FJALA E HISTORISË
Ka për të folur
në gjuhen e vet
që rritet e rritet
ngadalë e sigurt
treshi i dekadave
kalon si të tjerat
me hapat e par caca
istoriografia
atëherë do filloj
shkrim-leximin
me bazën e fortë
në rregullin e vet
Të vegjlit kanë
histori të vogël
për sheqerkat
e xhepit t’gjyshit
lodrat e ëndrrat
lojën në rërë
shëtitjen livadheve
të mbushura lule
ata e shkruajnë
historinë për veti
për ngricat e motit
historia shkruhet
nëpër dritën e Diellit
të hënës e yjve
dritën e vërtetës
në rritë shkëlqimi
POETI NË KARANTINË
Shtrënguar dorës fortë
me mrrola në ballë
të shtyer për qeshje
bredhishtave të përrallës,
ndërrimit të brezave
herë tepër herë pakë
ngjasim ne vritmë cjapi
o në këngë t’ gjinkallës.
Dhe priste për të parë
zogj t’artë si kishte dëgjuar
fjalë të shkuara e mbretëri
për të pasur më lehtë,
kuptimin e asaj së nata
i pushton tokë det e ishuj
qytete e fshatra njësoj
dita të kalohet më e qetë.
njerëzit vallëzojnë me Ditën
doreza për një përdorim
me maska në gojë e hundë
nga doli zjarri erdhi uji
as akulli s’është larg tyre,
rënë thellë në meditime
n’kërkimin e lakmisë madhe
u has harrimi se po jetojmë
luciferët bëjnë roje një lyre!
16.03.2020
DIAGNOZË
Jeton me frikë
Dhe pritje të rendë
Trembet në gjumë
Si fëmijët
Padrejtësitë për te
Ishin punët që bëri
Ai bëri padrejtësi
e punë tjera të këqija
11.04.2020
PRAG MOSHE
Bëmë rrugë bile të gjatë
Mos bash asaj sigurt po
Të asaj gjatësie do shkelesh
Helmin shtarën Odisenë
Lojën symbyllas
Qumështin e bletëve
do njohësh në këtë rrugë
të cilës frymues po je
do të besh patjetër
edhe ti po i fale emër tjetër
ajo që të them është.
11.04.2020
PRA KËSHTU KOSOVË
Ushtimë në histori
Shtrirje në gjeografi
E shkruar në libra
N’ det dhe ishuj shprese
Në mes oqeanit temë dite
Mbi thellësinë e kaltër
Ka ngjarë që pastaj
Të behet pagëzim ndër mile
Temë e ditës ishe në udhë
Mbi thellësinë e kaltër
E në breg dheu bleron
E imja ëndërr ksenofilë.
BLERIMI I MALLIT
Me mua po luanë mërzia dhe po me mund
Ndër hije i qëndroj gjethet e veta shkund
Pak dal n’ fushë ajo me thotë edhe unë me ty
Njeri rrugës s’ takova anëve s’me zuri sy’.
Të gjithë jemi si n’karantinë si ne e tërë bota
Prerja e krahëve t’ keqes përpjekjet e kota.
Ishin ato çaste dikur si janë tash, ku jemi
Ato klasë janë ashtu sikur ka mësuar Azemi
Shkolla atje të lisi, moshë shumëfishta jona
Pjesë biografie Ernestiane dhe vargu tevona:
-“Më harro bukur, thuaj u pamë në një përrall Siç thoshte Ai, -aty filloj të bleroshet një mall!…
25.IV.2020
SHËNIME PËR AUTORIN
Ali M.LAJÇI(1952-2020) u lind në katundin Nabërgjan, në rrethin e Pejës më ku edhe i mori mësimet e para fillore ndërsa shkollën e mesme ekonomike e mbaroj në Pejë. Studioj dhe diplomoj në Fakultetin Juridik të universitetit të Kosovës në Prishtinë. Pranë komisionit, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë iu nënshtrua provimit të Jurisprudencës që e kaloi me sukses nga edhe mori licencën e avokatit, është anëtarë i OAK në Prishtinë. Ishtë anëtarë i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës. Si student ka marrë pjesë në konkurse letrare (poezi) si në “ Bota e Re “. Ali M.Lajçi është përfaqësuar në përmbledhje të përbashkëta me poezi dhe si i tillë është përfaqësuar në Antologjinë e poezisë së poetëve të Pejës të përpiluar nga Muhamed Kërveshi
Ali M.Lajçi ishte personalitet krijues e letrar poliedrik.Përveç poezisë për të rritur ka shkruar dhe botuar poezi për fëmijë, tregime për të rritur, tregime për fëmijë dhe nuk janë të padukshme as përpjekjet e tij në fushën e artit figurativ, në ilustrimin e ballinave të librave, me shumë mjeshtri dhe domethënie punon vinjetën në teknikë të grafikës.
Ka shkrur poezi dhe prozë, për të rritur dhe për fëmijë. Deri tani ka të botuar këto vepra poetike:
1996 – “Mashtrimet e shevarit”, poezi për të rritur,
2000 –“Dhelpra flet me bisht”, poezi për fëmijë,
2005 – “Pranvera ma fali një vetull”, poezi për fëmijë,
2007 – “Këmisha e diellit”, poezi për të rritur,
2013 –“Frymëmarrje kosovare”,poezi për të rritur në gjuhën romune
2016 – “Portret pa kornizë” ,poezi për të rritur ,
2017 – “Në karvanim poetik” , poezi per fëmijë dhe të rinj,
2017- “Dikush ma vodhi ëndrrën”, poezi për fëmijë dhe tër rinj,
2019 – “Kur e thërras Pranverën” poezi pë fëmijë dhe të rinj,
2020 – “Edhe për gjyshin” poezi për fëmijë dhe të rinj,
I
Mbase vetes ka lene dhe shume dorshkrime qe do të botohen ne vazhdimsi …