Piktori shqiptar Gazmend Freitag do të hap ekspozitën “Mein Linz“, në Austri

 

 

 

PIKTOR NGA PASIONI

Parathënie e albumit eshte bere nga Klaus Luger, Kryetarit të Bashkisë së Linz-it

 

Parathënie nga Klaus Luger, Kryetarit të Bashkisë së Linz-it me rastin e ekspozitës „Mein Linz“ të Gazmend Freitag në sallën e Shtëpisë së Bashkisë së Vjetër

Si një kozmopolit e vlerëson piktori me origjinë shqiptare Gazmend Freitag qytetin e tij „të birësuar“ Linz-in, ku ai jeton dhe punon për dhjetë vjet tani. Frymëzuar nga arkitektuara interesante, mirëdashja e njerëzve, lagja e tij e banimit “Alturfahr” dhe peizazhi i bukur përgjatë Danubit janë krijuar tani më 20 vepra, të cilat do të prezantohen në një ekspozitë në Shtëpinë e Vjetër të Bashkisë. Nisur nga ura e vjetër hekuridhore e gjer tek Qendra e Seniorëve “Franz Hillinger”, ku edhe është mbajtur ekspozita e tij e fundit, gjithçka mund të shihet.

Përshtypjet e qytetit tonë jetues nuk mund të kapeshin më mirë. Për aq më tepër më gëzon, që artisti tanimë, me projektin e tij më të ri i ka shpallur qytetit dashurinë e tij artistike. Me rastin e pjesëmarrjes së tij në 1st Biennale of Creativity në Veronë në vitin 2014 ky piktor i portreteve, peisazheve dhe akteve ka arritur famë ndërkombëtare. Në këtë kuptim unë i uroj shumë sukses në veprimtarinë e tij të ardhme.

Klaus Luger

Kryetar i Bashkisë Linz, Kryeqytetit të Landit

Vernisazhi në Altes Rathaus Linz

  1. Korrik 2021  ora 19.00
    Hapja: Kryetar i Bashkisë Linz Klaus Luger
    Kurator: Konsulent Adolf Öhler

Hauptplatz 1 | 4020 Linz, AUSTRI

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here