishte heshtur. Vetem pak lajme ishin marre vesh nga opinioni rreth saj çfare kishte ndodhur nje nate me pare ne rrugen Budi, ku gjaku i studenteve ishte akoma i pathare. Te nesermen me 9 dhjetor gazeta e Partise se Punes Zeri i popullit kishte publikuar vetem nje lajm te shkurter te ATSH-se rreth disa pakenaqesive ekonomike te cilat kishin çuar ne protesta nje grup studentesh konviktore dhe kaq. Ne kete kohe edhe shumica e intelektualeve ishin te frikesuar. Idete e tyre akoma nuk u ishin nenshtruar shqyrtimit publik ballafaqimit te hapur popullor, nderkohe qe regjimi pergjonte dite e nate mbi ta. Ardhja e Sekretarit te Pare te BRPSH-se Lisien Bashkurti per te biseduar me studentet u ka dhene rast atyre per te perseritur kerkesat. Bashkurti me vone do te merrte teresisht anen e studenteve duke u bere pjese e opozites politike kunder regjimit monist dhe luajtur një rol të madh në levizjen demokratike.Nga ana tjetër veglat e regjimit kishin në plan të izolonin protesten studentore duke ja ndërprerë rrugën që të dërgontë në qender. Pak orë me vonë mijëra tifozë do të dilnin nga stadiumi Qemal Stafi ku do të luhej ndeshja Tirana-Partizani dhe regjimi kishte frikë që ata do të mund t’i bashkoheshin atyre në protestën antiregjim.
Pas rreth dy orësh forcat e policësë dhe ato speciale kanë ndërhyrë brutalisht kundër studentëve protestues të cilëit i kishin vendosur vajzat në fillim, me shpresë që policia nuk do të përdorte dhunë të ekzagjeruar.
Qindra studentë kanë mbetur të rrezuar nga dhuna, përfshirë edhe vajzat. Njëri prej protestuesve student thuhej se kishte ndërruar jetë në spitalin e Tiranës, por sic doli më vonë u kishte mbijetuar plagëve. Dr. Sali Berisha do të merrte anën e studentëve të tij, ai u dha ndihmen e parë dhjetra studentëve të plagosur dhe u interesua në sptalin e Tiranës për studentët e plagosur.
STUDENTËT FITOJNË MBI DIKTATURËN
Natën e 9 dhjetorit 1990 “Në atë muzg me shi, mencat nr.7/1 dhe 7/2 zienin nga studentë, punëtorë, intelektualë si dhe të futur të regjimit, të cilët bënin si zakonisht punën e hafijes. Ata përpiqeshin të inçizonin, të shënonin ndonjë emër apo copë bisede dhe atëherë kur të gjitha këto bëheshin të pamundura, ata bënin sforcimin e fundit për të mbajtur mend ndonjë gjë nga ato që thuheshin kundër regjimit si dhe autorët e tyre.
Nëse është folur ndokund në botë më me pasion për vlerat e pluralizmit dhe të shoqërisë civile, shkallët përpara mencave të reja në “Qytetin Studenti”, qenë tribunat më fisnike të tolerancës, bësnikërisë ndaj idealeve dhe arsyes. Gjithçka e historisë 50-vjeçare aty është rishikuar, biles shqyrtuar. Azem Hajdari, i cili ishte shndëruar tani në një idhull të mijëra shqiptarëve, e drejtonte këtë leksion demokracie me një madhështi të lindur, si një hero i epikës. Ai ndihmohej nga Shenasi Rama, Tefalim Malshyti, Myftar Gjana, Arben Broci, Blendi Gonxhe, Akli Fundo, Petrit Dizdari, Bardhyl Ukcama, Arbër Ahmetaj, Arben Lika, Arben Sula, Alma Bendo, Gjin Progni , Alban Bala, Spiro Curra etj. Sot, është vështirë të kujtosh dhe të sjellësh në këtë shkrim pamjen e atij qyteti të ndezur nga shpresat. Atë lumturi, e cila vinte në kontrast me ngjyrën e errët të shiut të dhjetorit, si dhe zinë që kishte rënë në zyrat e KQ të PPSH-së. Studentët kishin parë një ëndërr profetike dhe kjo do të hynte në histori si legjenda e Dhjetorit. Edhe kur Azem Hajdari do të vritej rreth 8 vjet më vonë ose 12 Shtator 1998, legjenda e pluralizmit nuk do të vdiste kurrë. Në atë muzg me shi, mencat nr.7/1 dhe 7/2 zienin nga studentë, punëtorë, intelektualë si dhe të futur të regjimit, të cilët bënin si zakonisht punën e hafijes. Ata përpiqeshin të inçizonin, të shënonin ndonjë emër apo copë bisede dhe atëherë kur të gjitha këto bëheshin të pamundura, ata bënin sforcimin e fundit për të mbajtur mend ndonjë gjë nga ato që thuheshin kundër regjimit si dhe autorët e tyre. Oratorët ngjiteshin sipër tavolinave, lëshonin ndonjë thirrje apo sllogan, ndërsa ata më të durueshmit edhe ndonjë fjalin të shkurtër. Azem Hajdari mbizotëronte sallën me fuqinë e zërit dhe të argumentit, ndërsa në anën tjetër me një grup studentësh ishte pëdagogu dhe aktori i njohur Arben Imami i cili i është bashkuar me pasion protestës studentore. Thirrjet vazhdonin gjatë, ta gjitha ishin kundër sistemit dhe pro demokracisë. Pasi kishte lënë Tiranën e heshtur rreth së cilës vigjilonin ushtarë dhe kalecë të sigurimit, të hyjnë në këto menca të dukej se kishte hyrë në një tjetër botë. Ata ishin të vendosur dhe optimistë. Nga të gjithë ato që duheshin ribërë në këtë vend ata ia kishin filluar drejt ose më saktë nga forma e sistemit, pra nga ndryshimi i tij. Ajo ishte një lëvizje revolucionare, por gjithsesi edhe një lëvizje humanitare. Tani, regjimi ishte një pakicë dhe nuk do pyetje se po përmbysej nga shumica e qytetarëve të këtij vendi, nga këta studentë të kequshqyer, të varfër dhe të veshur po kaq keq. Ata kishin qenë deri tani anëtarë të një shoqërie garnizon dhe tani ishin rebeluar. Puna e tyre ishte jashtëzakonisht e vlefshme. Argumentet e Azemit ishin të drejtpërdrejta dhe bindëse. Ai shprehte vullnetin e këtij populli për ndryshim dhe vullneti i tyre ishte për liri dhe demokraci. Përtej këtij termi nuk ishte parajsa, ata e dinin mirë se atje fshihej edhe rreziku, edhe kaosi i inspiruar nga PPSH. Siç doli më vonë, në anën tjetër në KQ të PPSH-së, diktatori Alia dhe njerëzit e tij po bënin planet për të shtypur protestat me tanke. Në fund ka filluar mendimi për të dërguar atje studentët e Shkollës së Lartë të Oficerëve. Do të ishte vërtet një kënaqësi për Alinë dhe të tjerë kriminelë rreth tij, sikur studentët ushtarakë të mos kishin kuptuar kurthin. Nuk është e lehtë për t’u kuptuar se çfarë do të kishte ndodhur sikur oficerët e ardhshëm të kishin pranuar rolin e mercenarit të ulët dhe të kishin shtypur me gjak revoltat e moshatarëve të tyre. Por ata kanë hedhur poshtë armët. Ata nuk kanë zbatuar kushtetutën e diktatorit Hoxha, por i janë bindur kushtetutës së lirisë të protestave të “Qytetit Studenti”. Ata jo vetëm që nuk shkuan për të shtypur revoltën, por fshehurazi shumë prej tyre u veshën civilë dhe hynë në mes të studentëve. Në këtë kohë Azem Hajdari i ka lajmëruar studentët për ardhjen e përgjigjes së Ramiz Alisë. Shefi i komunistëve shqiptarë ishte dakort që të takohej me një përfaqësi të studentëve tek Pallati e Sportit “Partizani” me rreth 3000 studentë të zgjedhur nga të gjitha fakultetet. Studentët vërtet ishin mjaft paqësorë, por nga ana tjetër ishin edhe tepër radikalë. Ata do të kishin një opsion tjetër për takimin dhe do ta refuzonin atë. Të gjithë studentët e grumbulluar në të dyja mencat e mëdha kërkonin që Ramiz Alia të vinte në “Qytetin Studenti”. Arben Imami kërkonte me këmbëngulje që me Alinë të takohej një përfaqësi e zgjedhur studentësh. Natën vonë, në godinën nr.15 shtabi i udhëheqjes së protestave ka hyrë në një mbledhje për të vendosur lidhur me mënyrën dhe vendin ku do te takonin Ramiz Alinë, si dhe për të vendosur për prorestat në vazhdim. Ata kanë marrë një vendim për t’u ballafaquar me diktatorin. Ata ishin bindur se e kaluara ishte e pamundur që të pengonte të ardhmen. Kishte filluar një tjetër proçes lëvizjeje, e cila do të arrinte kulmin më 22 Mars 2092, me fitoren e forcave demokratike në vend. Studentët, punëtorët, intelektualët, kishin shumë pyetje, kishin shumë dilema, të cilat vështirë që në ato momente do të mund të ndriçoheshin. Këto ishin idetë e lirisë si një përvojë e re njerëzore dhe jo si një problem, siç kishte dëshirë t’i’paraqiste regjimit. Të nesërmen, më 11 dhjetor, pritej që studentët të takoheshin me Presidentin Alia. Tani, ata kishin hyrë thellë në fushën politike, tek e cila kishin përsëri rol për të luajtur sa t’u riktheheshin auditoreve.
MË 10 DHJETOR, LËVIZJA STUDENTORE U SHNDËRRUA NË NJË LËVIZJE MASIVE POPULLORE
Më 10 Dhjetor, Lëvizja Studentore u shndërrua në një lëvizje masive popullore. Mijëra qytetarë të Tiranës kishin lënë punën dhe kishin shkuar në në Qytetin Studenti për të shprehur solidaritetin e tyre me studentët.
Po këtë mëngjes afishohen edhe kërkesat e studentëve. Me ndihmën e pedagoëve Berisha, Pashko etj, ishte përfshirë edhe kërkesa që do të ndryshonte historinë e Shqipërisë, lejimi i pluralizmit politik.
Udhëheqësi komunist “Ramiz Alia vendos të përdorë të gjitha mundësitë për të arritur negociatat me studentët. Ai vendos Sali Berishën që të negociojë me Azem Hajdarin, duke ditur që edhe ai ishte nga Tropoja, bashkë me dhjetra udheheqës të studentëve në të gjtiha fakultet që ishin po nga Tropoja
11 DHJETORI STUDENTËT FITOJNË MBI DIKTATURËN, THEMELOHET PARTIA DEMOKRATIKE.
Më 11 dhjetor, sheshi “Demokracia” ishte i mbushur me mijëra studentë dhe banorë të Tiranës. Policët, tanket, rrethimi policor i regjimit dhe presionet e tjera ndaj tyre u treguan të papërshtatshme, biles të paefektshme. Rreth orës nëntë të mëngjesit kemi përshkruar bashkë me Azem Hajdarin rrugën nga godina 15, e cila luante rolin e qëndrës kordinuese të lëvizjes dhe më vonë të Partisë Demokratike, deri është tribunën e improvizuar përpara mencave të reja. Heroi i kësaj lëvizje e kishte shumë të vështirë të ecte përpara nga lumi i njerëzve që dëshironin ta takonin apo ta uronin.
Azemi ishte shumë i shqetësuar se si do të shkonin punët e lëvizjes, pasi ekzistonte gjithnjë frika e një kundërvënie masive nga ana e shtetit, agjentët e sigurimit të shpërndarë më shumë se kurrë ndonjëherë nëpër turmë, bënin kërcënime se mund të ndërhynin përsëri forca speciale, duke shfyrtëzuar befasinë, edhe pse atë ditë forcat e 326-ës, ishin larguar nga rrethimi i qytetit. Njëmbëdhjetë dhjetori ishte një ditë me diell dhe e ngrohtë pas një shiu dhe ere të një nate më parë. Në atë kohë kanë filluar edhe fjalimet e oratorëve të filluara qysh mbrëmjen e 8 dhjetorit. Pas Azemit dhe Imamit ka folur edhe Prof.Berisha. Ai u ka shprehur mbështetje të plotë studentëve të tij për lëvizjen antikomuniste, ndërsa ka bërë thirrje për ndryshime të thella politike në vend, siç u shpreh ai, në mënyrë që edhe kombi ynë më në fund t’u bashkangjitej kombeve të zhvilluara europiane. Në orën 18.00 të darkës ishte përcaktuar takimi i përfaqësisë së studentëve me Presidentin Ramiz Alia, siç thuhej në Pallatin e Brigadave. Ndërkohë lëvizja studentore ishte shtrirë fuqishëm edhe në Institutin e Lartë Pedagogjik Shkodër. Nga ana tjetër në institutin e Lartë Bujqësor Kamëz në krye të lëvizjes ishin vetë studentët Osman Stafa, Rifat Muhameti, Durim Bruci, Avdyl Matoshi Fetie Laçi, etj., bashkë me pedagogët e tyre, Vladimir Spaho, Rexhep Uka, Tefta Shahini, Astrit Delliallisi, Eduart Zaloshnja, Luan Syku, etj. Lajmet që vinin nga Universiteti i Shkodrës, atëherë Instituti i Lartë Pedagogjik ishin kontradiktore. Thuhej se studentët kishin ndërprerë mësimet dhe po protestonin me të njëjtat parrulla si në Universitetin e Tiranës. Biles atje protestat ishin shumë më të ashpra. Në krye të studentëve të Shkodrës qëndronte Flamur Bucpapaj, një i ri radikal me një shtab po kaq radikal të përbërë nga Ismet Pali, Nazmi Peka, Alma Sula, Ilir Seci, Isë Doci, Përparim Hyka etj.
Në të vërtetë studentët kishin afishur një listë ku ku shpallleshin të dënuarit me vdekje, duke filluar nga anëtarët e Byrosë Politike të KQ të PPSH dhe deri te sekretari i parë i PPSH së rrethit. Siç dihet në 13 dhjetor në Shkodër, pas një revolte popullore të filluar nga studentët, do të hiqej busti i diktatorit komunist Enver Hoxha. Veprim, i cili u shoqërua me arrestimin e dhjetra studentëve dhe qytetarëve antikomunist të këtij qyteti. Ndërsa studentët e Tiranës po diskutonin në “Qytetin Studenti” për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre për një bashkëbisedim me Alinë, në anën tjetër KQ i PPSH-së kishte hyrë në një mbledhje, siç njoftonte RTSH “të rëndësishme”. Rreth drekës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i kishte zgjedhur delegatët e vet. Po kështu edhe Fakulteti i Gjeologji Minierave, i cili ishte përfshirë pothuajse pa përjashtim në këtë lëvizje antikomuniste, i kishte zgjedhur delegadët e vet. Në këtë kohë tek godina nr.11-të dhe 12-të e vajzave, në sallën e televizorit të katit të parë, po zhvillonin mbledhjen studentët e Inxhinierisë Elektrike dhe Elektronike, për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre. Delegatët u zgjodhën me debat të fortë. Kjo atmosferë ka qenë edhe në mbledhjen që ka zgjedhur delegatët e Fakultetit Histori-Filologji. Porosia e studentëve të të gjitha fakulteteve ishte që përfaqësuesit e tyre të mos i tradhëtonin apo t’i përfaqësonin sa më denjësisht. Në pasditen e 11 dhjetorit thuajse e gjithë Tirana ishte derdhur në “Qytetin Studenti”. Ndërsa vëmendja e të gjithë shqiptarëve ishte drejtuar në këtë shesh, vëmendja e këtyre pjesmarrësve ka qenë tek godina nr.15-të, ku ishte vendosur shtabi i Lëvizjes Studentore dhe Azem Hajdari. Rreth orës 17.00 filluan përgatitjet e delegacionit të studentëve për të shkuar në ballafaqimin fundit me presidentin komunist. Gjatë kësaj periudhe, Lëvizjes Studentore kishin filluar t’i vinin telegrame nga vendi, por edhe nga Kosova dhe diaspora jonë në SHBA dhe Europë. Postieri i qytetit, Sali Zela bënte kujdes që ato të mos griseshin apo të fshiheshin siç ishte porosia e autoriteteve qeveritare. Edhe sot e kësaj dite më kujtohet se si ky postier sillte ato telegrame, mbështetje të fshehura poshtë xhaketës tek dhoma seli e Lëvizjes. Para se të hynte tek Azemi dhe shtabi studentor e priste Ndue Lugja, bodigardi i parë i Azem Hajdarit, por edhe personazh i kësaj lëvizje bënte verifikimin e rastit. Lëvizja Studentore po siguronte mbështetje mbarëpopullore. Propagandës diskriminuese të regjimit ndaj lëvizjes i ishte kundërvënë “Zëri i Amerikës”, radio, e cila transmetonte me korretesë atë çfarë po ndodhte në “Qytetin Studenti”. Kjo ka qënë një mbrojtje e madhe për opozitën që po lindte, e cila tani për tani kishte në dorë vetëm sheshin “Demokracia”, por asnjë mjet propagandë që të informonte opinionin rreth qëllimeve të saj, pse ishin ngritur në revoltë dhe çfarë po kërkonin. Nëpërmjet “Zërit të Amerikës” dhe shefit të seksionit shqiptar të kësaj radioje të fuqishme dhe me mjaft ndikim në Shqipëri, Elez Biberaj, është përcjellë me profesionalizëm çdo hap i kësaj lëvizjeje antikomuniste. Në orën 18.00 të darkës, “Zëri Amerikës” dëgjohej jo vetëm me mikrofona në sheshin “Demokracia”, por edhe nëpër shkallët e pallateve, dritareve të shtëpive ku kalimtarët e rastit u luteshin të zotëve të shtëpisë që nga poshtë rrugës t’ia ngrinin zërin. Ky ishte zëri i vetëm i opozitës shqiptare të sapolindur, por njëkohësisht edhe një shkollë e demokracisë. Autobuzi me delegacionin e studentëve dhe pedagogëve më në fund është drejtuar për në Pallatin e Brigadave. Ai e kishte të vështirë të çante përpara për shkak të numrit të madh të njerëzve që e rrethonin, por edhe porosive që shumë njerëz kërkonin t’u jepnin studentëve delegatë në momentin e fundit. Ndërsa dialogu i Alisë me studentët vazhdonte, mijëra studentë dhe qytetarë Tiranës po prisnin kthimin e tyre, natyrisht edhe rezultatin e takimit. Radio Televizioni Shtetëror në edicionin qëndror të lajmeve të orës 20.00 do të njoftonte fillimin e këtij takimi mes Alisë dhe studentëve. Orët deri në kthim të delegacionit diku afër mesnate, kanë qenë orë pritje dhe ankthi për të gjithë ata njerëz që ndodheshin në sheshin “Demokracia”. Pas mesnate përfaqësia e studentëve është kthyer nga takimi me Presidentin Alia. Njerëzit kanë kërkuar që biseda e inçizuar të transmetohej dhe ashtu është bërë. Për gati tre orë mijëra qytetarë kanë dëgjuar me kureshtje këtë dialog, pas të cilit do të njihej legalisht edhe opozita e për në vend që do të thirrej Partia Demokratike. Pas këtij dëgjimi turma ka filluar të largohej për në shtëpi. Studentët kanë filluar të shkojnë nëpër dhoma me mendimin se ia kishin arritur qëllimit. Ata ua lanë pedagogëve të tyre me në krye Berishën dhe Pashkon, por edhe Eduard Selamin, A.Meksin. G.Rulin etj, që të ndërtonin të nesërmen një program minimal të Pratisë Demokratike. Nuk do pyetje se pedagogët u thanë prerë studentëve të tyre heronj se nuk kishte kuptim krijimi i një shoqate studentësh. Për ta dhe shumicën e intelektualëve që u ngjitën atë natë në “Qytetin Studenti” vendi kishte nevojë për një parti, e cila të drejtonte shoqërinë drejt ndryshimesh të tjera radikale, që do ta bashkonin atë me Europën.
12 DHJETOR, SHPALLJA E PARTISË DEMOKRATIKE.
Të nesërmen, në shtëpinë e Pashkos, i cili e kishte shndërruar ato ditë në seli të opozitës, Sali Berisha do të kundërshtonte idenë e disave se partia që do të shpallnin në pasditen e 12 dhjetorit të mos ishte në opozitë me regjimin. Për Berishën kjo nuk do të kishte kuptim, pasi nuk do të ndryshonte shumë pamjen e deritanishme të sistemit, për shkak se nuk do të prekte vetë thelbin e tij. Berisha, Azemi, Pashko, Meksi, Rruli, Selami, etj., kanë hartuar shpejt e shpejt një program minimal të PD, i cili është pritur shumë mirë nga opinioni. Rreth orës 15.00, sheshi “Demokracia” ishte mbushur si kurrë ndonjëherë. Rrethimi i qytetit nga policia nuk kishte mundur të pengonte ardhjen e mbi 100 mijë mbështetësve të Partisë Demokratike, e cila do të shpallej publikisht atë pasdite, pas një mitingu të shkurtër. Si zakonisht tubimin e ka hapur Azem Hajdari pas të cilit Imami ka lexuar programin minimal të PD. Në fund Sali Berisha ka përshëndetur qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, duke uruar për fitoren historike. Ai u ndal shkurtimisht rreth disa prej pikave kyçe të programit të kësaj partie, ku binte në sy politika e hapjes ndaj Perëndimit si dhe qëndrimi ndaj Kosovës dhe çështjes tonë kombëtare në tërësi. Pas kësaj qytetarët i janë drejtuar shtëpive, ndërsa studentët konvikteve të tyre. Partia Demokratike do të njihej si një subjekt politik legal dhe kështu do të fillonte punë në të gjithë vendin për të ngritur strukturën e saj drejtuese. Qysh më 11 dhjetor në darkë, KQ i PPSH si rezultat i presionit të SHBA-ve, të protestave studentore dhe këmbënguljes së krahut reformator të kësaj partie, kishte marrë vendimin që të lejojë pluralizmin politik, të cilin do ta deklaronte Kuvendi Popullor më 17 dhjetor të këtij viti. Ëndrra e studentëve për pluralizëm politik ishte përmbushur. Realizimi i idealeve të të Dhjetorit dhe dhjetoristëve do të kërkonte shumë kohë, shumë mund dhe gjak. Pasi ky proçes kërkonte angazhimin e të gjithë shoqërisë, që siç del më vonë do të ishte një ligjëratë e vështirë. Rrebelimi komunist i Marsit të vitit 1997 do të shkatërronte në thelb ëndrrën e Dhjetorit si dhe arritjet e deritanishme të shtetit demokratik. Ai ishte një hap prapa. Një varrosje e ëndrrës europiane të studentëve të Dhjetorit, e utopisë së tyre për shtet ligjor, ku respektohen rregullat e lojës politike dhe të ekonomisë së tregut. Shumë prej dhjetoristëve duke filluar nga Arben Broci e deri tek Azem Hajdari do të vriteshin nga komunistët, shumë të tjerë do të burgoseshin, torturoheshin apo plagoseshin me armë zjarri sikur edhe autori i këtyre radhëve. Megjithatë, dhjetoristët kishin patur një utopi dhe ajo ishte realizuar, pluralizmi politik, Shqipëria në NATO, Kosova e papavrur, lëvizja e lirë në Europë, hapja, integrimi mbarëshqiptar, sipërmarrja e lirë, media e lirë, të drejtat dhe lirtë themelore të njriut.Shqipëria është bërë një vend që ka hapur negociatat për në BE.
MBYLLJE
Por a ka mundur ta ruajë atë shkëlqim edhe sot pas 33 vjetesh ajo Levizje e rëndësishme e kalendarit tonë e cila ndryshoi rrënjësisht Shqipërinë? Përgjigjia e parë është Jo. Tani pas 33 vjetesh Shqiperia ka ndryshuar, është bërë anëtare e NATO-s, por pluralimi politik pa pësuar goditje të mëdha. Zgjedhjet nuk e japin rezultatin e kërkuar pasi partia në pushtet i ka shndërruat ato në një formalitet. Vitet e fundit me braktisjen e parlamentit nga Partia Konservatore Demokratike dhe bojkotimit të zgjedhjeve vendore të zhvilluara katër vjet më parë, vendi ju rikthye sistemit monist apo kontrollit njëpartiak.Korrupsioni i përhapur, përqendrimi i investimeve publike në pak duar nëpërmjet të ashtuquajturave PPP, e ka zhytur vendin në depresion ekonimik dhe papaunësi masive. Në dhjetë vitet e fundit rreth 1 milion shqiptarë kanë braktisur vendin duke boshatisur qytete dhe fashtra të tëra, për shkak të varfërisë, pasigurisë për jetën dhe mjerimit masiv që ka përfshirë familjet shqiptare. Qindra shkolla po mbyllen dhe dhjetra degë universitetesh po ngelin bosh për shkak të mungesës së studentëve.Bizneset thujase nuk gjejnë më fuqi punëtore ndërsa është bërë masive ikja nga vendi i pjesës më kualifikuar të shoqërisë ,siç janë mjekët, infermierët, inxhinierët etj.
Ndryshimi duket I pashpresë për shkak të përcarjes së opozitës së djathtë dhe instalimit të partisë shtet në cdo strukturë e cila duket që do të pëngojë me cdo mjet ndryshimin politik në vend edhe në zgjedhjet e vitit 2025.
Këtë shpresë për ndryshim e bën më të zymtë fakti që Partia Demokratike, krahu i ish-kryeministrit Berisha që kontrollon 80 për qind të bazës së partisë, duket e izoluar nga faktori ndërkombëtar dhe kryesisht ai amerikan pas shpalljes së tij non grata, qysh në maj 2021. Grupi i saj parlamentar i drejtuar nga ish ministri i drejtësisë në qeverinë Berisha, E.Alibeaj, duket i izoluar nga elektorati, duke ja ulur potencialin e saj politik në parlament dhe ndikimin e saj në shoqëri.
Levizja e Dhjetorit ka edhe humbje te pakontestueshme.Asaj i mungojne dhjetera veprimtarë te kesaj date te posacme te historise se re te Shqiperise nga Arben Broci tek Avdyl Matoshi, Naim Dizdari, Leke Çokaj, Gjin Kolbucaj, Rasim Lumeshi, Ilir Gosturani, Syle Lushaj të ekzekutuar nga regjimi neokomunist gjatë viteve 1997-2001. Heroi i kesaj levizjeje Azem Hajdari u vra nga regjimi neokomunist me 12 shtator 1998 dhe trupi i tij prehet ne varrezat e deshmorëve.
Mbetët për t’u parë rrjedha e ngjarjeve në vijim por kthimi i besimit ndërkombëtar dhe sidomos atij amerikan, duket të jetë jetike për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe rikthimin e saj në pushtet pas tri humbjesh radhazi, më 2013, 2017 dhe 2021.