Kohëve të fundit është bërë praktikë që botimeve të librave të krijuesve të rijnë,mos t’u jepet publicitet në mjetet e informimit,pos me rastin e përurimeve nëpër qytetet nga janë krijuesit.Do ishte më se e preferuar që të krijohen mundësi të gjetjes së mënyrës dhe formës së shkëmbimit të librave mes letrarëve të qyteteve të Kosovës. Një veprim të tillë do e quaja të domosdoshëm. Konsideroj se gjenerata e vjetër përherë duhet të ndihet obligative për nxitjen,hulumtimin dhe formimin e talenteve të rij në të gjitha fushat e jetës. Pastaj ata duhet të përkrahen në të gjitha format e mundshme në mënyrë që nga gjiri i këtij populli të nxirrnin kokën forca të reja sa më progresive që me talentin e tyre do ecim përpara si komb.
Në këtë kuptim,në Gjakovë,viteve të fundit kemi paraqitjen e disa të rejave në fushën e krijimtarisë letrare të cilat me talentin e tyre japin shpresa për një ardhmëri të sigurt në artin letrarë . Dihet mirëfilli se qyteti i Gjakovës është djepi i poezisë dhe kulturës kombëtare në përgjithësi.
Duke pasur parasysh këto vlera të mirëfillta dhe qëllimin e pastër të përkrahjes së të rinjve,në këtë shkrim do përpiqem të paraqes tri poete të reja gjakovare,të cilat,në mënyrën e vet,me talentin e padiskutueshëm,bien në sy te lexuesi dhe meritojnë përkrahjen me te gjere.
- GENTIANA MUHAXHIRIR :”ËNDRRIME”,botoi Klubi Letrarë “Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë
Lindi me 1984 në Gjakovë. shkollën fillore,të mesmen dhe fakultetin e Edukimit i mbaroj në Gjakovë. Poezitë e botuara herë pas here në revista e gazeta tona letrare i përmblodhi dhe i botoi në librin me titull “Ëndrrime”.Ky libër u përurua në javën e Mitingut të poezisë “Gjakova 2010” në Gjakovë. Libri “Ëndërrime” u mirëprit nga publiku gjakovar.
Si çdo krijues tjetër në fillim të krijimtarisë së tij,i cili gjurmon me kujdes,hapëron vëmendshëm,kundërmon tema që i flejnë në shpirt,përpëlitet me hullinë e vargut poetik deri në pëlcitje të embrionit të brendshëm,edhe Gentiana,si krijuese mjaft e talentuar,gjendet para dilemave emocionale në kërkim të rrugës individuale si krijuese. Dilemat e tilla vërehen edhe në librin e saj më të rijë e posaçërisht te poezia “Diçka”,lexojmë:
Mëngjesi më tregoi diçka
Diçka që e dija e nuk e dija
Diçka që e doja por e fshihja
Diçka që e dija,por s’doja ta them,
Diçka të ëmbël,
Diçka që vret.”
Është kjo njëra nga poezitë më simptomatike ku poetja është e rrëmbyer nga frymëzimi dhe përplaset brenda vetës në shumë fusha, në shumë mënyra, për ta gjetur rrugën e ecjes,për ta thënë sa më bukur e sa më çiltër atë që ndien egoja e brendshme e saj si poete.
Gentiana Muhaxhiri,si krijuese e re,zbërthen talentin e vet të rrallë para publiku edhe me shumanshmërinë e temave,por mbi të gjitha,provokon shkëlqyeshëm aftësitë krijuese në përdorim të metaforave me vend e që përmes tyre poezisë i jep kuptim gjithëpërfshirës.. Përmes këtyre figurave dhe stilit të përdorur,autorja e librit “Ëndërrime”,nxjerr poezinë e pastër,të rrjedhshme e shumë emocionale.
Poezia “Aromë jete” është njëra ndër poezitë më të bukura në përmbledhjen Ëndërrime”,ku autorja,fuqishëm nxjerr nga shpirti i saj bardhësinë njerëzore,dashurinë e sinqertë;gjithë filozofinë e kohës së vet ku kërkon hiç më shumë e as më pak se njerëzi,besnikëri,sinqeritet dhe dashuri njerëzore. Ja disa vargje:
“Merri sytë e mi po deshe
Dhe shikoje botën
Merri duart e mia
Ledhatoje gurin
Merri këmbët e mija
Ec me to në tokën e pashkelur
Pas çdo hapi do të çelë një lule e bardhë
Ulu në gjunjë dhe ndjeja aromën
Është aromë jete”
Në librin” Ëndërrime” të Gentiana Muhaxhirit,takojmë shumë poezi të kësaj natyre dhe se komentimet janë më se të pa nevojshme ose të tepërta,por mund të konkludojmë si lexues se bëhet fjalë për një krijuese me talent të rrallë,me imagjinatë shumë të fuqishme krijuese dhe me padurim presin që sa më parë të lexojmë libra të tjerë edhe më të avancuar në çdo pikëpamje.
Shumë respekt z. Gentiana,të dëshiroj shëndet dhe rrugëtim të mbarë në fushën e artit poetik.
- BLERTA QELA:”Vula e dashurisë”,2004,poezi,”Jeta lypset të jetohet”,2005,roman,”Shtegtar i zemrave”2009,poezi
Lindi me 1987 në Gjakovë. Mësimet fillestare i kreu në shkollën fillore “Zekerija Rexha”,ndërsa të mesmen e kreu në Gjimnazin “Hajdar Dushi”,drejtimi Gjimnazi i Gjuhës në Gjakovë. Pas shkollës se mesme mbaroi Studimet Barchelan në Universitetin e Prishtinës,Fakulteti Filozofik në drejtimin Psikologji. Jeton e pa punë në Gjakovë.
S’do mend se botimet e gjertanishme flasin mjaft qartë për talentin e Blerta Qelës e cila që nga bankat e shkollës fillore,kishte filluar belbëzimet poetike dhe se në vazhdimësi e me shumë zell punoi pa ndalur deri në formësimin e vet prej një krijuese për lakmi.
Blerta Qela,me librin e parë,”Vula e dashurisë”,ka dhënë provimin e paraqitjes para publikut nga se guximshëm hedhë hapin e vet para lexuesit ,tani me tema të njohura për fillestarët,dashuria,liria,atdheu etj. Megjithatë,këtu ngulitet karakteri krijues dhe këtu fillon e gjitha duke u përsosur së bashku me ecjen te secili krijues. Por te z .Blerta Qela,mënyra e futjes në temë dhe interpretimi i sajë me aftësitë krijuese janë diç tjetër,ka karakteristikat ,të veçantat e të ngjeshura me hallet e popullit të vet nën sundimin serbosllav,ku i tërë një popull ishte i anatemuar apo me mirë me thënë i lënë anash nga çdo gjë që quhej jetë.
Ndërsa Blerta Qela,atëbotë shumë,shumë e re,megjithatë nuk ka mundur t’u ikë kujtimeve të cilat lanë vragë të pa shlyera edhe të moshat e reja..
Autorja në retrospektivë kujton dhe imagjinon kohen kur nxënsat shqiptarë nuk guxonin të hynin në shkollat e tyre të bukura,por duhej të kaliteshin në shtëpi private , kisha e xhamia,për të mësuar në gjuhën e tyre.
Nga libri i B. Qelës”Vula e dashurisë”,në poezinë”Duke pritur lirinë”,poetja shkruan:
“I larguan nga shkolla
Me libra e çanta
I përzunë nga klasa
Edhe nga banka
Shumë shkolla në Kosovë
Madje shumkatshe
Nxënësit tonë mësojnë
Në shtëpi private”
Kur koha le gjurmët e veta,krijuesit janë ata të cilët vulosin gjurmët e kohës .Te Blerta Qela gjejmë të kryer këtë obligim moral në mënyrën më të mirë duke pasur parasysh edhe moshën e saj atëbotë,mjaft te re.
Te libri i dytë me poezi i Blerta Qelës,”Shtegtar i zemrave”si temë bosht gjejmë dashurinë,por edhe përkushtime më të dashurve të vet,madje luftëtarëve të lirisë etj tema të cilave u del me sukses,duke i trajtuar mjaft mirë. Karakteristikë e librit të dytë me poezi të Blerta Qelës është ngritja stilistike dhe përdorimi më i avancuar i formësimit të vargut,strofës e me radhë .Karakteristika esenciale në poezitë e Blerta Qelës është shprehja origjinale e saj,përjetimi dhe rrëfimi i sinqertë i çdo gjëje që e rrethon. Pra është kjo një pasuri e saj,një besnikëri plot dashuri edhe ndaj vetës dhe të tjerëve.
Nga libri “Shtegtar i zemrave” vlen të ceket poezia “Çdo gjë kthehet në këtë botë”,si një reaksion apo protestë emocionale ndaj atyre që dikur nuk e kanë lejuar të hyjë në shkollën e saj e të mësoi në gjuhën e saj:
“Nuk e ke idenë sa e kënaqur jam
Që po të shoh të vetmuar
Që tani më erdhi radha
Që të qesh me ty sot
Se shumë herë na ke bërë që të derdhim lot
Nga të gjithë kërkon ndihmë
Por askush s’të ndihmon
Tani e ke kuptuar se çfarë ke bërë
Por tani është shumë vonë”
Të kemi pas thënë
Mos na bëj të vuajmë kot
Se sado e madhe dhembja të jetë
Çdo gjë kthehet në këtë botë”
Pra siç shihet,nga ky libër ka mjaft ngritje,pastaj mjaft poezi që meritojnë trajtim e vëmendje,por këtë e ka parasysh lexuesi i nderuar të cilit nuk do i mungoi asgjë për ta vlerësuar mire e drejtë .
Me gjithë respektin për autoren e këtyre librave,shpresoj se ajo akoma më shumë do gjurmoi rrugë të reja në krijimtarinë e saj për të na gëzuar akoma më shumë nga se jeta është në fillim të saj dhe me arsye presim të na dhuroi krijime tjera më të bukura.
E nderuar Blerta,të dëshiroj gjithë të mirat në jetë e krijimtari letrare!
- TRINGA SHALA: “ Në rrugëtim u nisa”,poezi,2008,”Diçka ndjell pranin tënde”,poezi,2010,poezi.
Tringa Shala lindi me 29.qershor,1992 në Gjakovë. Mësimet fillestare i mori në shkollën fillore”Mazllom Këpuska”,ndërsa tani vijon mësimet në gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë. Nxënëse përherë e shkëlqyeshme dhe lexuese e pasionuar,ka sjellje shembullore në mesin e shoqeve dhe shokëve,kudo e respektuar.
Poetja Shala,këto ditë pati përurimin e librit “Diçka ndjell praninë tënde”i cili bëri bujë në qytet me prani të konsiderueshme të dashamirëve të fjalës së shkruar. Libri i botuar nën përkujdesjen e redaktorit,krijuesit të njohur,Engjëll Berisha dhe recensentit Mr.Besim Muhadri,doli mjaft i pëlqyer.
Nga librat në fjalë të autores Tringa Shala,do sjellim nga dy poezi pa komente,me qëllim që lexuesi i nderuar,të shijon me dëshirën vet cilësitë dhe vlerat letrare të kësaj krijuese të re .
Nga libri i parë,”Në rrugëtim u nisa”:
“Ndjej mall
”
Ndjej mall për vendin tim
Që kur ika në mërgim
Një mall që e shuaj me lot
Por me vaje është punë e kotë
Kujtoj çdo ditë ato bukuri
Që zemrën më bënë shkrumb e hi
Dua të kthehem e të jetoi,
Të bukurat e fëmijërisë t’i kujtoj
T’i përkëdhel rrugët që kam kaluar
Shkollën e vjetër aty ku kam mësuar
Të vrapoj prapë kah kam vrapuar
Ta prek lumturinë e përjetuar
Jam në vendin që s’e kam njohur kurrë
Dhe këtu më duhem vetëm të punoj
Që jetën time edhe më ta siguroj
Vend ku për mua dielli nuk ka perëndim
Dhe ku zogu nuk lëshon asnjë cicërimë
Malli që nuk mund ta përshkruaj
Zemrën time thellë ma ka kapluar
Dua të kthehem mallin e zemrës ta shuaj
Me dashuri ta mbush pa gjëmë e pa kujë
Krenohem me bukuritë e vendit tim
Në çdo cep në çdo rrugëtim
Dhe kudo të shkoj
Me këtë vend asgjë s’e krahasoj
Qyteti im
Qyteti im i pagëzuar Gjakovë
I larë në gjak i larë në lot
Në mes tij një lumë kalon
Etjen tonë shuan dhe hijeshon
Ata që qytetin e përparojnë
Me gazmend e mrekullojnë.
Ndërsa nga libri i dytë i sapo përuruar,”Diçka ndjell praninë tënde”,sjellim këto poezi:
BROÇKULLA
Shoh minutat si ecin
Nuk i kap dot
Në lumturi nuk ngecin
Prapë nuk i perceptoj….
Kot se kot….
Siç duket më zuri mëngjesi
Por ja mendova më shumë sot
E ngadalë mbushet thesi
Me broçkulla,s’t’i them dot
PËLLUMB I BARDHË
Koha bjerr pranë dritares sime
Andej kah kalon ti
Më shikon mua?
Dhe diçka pëshpëritin buzët tua
Çdo ditë dritaren me kujdes e hap
Diçka ndjell praninë tënde
Shkrimet hapin fronte
Mendja thotë:”ç’kërkoj unë nga ti?
Po këtë nuk e dalloj dot
Ata sy të mbushur ngazëllim apo lot
Trupi ishte bardhësuar nga dëbora
Të mbaja në duar pa frikë
Për një çast qëndrove
Krahët lëvize me vrap
Më ike nga duart
Si një i burgosur i liruar si i pafajshëm.
Thjesht nuk e kuptova këtë histori
Sa keq,tani nuk të kisha ty
Fluturoje lartë
Në botën tënde të artë