Intervistë me shkrimtarin  dhe piktorin Sami Milloshi: AVENTURA E VONË E NJË PIKTORI

 

 

 

S.M: “Fillimisht, pas vitit të parë, unë hapa ekspozitën e parë ne ambientet e kolegjit ku punoj , pra tek Wheaton College ne Norton, të shtetit të Massachusetts. Kam mbetur shumë i prekur nga mikpritja që i bënë studentet dhe stafi i Kolegjit, përfshi edhe Presidentin Dennis Hanno që e vizitoi ekspozitën së bashku me zonjën e tij. ( Madje bleu edhe dy piktura). Nga 20 punë u shitën , pothuajse gjysma. I blenë studentet…

Kisha planifikuar të hap nje ekspozitë të dytë këtë vit, por Covidi më pengoi…Dhe tashmë, më shumë i prezantoj ne rrjetet sociale…”

 

 

 

-NACIONAL : Në paraqitjen që ju i bëni vetes në rrjetet sociale thoni se jeni gazetar dhe autor librash në prozë dhe poezi. Por, ju shtoni se piktura është aventura juaj.   A mund të na e qartësoni këtë , ju lutem?

 

S.M : Me gjithë dëshirë dhe me falenderimin tim të përzemërt për gazetën tuaj elitare ne mozaikun e shtypit dhe veçmas për botuesin Mujo Buçpapaj, koleg i vjetër i imi dhe personalitet i publicistikës dhe i letersise  tonë.

Është aventurë sepse unë nuk dij se çfare mund të cilësohet tjetër, kur njeriu pa kurrfarë shkollimi për pikturë ia nis pikturës pas të gjashtëdhjetave…

Kur unë bleva kavaletin dhe penelat e bojrat në fillim, ndërsa po paguaja tek kashierja, më kapi gazi dhe i thashë asaj: “Wish me luck, I am going to be a painter. ( Më uro fat se do të bëhem piktor.”

Zonjusha qeshi se e pa qe kishte të bënte me një fillestar, por megjithatë më uroi fat.  Që atëhere kane kaluar më shumë se dy vjet …

 

-NACIONAL: Dhe si të ka ecur ky lloj fati që ia kërkove të të uronte edhe kashierja?

 

  1. M : Ka qenë një kënaqësi e vërtetë për mua. Por kjo kënaqësi më ka bindur për disa gjëra. Që asnjëhere nuk është vonë të fillosh nje dashuri të re, qoftë kjo edhe dashuria për pikturë.

 

  -NACIONAL:  Por ti mund ta kesh dashur pikturën shumë kohë më parë., apo jo?

 

 

-S.M :  Unë vazhdoj ta quaj veten fillestar. Por nje miku im, Profesor Luigj Gjoka ka vënë re se sipas tij, tek unë është shfaqur nje ndjenjë e hershme dashurie për pikturën që ka ndenjur e fjetur në mua që prej fëminisë.

Ndër pohimet e bëra për pikturat e mija, jo pak edhe prej piktorëve te njohur si Bashkim Dervishi, Nazmi Hoxha, Hilmi Hoxha, Mentor Shehu, Avni Delvina, Zaim Elezi, Pashk Pervathi, Abdullah Gjongecaj , Nikolin Luci, Dashamir Gurabardhi, e ndonjë tjetër, ky pohim i Profesor Gjokës më ka hyrë si turjelë në shpirt.

 

 -NACIONAL: Çfare natyre ka piktura juaj?

 

-S. M : Mua më tërheq impresioni prej natyrës, prej njeriut. Më mbetet në sy si kujtim. Ose mund të më kenë mbetur si të tilla që prej fëminisë. Dhe dua t’i hedh në telajo. Nuk është sekret ta them se më pëlqejnë impresionistet e mëdhenj botërore, duke filluar me Van Gogun, Monenë , Pissarronë, e të tjerë.

 

NACIONAL : Dhe cili është përfundimi që ti ke nxjerre nga kjo eksperiencë , nga kjo aventurë piktorike , si të thuash?

 

-S.M :  Jam bindur edhe më shumë se arti është nje univers i vetëm dhe kufinjtë midis arteve janë tepër transparentë, aq sa është transparent loti i foshnjës kur është i etur të pijë gjirin e mëmës…

 

NACIONAL :  Ti jeton ne Boston, në Amerikë. Si ia bën që piktura të shkojë tek adhuruesit e saj?

 

-S.M: Fillimisht, pas vitit të parë, unë hapa ekspozitën e parë ne ambientet e kolegjit ku punoj , pra tek Wheaton College ne Norton, të shtetit të Massachusetts. Kam mbetur shumë i prekur nga mikpritja që i bënë studentet dhe stafi i Kolegjit, përfshi edhe Presidentin Dennis Hanno që e vizitoi ekspozitën së bashku me zonjën e tij. ( Madje bleu edhe dy piktura). Nga 20 punë u shitën , pothuajse gjysma. I blenë studentet…

Kisha planifikuar të hap nje ekspozitë të dytë këtë vit, por Covidi më pengoi…Dhe tashmë, më shumë i prezantoj ne rrjetet sociale…

 

 

NACIONAL : Me pak fjalë për ta mbyllur,  çfar planesh ke për të ardhmen , do ta vazhdosh këtë aventurë si piktor?

 

-S.M :  Sigurisht që do ta vazhdoj. Jam peng i piktures tashmë. Por, ndërkaq ky peng më jep paqen që kerkon shpirti në intermexon midis shkrimit të një tregimi nga tjetri…

 

 -NACIONAL:  Faleminderit për gjithsa biseduam zoti Milloshi.

 

-S.M: Faleminderit dhe respekt për ju po ashtu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here