05/08/2021
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadores yuri kim, si dhe padisë së tij ndaj sekretarit të shtetit, anthony blinken, pas vendimit të këtij të fundit për ta shpallur “non grata” nën akuzën e korrupsionit.
“Midis urdhërit ekzekutiv të presidentit biden, shpalljes nga sekretari i shtetit blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i shba është i qartë dhe i pandryshuar: lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbesor të sigurisë kombëtare të shteteve të bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”, thuhet në reagim.
Në konferencën e zhvilluar mesditën e sotme, berisha publikoi padinë e ngritur ndaj blinken, ndërsa u shpreh se qëndrimi i kim në pd ishte i pavend, duke e quajtur më skandalozen në 30 vitet e lëna pas për një diplomat të huaj në shqipëri.