JAKOV SOLOMON: DHE VJEN NJË DITË, POEZI

DHE VJEN NJË DITË

Do vijë një ditë, dhe kjo është e sigurt,
Kur nuk do jem më, dhe kjo është normale.
Dikush tjetër do ketë nevojë të zgjidhë ca halle,
Por unë jo… dhe jo.

Ndoshta për çdo tjetër do ishte e përsosur,
Sepse përsosmëria s’ka të sosur.

Kur nata ditës vendin do t’ia lërë,
Meteorët në gusht do vazhdojnë të bien,
Dhe yjet flakë do të ndrisin si përherë,
Të tjerë poetë për to do vazhdojnë të shkruajnë.

Janë ligje të natyrës dhe jeta vazhdon, o njerëz.
Të tjera lojëra dhe argëtime do ketë,
Dhe ju do qeshni sadopak dhe do thoni:
“Ishim ca të pagdhendur dhe anadollakë.”

Dhe unë ju përgjigjem nga larg:
Kaq e kishim hapin, kjo ishte e vërtetë.
Jetuam dhe pa qershi, dhe ju na i kini zili.

KAQ I KISHIM MUNDËSITË

Dhe jo aq prapanikë paskemi qenë,
Se lëviznim me karroca katër-rrotëshe, që i quanim TAKSI,
Dhe ndalonim për furnizim me naftë, për të mbërritur në shtëpi.

Ndërsa ju merrni raketa me qira
Për të shkuar në një planet tjetër…
Ajo jetë ju neverit për padijen tonë,
Kur shoferi numëronte qindarkat e fituara përditë,
Fëmijët tuaj ping-pong luajnë brenda në raketë,
Dhe s’duan t’ia dinë që ato raketa sot janë lodra të rrezikshme,
Me të cilat vriten armiqtë e një shteti –
Paqë se armiku është vetë mbreti mjekërcjap,
Kur me dorën e majtë s’hap dot asnjë dollap.

Kalamajtë tanë luajnë me kukulla majmun,
Dhe kur hanë, s’përdorin as pirun.
Ne shkojmë rrallë për pushime me avion apo kruiz,
Kur ju bëni qejf në raketë, shtrirë me kurriz,
Dhe bëni miliona milje në hapësirë për t’u takuar me shoqen në PLANDIR.

Iktët nga Toka, se nuk ju mban dot,
Si ne që fluturuam në kontinente të tjera – Mos o Zot!
Studimet i mbaruat në Saturn, jo në Afrikë…

Të jini të sigurt se ato ditë do të vijnë,
Kur fantazia jonë s’arrin dot,
Se raketat tuaja mbushen me protone plot,
Kur fshatari ynë e vë në lëvizje
gomarin, duke i rënë me shkop…

Por globi do të vazhdojë të rrotullohet si më parë,
Paqë se duan apo s’duan akoma ca tru-tharë.