“Regjisori Bajram Torba, me ngritjen e kësaj Trupe Teatri, bëri të mundur që kjo të jetë trupa unike ne llojin e vet për nga vete emri që ka. Së pari është rikthimi i talenteve dhe aktorëve amatorë duke nxitur lëvizjen amatore që ka mbi dy dekada e gjysmë që është sfumuar gati gati zerruar.”
Salla filloi të mbushet. Ne, të gjithë aktorët rrinim pas kuintave të veshur me emociane si kurrë ndonjëherë. Shikonim njëri tjetrin dhe nuk pipëtinim. Ishin çastet e fundit kur prisnim të binte “gongu.” U sfumuan prozhektorët dhe muzika rrënqethëse mbushi sallën….
U futëm në skenë plot dëshirë për të shpalosur talentin, pasionin dhe dëshirën tonë për këtë art sa të bukur po aq dhe të vështirë.
Tablotë i linin radhën njëra- tjetrës dhe ne cdo çast na shtohej besimi ndërsa dëgjonim duartrokitjet e spektatorëve që na ngrohnin e na inkurajonin…
Dhe ja, erdhi momenti final kur shfaqja mbaroi dhe në sallë oshëtinë duartrokitjet. Cfarë emocioni! Përshëndesnim, ndërsa spektatorët me duartrokitjet e tyre nuk na linin të “braktisnim” skenën…..
Suksesi ishte i padiskutueshem. Ishte bërë një punë kolosale nga trupa jonë prej mëse tre muajsh, për të kapur skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” e per ta justifikuar veten.
Themeluesi, organizatori dhe regjisori i Trupës se Teatrit “ Rikthim” Bajram Torba bëri që me punën e tij duke punuar me një vullnet te paparë, që ne të futeshim nën lëkurën e personazheve të kësaj drame, ku dramaturgu i mirënjohur Ruzhdi Pulaha i ka skalitur aq bukur.
Ky sukses nuk erdhi rastësisht. Drama “Nesër është vone” ēshtë aktiviteti i dhjete brenda pesë viteve jetë të kësaj trupe. Krahas shumë aktiviteteve me vlera të larta artistike kjo trupë ka vënë disa pjesë teatrale, ku vlen të përmendet drama “Qyteti i akuzuar” i dramaturgut Teodor Laco me të cilën u paraqitēm me dinjitet në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove.
Trupa e Teatrit “Rikthim” nuk u krijua rastësisht. Ajo u krijua si rrjedhojë e një etjeje të madhe të shumë aktorëve që aktrimi u kishte ngelur një “ëndërr në sirtar”
Regjisori Bajram Torba, me ngritjen e kësaj Trupe Teatri, bëri të mundur që kjo të jetë trupa unike ne llojin e vet për nga vete emri që ka.
Së pari është rikthimi i talenteve dhe aktorëve amatorë duke nxitur lëvizjen amatore që ka mbi dy dekada e gjysmë që është sfumuar gati gati zerruar.
Së dytii, Regjisori në përzgjedhjen e dramave që vë në skenë përzgjedh vetëm dramaturgët shqiptarë. “Të vesh në skenë dramën shqiptare, është jo vetëm kënaqësi dhe identitet kulturor, por edhe krenari kombëtare.” Kështu shprehet regjisori Bajram Torba që këtë trupë krahas niveleve artistike, e quan misionare suke u prirë me moton:
“Te gjithë së bashku mundemi…” Dhe vërtetë që ia kemi dalë falë përkushtimit dhe sakrificave tona, pa asnjë përfitim monetar.
Trupa e Teatrit “Rikthim” tashmë është një trupëve konsoliduar dhe e afirmuar. Është një Trupë që do të jetë vazhdimisht në punë, duke shpalosur energji, pozivitet, mesazh dhe edukim me të bërit art sovial me mënyrēn më të bukur, në dobi të komuniteteve dhe qytetarisë…
…Ende Jemi me emocionet e dramês “Nesër është vone”
Ndērkohë regjizori i kësaj trupe po bën projektin për dramën e radhës….
Surpriza të tjera na presin…!