HALIM MALAJ: ËSHTË KOHA TË NGRIHEMI SI KOMB NË NIVELIN E MOMENTIT HISTORIK QË JETOJMË

 

Vetem tre muaj më parë,  Shqipëria ishte krejtësish një vend tjetër, i zbrazët, i vet harruar me njerëz të dremitur fizikisht dhe mendërisht ku edhe shpresa ishte në grahmat e fundit dhe ku shprehja “çdo popull meriton qeverinë që ka” dukej shumë e përshtatshme. Dhe gati papritur, si në eposin e kreshnikëve , vullkani i zemërimit shpërtheu, rrugët e Tiranës ushtuan me brohoritjet dhe marshet e rinisë dhe Shqipëria u bë magneti i mediave botërore.  Uau, a nuk ishte kjo një mrekulli e vertetë!!!

Dhe që atëhere, sot 75 ditë, Tirana dhe Shqipëria janë në flakë, në flakën e patriotizmit, përmbysjes së diktaturës, ndryshimit sistemit dhe shpresës.

 

Gjithashtu është një mrekulli të kesh fatin të jetosh në një kohë të tillë dhe të dëshmosh patriotizmin dhe reagimin e vendosur të rinisë shqiptare në mbrojtje të interesave të vendit. Është për ti përgëzuar inniciatorët dhe aktivistët që për 75 ditë rresht po marshojnë në bulevard me të njëjtat kërkesa për casten politike por edhe për ty, për mua dhe për seclin prej nesh  me thirrjen “Neser më Shumë”.

“Neser më Shumë”. A nuk është kjo një thirrje vëllazërore, që përmban forcë, dashuri, shpresë por jo vetëm. Ajo ka në thelb rëndësinë, nevojën dhe urgjencën e momentit historik për bashkim, veprim dhe kordinim. Dhe theksi është tek një veprim, dhe kordinim masiv dhe të jashtëzakonshëm që më shumë njerëz ti bashkohen lumit tashmë të protestuesve, që më shumë njerëz të flasin dhe të shkruajnë në përkrahje të protestuesve, dhe të kauzës tyre të një Shqipërie të Re.

Individed që nuk janë impresionuar me protestat, qoftë edhe në vetdijen e tyre të mbrëndëshme, unë mendojë, mund të klasifikohen nē tre kategori të ndryshme;  ka njerëz indifferent, ka disa që kanë interesa të ngushta me regjimin dhe një pjesë e tretë, mendoj më e madhja, heziton të mbështesë protestat me arësyen se kan dyshim kush është mbrapa tyre.

 

Kam bindjen e plote se kjo kategoria fundit e duan Shqipërine aq sa ato që protestojnë dhe, sa secili prej nesh. Problemi është se dyshimi ngrihet ashtu lirëshem sikur ai të ishte krejtësisht pa pasoja dhe pothuajse nuk është në pyetje se kujt i sherben, mbasi, nëse ajo arsyetohet, përgjigja është e qartë – përfituesi është bash ai që protestuesit po protestojnë, është Edi Rama. A nuk është ai vetë që edhe e shpiku dyshimin që në fillim? Dhe atëhere del se në këmbim të dyshimit se kush është mbrapa protestuesve, një masë jo e vogël njerëzish, ndoshta pa vetedijen e tyre, bëjne një zgjedhje prej së ciles përfituesi  është Edi Rama.

Keto rradhë, më poshtë, i drejtohen pikërisht kësaj kategorie, që për mendimin tim, në baze të shkrimeve në mediat sociale dhe bisedave me njerëz, përbën numrin më të madh ndër te tria. Bëhet fjalë për bashkëqytetarë dhe bashkëatdhetarë tonët brenda dhe jashte vendit që janë politikisht aktiv dhe që nuk i lidh asgjë me Edi Ramen, përkundrazi i denojnë  politikat e tij dhe e njohin atë si përgjegjësi kryesor i realitetit të sotëm shqiptar.

 

Keto rradhë nuk jane për ata që e mbështesin atë sepse kane interesa personale, financiare apo kriminale me të, ato janë nje pakice e vogel në shoqërinë shqiptare që tashmë e kane bërë zgjedhjen e tyre dhe shpresojmë dhe urojmë që shpejtë të ju ngelë në fyt.

Është thënë shumë, dhe nga shumë autorë, se ajo që po ndodh në Shqipëri këtë verë është një diçka e re, që nuk ka ndodhur ndonjëhere në historinë tonë, që në të vertetë i ka të gjtha atributet e një mrekullie.  A nuk i ngjan kjo lindjes së një fëmije në një familje trashëgimia e së cilës po kërcënohej seriozisht? E çfarë bën një familje e tillë në një rast të tillë? A e ngrenë dyshimin se kushedi se çfarë mund të bëhet ky fëmijë, apo tregojnë gjithë kujdesin e duhur që fëmija të rritet i shëndetshëm?

Në fushën e drejtësisë, parimi themelorë është: “një i pandehur konsiderohet i pafajshëm deri sa të provohet fajësia”.

A nuk i meritojnë të rinjtë tanë të njëjtat atribute, a nuk meritojnë ata të përkrahen në zgjedhjen e tyre për vendin, për Shqipërinë, për të sotshmen dhe të ardhmen e tyre. Kërkesat e tyre janë shumë konkrete, të prekëshme që burojnë nga plagë shumë të thella të krijuara nga qeverisja e keqe që çojnë në rrezikimin serioz të të qënit shtet apo komb, pa le ma i zhvilluar.

 

Është normale që çdo individ të punojë, dyshojë, gjykojë dhe veprojë ne mënyren e tij kur është fjala për interesat e vendit të vetë. Por populli gjithashtu vën në lojë kur thotë “Kur Kane Ujkun Kërkojnë Gjurmët”. Sa bukur i shkon kjo realitetit të sotëm. Dyshimi, gjykimi dhe ndëshkimi popullor duhet të drejtohet ndaj atyre që tashmë kane kryer dhe janë në procesin e vazhdueshëm të kryerjes së veprave të rënda, vepra të cilat nuk janë aspak dyshime por fakte që dihen publikisht dhe botërisht për të cilat Edi Rama mburret, fakte të njohura tashmë por që po i sjellë këtu për hatër të temës në shqyrtim:

 

–  Si resultat i politikave të tij qeverisëse, Shqipëria ka një zbrazje të vertetë demografike nga

emigrimi në mase. Në bazë të të dhënave të INSTAT rreth gjysëm milioni njerëz jane larguar dhe t’kurrja vazhdon. Kapja e shtetit dhe politikat klientaliste kane rrënuar besimin e popullit tek shteti, dhe me të, shpresen për mundësine e të jetuarit në këtë vend.

–     Zëvendësimin e fuqisë punëtore vendase me të huaj. Në vend të rritjes rrogave dhe tërheqjes të të rinjve të punojnë aty, politikat qeverisëse përshpejtojnë zëvendësimin kulturor dhe social të komunitetit vëndas, pra zëvendësimin e shqiptarëve.

–   Dobësimin e sovranitetit kombëtare në këmbim të lajkave nga perendimi, dhe më e rrezikshme, duke bërë pazarëlleqe me pasuritë fizike kombëtare me oligark të huaj.

–    Zbehjen e kulturës tradicionale kombëtare dhe zëvendësimin e sajë me atë kozmopolite. Ndërtimet extravagande me arkitekt të huaj në vend të ruajtjes dhe kultivimit të kulturës dhe tradites kombëtare, dhe njohjen dhe vlerësimin e vendeve, figurave dhe ngjarjeve historike kombëtare.

–   Krijimin dhe drejtimin e një administrate shtetërore mafioze dhe skllave të politikës së tij ku qytetaret duhet të paguajnë për së dyti çdo sherbim që e kan paguar njëhere si tax pagues.

–   Mbasi Edi Rama ju hoqi shqiptarëve, kujdesin shëndetsor, mundësine e të punuarit dhe të jetuarit në vendin dhe tokën e vetë, demokracinë, lirinë, opoziten, shpresen dhe është në proçes të shitjes së pasurive fizike kombëtare tek oligarke të huaj, nuk mund të lente pa trazuar edhe shpirtin e shqiptarve. Ai vendosi të përdhoste virtytin për të cilin shqiptaret janë njohur dhe me të cilin janë identifikuar në shekuj – “Besen”. Të flasë Edi Rama për “Besen” është ofendimi më i madh që mund ti bëjë shqiptarëve dhe vetëdijes së të qënit shqiptar.

Dhe mos të guxojë kush të mendoj se ai ka mbaruar, ai vazhdon me konsullaten serbe në Shkoder, me zyrtarizimin e boshatisjes së vendit duke eliminuar gati një të treten e njësive administrative vendore, me deklaratat se Serbia e ka humbur Kosoven e tjera e të tjera. Dikush humb dicka që e ka te veten. Kosova nuk ka qënë kurrë e Serbisë.

 

E sikur cfarë ka bërë Edi Rama me Shqipërine të mos ishte mjaftë, ai ka përdorur, djallëzinë, dinakërinë, por edhe tradhëtinë e hapur ndaj gjysmës së dytë të kombit shqiptar, ndaj shtetit të ri të Kosovës. Veprime të tilla janë gati të panumërta dhe sigurisht koha do ti zbulojë edhe të tjera më vonë por edhe çka dihen është më se trishtuese kur e bën si kryeminister i Shqipërisë:

–       Mbështetja e Ballkanit të Hapur që u shpik nga Vuçiçi për t’ju shmangur Procesit Berlinit për të anashkaluar Kosovën dhe për të rritur influencen e Serbisë dhe interesave të saj ekonomike në rajon.

–   Mbështetja e krijimit të Gjykates Speciale që vijojë në baltosjen dhe kriminalizimin e luftës për clirimin e Kosovës në përgjithësi dhe UÇK-së në vecanti.

–  Draft propozimi i krijimit të Asociacionit të Komunave serbe pa asnjë konsultim dhe në kundërshtim të plotë me qeverinë e Kosovës që ishte një veprim keqëdashës dhe ndërhyrje djallëzore në punët e shtetit të ri të Kosovës.

–  Anullimi i Takimit të përbashket të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë si denim ndaj Kosovës që përbënte një servilizem të gjorë dhe nje veprim antikombëtarë të qeverise së Tiranës ndaj Prishtinës.

–  Mosmbështetja e qeverisë Kosovës gjate sulmeve serbe në Banjske, deklarimin e veriut Kosovës si toka e askujt(no man’s land) dhe mbështetja e sanksioneve ndaj Kosovës.

–    Propozimi i Rames me Vuçiçin në gazeten Gjermane për pranim në BE pa të drejtë vote duke anashkaluar kushtin e njohjes Kosovës nga Serbia.

–   Edi Rama ka ndërhyrë dhe ndërhyn sistematikisht në punet e brëndshme të Kosoves, dhe ai ka gishtin e vetë aty, me Grenellin e të tjerë, për mos funksionimin e shtetit të Kosovës.

 

Në një vend qoftë gjysëm demokratik një apo së shumti dy nga veprimet e tij do të ishin të mjaftueshme që kryeministri të detyrohej të jepte dorëheqje ose parlamenti ta shkarkonte atë. Por kjo nuk ndodhi në Shqipëri, jo prej këtij kryeministri, dhe jo nga ky parlament i populluar nga dy kategori robësh, të inkriminuar ose të tredhur.

Është tragjike kur e keqja, më e keqja, bëhet normale. Gjithë sa më sipër ka ndodhur në vite dhe politika, dhe fatkeqësisht edhe shoqëria shqiptare, e pat normalizuar pothuejse plotësisht. Mire se shqiptaret po çajnë internetin me mijra postime për dekleraten e Zelenskit për mosnjohjen e pavarësisë Kosovës thue se Zelenski e paska çelsin e Ballkanit, por në anën tjeter, se çfarë bënë kryeministri i vendit s’paska rëndësi. Si mundet që njerëzit të konsiderojnë normale për kaq gjatë gjithë këtë katahur. Si mundet që njerëzit mos të shkundin çdo mendim apo çdo veprim, apo mos veprim, që e ndihmon këtë, baloz të zi, siç me të drejtë është quajtur? Ky që ia ka hyrë shkatërrimit të Shqipërisë dhe Kosovës sikur s’ka të nesërme.  Ne, si popull kemi pergjegjësine për sjelljen e tij në fron dhe për lënien e tij aty qoftë edhe një ditë më shumë.

 

Por më në fund rinia shqiptare është ngritur kundër tij dhe ja pse ajo duhet mbështetur nga çdo individ që e thërret veten shqiptar.

Edi Rama ka uzurpuar të gjitha levat e pushtetit në Shqipëri duke përfshirë edhe atë, ndoshta më të rëndësishmen, ndonëse jo direkt të dukshme; – Median e shkruar, të folur, median sociale dhe të gjithë median(me Topin ne krye dhe tjeret në varg pas). Shuma marramendëse fondesh korruptive perdoren për ta ushqyer këtë makine për të ruajtur pushtetin e tij.

Shumë nga dyshuesit e protestuesve, me ndërgjegje te plotë, besojnë se ashtu siç ata mendojnë dhe veprojnë, apo nuk veprojnë, është konkluzioni i tyre personal dhe i pavarur mbi gjëndjen. E po te jetë ashtu, atëhere del se gjithë propaganda e medias, kupto e  Edi Rames, nuk ka asnjë efekt dhe ato, dhe ai, jane budallenjë që i bejne gjithë ato shpenzime.

 

E kundërta ka më shume mundësi. A nuk ishte ai i pari që i mbolli këto dyshime,  shumë prej të cilave kan zënë në mëndjet e individeve, që për ndryshe, e njohin përgjegjësine e qeverisë dhe janë në pajtim me kërkesat e protestueve. Për keto individ, një mënyrë ndryshe, shumë më e shëndoshë, me e gjetur dhe me aktive  do të ishe të takojnë sa më shumë protestues të diskutojnë me ta dhe pastaj, ne qofte se ndjehen pak më mirë, të shkojnë në mesin e tyre në mbështetje të kerkesave me të cilat pajtohen, dhe në të njejtën kohë, shohin për veten e tyre, si organizohen ato dhe kush duket se i drejton, dhe pse jo, të bëjnë më të mirën duke kontribue që ato të shkojnë sa më mirë.

 

Dhe më në fund një qeveri e ardhshme nuk do dalin nga një vrimë miu që  ne nuk do të dimë kush na e dërgojë dhe nga erdhi por do të votohet nga populli shqiptar, shpresojmë, këte radhe, me vota të lira, dhe prej së verteti. Por jo pa e rrëzuar këtë. Dhe kjo arrihet vetem me një përkushtim të jashtëzakonshëm, duke u ngritur në nivelin e momentit historik, dhe duke mbështetur ata qe i kane dalë per zot kësaj pune – Rininë Shqiptare.

Një gjë është e sigurtë, ka shumë forca të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit që domosdo donë dhe punojnë ta kontrollojnë këtë uragan të rinise shqiptare dhe ta orientojnë atë për interesat e tyre. Dhe Edi Rama, është njeri prej tyre, i pari në radhë. Mënyra më e mirë për ta mbajtë këtë levizje në binaret që ka nisur dhe në dobi të vendit është që sa më shumë njerëz të bëhen pjesë e saj dhe ta çojne atë më tej por edhe ta mbrojne nga çdo influence e dëmshme apo të padëshërueshme. Dhe ajo bëhet duke u bëre pjesë aktive e saj.

 

E në qoftë se kthehemi tek thënia popullore, ujku nuk është vetem se po duket afër vathës, ai tashmë ka kafshuar qëngjin në fyt. Dhe ky qëngj është Shqipëria që ne njohim dhe duam. Dhe ky ujku, këtë rradhë, ka një emër të perveçem, quhet Edi Rama.

 

Dhe rinia protestuese ka vendosur të bëj diçka per këtë. Ajo nuk ka as shtet as pushtet por ka forcen e të drejtës ka forcën e popullit shumicë hala në këtë vend. Ajo nuk i ka bërë asnjë dëm askujt deri më sot, përkundrazi po prekë në plagët më të thella të shoqërisë shqiptare dhe po kërkon që ndryshimi të fillojë, as ma pak as më shumë, por me shkarkimin e Edi Rames, si shkaktari dhe përgjegjësi kryesor i gjëndjes sotme në Shqiëri.

 

Urojë dhe kam shumë shpresë që kjo betejë të jetë e suksesshme. Dhe kjo ka ma gjasa të ndodhë në qoftë se më shumë shqiptarë e shkundin plogështinë dhe e matin patriotizmin e tyre me mbështetjen e kësaj rinie, që ka marr në dorë fatet e veta, tonat dhe të të gjithë vendit.

 

Njëkohësisht, te jemi shumë krenar dhe me fat që i kemi.