- “Oda dibrane në Filadelfia”! Ashtu siç e ka patur gjyshi i tij patriot Tafë Daut Sllatina dhe pothuajse siç e kishte ideuar dhe mbajtur për vite të tëra Hakiu në zyrën e tij të punës kur drejtonte një nga strukturat kryesore të Ushtrisë shqiptare në ish – Brigadën e Muhurrit të divizionit ushtarak të Dibrës si dhe në Komisariatin e Policisë Peshkopi, pas ‘90-tës. Si atëhere edhe sot, brenda kësaj ode spikat koncepti kombëtarist i një shqiptari me zemër të madhe…
Një dokumentar televiziv i përgatitur nga gazetarja e njohur në diasporën shqiptare Eva Dori, kushtuar “Odës dibrane” në Filadelfia të SHBA, ndër të tjera paraqet dhjetra tituj Nderi e Mirënjohje për themeluesin dhe administratorin e saj. Gjithsesi për Haki Çollakun, kontributorin dhe mbështetësin në vijimëri të shoqatës “Bijtë e Shqipes” dhe Shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Filadelfia, vlerësimi që i bëri Këshilli Bashkiak i Dibrës, duke i dhënë titullin “Qytetar Nderi” i bashkisë më të madhe të qarkut verilindor është më i rëndësishmi e më i veçanti për të e familjen e tij. Kjo edhe për vetë motivacionin e këtij titulli: “Për kontributin e tij në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dibrane përmes krijimit dhe mirëmbajtjes së ‘Odës Dibrane’ në Filadelfia, një hapësirë autentike që mishëron mikpritjen, burrërinë dhe lidhjen shpirtërore me Atdheun.”
Brenda këtij motivacioni, në pak fjalë është institucioni më i veçantë që dibranët kanë krijuar në shekuj, dekada e vite: “ODA DIBRANE”.
Ajo është simbol i vatrës bujare, besa e burrit, qëndresa e trimit, mençuria e fjalës, kënaqësia e muhabetit, sheshi i përplasjes së opinioneve, urtësia e më të moshuarve, këshilla e prindit, përkrahja e mikut, shpërthimi i këngës, sheshi i kërcimit, jehona e të qeshurit, kuadrati i lodrave, dashuria e respekti midis njerëzve, zanafilla e ngjarjeve, fundi i armiqësive, tempull për pleqtë, shkollë për të rinjtë, çerdhe e patriotizmit, burim i humorit. Oda është grumbullim njerëzish, miq, të afërm, farefis, komshinj, për arsye gëzimi, sebep hidhërimi, mikpritjejeje të të ftuarve apo udhëtarëve nga larg…
Thuajse të tillë e ka konceptuar, ideuar e ndërtuar atë Haki Çollaku edhe në Filadelfian-an e Amerikës së largët, ku siç tha në fjalën përshëndetëse vizitori i saj në disa herë të vajtjes në Amerikë, Nënkryetari i Federatës së Paqes Universale Shqipëri Abdulla Domi (ish-kryetar i këshillit të Qarkut Kukës): “Aty gjen Flamurin tonë kombëtar, portretin e Skënderbeut dhe të burrave të tjerë të kombit, derën e hapur dhe sofrën e mikpritjes, kësulën e bardhë dhe tirqit me koprane, gëzofin e leshtë dhe fyellin e gjatë, gjen kutinë e duhanit dhe takamet e kafes, librat e shenjtë dhe tespijtë, çiftelinë dhe sharkinë, dajren dhe aksesorët e ahengut, veglat e punës së ustait dhe gjithshka tjeter që e lidh me vendlindjen…”
“Oda dibrane në Filadelfia”! Ashtu siç e ka patur gjyshi i tij patriot Tafë Daut Sllatina dhe pothuajse siç e kishte ideuar dhe mbajtur për vite të tëra Hakiu në zyrën e tij të punës kur drejtonte një nga strkturat kryesore të Ushtrisë Shqiptare në Brigadën e Muhurrit të ish – divizionit ushtarak të Dibrës si dhe në Komisariatin e Policisë Peshkopi, pas ‘’90-tës. Si atëhere edhe sot, brenda kësaj ode spikat koncepti kombëtarist i një shqiptari me zemër të madhe.
CEREMONIA….
Në ditwn e parw tw gushtit pwrvwllues tw kwtij viti, qindra të pranishmit në sallën e konferencave të Ambasadës së FPU në Tiranë patën mundësinë të shikojnë nga afër dhomën dibrane të Filadelfias, kostumet tradicionale dibrane, instrumentat popullorë, çifteli, sharki, fyej, sofër dibrane etj, dhe të kuptojnë veçantitë dhe rëndësinë e ruajtjes e promovimit të tyre. Ky event që u moderua me mjeshtri të rrallë artistike nga Mjeshtri i Madh Defrim Methasani dhe ku performoi si rrallë herë edhe artisti shqiptar me famë botërore Xhevat Limani (që ngjalli emocione të forta tek recitoi vargjet lapidare “Mbahu nënë mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë”), u realizua në një atmosferë argëtuese dhe edukative, duke i bërë të pranishmit të ndihen krenarë për identitetin tonë kombëtar.
Ceremonia u karakterizua nga një atmosferë mbresëlënëse, ku u ndërthurën fjala, kënga, kujtimet dhe ndjenja e përkatësisë. Veçanërisht emocionuese qe fjala e mbesës së tij, Manjola Vasmatics, Presidente e Federatës së Familjes, që e konsideroi këtë një veprimtari të jashtëzakonshme dedikur Haki Daut Çollakut – trashëgimtar i një gjaku patriot dibran, kontribues i palodhur në ruajtjen dhe lartësimin e vlerave dhe traditave tona, me rastin e marrjes së titullit “Qytetar Nderi” i Dibrës.
“E them me gojën plot, që ky titull shkon edhe për gjakun që rrjedh në venat e tij – për gjyshërit tanë që i janë përkushtuar atdheut me ndershmëri dhe sakrifica. Familja e Tafë Dautit, një figurë autoritare dhe përbashkuese kombëtare, që të ngjallte besim, njihet për mikpritjen dhe bujarinë, për ndihmën në luftën Nacionalçlirimtare (Shtëpia e tij ka qenë dhe mban pllakën “Bazë e LANÇ) dhe ndikimin e vazhdueshëm përparimtar për atë kohë…”, tha ndër të tjera Manjola.
BARTËS DHE PËRÇUES I VLERAVE TË FAMILJES
Ashtu si para katër vitesh (10 tetor 2021) kur Haki Çollaku organizoi një takim vëllazëror te ndërtesa e re e shoqatës “Bijtë e shqipes” për promovimin e librit “DAUT TAFË SLLATINA” (Kujtime, poezi e prozë), një takim vëllazëror i kthyer në një ditë feste, ku mbizotëronin në gjithë mjedisin e sallës së takimit flamujt kombëtar shqiptarë dhe ata amerikan, edhe në 1 gushtin e këtij viti, në fasadën e sallës moderne të Ambasadës së Federatës së Paqes në Tiranë përkrah flamurit kombëtar shqiptar ishin shpalosur fotot e të paharruarve Mustafë Daut Sllatinës dhe të “Haxhi” Daut Tafë Çollakut.
Dhe ashtu si para katër vitesh në Filadelfia edhe në këtë ditë të vlerësimit të nipit të tyre, Hakiut, këtu në këtë sallë komode në zemër të metropolit shqiptar, nga qindra pjesëmarësit, u ndoq me shumë interes interpretimi i këngës kushtuar Tafë Daut Sllatinës, nga rapsodët popullor, lumjani i nderuar Xhevahir Marku dhe Fatjon Dervishi – djali i këngëtarit legjendar, të paharruarit Sherif Dervishi – Mjeshtër i Madh.
Kësisoj “Bijtë e shqipes” në Amerikë, ndër protagonistët kryesorë të së cilës është edhe Haki Çollaku, përcjellin jehonën e traditës familjare, krahinore e kombëtare shqiptare.
Ndaj dhe në këtë takim mbresëlënës kukësiani model Adbulla Domi, në fjalën e tij veçon Hakiun edhe si prind, që së bashku me bashkshorten Dhuratën rritën dhe edukuan një vajzë ekselente, Hatixhen (Tixhi) e cila shërben si eprore në rradhët e Ushtrisë Amerikane, si dhe një djalë si Driloni për ta pasur zili.
Ndërsa dr. Hajri Mandri vlerëson se “Hapja dhe frekuentimi i Odës dibrane në Filadelfia të Amerikës, është referenca më domethënëse që simbolizon dashurinë dhe përkushtimin për vëndlindjen, si leitmotiv i përhershëm i mallit dhe dashurisë që krijon jeta në emigrim, është referenca më domethënëse që shpreh dashurinë për të kaluarën e historisë dhe kulturës dibrane dhe më gjërë, është shtysa shpirtërore dhe estetike që e lidh autorin dhe drejtuesin e këtij instituti shpirtëror, real e material, Odës dibrane, ku mblidhen ata që kanë po të njejtën dashuri, po të njejtin mall, po të njejtin përkushtim ndaj vendlindjes dhe atdheut. Kjo shtysë dhe kjo forcë magjike, e ka shtyrë Haki Çollakun drejt itakës së tij shpirtërore, duke e shembëllzuar atë në Amerikë. Kushdo që shkon në Filadelfia, kalon dhe lexon emërtimin e një godine në bulevard të qytetit: “Oda Dibrane”, nuk ka se si të mos surprizohet dhe të mrekullohet njëkohësisht, duke menduar kush e krijoi këtë”.
Po. Haki Çollaku ka të drejtë legjitime që edhe në këtë takim të nderimit të tij me titullin më të lartë që jep organi më i lartë i qeverisjes vendore Dibër, të ndjehet më krenar se kurrë që mishëron dhe përçon mençurinë dhe vizionin larpamës të gjyshit të tij patriot Tafë Daut Sllatina. Të atij burri të madh dibran që njihej në gjithë Dibrën për bujarinë, mikpritjen, sofrën e madhe që shtronte në shtëpinë e tij për çdo natë për miqtë, çka i jepte një status ekstra për shkak të reputacionit dhe “bukës së dhënë” duke fituar të drejtën që të bënte një refuzim elegant të sistemit. Bashkëkohësit e mbajnë mend atë kur në mjedise miqsh në mexhelise burrash shpesh herë thoshte: “Jemi mirë, por do ishte më mirë të kishim nga tre dynim tokë, 20 berra bagëti dhe lirinë fetare”. Me këto pohime publike në kohën e shkuar të sistemit monist, dikush tjetër mund ta pësonte keq, por jo Tafë Sllatina që fliste si njeriu që e kishte mbështetur Luftën Nacionalçlirimtare dhe kishte kontribuar shumë në të. Kështu ai kishte fuqi të sfidonte sistemin duke i kundërqëndruar me filozofinë e tij pragmatiste.
Dhomën e vogël, por me shumë vlerë në Filadelfia, ku banon me pasion e dëshirë, me guxim, vizion bashkohor e përkushtim atdhetar, Haki Çollaku jo më kot e ka pagëzuar “Oda Dibrane”. Për mesazhet që përcjell tek vizitorë të shumtë, jo vetëm të komunitetit shqiptar, por edhe amerikanë, dikush e ka quajtur “Ambasada dibrane në diaporë”. Dhe padyshim, që “ambasadori” H. Çollaku, edhe në këtë ceremoni solemne do t’i mahniste qindra pjesëmarrësit me fjalën e tij të magjishme. Kështu i magjeps vizitorët e shumtë të kësaj ode emblematike (që e prezanton me kënaqësi të veçantë edhe në këtë fjalë magjepse përmbyllëse të këtij takimi), brenda së cilës ata gjejnë: portretin e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu; një minikonak kushtuar familjes së Taf Dautit; ormanente konaku si sofra; një stendë me vegla artizanale ndërtimi e bujqësie; kënde të instrumentave muzikore e kostumeve popullore, foto të trevave dibrane; kënde të ndryshme familjare e personale.
Takime të tilla i shërbejnë forcimit të unitetit mes bijve e bijave të kësaj familje të madhe, fisit e mbarë dibranëve.


















