A    FLET  ATDHEU. Poezi nga  MAXHUN  OSMANAJ

 

 

 

 

SYTË    E    FËMIJËS

 

 

Sytë  e  fëmijës  janë  diell,

Krua  që  kthehet  në  oqean,

Luadh  i  gjelbëruar  në  prill,

Flamur  çiltërie  që  kudo  valon.

 

Sytë  e  fëmijës  janë  AT- Dhe,

Themele  që  kthehen  në  fortifikata,

Janë  kopsht, fletë, pekule,

Shpirtit  na  i  bëjnë  pranverë.

 

Sytë  e  fëmijës  janë  kaltri,

Ara  me  lule, me  grurë,

Janë  më  e  ndritura  ardhmëri,

Diell  që  nuk  perëndon  kurrë.

 

Sytë  e  fëmijës  janë  bota,

Bukuria  e  lules ,  mjaltë ,  nektar…

Oh,  sytë  e  fëmijës  janë  lindjet

E  të  gjitha  agimeve  veshur  me  ar.

 

 

 

 

PASIONET   E   MIA

 

Pasionet  e  mia  janë  të  përziera

Herë  si  vese,  herë  si  dëshira,

Kohë  pas  kohe  bëhen  të  nxehta,

Bëhen  të  ftohta,  bëhen  të  ngrira.

 

E  di , dikush  tjetër  punon

Dhe  vetes  nuk  i  qëndroj “ besnik,”

Nëse  vullnetin  s’e  zë  shok,

Pasioni  i  parë  më  ik.

 

Leximi  dhe  gjimnastika

Gjithnjë  në  mua  bëjnë  garë,

Ata  luftojnë  ndërmjet  vete

Cili  të  dalë  -i  parë.

 

 

Pasionet  e  mia  edhe  sot

Janë  dëshira  dhe  etje,

Por  çfarë  t’i  them  moshës,

Kur  jam  nga  ato  në  “ndjekje” !

 

 

 

 

 

 

DESHA   TË  SHKRUAJ   POEZI

 

 

-Desha  të   shkruaj  poezi

Pa  ndonjë  frymëzim,

Hidhërueshëm  ma  priti,

Egoja  e  shpirtit  tim :

 

Ç’bën  kështu,  more  djalë,

Kah  kështu  je  turrë?

S’torturohet  shpirti  për  fjalë,

Kësaj  i  thonë  torturë.

 

Edhe  nëse  thur  diçka

Ashtu  shpejt-shpejt,

Mendo  sot  e  gjithmonë

Ajo   s’do  të  ketë  jetë.

 

U  ndamë  më  përshëndetje

Unë  ,shpirti  e  shpërthimi ,

S’provova  më  të  shkruaj

Pa  më  grish frymëzimi.

 

 

 

 

 

FJALA    E   NDYTË

 

Një  fjalë  e  ndytë  një ditë

Bardhit  iu  përvodh  në  fjalor,

Askush  s’e  kishte  prit’

Në  atë  mjedis  shkollor.

 

-Më  fal ,  mësues  , i  tha,

Uki  kokën  turpshëm,

Një  vërejtje  vetes,

Ia  dha   mendueshëm.

 

U  habitën  të  gjithë,

Për  këtë  fjalë  gabim,

Por  ai  kërkoi  falje,

Ne  patëm  mirëkuptim.

 

Edhe  vetë  e  provuam:

Toleranca  është  vlerë , fryt ;

Kurrë  më  në  atë  klasë

S’u  dëgjua  fjalë  e  ndytë .

 

 

 

 

 

 

KUR   U  HIDHËROVA    NJËHERË

 

 

Kur  u  hidhërova  njëherë

Qëllova  në  klasë,

Mirë  që  u  përmbajta,

Se  desha  fort  të  bërtas.

 

Për  fat  të   mirë,

Disa  “miq  numërorë”

Ma  ndalën  turrin,

Mos  të  bëhem   hor.

 

U   ndala  dhe  numërova

Deri  në  dhjetë,

Gjaku, zemra , tensioni,

Më  zbritën  n’vend  t’vet.

 

Sa  herë  më  rrok  trazimi

Ndalem  dhe  mendoj-

Gëzimi  dhe  hidhërimi

Janë  pjesë  të  jetës –lojë.

 

 

 

 

 

FËMIJA   DHE   POETI

 

 

E  pyet  fëmija  poetin

Më  shumë  kërshëri,

Do  t’ia  zbulojë   sekretin

Kush  banon  në  vjershat  e  tij.

 

O  i  i shtrenjti  fëmijë,

Nëse  hy  në botën  time,

Flladin  e  jetës –  lumturi,

D o  ta  gjësh  pa  vështirësi.

 

Ta  tregoj  s’e  kam  ndërmend,

Do  ta  lë-  befasi,

Nëse  lexon  me   pasion,

Vetë  libri  të  tregon.

 

 

 

 

 

 

 

NXËNËSIT   E   MI

 

 

-Nxënësit  e   mi ,  si  për  çudi,

Shpesh  bëjnë  n’klasë  befasi,

Njëri  mungon ,tjetri  e  arsyton

E  çojnë  jetën  për  bukuri.

 

Kur  mësimin  e   zënë  në  gojë,

Përpiqen  ta  reformojnë  në  lojë;

Ashtu  ata  e   pranojnë  freskimin,

Edhe  kur  nuk  ua  do   mësimin !

 

Nxënësit  e  mi  edhe  na  qortojnë,

Na  i  tregojnë  rastet  kur  gabojmë,

Haptas  thonë ; “kjo  është  demokraci”

Dhe  ne  i kuptojm  me  shumë  urtësi .

 

Nxënësit  e  mi  kanë  huje, vese, si  moti,

Por  në shpirt  e  n’zemër  si  loti:

Herë  janë  të  qetë, herë  të  trazuar,

N’hap  me  kohën,  janë   të  qytetëruar.

 

Nxënësit  e  mi , secili  lë  ta  dijë,

Janë  lule , yje, janë  ardhmëri,

Kosova  krahapur  ata   po  i pret,

Ta   rritin  e  zbukurojnë  si  të  duan  vetë.

 

 

 

A    FLET  ATDHEU

 

Një  ditë  Ronit   të  vogël

Diç  n’mendje  i  mbërtheu,

Me  kureshtje  pyeti  mësuesin

A  flet, vallë,  atdheu ?

 

Ia  kam  dëgjuar  këngët,

Edhe  fytyrën  ia  pashë në  pikturë,

Mos  ngjyrat  ia  dëftonin   brengat?

Historia  i  fliste  në  flamur.

 

E  pashë  në  lapidar,

Edhe  në  qytete  në tempuj,

Para  armikut  villte  zjarr,

I  pathyeshëm  nëpër  shekuj.

 

Po ,  foli   krenarisht  mësuesi,

Atdheu  flet  çdoherë

Me  gjuhën  më  të  ëmbël,

Që  e  flet  kush  ndonjëherë.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here