Artefaktet gjuhësore të shqipes, janë më të vjetra se ato që na paraqesin studimet indo-evropiane
PSE SHQIPJA PRIMITIVE ESHTE NENA E GJUHEVE TE EVROPES!
Mekanizmi fjalëformues i Shqipes Gege, dhe struktura morfologjike e saj, dominojnë mekanizmin indoevropian të glosave
Nga prof. Albert Vlash Nikolla, Bruksel
Fjala “… nuk ju akordua njeriut për nevojat e tij trupore e fiziologjike, sepse ai mundej ti kënaqte ato si të gjitha kafshët, pa folur. Por kjo fjalë është efikase vetëm kur mendimi është i fortë, dhe i adresuar me saktësi. Dhe pikërisht nëpërmjet kësaj të quajturës fjalë , njeriu gjeti madhështinë e tij, sepse me anë të saj bëri të mundur të realizonte dëshirat e njerëzve të tjerë, e madje dhe dëshirat e kafshëve ”[ ] -shprehen një grup studiuesish francezë.
Le ta fillojmë me disa shembuj sinjifikative: Fjala */dit/ e shqipes gege, vjen nga fjala Para-Indo-Evropiane /dihtis/. Nëse në gjuhët e tjera indo evropiane, fjalët me etimonin */di/ janë pak a shumë fjalë të vetmuara dhe shumërrokëshe ashtu si dhe */dihtis/ e PIE, gjë që tregon se janë të huazuara ndërkohë që në Shqipen primitive Gege ajo ka një prodhimtari shumë të madhe, të cilat janë trashëguar edhe nga shqipja e sotme moderne: Fjala */dit/ në bazë të rregulla të gjuhësisë Strukturaliste dhe të formimit matricor, vjen nga folja primitive */di/, sepse njeriu primitiv, me ardhjen e ditës: */di’t me dal/, */di’t vroj (shikojë)/, /di’t me gjuj/ , /di’t me pi/; /di’t me haj/, /di’t me u kthaj n’shpaj/ ”(…) pra folja */di’t/ shpreh mundësi fizike të paracaktuar në vektorë mendimi (ide) nën një periudhë kohe të caktuar të akorduar periodikisht nga natyra, dhe vektori i mendimit është përmbledhur në fjalën njërrokëshe */di/- */dit/. Nëse njërrokëshes */di/, i shtojmë foljen tjetër primitive */â/(është) atëherë kemi frazën primitive të shqipes gege */di’t â/(dita është) ose në të kryerën e thjeshtë */dit’ish/ ose */diht’is/ (dita ishte) që ka dhënë fjalën */ditë/. Folja */di/ ka dhënë fjalë të shumta në gjuhën shqipe si */dije/; */dituri/, pastaj emrin stinës*/dimër/ (dit-mer; ditë të marra – të shkurtra) ; */di-ell/(ylli që bën ditën); */di-kur/ (të kaluarën) ; */erudit/(ruajtës); */dijetar/; */ditzi/ (njeri me fat të keq); */ditmir/ (njeri me fat të mir); */dimal/ (mali i dijes); */dituri/; /Diö/ (di ö; – Zot). /Nëse në shqipen gege folja primitive */di/ ka dhënë një familje të pasur me derivime semantike të shumëllojshme fjalësh, ajo ka dhënë fjalë edhe në gjuhë të tjera si : */dia/ në gjuhën spanjolle, */din/ në Hindi, dhe */dina/në gjuhën indigjenëve të Kanadasë. Nëse shohim zgjedhimin e foljes */di/ në shqipen gege, zbulojmë se këto forma zgjedhimi janë shumë primitive */di’u/ (di un) ; */di’teï/ (di ti), */di’aï/ (dia ai) */dim’ ne/, /din’ju/ */din’ata /. Në shqip fjala */dit/, si duket ka ardhur nga veta e dytë e foljes */di teï/, sepse Personi primitiv 1, i sinjalizon personit primitiv 2: */di’te a/ (dita jote asht, d.m.th koha për të dalë në kërkim ushqimi).
Themeluesi i teorisë se semantikës së brendshme të fjalës, Michel Bréal , e parandjeu se gjuhëtarët do ngatërroheshin në gjetjen e burimit etimonial të fjalëve, dhe paralajmëroi një devijim nga principet e kuptimit të fjalës, në favor të aspektit fonetik dhe gramatik. “Kështu vetë gjuha, nga rezerva e saj trashëgimore, merr një numër të caktuar elementësh, të cilat i përdor si mjete gramatikore në fjalëformim. Kushdo që e ka njohur apo e njeh këtë sistem të gjuhës, e ka të vështirë të imagjinojë se si kanë qenë para shumë kohësh ato fjalë që kishin kuptimin e tyre të pastër”. [ ]. Kjo vlen sidomos për gjuhët me fjalë shumërrokëshe (multisilabike) ndërkohë që gjuhët njërrokëshe nuk janë produkt i një gramatike të sofistikuar që ka dërguar në ndryshimin e formave fonetike deri në tjetërsim.
Duke analizuar sistemin primitiv të zgjedhimit të foljes primitive */di/ ne mund të themi me bindje se Shqipja Gege fsheh gjithashtu sekretin e kalimit nga gjuha pa organizim gramatik në gjuhën me gramatikë të mirëfilltë. Sa i takon fjalës “dihtis”, ajo ka brenda vetes dy elementë, bashkëtingëlloren */h/, e cila konsiderohet si bashkëtingëllore “ndihmëse”, pasi herë përdoret dhe herë nuk përdoret, dhe prefiksin e greqishtes se re */is/, të cilat nuk kanë kurrfarë vlerash në analizat etimologjike. Një shembull tipik, eshtë emri */Hindi/, e cila ka të njëjtin kuptim me fjalën */Indi/, ose folja primitive e Gegnishtes */hi/ (futem) që në versionin Arvanitika është thjesht */i/(hy-futem). Gjithsesi bashkëtingëllorja */h/, ka luajtur një rol esencial në lindjen e bashkëtingëlloreve të tjera si */h+h/ =*/g/, */g+h=k/; etj.
Nga fjala Shqipja */di/, me bashkim kemi një familje tjetër fjalësh, si ta zëmë foljen ndi (dëgjoj); */ndih/ (ndihmoj), */ndijeni/ (i informuar); */ndij/(ndjej); */ndijim/; */ndikim/, */ndikoj/, */ndijoj/ (perceptim) */mendim/ (nga tokfjalëshi: */me ndim/), */diplom/, etj. Nga folja primitive */di/ vijnë dhe fjala */media/ (Me di a), fjala */medium/ , fjala */meditacion/, */medicin/.
Vetë emërtimi i piramidës ne Egjiptin e vjetër se */Mendium/, vjen nga togfjalëshi primitiv i shqipes */me (n)di um/ (me [n]di un). Un nuk besoj se ka ndonjë gjuhëtar që mund ta injorojë gjithë këtë logjikë fjalëformimi, e cila është e bazuar mbi Gjuhësinë Strukturaliste Moderne.
Rrënja tregon kuptimin origjinal të fjalës dhe ky fakt është kusht për një leksik të mirë të një gjuhe të caktuar. “Fjalët siç do ta shohim në mënyrë të natyrshme rrjedhin njëra nga tjetra, me derivacion ose me kompozicion. Kjo është thjesht e gjitha, shkencë etimologjike e rikonceptuar për të qenë e sigurt është vërtet shumë dobishme” [ ] për origjinën e leksikut në tërësi.
Shembuj: Fjala */ürdhän/(urdhër) e shqipes gege, sipas gjuhëtarëve ka origjinë nga latinishtja */ordo/, */ordinis/. Kjo rrënjë shërben si bazë për formimin e fjalëve të prejardhura si */urdhnim/, */ç’urdhnim/ . Kjo është përshtypja e konceptit fonologjik. Nëse e shohim fjalëformimin jo si një proces fonologjik por si një proces fono-semantik bazuar mbi idenë e koncepteve mbi fenomenet, objektet dhe logjistikën e lidhjes me idetë, konstatimi i parë është se gjuha latine ka një fjalë dyrrokëshe, gjë që e bën automatikisht të prejardhur. E dyta sistemi i organizmit ushtarak tek romakët ishte huazuar nga fisi ilir i Mesapëve të vjetër, në Kalabrinë e sotme. Nëse nisemi nga shqipja toske, çdo gjë është në rregull me këtë lloj etimiologjike, post-latine. Por Shqipja Gege e vë në dyshim sistemin, për arsyen e thjeshtë se fjala */urdhän/ vjen nga dy nga togfjalëshi i shqipes gege */udh dhän /, që dot të thotë në konceptin semantik /dhënie udhe/; /zgjidhje/ ose /komandë/. Nëse shqipja gege do ta kishte marrë nga latinishtja, atëherë do ta kishte marrë në formën e saj origjinale, me /d/ dhe jo me */dh/. Ekzistenca e bashkëtingëllores /dh/ tipike e shqipes dhe anglishtes, e bën këtë fjalë autentike të shqipes. Nuk përjashtohet mundësia që versioni i shqipes tanishme, të jetë marrë nga shqipja toske, e cila nga ana e saj e ka marrë nga latinishtja.
Rrënja */koh/ mundëson krijimin e fjalëve:*/përkohn/; */përkohësisht/ ;/kohpakoh/; */pakohshmëri/; /i gjithkohshëm/, dhe */kohzmas/ (kozmos-kozmos)
Rrënja */nat/( në konceptin; terr) na dërgon drejt fjalëve të derivuara */inat/ (i natës); /inatos/, */inatçar/, /inatosje/, */ka-nat/, (korniza dritarje) e */kanatin/ (nxirje e brendshme) */ka-nat-osje /(kërcenim vdekjeprurës)
Fjala */far/, që vjen nga folja primitive e gegnishtes */fä/ (fryrja e farës kur mbillet fryhet dhe mbin) është një ndër më produktivet e shqipes , ka dhënë fjalë si: */far/; */farmak/; /farush/; */farmim/, (emra). Nga shtegtimi semantik i, */farmoj/ (nxe kosin), */farmaci/ */Faroj/ (shuaj; zhduk) dhe */Faruk/ (farë e keqe – farë ujku). Por edhe ,*/ç’far/; */çfarëdo/; */çfarosje/(heqje fare) ,*/shfarosje/(pastrim rrënjësor-genocid); */çfar-dosoj/, etj, por edhe në gjuhë simotra si */farine/, në italisht e frëngjisht. Në analizën e mësipërme duke qartë qe shqipja gege, operon me zëngjirë fjalësh të cilat janë të gjitha prodhime të magjes së saj etimiologjike
Fjalët e formuara nga e njëjta rrënjë përbëjnë një familje që mund të përfshijë folje, emra, mbiemra, ndajfolje.[ ]
Nëse shkojmë më tej, gjuhëtari Louis Belloew, tregohet mjaft i saktë kur thekson hapur se me “gjendje rudimentare të një gjuhe” – duhet të nënkuptojmë të gjitha gjuhët tashmë të njohura, indoevropiane, semitike, kino-tibetiane etj, në fazat e para të krijimit të tyre, të cilat kishin krijuar edhe grupet e para të popujve të destinuara për të folur.
Ashtu si Vëllezërit Grim, Bopp, Steinthal, Benloew mbështet faktin se “monosilabizmi” ishte substrati krijues i këtyre gjuhëve të para, siç kemi të bëjmë me rastin e gjuhës kineze, ku idiomat kanë mbetur në fazën e tyre primitive të zhvillimit. Mirëpo gjatë punën e tij mbështetur në gjuhësinë komparative, zbuloi se gjuha kineze ishte një derivat i prejardhur nga një gjuhë tjetër shumë më e vjetër, e kompozuar nga fjalë njërrokëshe. Ai shënjoi 450 fonema të gjuhës kineze dhe duke i krahasuar ato me katërqind e pesëdhjetë tinguj e përzgjedhur, arriti në konkluzionin se nuk kishte pothuajse asnjë onomatope.
Eksperimenti fonetik Benloew me gjuhën kineze dështoi krejtësisht, ndaj për këtë shkak Benloew arriti në konkluzionin që këta tinguj fonetike duhej të përjashtohen nga kërkimi i origjinës. Por gjatë observimit të tij, arriti në konkluzion se duhej të përjashtohej nga teoria e origjina e gjuhës se parë , reflektimi (njeriu primitiv nuk kishte reflektim për objektet , fenomenet, fenomenet), paramendimi i fjalës (fjala ishte një prodhim impulsiv emocional), por la të kuptohej , pa mundur ta vërtetonte se imitimi i zhurmave, mund të kish prodhuar fjalë për gjuhën e parë.
Eruditi francez Rémy Amand de Vertus,(1824-1877), do të shprehej në librin e tij , se “Gjuha primitive nuk është shkatërruar kurrë; pa dyshim që ka qenë mjaft i ngatërruar saqë deri më tani studiuesit kanë qenë të pafuqishëm për të njohur elementet e tij”. [ ]
Nuk duhet ti bien gjithmonë nga Kina për të zbuluar të vërtetat rreth gjuhës dhe origjinës së saj. Ato mund të jenë mes nesh, por ne jemi mësuar aq shumë me to sa nuk na bien në sy.
Ato që Benloew, kërkonte tek gjuha kineze, do ti gjente tek Shqipja, sepse në Shqipen Gege onomatopetë janë të dukshme. Ta zëmë, zhurma e rënies së shiut është */shi-i-i/, nga ku ka rrjedhur emri */shi/, ose zhurma e ujit në va është /uï-uï-uï/.. që ka dhënë formën */uï(j)/, kur fryn zjarrit kemi */fëy-fëy -fëy/ , qe ka dhënë */fry/ dhe fjalën me konotacion negativ */feu/ (zjarr) në frëngjisht. Fjala */shkrep/ vjen nga zhurma e rrufesë */shkrreep / , ose folja */puth/ vjen nga zhurma e puthje “puuuch!”… fjala */kru/, nga /kruuuuu/(zhurma e kroit) … etj.. fjala */uk/ , nga ulërima e tij */uuu/, fjala */shkam/, nga zhurma e shkëputjes së shkëmbit . Por kemi edhe fjalë të ardhura nga format gjeometrike, të serisë së dytë fjalëformuese si */pres/, nga forma e sopatës, /â/ (është) nga forma habitore e hapjes së gojës. Pra nëse i hymë analizës fonetike të fjalëve të para të shqipes gege, arrijmë në konkluzionin se Tingujt Onomatope të transformuara në fjalë, i gjemë ekskluzivisht në gjuhën shqipe primitive, përfshi këtu edhe fjalët sipas formave gjeometrike gjë që i jep asaj karakter totalisht natyror, primar, aksial në raport me të gjitha gjuhët e botës.
Ne s’mund ta manipulojmë etimologjinë sipas dëshirës tonë. Ne thjeshtë mund ta dallojmë evolucionin e fjalës nëpërmjet metodës strukturaliste të zbërthimit të elementëve formues dhe transformues, dhe ta vëmë atë në dukje si fakt i ndodhur brenda leksikut. Në etimologji nuk ka “gjuhë të mëdha” dhe “gjuhë të vogla”, “origjinë divine” apo “origjinë vulgata”. Në etimologji ka thjesht: Origjinë shkencore të fjalës.
“Nëse duhet ti ndryshojmë të shënjuarit dhe format gramatikale çdoherë që sensi i tyre ndryshon, do të kemi emra të ndryshëm në çdo periodë dhe në çdonjërën nga gjuhët. Është shumë më e pranueshme të marrim termat ashtu siç janë në të vërtetë, ti etiketojmë ato në mënyrë konvencionale për ti dalluar nga format me sens vërtet fluidë dhe jo rrallë inekzistente”. [ ]-Thotë gjuhëtari anglez John Rupert Firth (1890-1960) duke cikur aspektin e manipulimeve me fjalën dhe etimologjinë e sajuar në laboratorë nacionaliste.
Le ti hedhim një sy fondit Proto-Indo-Evropian, dhe ta krahasojmë atë sipas metodologjie së Bopp, me Shqipen Gege.
– Fjala e shqipes */drīth/, sipas teorive gjuhësore rrjedh nga fjala e Indo-evropianishtes */ǵʰr̥sdʰi e/. Problemi më i madh në këtë ekuacion komparativ , është se fjala */ǵʰr̥sdʰi e/ është multisilabike, ndërkohë që Bopp, Vëllezërit Grim, Bopp, Steinthal, Benloew shprehen qartë se gjuha e origjinës është Monosilabike. Pra kjo fjalë nuk është fjalë origjine, por para saj ka patur një etimon tjetër… cili është ky etimon? A kemi ne elemente fonetike dhe gramatikore të mbetura nga kjo gjuhë.
Jakob Grimm, në veprën e tij Geschichte der Deutschen Sprache e vë në dukje hapur ekzistencën e një gjuhe me primitive, dhe shprehet se: “Të gjitha dialektet zhvillohen në një rend progresiv dhe sa më shumë të kthehet në origjinën e gjuhëve, aq më shumë zvogëlohet numri i tyre dhe aq më shumë zhduken dallimet e tyre. Nëse nuk do të ishte kështu, formimi i dialekteve dhe pluraliteti i gjuhëve do të mbetej i pazgjidhur. I gjithë diversiteti ka dalë gradualisht nga një unitet primitiv. Të gjitha dialektet gjermane lidhen me një gjuhë të përbashkët të lashtë gjermanike, dhe kjo nga ana tjetër, krahas lituanishtes, sllavishtes, greqishtes dhe latinishtes, ishte vetëm një nga dialektet e një idiome më të vjetër primitive”.[ ]
Le të analizojmë fjalën e shqipes */drīth /, sipas normave matricore. Funksioni biologjik i drithërave (fjalë që ka si sinonim fjalën farëra) është grënia e tij nga njerëzit dhe kafshët dhe sigurisht riprodhimi, dhe ky fenomen natyror ka një kuptim të caktuar semantik, sepse fjala është mbartëse e kuptimit, vektor i logjikes (mendimit) . Atëherë ajo që ne duhet të bëjmë, është të gjejmë etimonin bazë që i përgjigjet fenomenit të rinimit në natyrë. Kjo fjalë, është pikërisht folja e shqipes gege */rî/. Nëse zbatojmë rregullat matricore fjala */drith/, ka në përbërje të saj */de/+*/ri/ plus prefiksin */th/ (një bashkëtingëllore që mbart shpreh konotacionin semantik *{i/e vogël]/. Kuptimi i togfjalëshit */de rith/ ose /te rith/ në shqipen e sotme */tek rin-tek rinon/ është mbirja e bimës, riciklimi i bimëve ushqyese nisur nga farat. Pra siç shihet PIE është e paaftë të na japë etimologjinë primitive dhe rituale të fjalës */drith/, ndërkohë që Shqipja Gege në vetvete, është e aftë ta zgjidhe ketë ekuacion etimologjik. Bashkëtingëllorja */th/ të cilën e gjejmë në një grup fjalësh në shqip, ka funksionin semantik të shënjimit të sendeve të vogla. E hasim në shumë fjalë si në */rīth/ (rinim i vogël); */yllth/ (yll i vogël); */syth/; /lyth/ (shenje); */urth/ (bimë e vogël ngjitëse); */hith/; */kurth/ ; /bryltht/( kryqëzim i vogël); */fyllth/ (fyell i vogël); */kith/ (merr një stoli); */farth/ (farë e vogël) etj.
Bazuar në simëlart, vihet re një lidhje mjaft e fortë semantike mes shqipes primitive gege dhe frëngjishtes. */Far/ e shqipes primitive ka qenë burim për emrin */farine/ (miell) i frëngjishtes… ndërkohë që farën në gjuhën frënge e quajnë */grene/(gren), nga folja */gran/, apo */gren/ e shqipes gege, sinonim i foljes */ha/. Nga folja */gran/ (ngrënë) e shqipes rrjedh edhe emri */grazhd/ (vend ku hanë kafshët). Shqipja Gege dhe Frëngjishtja kanë një raport special i cili duket qartë që është para-latin, që sigurisht janë elementët e gjuhës prehistorike Gale.
Studiuesja Arnaud Fournet , në shkrimin e tij të titulluar “Rindërtimi i indo-evropianishtes dhe realiteti i Semitishtes: Konvergjenca dhe perspektiva!” – shprehet se: “Për më tepër, fillimi i kërkimeve mbi indo-evropianishten në një kohë relativisht shumë të vonë -do të përfundonte në fund të shekullit të 18-të, – duke e bërë atë një nga familjet më vonë të identifikuara, afro një gjysmë shekulli pas familjes Uralike. Është diçka absurde. Kjo bëri të mundur përcaktimin e nën- familjeve të njohura të gjuhës indoevropiane : Kelto-italike; gjermanike; shqiptare; trake e dake (të vdekura); greke- armenaiane – frigjiane (antike), anatoliane ; hittite- luvite- lidjane (të vdekura), balte e sllave, ido-iraniene, dhe tokariane.[ ]
Ta zëmë fjala */zïar/ (zijar-zjarr) pretendohet nga se vjen nga fjala */gʷʰerm/ e PIE. Një ndër kushtet e prejardhjes nga një fjalë nga një fjalë tjetër (e një gjuhe më të vjetër) është ngjashmëria fonetike. Fjala */gʷʰermós/ (guhermos) ka më shumë ngjashmëri me fjalën */guerre/ të frëngjishtes sesa me fjalën */zïarr/ të shqipes. Pastaj në fjalën indoevropiane kemi prapashtesën */ós/ një element shumë i vonë shfaqur në epokën greke, por që nuk e hasim në shkrimet Lineare A e B, të Kretës. Nëse analizojmë fjalën */zjarr/ me terma semantike , funksionet kryesore të tij, që kur njeriu arrinte ta manipulonte si fenomen ka qenë, pjekja e mishit të kafshëve apo peshkut, ngrohja apo edhe mbrojtja nga kafshët. Duke qenë se fjala */pjek/ është më e vonë se folja */zi/ (ziej) , del se në fillimet e para njeriu edhe aksionin e pjekjes edhe aksionin e zierjen e mishit apo ushqimeve natyrore, ka përdorur shënjuesin */zi/, atëherë etimoni i fjalës */zjarr/ vjen natyrshëm nga koha e kryer e foljes primitive */zi/, e që është */ziïer/ (ï+e=a) që jep /zâr²/ (siç gjendet në versionin e sotëm të Shqipes Gege) . Nga folja */zi/ vjen edhe emri */ kuzhin/ (ku zien), por edhe emri e enës së përgatitjes së gjellës */kusi/ (ku zi).
Nëse kërkojmë etimologjinë e fjalës */dhëndër/ , gjuhëtarët mendojnë se ajo vjen nga fjala */xandor/ e latinishtes, e cila nga ana tjetër vjen nga */ǵomh₃-ter/- e PIE. Është një pretendim që shkencërisht bie poshtë sapo i drejtohemi Shqipes Gege. Fjala */xandor/ e latinishtes nuk është gjë tjetër veçse togfjalëshi i shkodranishtes */xan dor/ (Ai që ka marrë dorën e nuses) , ndërkohë që versioni shqipes gege */dhander/, vjen nga togfjalëshi */dhan nder/ (dhënë nder), kuptohet familja e vajzës i jep nder e miqësi djalit dhe familjes së tij. Në ketë mes, edhe sikur të duam ne të kërkojmë ndonjë etimologji tjetër, nuk na lë semantika e brendshme e fjalës, (gjithmonë nëse mbështetemi në teorinë semantike të Bartit, në teorinë e fjalëformimit dhe etimonëve të Littrè, dhe në ngjashmërinë fonetike). Thjesht, nuk ka shteg të dytë për interpretime të tjera, ndërkohë që */ǵomh₃-ter/- më duket pa lidhje me fjalën */dhander/. I takon që përgjatë historisë se evoluimit e gjithë fjala të jetë ndryshuar totalisht (ǵ=dh) –(o=a)-(m=n) – (h₃= d), Vetëm prefiksi */ter/ duhej të ketë mbetur i pandryshuar. Sipas kësaj teorie, e bazuar në ndryshim drastik dhe transformim të etimonëve njëqind për qind, ne do të mund ta nxirrnim gjuhën shqipe edhe origjine Acteke, po të qe nevoja. Kështu që është e rëndësishme ti mbetemi besnik: Parimit të ngjashmërisë fonetike dhe Bazamentit semantik të origjinës së fjalëve. Fjala indo-evropiane */ǵomh₃-ter/, lidhet me fjalën shqipe */gop/( organi seksual i femrës, dhe ska asnjë lidhje me */dhander/ në aspektet fonetike dhe semantike.
Në parathënien e librit të tij “Primitivi i zhdukur, njeriu”, Colin M. Turnbull shtron pyetjen: “Ne fillojmë të pyesim se çfarë kuptojmë me terma të tillë si ‘primitive’ dhe ‘i civilizuar’”[ ]. Të qenurit primitiv apo modern, nuk përbën një problem. Problemet krijohet kur të civilizuarit tentojnë të dominojnë mbi primitivët.
Gjithë kjo ngatërrese qesharake mes PIE dhe Gjuhës Shqipe, ka ardhur për dy arsye. E para prifti slloven Franc Mikloshiç, i cili inspiroi sllavistin Gustav Meyer (duke u nisur nga interesa jogjuhësore), për “të gjetur” një numër të madh të fjalëve shqipe me origjinë sllave, ndërkohë që sllavishtja vetë rrjedh nga Keltishtja primitive, dhe e dyta gjatë analizave etimiologjike nuk u përdor parimi: “fjala i takon asaj gjuhe qe e motivon etimiologjikisht fjalën”. Rasti me flagrant është ai i fjalës */buj/ të Shqipes gege, e cila nxirret me origjinë sllave, madje të gjitha fjalët që rrjedhin nga kjo fjalë si */bujk/; /bujqësi/; */bujtinë/; */bujar/;*/bujari/etj. kjo tendencë e rreme etimologjike thellohet më tej kur fjala */bujrim/, e shqipes nxirret me origjine turke nga disa etimologë shqiptarë. Nëse i hyjmë analizave fjalëformuese, sipas ligjeve semantike (kuptimi i brendshëm i fjalës) dhe sipas: “Modelit të fjalëformimit me bashkim”, del se fjala */buj/, vjen nga bashkimi i dy elementëve fillestarë të ekzistencës */buk+ uj/, e cila me rënien e */k/ na jep foljen shqipe */buj/. Mjafton kjo analizë e thjeshtë shkencore, për të thënë se raporti i shqipes me Gjuhët e tjera Indo-evropiane duhet rishikuar tërësisht.
Shkaku i dytë i ngatërresave janë asocimet e bashkë-tingëlloreve. Në shqipen gege- versioni epirot, dhe shqipes gege versioni dalmacian (të ruajtur në Ulqin) hasen ndryshime. Në shqip shihet qarte se aty ku bashkëtingëllorja e dytë shërben si zgjerim i ndikimit tingëllor të bashkëtingëllores së parë, kemi ngjyrime të reja dialektore. Ta zëmë në asocimi */gl/ ( /g/ si element primitiv -/l/ si element ngjyrues-dialektor) jep fjalën */gluha/ ose foljen */nigloj/ , që haset në tekstet e Mesharit. Mirëpo duhet theksuar se Dialekti Epirot i Ilirishtes që fillonte nga Lis (Lezha) e Përfundonte në Artë nuk e ka pasur diftongun */g+j/ që na dërgon në */g/ e cila na shërben si bazament për studime etimiologjike dhe semantike. Nëse shohim evolucionin esklamativ të tingujve, nga primitiviteti në ditët e sotme, dallojmë qartësisht kalimet e ndërsjella: zanores */i/ nëse i shtohet */ë/, na jep * /ï/ ose/ j/. Ndërkohë që në nëndialektin shqip të Pejës kemi thjesht formën e pastër primitive */g/ (h+h) si ta zëmë */guha/; /nigoj/ etj, sepse kemi një togfjalësh të Shqipes primitive / ni +goj) (dëgjoj gojën), konfiguron qartësisht përputhmëri fonetike, semantike dhe fjalëformuese perfekte. Pra asocimi */gl/, nuk duhet të merret si apsolut gjatë analizave etimiologjike sepse bashkëtingëllorja */l/, ka luajtur rol dialektor, dhe jo rol tërësor formues në gjuhën shqipe. Variacioni i diftongjeve dhe asocimi i bashkëtingëlloreve si elementë evolucioni kanë sjellë diversifikimin e Shqipes Gege në gjuhë të tjera.
Gjuhëtari Albert Dauzat në një artikull rreth etimologjisë publikuar me 1949 në gazetën “Le Monde” shprehet se: “Etimologjia është më tepër se një kuriozitet shkencor. Duke na bërë të njohim origjinën e fjalës, duke na lidhur me të kaluarën e saj, ajo na jep njohuri, ndërgjegjësim më të plotë për çdo term, që përfaqëson kulmin e një historie shpesh të gjatë dhe ndonjëherë aksidentale”.[ ]
Kjo është arsye pse, kërkimi i historisë së fjalës nuk duhet të kryhet në mënyrë arbitrare, por në mënyrë metodike dhe nën një kontroll të rreptë semantik. Me tej Dauzat jep një shembull mjaft qesharak sesi partizanët e shkollës skolastike gjuhësore e zgjidhin problemin e etimologjisë së gabuar: “ (…) disa puristë (s’po jua themi emrat) kërkuan të ndalohej përdorimi i fjalës */courbaturé/ (kurbatur), sepse sipas një etimologjie të rreme, kjo fjalë vinte nga */court-battu/ (shkurt i vrarë). Me pak respekt për Shqipen Gege, kjo ngatërresë nuk do të ndodhte në Paris, sepse togfjalëshi i shqipes gege */Kur ba kull/ që semantikisht do të thotë /ndërtim i një ndërtese të hijshme/, thjesht me ndërrimin e fjalës */kull/ me */tour/, do jepte zgjidhje problemit.
Mania e disa gjuhëtarëve për ta nxjerrë shqipen me çdo kusht një gjuhë kreole; greko-latino-sllave-turke, dhe jo një gjuhë origjine (problemet nacionaliste në Ballkan dhe Evropë) kanë sjellë në Evropë një etimologji totalisht të gabuar dhe të papranueshme për gjuhëtarët seriozë.
Le të marrim disa shembuj: fjala */gjarpër/, sipas shumë gjuhëtarëve të motivuar vjen nga fjala nga */sérpeno/. Ngjashmëria fonetike mes fjalës shqipe dhe asaj latine thuajse nuk ekziston. Nga ana tjetër fjala e Shqipen Gege */gjarpen/ , ka si etimone fjalën primitive */gja/ (kafshë) dhe */pen/ (mpin) dhe dihet se rreziku që i vjen njeriut nga gjarpri është */mpirja nga helmimi/; Nëse shohim fjalëformimin edhe vetë fjala /sérpeno/ vjen nga dy folje të shqipes Primitive */sér/ ose */zer/ (pickon) dhe foljen e shqipes gege*/pen/(mpin). Shihet qartë se kuptimi semantik i fjalëve është në shqip , sepse nga ana logjike “po të zuni gjarpni të mpin”. Nga kjo analizë del se fjala */sérpeno/ e latinishtes jo vetëm që nuk është origjina e fjalës */gjarpër/, por e kundërta, fjala latine rrjedh nga shqipja primitive gege.
“Dijetarët dhe gjysmë dijetarët kanë kontribuar gjerësisht nëpërmjet etimologjisë që mendonin se u kishin dhënë fjalëve franceze me atësi nga ato latine, në një origjinë rrjedhëse jo të drejtë, dhe krejt të papranueshme”.[ ]- thotë Georges Gougenheim, në artikullin e tij romanca filologjike, me 1947.
Më qesharake duket etimologjitë e fjalëve të shqipes */them/- /thom/, -*/thotë /. Kryesisht gjuhëtarë që nuk e njohin thellësinë e Shqipes Gege , e lidhin origjinën e kësaj folje me atë PIE: */cāmi/, */cāte/ nga */ḱéh₁mi/, */ḱéh₁te/ . Vihet re se mungon ngjashmëria fonetike totalisht. Por nëse i hyjmë një analize të thellë zbulojmë shqipja gege, kur ka marrë fjalët nga gjuhë të tjera, i ka ruajtur ato siç kanë qenë: të paprekura fonetikisht, për shkak të spektrit të plotë bashkëtingëllor dhe zanor që zotëron. Por ajo i ka përshtatur gramatikisht me normat e shqipes. Vetëm gjuhët huazuese me mungesa të spektrit të gjere të bashkëtingëlloreve, përgjatë procesit të huazimit dhe përshtatjes kanë modifikuar bashkëtingëlloret. Ta zëmë arabishtja e cila ka marrë /thik/ shqip për ta përshtatur me derivim në /sikiyn/ (سكين) në arabisht ndërkohe që në Hebraisht e gjejmë në versionin /siakin/ (סַכִּין,), kur kemi patur fjalë që ka filluar me */s’h/. Ka shumë fjalë të shqipes që janë huazuar nga gjuhë të tjera me ndërrimin e bashkëtingëlloreve *(sh/s), për shembull */shurdh/ (albanais), ka rënë */h²/ nga ku kemi -*/surdi/ (latin) -*/sordo/ (italian) */sourd/ (Français), kur kemi fjalë që ka filluar me */dh/ e kanë huazuar me */d/; /dhōm/ (në shqip) dhe */dom/ (rusisht).
Po e njëjta gjë është edhe për */spada/ e italishtes që e cila ka origjinë shqipe */shpata/, ashtu siç vjen edhe toponimi sparta nga emri */spata/ ( arma e famshme me të cilën ishin pajisur spartanët). Por po të hyjmë dhe më thellë në etimologji matricore vetë fjala */glädis/ vjen nga togfjalëshi i shqipes primitive */gätis/↔*/godis/ (Qëlloj). Ky ligj gjuhësor i përshtatjes në huazim, i jep të drejtën shqipes të ketë shumë fjalë të dhuruara në Italishte. Por vlen edhe për gjuhët e ashtuquajtura të krahut keltik, edhe për faktin se Homo Sapins arriti pikësëpari në Ballkan para 50 mijë vitesh, ndërkohë që në zonën italike dhe Francën jugore para 45 mijë vjetësh.


















