RRUGËT TË HESHTURA SOT JANË. Poezi nga Elpiola Lluka

 

Mengjes i zymte ardhi sot,

pa grimca vese pikuar…

Dhe petalet nuk celin dot,

nen muzgun e diellit te shuar…

 

Qiell i fjetur shfaqej sot,

mbi re te ftohta, dritheruar…

Tipare te erreta jo me kot,

fytyres se tokes i ka zgjuar…

 

Pemet gjelberimin kane zhveshur,

Pajete, sythat neper dege celin…

Zogjte kenge vaji marrin, qeshur;

pa ze, nota cicerimash nxjerrin!

 

Rrugët të heshtura sot janë,

vec kalldremi i ka pushtuar;

Si tingull, fill pluhurin lane,

te zbehe mendimet, lenduar…

 

Sot cdo strehe e ngrysur pret,

aromen e kafes se munguar…

Mes kater muresh, fryma vret;

Hena dhe yjet humbet, ngujuar…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here