BARDHYL MALIQI, Sarandë:  VITI LETRAR DHE JETËSOR 2020 …

 

Viti 2020 ishte vit plot befasira, me pluset dhe minuset e veta të mëdha. Së pari ne jemi njerëz me jetën tonë personale, por edhe me jetën familjare dhe atë sociale. Në të gjitha këto aspekte kemi pasur evente të vogla e të mëdha. Me gjithë klimën pandemike, djali përfundoi universitetin me rezultate të larta për anglisht-gjermanisht dhe tani ka filluar punë. Vajza lindi edhe një fëmië të dytë, të shëndetshme dhe të këndshme. E madhje, Amelja është 4 vjeç, por të shet e të blen sa herë të dojë. Për atë Sranda është Deti dhe gjyshja Nëna e detit, madje detin e kam lindur unë se thotë baba i detit kur bie fjala, qoftë edhe kur përçarteminë telefon. Dhe bën mirë se tani e kam gati librin poetik “Zërat e detit”, që e merr titullin nga poema që ”Nacional” e ka botuar tashmë.

Pandemisë deri tani ne ja kemi dalë disi,  me gjithë ndalesat, distancimet dhe maskat e saj, por kemi pasur hidhërime të rënda në krushqitë tona. Vjehrri i vajzës, një nga drejtuesite firmës “Europa konstruksion”, zoti ThanasRula u nda prej nesh së bashku me të shoqen, Teutën, me gjithë përpjekjet e djemve dhe të mjekëve shqiptarë dhe turq. Ne e dimë që lufta ka edhe viktima, ka dhe heronj. Ndër heronjtë janë dhe disa nga mjekët tanë në qendër, por edhe në rrethe.

Shoqata jonë e shkrimtarëve dhe krijuesve të jugut me emrin “Klubi i Krijuesve Jonianë” ka pasur mjaft aktivitete në rang rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Në Sarandë janë organizuar si çdo vit edicionet e Poezisë Joniane dhe ato të prozës, gjithashtu edhe botimet antologjike me këtë rast me poetë dhe shkrimtarë vendas dhe të huaj. Janë Zhvilluar veprimtari të bukura edhe në vendbanike të tjera , si në Himarë, Konispol, Ksamil, Delvinë e Livadhjaetj.Veprimtaritë kryesore janë zhvilluar në Sarandë, si manifestimi poetik, edicioni XIV, përurimi i veçantë i antologjisë së këtij manifestimi, diskutimi i antologjisë së prozës, edicioni II zhvillohet sot, më 26 dhjetor, veprimtaria e fundit për këtë vit. Ne kontribuuam me veprat tona edhe në organizimin e Ditës poetike për Sarandës, organizuar nga Bashkia në bashkëpunim me aktorin AnastasNika.Sarandë, në ditën eçlirimit të qytetit më 9 Tetor.

Ndërsa veprimtaritë e zhvilluara në Himarë ishin për këngën isoplifonike dhe nderimin e figurav e të saj kryesore. Nga autorët tanë u nderua zoti Timo Mërkuri si Nderi i Himarës. Në Konispol për dokumentimin e kontributeve të kësaj zone në Luftën Nacional-Çlirimtare dhe krijimtaria për të, në Ksamil, në qendrën “Dea” të drejtuar nga KompozitorjLimozDizdari dhe pjanistjaAdrianaDizdari-Priftuli jemi mbledhur për poezinë, për kremtimin e 250 vjetorit të Bethovenit, për shqetësimet, që ka kjo qendër nga lakmuesit e trojeve të saj duke kërcënuar edhe me jetë.  Gjithashtu janë zhvilluar disa veprimtari për prezantimin e botimeve të autorëve.tanë, por më i veçantë qe diskutimi për Librin e shkrimtarit delvinjot z. XhevdetAhmeti.etj.

Unë personalish kam marrë pjesë  në të gjitha veprimtaritë rajonale, përfshi edhe ato për Sarandën me poemën “Qyteti imme emër vajze”, që ju e botuat zoti Buçpapaj. Por kam marrë pjesë edhe në veprimtari të tjera kombëtare e ndërkombëtarë si Festivali Poetik Ndërkombëtar ”Ditët e Naimit”, që u zhvillua në Tetovë si edicion XXIV, ku edhe u vlerësova për poezitë me Certifikatën dhe medaljen “Ditët e Naimit”, si dhe për ligjërimet, që ju gjithashtu i botuat. Interesant dhe impresionues ka qenë edhe shoqërimi me poetin kosovar MexhidMehmeti për në Veriun e Kosovës në rrugën Tetovë, Shkup, Prishtinë, Drenicë, Prekaz dhe Mitrovicën e jugut dhe të veriut. I kam prekur me dorë monumentet e luftëtarëve dhe heronjve të Luftës çlirimtare të Kosovës, kam marrë impresione e mbresa nga Kulla e djegur e Jasharajve, nga shtopia muze dhe varrezat e të prehurve aty dhe veçanërisht edhe nga Kushtova, vendlindja e përkthyesit tim të ndjerë ShahinHasanit.

Jam botuar ne Kroaci si pjestariantologjise poetike Kuvendi i Diversitetit Kulturor letrar “Me dashuri Dea 1 dhe 2”, jampjesmarres me Antologjine“Goja e Tunelit”eManifestimit Poetik Nderkombetar edicioni 24.”Ditët e Naimit” që u zhvillua në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Jam pjesëmarres me 8 edicione të poezisëndërkombtare që do të botohet në origjinal dhe nëgjuhën angleze në Rusi etj. Gjithashtu këtë vit janë shkruar dhe botuar disa nga poemat e mia, si “Debora blu”, poemë për coronavirusin), poemat“Arti që dhemb”, “Për kë bien këmbanat”- poemë për MoikomZeqon dhe për SilkeLirijaBlumbah, “Qyteti im me emër vajze”, poemat“Arkitektura e hijeve”, ”Çast” etj,

Shpresoj dhe besoj se më 2021-in Pandemia do të marrë fund dhe ekonomia do të fillojë të rritete. Unë ndërkohë përgatitem që të botoj disa libra, që puna shtetërore nuk më linte kohë t’i përfundoja. Librat janë me poema, me poezi, me ese, kritikë letrare dhe studime. Shpresoj t’ia dal të botoj edhe dy libra madhorë të tim eti. Një për Historikun e Konispolit 2, si dhe një libër me studime të tjera. Nëse munda edhe një monografi për prindërit e ndarë pabesisht nga jeta.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here