Poezi nga MURIEL AUGRY, (Francë). Përktheu: Anila Dahriu  

Biografia

Muriel Augry, shkrimtare dhe poete ka lindur në Paris. Pedagoge në Universitetin e Torinos gjatë një dekadë, më vonë nis karrierën si diplomatike, si zyrtare e ngarkuar me shërbimet kulturore në ambasadat franceze në Itali, Marok dhe Rumani.

Ka shkruar mbi pesëdhjetë artikuj dhe botime mbi temat e letërsisë së udhëtimit nga shekulli i njëzetë e deri më sot rreth letërsisë së grave. Një nga esetë e saja, i dha çmimin “Roland de Jouvenel” nga Académie Française. Muriel Augryv është autore e dhjetë përmbledhjeve poetike të përkthyera në italisht, rumanisht, anglisht, portugalisht, spanjisht dhe arabisht dhe të zbukuruara me ilustrime të krijuara nga piktorë dhe artistë me të cilët ka pasur bashkëpunime intensive prej vitesh. Kontributet e saja janë në shumë antologji me tregime dhe poezi.

Ka mbajtur konferenca dhe seminare në Evropë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme, duke marrë pjesë me punimet e saja në Panairet e Librit ndër të tjera në Paris, Bejrut, Marrakech, Rabat, Pizë, Bukuresht.

Është presidente e “Association du Parlement des Ecrivaines francophones”, e “Société des gens de lettres” dhe anëtare e “Maison de Poésie” dhe e “French Pen Club”.

 

 

MES SHTRATIT TË PA FUND

Nata ka shijen e bajames së djegur

madje, duke u zhytur në sënduqe

luan me hijet e harruara,

e ngopur,

plakë shtrig e joshëse rrëfen vendet

derisa ke jetuar në paqe.

nëpër gjirin e kristaltë të qytetit labirint

dhelparake pak nga pak predën shtrëngon,

në cep të pasqyrës harrakatur mes qiellit blu

teksa dridhej e endur gënjeshtrave dhe të rrenacakes lumturi,

hedhur në ekranin e shkapërditur të ditëve të shkuara

mbi trupin tënd të lodhur mbulesë perdja e natës,

sekondat kthehen mbrapsht

kanë humbur udhën e qoshes mirëpritëse

mes gostive të agimit të ngopur

ti kërkon të flesh në krahët e brishtë

të hijes së pranuar mes shtratit të pafund.

 

 

 

DUKE PRITUR

 

Fjalët zënë vendin e tyre në lojën e muajve

gjurmojnë,

madje, rrjedhin mes viteve.

një gotë mes tryezës

lajkaton një trëndafil të plagosur

lajkatarët ngjitur në mur

joshen me lakuriqësin e agut,

përqafojnë mes qytetit

një dorë të brishtë.

 

Orë të shqyera

të zhdukura

deri në absurd.

të derdhura në shtratin e Senës

të thyera nga të qarat pareshtur

prilli ka lindur

prilli po vdes

mes pritjeve të helmuara.

 

Qepallat e mbyllura

mes ëndrrave ledhatuese

çimentuar nga dielli,

dialogu ndoshta i mundshëm

përpara podiumit

duke pritur.