Sigurimi i pronës me SIGAL, modeli europian që duhet përqafuar në Shqipëri

Ngjarjet aksidentale dhe fatkeqësitë natyrore janë bërë një realitet i pandashëm i përditshmërisë. Një zjarr i papritur ra dy ditë më parë në zonën e “Astirit” në Tiranë. Flakët përfshinë hyrjen e një apartamenti në katet e larta të një pallati të ri, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Shkak për zjarrin u bë një bombol gazi, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve, megjithëse e vështirësuar nga rrugicat e ngushta, arriti në kohë për të parandaluar përhapjen e zjarrit. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar. Në banesën e djegur dhe në banesat fqinje pati dëme të panumërta.
Pas tymit dhe kaosit që ngjarje të tilla lënë pas, do të ishte e udhës të ngrimin disa pyetje të natyrshme, të cilave në përfundim të këtij shkrimi do t’u kemi dhënë përgjigje:
• Po të ndodhte kjo në apartamentin tënd, çfarë do të bëje?
• A do të kishe mundësi të rifilloje jetën normalisht?
• A do mund të përballoje dëmet, në apartamentin tënd dhe ato që i ke shkaktuar edhe fqinjëve pa dashur, nga zjarri aksidental i apartamentit tënd?
Në Evropë, për situata të tilla ekziston një zgjidhje e thjeshtë dhe thelbësore: sigurimi i pronës dhe sigurimi i përgjegjësisë ndaj të tretëve (fqinjëve).
Në Shqipëri qëndrojmë prapa, edhe pse ndërgjegjja e qytetarëve po rritet.
Alarmi për nevojën e sigurimit të pronës në Shqipëri ka kohë që është ndezur. Arsyeja është e thjeshtë: nuk jemi imunë nga çfarë po ndodh përreth nesh.
Çfarë po ndodh rreth nesh?
Tërmeti shkatërrues në Turqi më 2023 riklasifikoi gjithë Ballkanin si një zonë me rrezik të lartë sizmik. Shqipëria, për më tepër, konsiderohet si një territor unik i rrezikuar nga tërmetet, pa ndarje nënzonale. Një tërmet mund ta dëmtojë pronën tonë në çdo kohë.
Përmbytjet e vitit 2024 në disa vende të Evropës, me dëme shumëmiliardëshe, dëshmuan qartë rrezikun në rritje nga ndryshimet klimatike. Shqipëria, me lumenjtë e shumtë dhe infrastrukturën e brishtë, është drejtpërdrejt e ekspozuar. Përmbytjet dhe fatkeqësi të tjera natyrore mund ta dëmtojnë pronën tonë në çdo kohë.
Zjarret aksidentale, siç rasti i “Astirit” dëshmoi, janë të pandalshme, vetëm në pesë javët e fundit janë regjistruar të paktën tre raste të fermave blegtorale të djegura plotësisht.
Përballë këtij realiteti të ri klimatik dhe urban, shoqëria shqiptare ndodhet përballë dy rrugëve:
1. Të vazhdojë të mbështetet te ndihma e shtetit, shpesh e vonuar dhe e paqartë;
2. Apo të zgjedhë modelin europian: sigurimin e pronës dhe rifillimin e menjëhershëm të jetës pas çdo fatkeqësie, me dëmet e mbuluara.
Prej më se treqind vitesh, në vendet më të zhvilluara të Europës, sigurimi i pronës është mekanizmi më i drejtë, më efikas dhe më i qëndrueshëm për përballimin e rreziqeve.
Siguruesi, në rast zjarri apo fatkeqësie natyrore, ia kthen të plotë vlerën e dëmit qytetarit, që në rastin më të parë.
Shqipëria në këtë drejtim ka dy avantazhe të mëdha: së pari, sigurimet kushtojnë më pak se çdo vend tjetër i rajonit, së dyti në tregun shqiptar operon një lider rajonal si SIGAL që ofron besueshmëri, produkte novatore dhe pranë kërkesave të tregut.
Eksperti i sigurimeve, z. Bledar Zeqiri, zëvendësdrejtor i Departamentit të Pronës dhe Garancive në shoqërinë më të madhe të sigurimeve në vend, SIGAL, theksoi lidhur me produket e sigurimit të pronës:
“Qytetarët mund ta mbrojnë banesën apo biznesin, së bashku me pajisjet dhe asetet, me një kosto që nis nga vetëm 5,000 lekë në vit. Vetëm 1 euro në vit për metër katror, kaq pak mjafton për të garantuar sigurinë e banesave.
Me një siguracion të përshtatur për biznesin, investimi mund të mbrohet tërësisht nga ngjarje si zjarri apo fatkeqësitë natyrore, duke e ruajtur vlerën e investimit dhe duke mundësuar të rekuperohet më shpejt pas çdo ngjarjeje të paparashikuar.
Këtu mund të përfshihet edhe sigurimi i Përgjegjësisë Publike, për t’u mbrojtur ndaj kërkesave për dëmshpërblim nga palët e treta, me një çmim që fillon nga vetëm 2 euro për çdo 1,000 euro të limitit të përgjegjësisë”, shprehet z. Zeqiri në një kronikë televizive për një televizion vendas.
Le të flasim me shifra konkrete se pse sigurimi i pronës është një vendimmarrje e mençur:
Me vetëm 1 euro për metër katror në vit, një apartament sigurohet ndaj zjarrit apo ngjarjeve të tjera aksidentale.
Me vetëm 30 euro në vit, sigurimi i përgjegjësisë mbulon dëme deri në 2 milionë lekë ndaj fqinjëve.
Për t’u dhënë përgjigjje pyetjeve retorike që ngritëm në fillim të artikullit: zgjidhja është sigurimi i pronës në SIGAL.
Nëse ndodh dëmi, njoftohen autoritetet përkatëse të emergjencës! Brenda 72 orëve nga ndodhja e dëmit, njoftohet edhe agjenti i SIGAL për dëmin e pësuar. Nga 1 deri në 5 ditë pune, një tjetër ekspert do të konstatojë dëmin. Eksperti do të përgatisë në bashkëpunim me të dëmtuarin dosjen. Specialistët do të hartojnë një raport teknik, që përfshin analizën dhe shumën e kompensueshme. Brenda 15-30 ditë nga pranimi i dosjes dhe përgjigjja pozitive, SIGAL do të zhdëmtojë. Asnjë konflikt i mbetur pezull mes fqinjsh. Asnjë qejfmbetje. Asnjë detyrim. Vetëm zgjidhje.
Kështu, mos prit që flakët apo fatkeqësitë natyrore të të kujtojnë rëndësinë e sigurimit. Reflekto sot dhe vepro!
Modeli evropian funksionon. Është koha që edhe Shqipëria ta përqafojë. SIGAL do të jetë aty, kur askush tjetër të mos mundet.

SIGAL, lideri i tregut të sigurimeve në Shqipëri prej 26 vjetësh
Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!
Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829
Porosite paketën që të duhet online në sigal.com.al
LINK YOUTUBE, kronikë: