KRIJOHET SHOQATA E  TË IZOLUARVE NË KARANTINË. Satirw nga Fatmir Musai

 

Sapo themelova shoqatën e përkohshme të të vetëizoluarve në karantinë, të quajturën:
“K Ë R M I L L I”
– Ende pa u shpallur, grupi nismëtar, që më zgjodhi mua Kryetar, (ia kam marrë dorën kryetarllëqeve pa pagesë) më konfirmoi 101 të antarësuar!
– Statusi i “KËRMILLIT” është i depozituar në OBSH (Organizatën Botërore të Shëndetësisë)…
– Kushti kryesor për të qenë antar është Vetëizolimi (karantina) dhe komunikimi veç me njeri-tjetrin nëpërmjet Fb-ut apo Messengerit, gjatë Epopesë së Vetmisë së mbylljes në shtëpi!
– Kush klikon “Pelqej” këtu, është vetvetiu i antarësuar… ai që komenton do të shpërblehet në ndonjë shkallë hiarerkike!
– Kush del nga shtëpia, për çdo lloj motivi, qoftë dhe për tangërllëk apo për të hedhur plehrat, është i përjashtuar nga shoqata automatikisht!
– Motoja jonë, sigla jonë, është:
“Kujdes – jo Panik!”
“Çudia me e madhe dy javë zgjat!”
“Gjysma e mijës 500 është!”
“Pimë kafe, bëjmë llafe…/ Bëjmë llafe, pimë kafe…! (Gjithmonë me njeri-tjetrin në virtualitetin e sigurtë antiKovid 19)
– “Qaj e qesh!”
– “Merre me lang se mishi na u hang!”
– Të interesuarit për antarësim të drejtohen në adresën e Fb-ut e messengerit tim!
– Shpresojmë që të kapim rekorde, duke u bërë Shoqata më e madhe globale!
– Pas shporrjes së kësaj flame, mund te shndrrohemi në parti politike dhe fitoren drejt marrjes së pushtetit e kemi të sigurtë!
– Kushdo që dëshiron të japë mendime e ka ide për ta përsosur këtë Status të shoqatës, mund të shprehet lirshëm e demokratikisht deri më 3 prill, kur shpresojmë të përfundojë dhe afati i liçensës së saj!
… Flm për Mirëkuptimin!
Shpallur sot, më 13 mars 2020

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here