Të shesim ajrin, gënjejmë dhe pasqyrat,
dekrete tinëzare, një sy i shkelur.
Garderobë maskash, makeup fytyrat,
turmë amorfe sheshit të mbledhur…
Britma, pasione, pa gjak në plazma,
Kufoma që ecin, ose thjesht fantazma.
Shfaqje absurdi, karriget në sfond,
këmbim djallëzor si markat në filma.
Këta dhe ata, pushteti Eurobond,
prostituta, eunukë, depresion dhe enigma.
Aktorë pa skena, teatër pa maska
ditën Donkishota, natën Gregor Samsa.
Inskenime banale, bërtitje, policë,
shurdhëri dhe heshtje, përqeshje gradaçielash.
Vetëdijë e humbur, figurantë me shumicë,
orgji lakuriqësh dhe mediash të çjerra.
Britma, pasione, pa gjak në plazma,
Kufoma që ecin, ose thjesht fantazma.
Makina luksoze, heronj të rremë,
premiera absurdi, karriget në sfond.
Vapë përvëluese, shiu që troket,
si s’paska kjo kohë një Laokont?
Aktorë pa skena, teatër pa maska,
natën Donkishota, ditën Gregor Samsa.
Kur shkruan poezi nje shkrimtar si ky, nuk ke cka komenton
Poezi qe perjetohet cdo dite e nate