Një përbindësh i zi vërtitet mbi botë
Hije e zezë. E padukshme. Mister i zi…
Endet mbi koren e tokës.
Kërkon të ushqehet me mish njerëzor.
Askush nuk e sheh.Ai na sheh të gjithëve…
Eshte i padukshëm,
ajror.
Nga na doli tani ky përbindësh i zi,
virusor?