Autoriteti I Shteteror I Dosjeve konfirmon zyrtarisht, mungesën e çdo lidhjeje të dr. Mujë Buçpapaj me ish-sigurimin e shtetit

 

Vendimi zyrtar vërteton se nuk ekzistojnë të dhëna për survejim, bashkëpunim apo favorizim në arkivat e ish-Sigurimit

Tiranë, 14 qershor 2026. Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka konfirmuar zyrtarisht se për Dr. Mujë Buçpapaj nuk rezultojnë të dhëna që të ketë qenë bashkëpunëtor, objekt survejimi apo i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit.

Sipas vendimit nr. 22, datë 20 maj 2026, të nënshkruar nga kryetarja e Autoritetit, zonja Gentiana Sula, dhe anëtarët e institucionit, pas shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacionit arkivor, rezulton se nuk ekzistojnë të dhëna që të dëshmojnë për ndonjë formë përfshirjeje të subjektit në strukturat apo veprimtarinë e ish-Sigurimit të Shtetit.

Në vendim theksohet se, pas kërkesës së paraqitur nga shtetasi  Buçpapaj për verifikim zyrtar të të dhënave në arkivat përkatëse, janë kryer procedurat standarde të kontrollit në fondet arkivore, nga të cilat ka rezultuar nuk ekziston  asnjë dokumentacion që e lidh atë me survejim, bashkëpunim apo përfitim nga strukturat e ish-Sigurimit.

Ky konstatim merr një rëndësi të veçantë në kuadrin e procesit të transparencës institucionale dhe të përballjes së shoqërisë shqiptare me të kaluarën e saj historike, duke kontribuar në qartësimin e figurave publike përmes dokumenteve zyrtare dhe të verifikueshme.

Në këtë kontekst historik dhe shoqëror, vërtetimi i Autoritetit përbën një akt administrativ me vlerë dokumentare, i cili ndihmon në konsolidimin e integritetit publik të individëve që kanë ushtruar veprimtari të gjatë në jetën intelektuale dhe mediatike shqiptare gjatë dekadave të fundit.

Vetë Dr. Mujë Buçpapaj, në një prononcim për gazetën letrare Nacional, u shpreh se nuk ka pasur ndonjë arsye të veçantë për të kërkuar një vërtetim të tillë, duke theksuar se veprimtaria e tij publike prej më shumë se tri dekadash është e njohur në hapësirën mediatike shqiptare dhe se qëndrimi i tij ndaj periudhës së diktaturës ka qenë gjithmonë i qartë dhe transparent. Sipas tij, kërkesa për dokumentin lidhej kryesisht me nevojën për një dëshmi zyrtare me karakter arkivor për përdorim personal dhe familjar.

Në të njëjtin prononcim, Dr. Buçpapaj shprehu mirënjohjen e tij ndaj Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe ndaj drejtueses së tij Gentiana Sula dhe anëtarëve të Bordit, përfshirë z. Albert Nikolla, z. Altin Hoxha, z. Gjergj Marku dhe z. Skënder Vrioni, për trajtimin profesional, korrekt dhe në kohë të kërkesës së tij.

Vendimi i Autoritetit hyn në fuqi menjëherë dhe përbën një dokument zyrtar referues në arkivat institucionale, duke konfirmuar mungesën e çdo të dhëne që lidh Dr. Mujë Buçpapaj me ish-Strukturat e Sigurimit të Shtetit.

 

 

 

 

OFFICIAL CONFIRMATION: DOSSIER AUTHORITY CERTIFIES NO CONNECTION BETWEEN DR. MUJË BUÇPAPAJ AND THE FORMER STATE SECURITY SERVICE

Official decision confirms absence of any record of surveillance, collaboration, or preferential treatment in the archives of the former State Security

Tirana, June 14, 2026 — The Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit has officially confirmed that no data exists in its records indicating that Dr. Mujë Buçpapaj was ever a collaborator, subject of surveillance, or beneficiary of the former State Security (Sigurimi i Shtetit).

According to Decision No. 22, dated May 20, 2026, signed by the Chair of the Authority, Ms. Gentiana Sula, and the members of the institution, following a thorough review and verification of archival documentation, it has been established that there are no records demonstrating any form of involvement of the subject in the structures or activities of the former State Security.

The decision further states that, following a formal request submitted by Mr. Buçpapaj for official verification of archival data, standard control procedures were conducted across the relevant archival fonds. These checks confirmed that no documentation exists linking him to surveillance, collaboration, or any form of benefit derived from the former State Security apparatus.

This finding carries particular significance within the framework of institutional transparency and Albania’s broader societal process of confronting its historical past, contributing to the clarification of public figures through official and verifiable documentation.

In this historical and social context, the Authority’s confirmation constitutes an administrative act of documentary value, contributing to the consolidation of the public integrity of individuals who have been active for decades in Albania’s intellectual and media landscape.

In a statement to the literary newspaper Gazeta Nacional, Dr. Mujë Buçpapaj stated that he had no particular reason to request such verification, emphasizing that his more than three decades of public activity are well known within the Albanian media sphere and that his stance toward the period of dictatorship has always been clear and transparent. According to him, the request for the document was primarily related to the need for an official archival certificate for personal and family use.

In the same statement, Dr. Buçpapaj expressed his gratitude to Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, as well as to its Chairperson Gentiana Sula and Board members, including Mr. Albert Nikolla, Mr. Altin Hoxha, Mr. Gjergj Marku, and Mr. Skënder Vrioni, for their professional, accurate, and timely handling of his request.

The decision of the Authority enters into force immediately and constitutes an official reference document within institutional archives, confirming the absence of any data linking Dr. Mujë Buçpapaj to the former structures of the State Security.