Sibora Huda nxenese, Tirane: NJËMBËDHJETË MUAJ TË FRIKSHËM, PLOT MALLKIME

Njëmbëdhjetë muaj të frikshëm, plot mallkime, njëmbëdhjetë muaj të cilët nuk do të harrohen lehtë. Kishte trishtim, dhimbje, frikë e panik në të katër anët. Ekzistonte ende frika e tërmeteve, ekzistonte ende frika se nga fundi i tokës do dilte lemeria dhe një natë e thjeshtë do të kthehej në një  tronditje të fortë, të frikshme e që nuk pyeste për njeri, e as nuk tregonte mëshirë.

Frika na përndoqi deri në çastin kur një tjetër mallkim shfaqet për dreq, si demon, një mallkim i cili nuk pritej të zgjaste kaq shumë, një pandemi e pashoqe e cila po gllabëron jetët e shpresat e njerëzve, pa marë parasysh xhaketën të cilën ka veshur.

E kujt ja merte mendja se do prisnim të takoheshim me mall me nëri tjetrin e në fund do i jepnim grushtin, e kujt ja merte mendja që momentet e lëngimit do të qëndroje i vetëm, e nëse fati nuk do ish me ty, do të të përcillnin mbështjellur me qese a thua se bota nuk të donte.

Kujt ja merrte mendja se nuk do të zgjohej pranvera e dita nuk do të ekzistonte për javë të tëra, e ndërsa vetja të dukej si një personazh filmi dhe quaje veten me fat nëse nga dritarja shikoje ndonjë mike.

Heshtja po na vriste

Kush mendonte që do viheshim në situata që nuk i kishim bër në plan më përpara e për të na thënë ;

Se jeta nuk ka plane !

Dhe a e di arsyen o njeri,

Sepse jeta nuk formulohet ashtu siç do ti,

Po të them se jeta nuk ka plan,

Është një shfaqje amatore,

E në të jemi veç aktorë me rrole dytësore,

Se vazhdon lumi të rrjedhë,

Edhe dielli të shkëlqejë,

Vazhdojnë malet të rrijnë në këmbë,

Pra shikoni, nuk jemi ne në rrol kryesor.

Improvizon jeta me situata,

Që në plane, nuk i kishim bërë më përpara.

Ama jeta regjizore,

E din shumë mirë,

se ne bëjmë plane sipërfaqesore,

dhe nuk merr për bazë, sygjerime të rroleve dytësore.

 

E pra ti kthehemi shpresës e ta shohim 2021-in si një dritë në fund të tunelit.

Dhe për çudi, festat jo si zakonisht erdhën në jetë shumë më herët, gëzimi, çlodhja, paqja mendore e shpirtërore erdhën shpejt, ashtu siç ikën në fillim të vitit. Bredhi në shtëpi dhe pse  e kishim parë çdo vit si atmosferë, këtë vit solli një atmosferë tjetër, më të ngrohtë  dhe pse jashtë është acar, solli një  buzëqeshje ndofta tepër të zbehtë, por që ndryshoi shumë gjëra. Ashtu siç u ndezën dritat e pemës, ashtu u ndezën dhe dritat në mendjet tona, të cilat ishin shuar e nuk i gjehej çelësi për ti ndezur.

Festat duken më të shenjta seç janë, dhjetori më i ngrohtë, netët më të bukura, bredhi më i veçantë, e çdo gjë më me shumë ndriçim. Qoftë dhe një faleminderit, mjafton për të të zbukuruar ditën, për ti dhënë një yll më shumë qiellit të vranët të 2020-s.

Si fëmijë ndoshta nuk e kemi ndjerë shumë barrën e 2020-s, por sado pak edhe ne e kemi ndjerë, mungesa e mësimit, mundesitë e pakëta për të dalë, frika se infektonim familjen apo qoftë dhe veten, por ka pasur dhe të mirat e veta, ndoshta jo shumë, por ka pasur. Në flas për veten time, ka pasur dy a tri, por dhe humbje të mëdha…

Qoftë 2020 viti i fundit kaq i frikshëm, i errët e pa ngjyra.

Qoftë i fundit, kaq i pamëshirshëm e me pandemi nëpër këmbë, e cila rrëzoi shumë jetë, lëndoi plot të tjerë, shoi yje të shëndritshëm, shoi mijëra zëra, e mijëra korniza i la të boshatisura

 

Le tja lemë këto 2020-s, e të kujtojmë gjërat e bukura i cili është në ditët e fundit të jetës së tij, vetëm të rilindë, i mirë, me plot ngjyra, e me fat të mirë me dëshirën që pandemia të vjetërsohet e të harrohet shpejt, të ndjehemi falenderues për ato që kemi e mbi të gjitha te jemi të sigurt.

Ndaj le ti përdorim festat si bojra, e 2021 si telajo, të pikturojmë diçka më të bukur, më të plotë, e më të ngrohtë, ti lemë pas gjërat e frikshme, ato të trishta, të gëzojmë për më të mirat, më të bukurat.

Ndaj ju uroj një fundvit sa më të mbarë  e një vit sa më të lumtur, sëbashku por të ndarë!

 

Gëzuar Vitin E Ri 2021!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here