REBESH I DHIMBJES . Poezi nga Adelina Mina

PSE MË PËLQEN

Kohezion ne teresine e qenies,
Ngadalësuar te zgjuar mendimin,
Pse më pëlqen?
Duket i rrudhur dielli në perëndim,
Ashtu siç rrudhet tehut te kohës lekura.

Pendim, jo !
Dëshpërim thua sa here kujtimet vijne,
Nostaligjia thyhet nga rrezet e sedefta te diellit,
Pse me pëlqen?
Dhe nuk me pelqen, koherencës i druhemi, i fshihemi, shpërbemi…
Ora nuk ndalet, heshtur, pa u ndjerë, pa te te goditur, fluturon
Dhe perseri nuk e kuptojmë shkakun pse pe lëshoi,
Kurre nuk u kthye,
Asnjehere nuk u kthye, ashtu siç nuk kthehet çdo dashuri e lenduar, e humbur, e kaluar,

Pse më pëlqen?
Dikur isha fëmijë,
Si vashat e shelgjishteve qe zgjatin flokët,
Rritur e vitet mbi supe,
Sa dua te jem femijë,
Këtë dua thelle ta kuptoj.
Cuditem kur dua jetës t’i jap shpirt,
Nuk është e thjeshtë.

2025.04.15

STIL

E kam unë në dorë, egzistoj,
Të jem vetvetja, a tjetër njeri,
Kam dëshira për jetën, e vërteta të shpëton,
Dhe frymëzimin me gjithë shpirt e zemër.

Njëra stinë më shumë më pëlqen,
Një libër të lexojne nga pak dua,
Një lulëz tek çel copëza jete t’ngazëllen,
Dhe detin tek lëpin bregun dallgëzuar.

Më bren ndërgjegja tek hesht,
Vështroj dhimbshëm përtej largësisë,
S’e humb, jo, buzagazin e sinqerte,
Detajet kanë per mua qendresë e peshë.

Kur ecën njeriu, tek rritet jetës,
Pak lumturi vetvetes në sfida kerkon,
T’mbushësh shpirtin me diell, delikatesë,
E dashuria mos shteroftë, fat mjeshtëror.

2025

POEZIA IME

Si dielli, dashurisht shkrihej,
Herë-herë të kafshon ëmbëlsisht,
Mbi plagë jete a shafran pikëllimi,
Herë heshtur, herë reve fluturim.

Mos u tret poezia ime,
Si perëndimet humbasin,
Në yjësi ndritur në mote agimesh,
Si buzagaz të ëmbëlth, si muzikë në sytë.

Mos u ndal shpirtit si yjëvarat e pamata,
Të të marrë malli si në vjeshtë,
Ty thelb i brishtë i poezisë me ngjyra,
Në verë të djeg brengat me fjalë magjike.

Poezia ime është dinamika,
Modernja sfiduar nga forca,
Gjithë kuptimin merr mataforia,
Në t’vërtetë deliri i saj, rrënjë dashuria.

202

SHPIRTIT HESHT

Ki mëshirë për mua ti shpirt i mbushur plot,
Heshtjen dërrmuar teje e mblodha grusht,
Sa herë zemërohem po të më besosh,
Po t’më ndjesh si një kafshë memece vuaj.

Shpirtit kthjelltas vështrimit të syve thellë,
Jeta të gërryen, ç’dëshpërim prekës,
Keqardhje ndjej të godet në zemër,
Kështu e ka jeta, kam zgjedhur të hesht.

Shpirtit çuditshëm malli ngushëllim pafund,
Një gotë dëshirë t’pafaj se shpreh,
Askush s’të kupton e heshtja t’mund,
Veç shpirti me derte të mbetet miku për besë.

Shpirtit ndjej gjithçka me sy e me veshë,
E hesht, hesht, me heshtjen tënde seç flet,
Shpirtit torturuar një brengë, një fjalë a gjest,
Kështu e kam vendosur brenda tij t’a vdes.

LINDA

Linda gjakun tim prej qenies sime femërore,
E rroka në kraharor e gushë me një përqafim,
Me dëshirën e feksur palcës njerëzore,
I dhashë gjithë ngjyrat e jetës çelur në agim.

Linda si në një magjepsjeje një botë,
Lulen që çel stinëve plot shkëlqim,
Dhimbjen e ëmbël si imazh I praruar,
Ngjizur në lëfostrën placentë të shpirtit tim

Amlën e gjirit të bardhë valë në thellësi,
Rrënjëve të holla thith jetën time nginjur,
Më dhe pjalmin e nektarin e luleve,
Më shumë do të të dua kur të jem thinjur.

Linda prej guaskës sime femërore,
Linda e prej asaj guaske prapë do lind…
Linda jetën time me bukuri engjëllore,
Se veç lindja vazhdimësinë e jetës e bind.

24.05.2020

NË ASHT TË ZEMRËS

Në asht’ të zemrës sime kam forcën,
Sa i madh, i rëndë peshon guximi,
Vuajtjet e brendshme bluajnë shpresën,
Pakufizuar dëshirat për të mos u zhgënjyer.

Pse vallë në asht’ të saj fshehim veten?
Themi e gënjejme te vërtetën,
Ndëshkimin per te gjitha e merr ne zemer,
Ashti i saj ploget e thyehet ne dhembje.

Në fraza vështirësish ndjen kenaqesitë e përpjekjeve,
Ashti i saj mishëron individin,
Gjuha e saj ngjyen fjalet, nderton episode,
Në sprova të rrepta klithma ndëshkimi.

Në emocione sakrificash deskripton shpirtin,
Ashti i saj udherrefyes kujtimesh te verteta,
Dashuri e thelle të lë pa fjalë, fjalët e dashurisë ne asht’,
Energjia e pabesueshme e çasteve te sinqerta.

Urtia më e natyrshme e vetvetes së mendjes,
Përsipër merr përgjegjësi te sigurta,
Autograf i jeteshkrimit ndër udhë mbetet,
Pasion në asht’ të zemrës gëlon jeta!

ME ËNDRRAT LIRIA BUZËQESH

Nje deshire ne shpirt, një ëndërr me vlon…
Në zemër të lindin dëshirat, pa ëndrra a ka jetë?
Pa ëndrra nuk ka realitet, deshirat e mia plot pasion…
Me deshirat, ËNDRRAT jetën dashuron vërtetë!

E fundit gje te besosh, nje shprese…
Ndizet si nje shkendije thelle…
Te vetmen ndjenje njeriu pret, pret…
Me SHPRESËN shpirti në fund vdes…!

Dua diellin e ngrohtesise, ndjesi e çmuar virtyti,
Me krahë dashurie të më përqafoj’,
Shpirtin te m’a ngrohe, te m’a shkrije,
Me diellin e ngrohtësisë ARSYEJA ndryshon.

Mbeshtjelle me ngrohtësi e shpirtit t’lirë në barazi,
Një ëndërr, një dëshirë, një shpresë në këtë jetë,
A ka forcë në jetë pa shpresë, pa LIRI?
Sa mund të duhet të luftosh t’i bësh realitet.

REBESH I DHIMBJES

Perlë e nënshpirtit m’u grish urtësisë sime,
Si dimra fjalësh ngritur pirg dhimbja,
Më turbullohet heshtja, s’kam fuqinë,
Përtyp vetvetes brengën time mbytëse ama!

Dhe të qesh dua buzëve, më pikon në shpirt,
Ka kohë dhe qaj e lotët kurojnë sy të zgjuar,
Regjur në pezmin gdhend rendin e zemrave,
Për më të shtrenjtët e mi aq shumë përmalluar.

Vetëdijes dhemb në trisht, askush nuk e di,
Lot kristal sa hap e mbyll sytë, meraku më djeg,
E vuaj, sa e vuaj mungesën tuaj ndrydhur te secili,
Çaste në pështjellim kryqëzohen në sofrën e jetës.

S’ka mëshirë dhimbja, dhembshurisht as kohën s’zgjedh,
Të bën me vete të flasësh ashtu si pamend,
S’mundem jo aq e kam fuqinë në vështrimin e kthjellët,
Ju dua me shpirt, zemër mirësinë, aty gjej vend.

O zemër nëpër botë, rrebeshin e mërgimit kapëceve.

PJESORE

Udhëtuar, duke udhëtuar me fjalën ngarkuar frazën, trashëguar,
Buruar, drithëruar derte, ëndërruar dashuri,
Tokës së moçme shpirtin mbërthyer,
Stinëve amshuar, zbukuruar, vdekur në delir.

Rrugucave nostalgjia ravijëzuar, peshuar mallin,
Shndërruar alkimiste, të vërtetën dëshiruar, qartësuar,
Përjetuar jetës ndjesinë, ka zheg fjala,
Regjur, shtrydhur, dashur, etur mallin
djegur.

Në rrjedhë si lumi nanuritur, grishur, lëpirë si gurët fjala,
Keqkuptuar, dashur pa dashur si etiketa tharë hidhërimit,
Tendosur dëshirën pa rend në shpirt bashkëkohorja,
Skicuar, ruajtur, arsyetuar vargun në tehun magjik.

Shkruar me duar zemre kohërave pikëlluar,
Flatruar zogjte, vezulluar nga rreze gëzimi vërshuar
Endur, shpresuar, shkruar për fatin ogurmirë njeri,
Përbysur etydet magjike si dallgët, thënë syve të mi.

DY

Oh, të kisha mundësi dhe një herë,
Të t’përqafoja aq fort e ballit të lartë,
Puthjen më t’madhe të dashurisë,
Ta mbaja për gjithe jeten thellë n’peshë.

Vështroj mungesën tënde, m’ duket sikur do vish,
Në kortezhin e gjatë të përzishëm n’hidhërim,
Në të gjitha vendet, në shpirt,
Ndjej keqardhje, lot heshtur në t’bukurat kujtime.

Përmes kohës dhe hapësirës brengëvuajtur,
Do të doja të sillja në biografi Ati im,
Nena ime vuan (mban të qarët) mungesën pa ty.

T’kam dobësi, një zbrazëti në zemër,
Në rrugën e vdekjes deshe të flisje,
– Ah, fëmijët e mi! – akullnajë, sa i hirshëm,
Me një buzagaz të ëmbël, mbyllur sytë.

“PEMA E DASHURISE”

Pema e dashurisë, shumëngjyrëshe jeta,
Në sytë e saj vërshojnë pafund horizonte,
Krahëve te saj depërton forca, gurgullon jeta,
Dhe gjithçka që ndjen pelhurëzes qiellore.

Krehur flokët jasemina, digjet gushtit dashuria,
Zjvishet shpirtit vjeshtor brenga,
Dhe qielli dhe dielli dhe toka u drodh nga vetmia,
E brymte, e akullt si alpin e ngrohtë si shkëndija.

Pema e dashurisë me emrin e vërtetë jetë,
Dëshirë, shpresë, ëndrra ngjyrëylbertë,
Heshtur mall në monolog e një çast fëmijë,
Amplitudë e thellë, dashuri e madhe n’ë shpirt.

Pema e dashurisë, gurgullon jeta.

2024

“FALEMINDERIT NUK KA DALË NGA MODA”

Faleminderit AT!
Unë nga fëmijëria, ti nga pleqëria.
Me djeg mall i zjarrtë.
M’u gjende ne ditë të vështira.

Faleminderit NËNË!
Më përshëndete : udha e mbarë!
Mbamë në zemër!
Të vyer dashurinë me krahë të artë.

Faleminderit GJYSHËR!
Mall e zemërim humbur,
Në këngë të moçme legjendar.

Faleminderit I SHTRENJTI VËLLA!
Do të duhemi më shumë si dikur.

Faleminderit E BRISHTA MOTËR,
A të kujtohet shtëpia mbi kodër!?
Peizazhi i fytyrës në librat e vjetër…

Faleminderit E DASHUR MIKE!
Mos më harro, mos u zemëro…!
Nga unë me dashuri…!
Koha thuri largësitë.

Faleminderit QYTETI IM!

Sa e mjerë jam kur jam larg e sa vite ikën…!?
Ajër, erë, majë mali, vesë përmbi lule, kujtim.

Faleminderit e gjithë FAMILJA IME!
Kurrë mos e lër shtëpinë vetëm!
Pamja e të gjitha kujtimeve…!

Faleminderit BIRI IM!
Heshtur hyre në jetën time,
A bëjmë një selfi bashkë!?

Faleminderit DHEMBJE!
Të gjallëve me kodin e mirësisë.

Faleminderit DASHURI!
Më e madhe se nata e humbjes.
Më e thella bukuri.

Faleminderit MIRËNJOHJE!
Shkrin zemra heshtur me shpresa,
Jo anonim, lule pranverore.

Faleminderit BUZËQESHJE!
Më e madhe se urrejtja,
Të njeh shpirti im.

Faleminderit THJESHTËSI,
Qendresë e peshë, fjalë të çlirëta,
Mbushur me lumturi.
Mirënjohje e trishtim,
Realiteti të bën më të bukur, të bën njeri.

Faleminderit NJERI!
Kohë e pamëshirshme, e përkohshme,
Yll në përjetësi.

Faleminderit JETA IME!
Heshtje e dëshpërim pa rrënoja,
Koha ku marr frymë nga agimi në agim.

07.10.2021