KËNGA E JETËS
Sot dielli lëshoj rrezet
Mbi retë në qiell
Mjergulla u lëshua si perde
Vëndin kudo ka mbuluar
Eh them, Pranverë e vonuar
U tulate si e zënë në faj
Fajtorin për të ndëshkuar
Që kaq shumë jetë po merr
Në heshtje nis të këndoj
Një këngë që trishtimin t’më largoj
Po lotët bien e dot si mbaj
E melankolia shpirtin pushton
Një zë i panjohur më flet
Mos ki frikë nga unë , rri e qet
Mos u trëmb nga unë
Trëmbju atij që më pruri tek ty
Unë s’vijë nga salla mbretërore
Ata që më prunë ,emrin “Korona,,,më vun
Unë s’bëj dallime ,.moshe, rrace, e feje
Unë marr kë gjej përpara ,pa mëshir
Këto fjalë s’di nga më erdhën
Në trup ndjeva t’më shkojnë mornica
S’mallkova veten pse linda
Unë linda jetën për të jetuar
T’ mallkova ty që i lumtur qesh
Se botën gjunjëzove mbarë
Ty që hape një krematorium “Ausvish,,
Ty që s’njeh dashuri, por veç lot
Sytë ngrita lartë ,qiellin vështrova
Rrezen e mekur të diellit dalloj
Dhe sërish, sërish nisa të këndoj
Se jeta është një këngë , një pranverë që do lulëzoj!
DIELLIN NË SY VËSHTROJ
Një rreze dielli feksi në qiell
Sytë ngrita lartë të vështroja
Sa doja kjo rreze dielli
Fyryrën t’më kuqëlonte ,
Pikën e lotit të ndalonte
Po çuditërsht edhe dje këtë ndjeva
Kur rrezja e dielit më përshëndeti
Këtë kam ndjerë gjith këto ditë
Kur brenga ,trishtimi pushtojn shpirtin tim
Doja rrugës ,trokitjen e hapave të ndjej
Era e lehtë e pranverës t’më përkëdhel
Për çudi pranvera stinën e saj s’njeh
Në grizh moti është veshur
Përse Pranver u largove
Harrove se lulet duhet të çelësh
Dielli të puthë valën e detit
Dhe unë mes valëve të qëndroj
si vajza e valëve.
Mos u vono Pranver, eja të presim
E di ,e di që do vish…
Se kjo tokë më varre s’do pranoj
E atë dorë mizore do dënoj
Dielli do dal ,rrezet do lëshoj
Lëndinave bari do gjelbëroj
Do rjedhin ujrat në ujvara
Dhe jeta ,jetën do filloj
Do shkrij buzëqeshjen e ngrirë
Mushkrit do mbushen me frymë
Njerëzimin s’ka forcë që e ndal
Mbi botën mizore ..do triumfoj!!
BASHK TË NISIM TË SHKRUAJM
Dielli fshihet nën re
Rrezet e tij të mekura lëshon
Pemët harruan të gjelbërojnë
Lulet kan kohë që s’po lulozojnë
Sot do doja ti shkruaja
Të bukurës Pranver
Aty ku ujrat gurgullojnë
E rjedh vrullshëm një ujvarë
Nuk dua më vargu të qaj
Tek shkruaj loti t’më pikoj
Nuk do doja më ,”virus..virus, të shkuaj
Doja Pranvera të vijë ,e jeta t’lulëzoj
Ndaj Poet, ti që shkruan Poezi
Vargun kurr mos e ndalo
E sërish bashkë të nisim të shkruajm
Jetës plot dashuri, e Poezis ti falim Pranverën
Ndaj Poet sot ,muza vjen e dëshpëruar
Ti japim asaj gëzim, buzëqeshje
Ti japim dashuri, ti japim jetë
E vargu të mbaj erë Pranver
Ndaj Poet vargut ti japim jehonë
Që në shpirtërat e njerëzve të filtrojn
Të përcjellin ajër, të përcjellin arom
Mes vargjeve një ,çast të jetojn
Ndaj Poet jemi ne që shkruajm
Me penën tonë bëjm çudira
Pranverën të zbresim në tokë
E diellin e bëjm të ndriçoj
Të ndalim një çast dëshpërimin
Skllav i kësaj koron virus nuk jemi
Ne jemi melodia, jemi kënga
Ne vargjet i thurim në ëndrra
Malesh është natyr e virgjër
Uji gurgullon ,në burime e ujvara
Pijnë bilbila, thëllëza, e drera
Ndrijnë e shkumëzojnë ,bulëzat e bardha.
Kjo është jeta që më ka ënda
Ky është refreni ,është kënga
Kjo është Poezia …
Që thur në ëndrra!.
SOT
Jeta duket se ka ndalur
Por unë e di ; nesër do marr frymë
Sot
Kudo qetësia qëndron në krahët e saj
Po nesër ,ajo do nis të zhurmoj
Sot
Qielli është i vrënjtur ,ai loton
Po nesër dielli rrezet do lëshojë
Sot
Zogjtë u vonuan, nga shtegtimi t’kthehen
Nesër cicërima e tyre do na zgjojë
Sot
Stinët sikur janë ndryshuar
Pranvera të vijë po vonon
Sot
Lulet kan lëshuar gonxhet
Pranverën presin petalet të lëshojnë
Sot
Rrugët janë bosh, asnjë këmbësor
Veç sirenat e urgjencës dëgjohen kudo
Sot
Kur këto sirena nuk do ti dëgjosh
Në trup ndjen mornica, e loti pikon
Sot, Sot…
Kjo do mbarojë ,dhe ditët do vazhdojn
Jeta do nis, dielli do dalë,
Dhe ne do mbushim rrugët plotë
Duart me njeri tjetrin do bashkojm
Në sy loti do tretet, buzëqeshja do lind
Të gjith bashkë do këndojmë “Liberta,,
Dhe pena ime do nis sërish të shkruaj
Vargjet që kurr si ka shkruar…!!
- PËR BLUZET E BARDHA VJEN KJO POEZI
Sot trishtimi m’ka pushtuar
Loti sot veç më pikon
Muza sot s’më afrohet
Ajo bashk më mua derdh lotNë këtë ditë poezie doja
Mijra lule të dhuroja
Me krahë dallëndyshe t’fluturoja
Qiellit të pastër plotë ajriDoja si në ujvara
Të ridhte imja poeziSotë mendimi im shkon
Me Bluzet e Bardha jeton
Sot ata janë në vijë të parë
Ata sot janë ,të vetmit HeronjAta si në luftë sot janë në barikad
Me jetën dhe vdekjen luftojnë
Jetë njerëzish të shpëtojn
Ata sot ..më shumë se kushdo
derdhin lotë.Një dorë drejtë tyre shtrihet
Ndihmë ju kërkon
Një zë i mekur mezi dëgjohet
Doktor vallë a do shpëtojPër ju Bluzet e Bardha
Gjith lotët i mblodha
Me ato vargun formova
Gjith lulet e botës ju dërgoj
Mes vargjesh tek kjo Poezi!
SOT MIJËRA MENDIME MË PUSHTOJN
Sot nuk mundem dotë
.Mbi letër të hedh një shkronjë
Për çudi ato më ngatrrohen
E fillin se gjej dot
Sot mijëra mendime më pushtojnë
E lirë kërkoj të marr frymë
Po një zë i brëndshëm flet
E loti mbi qerpik më rëndon
Prisja pranverën të lulëzonte
Prisja të çelnin lulet e bajames
Mbi tokë të çelte manushaqa
E Qiellin ta pushtonin zogjtë
Por jo…!!
Një dorë mizore mbolli veç kob
E një popull do të shfaros
Në heshtje mbjell veç lot..
Apoteoz e shkullit 21 …që jetojm
Të kisha mijëra duar
Këtë farë ta shkulja anemban
Me zërin e jetës ti flisja
Jeta ime dhe jotja …janë njësoj
E Pranvera sërish të vinte
Dielli të ngrohte këtë tokë
Trishtimin dhe vdekjen të largonte
E jeta kudo të lulëzonte.!
shpresa dhima@@
19/1/2020.
PËRSE ,PËRSE
Mendueshëm hapat hedh ngadal
Mbi rërën e njomur, nga dallgët
Që furishëm përplasen ,e thyhen mbi gur
E bregun prekin leht, leht me dashuri
E valët nanurisin valën
Era frynë lehtë…
E në vesh më sjell një melodi
Të një refreni që bëhet poezi
Mendimet padashur shkojnë tej
Sytë treten hapsirës së detit pa kufi
Dhe një zë më vjen nga largë
E vetmuar bregut ç’bën, mbyllu në shtëpi
Ajri është i ndotur ,bie erë Virus
Një buzëqeshje e trisht fytyrën mbulon
Eh thëm nga erdhi ,ku u prodhua
Në cilin laborator , Përse , përse?
Përse kjo botë e çmëndur s’gjen derman
S’njeh paqe ,nuk njeh mirësi
Përse në botë me mijëra sot vdesin
Nga një i pabesë Korona Virus
Përse në sytë e Nënave ka lotë
Kjo botë zjen si vullkan
Ku i pasuri njeh vetëm miljardat
E në sytë e fëmijve mbjell lotë
E në mjerim njeriu psherëtin thellë
Në gjunjë ulet ,e lutet në Zot
Por dhe Zoti sotë s’ka as vesh, as sy
Dhe ai në mjerim veten që lindi mallkon
Dhe lutet…lutet..përsëri
Korona virus tek unë mos eja
Se më lë fëmijët jetim
Se më lë fëmijët në mjerim
Se s’dua për ty virus ..lotë në sy të fëmijve të shikoj!! .
shpresa dhima@@
LOTI MË PIKOI PËR TY BIOR
Sot pika e lotit më pikoi
Zëmra më dridhëroi
Shpirti fort klithi ,dotë s’duroi
Për ty mikja ime Biorë
Sotë vërtet ndjeva më të madhen dhimbje
Në trup ndjeva t’më kalonin mornica
Një boshllëk krahërorin më pushtoi
Për ty e mira ,e bukura Biorë
Po ç’pati ky maldet virus
Në kthetrat e tij të pushtoj
Ti je një lule e parritur ..
Petalet lëshoje në lulzim
Përse e mbollën këtë farë
Si kërpudh helmuse mbiu në çdo anë
Kujt ju deshën këto plagë
E jetën paralizuan në global
Bior, Bior..
Pena ime për ty shkruan sot
Për ty lutem ,zërin në qiell e çoj
Nga ai maldet virus të dalësh shpejt
Në forcën tënde ti do e coptosh
Me zërin e jetës ,me tënden Rini
E fort zërin do ngresh deri në qiell
Ndaleni këtë dorë mizore ,o njerëz..
bëhu njeri.
Bior…Bior..
Jemi të gjith me ty
Bior këtë betej
Ti do e fitosh!!
shpresa dhima@@
20/1 /2020/.
DHE LOTIN TA DËNOJ
Sot nga një ëndërr u zgjova
Ndjeja se në sy kisha lotë
Nga ëndrra dotë s’ dilja
Nga lotët dhe jastëku ishte njomur
Shihja se yjet zbrisnin në tokë
Dhe si xixëllonja ndrinin
Mundohesha një yll të prekja
Një zë s’më linte ,më thoshte mos prek
Dhe yjet ngadal u larguan
Mëngjesi natën largoj tej
Një rreze e venitur dielli
Dritaren preku ngadal ,ngadal
Doja këtë ditë vere
Dielli të më buzëqesh
Me rrezet e tij të ngohta
Të më thot mirmëngjes,,
Doja jeta të rridhte me vrull
Në sy të kish dritë ,në zëmër dashuri
Në cicërima zogjësh të përcillja
Një këngë, një melodi
Po ,buzëqeshjen vall kush e ngriu
Vall përse dhe lulja petalet uli
Përse dhe dielli humbi shkëlqimin
Vallë kujt ju desh që jeta mos lëvizi
Unë e dua jetën
Të bukur të qetë e ëndërroj
Për jetën veç ëndrra thura
Kush mundet ëndrrat ti pres në mes!
Në sy kam jetën
Shpresa e shpresës
Më zgjon çdo mëngjes.
Dhe sot eci e trishtuar
Hapat hedh ngadal menduar
Duart mbaj zgjatur të përqafoj
Duke kërkuar dashuri, dhe lotin të dënoj.
- NË KRAHËT E JETËS
Mes yjeve dhe hënës
Sonte tretet imi vështrim
Shpresës ,shpres i kërkoj
Jetës ,jetë të më dhuroi
Nuk di ç’ka më të bukur
Nuk di ç’ka më të lumtur
Nuk di në munda vallë
Kësaj jete emrin ti japë
Se jeta dhe vdekja
Është një iluzion
Se në këtë botë mizore
Ka njërëz që mbjellin veç lotë
Se pa njerëzimin kjo botë mbaron
Dielli venitet ,shkëlqimin tret
Hëna fshihet në orbitën e sajë
Yjet më shkëlqimin se kanë
Dhe nata e zezë ,frymën të merr
Këtë mbrëmje mes trishtimit
Mes yjeve e hënës
Kërkoja të gjeja qetësi
Dhe loti mbi qerpik rëndoi
I kripur ky lotë fytyrën njomi
Duart ngrita lartë me dëshpërim
Jo zotit si kërkoj mëshir
Sonte bekimin e Nënës kam
S’di pse sonte në këto çaste trishtimi
Një brengë shpirtin më copton
Dritat në ballkone ndizen
Kënga këtë brengë më largon
Dragon Ball, jemi të gjith këtu,
Dragon Ball kush e di
Si do përfundoj, në fundë kush fiton..
Jemi të gjith këtu!!