GRATË E FORTA
Në krahë të vetme, malet i nge.
Në këtë botë që shpesh i bën plagë,
gratë e forta janë si një dritë që nuk shuhet,
me duar që mbjellin shpresë mes dhembjes,
me zemra që nuk thyhen, veçse burrnohen.
Në heshtje ngrihen mbi fatkeqësi,
nën qiellin e rëndë të netëve të gjata,
mbajnë mbi supe barrën e sakrificës,
me lot të fshehur, pas buzëqeshjes së artë.
Divorci, humbja, varfëria…
asnjë furtunë s’i mposht këto gra,
çdo mëngjes zgjojnë ëndrrat e fëmijëve,
dhe i bëjnë krah pa kërkuar lavdi.
Nënë, motër, grua,
ti që ndërtove botën nga pluhuri,
gjunjë të nxirë, por shpirtin flakë,
je vetë jeta që fiton mbi çdo sfidë.
Në këtë 8 Mars, për ty është ky varg,
për ty që mban botën, por askush s’e di,
për ty që je dritë në errësirë,
gratë e forta – heroina pa emër,
por me zemër të pavdekshme.
Ju Gra jeni zemra e kesaj bote.
HAPSIRA BOSH MES DY DHËMBËVE TË PËRPARMË…!
Në mes të buzëqeshjes sate,
një portë e vogël rri hapur,
si dritare mbi një prag nate,
a si një yll që s’është i kapur.
Ajo s’është bosh, por flet me shije,
një çiltërsi e një fshehtësi,
ku ndoshta era ndalet pak hije,
t’i thotë diçka veç për mirësi.
MË VËSHTROI NGA PASQYRA
Më vështroi nga pasqyra,
i thyer, i bardhë,
Një gjysmë ëndrre, një gjysmë mall.
Në mes u nda si fati im,
Një copëz dhimbje, një copëz trishtim.
DHIMBJE!
Në dhimbje të thella, zemra mbetet e fortë,
Në errësirë të shkuarës, një dritë ndriçon me guxim.
Ti, bashkëshort, baba, shoku im i shtrenjtë,
Në kujtime jeton, pranë gjithmonë!
Për vite të tëra, pa ty, por me shpirt të pasur,
Fëmijët tanë, pasuri, dëshmi e dashurisë sonë.
Dora jote, drejtuese mbi supin tim,
Një udhërrëfyes që vazhdon të më udhëheqë pa fund
edhe pse e pa dukshme!
Edhe pse me engjujt, një pjesë e teje mbetet gjithmonë këtu,
Në çdo hap që bëj, në çdo frymëmarrje që marr.
Me sytë mbyllur, të shoh përpara,
Një dashuri që nuk mund ta ndalë as koha, as vdekja.
Kujtimet do të jetojnë, si shenjë e fortë e jetës,
Në zemrën time, ti do të jesh përjetë.
Edhe pse mungon, dashuria jonë nuk vdes kurr ,
ti do të mbetesh gjithmon në ne mendjen dhe zemren time
Dhe fëmijët tani u rriten dhe fëmijët e tyre,
Një copëz e jotja do të jetojë në çdo buzëqeshje,
Një rrugëtim i pashlyer, përjetësisht në zemrat tona.