E shtunë, 23 Nëntor, 2024
Ballina Letërsi Poezi NJË GRUA E FORTË… Poezi nga Çetina Kuçuku

NJË GRUA E FORTË… Poezi nga Çetina Kuçuku

  • Çapitem rrugëve që më shpien
    punët e përditshme
    e me vete kuvendoj
    nëse ekziston gruaja e fortë

    Ç ‘tipare koha i ka latuar
    utopi është e gjitha ndoshta
    mendësia që nuk ka nevojë
    për një fjalë
    për asgjë e për askënd
    se ia del të ngrihet
    mbi çdo dhimbje e rrethanë
    të gjitha këto fakte tiparet nuk i latojnë
    utopi e gjitha nuk qënka
    pikënisja e çdo rrezatimi që shkreptin në sytë e një gruaje të fortë.

    Çapitem e kuvendoj me veten
    mendësia që një grua e fortë kurrë nuk qan
    më zë një e qeshur gati prej të çmendure
    një grua e fortë stuhisë së verës
    i ngjan kur qan
    inat e zemratë në të qarën e saj nuk ka

    Çapitem e kuvendoj me veten
    mendësia që një grua e fort
    nuk lodhet kurrë
    mëngjesit e natës i buzëqesh
    pa frikë e brenga
    mendësia i gënjen të gjithë.

    Çapitem e kuvendoj me veten
    nevojë të dëgjohet, nevojë të qajë
    nevojë të qeshë, nevoje të pushojë
    nevojë të dashurojë…
    sytë që shkëlqejnë pas çdo stuhie vere
    nuk është utopi, është një grua e fortë.

    BABAI

    Babai meteor ndriçues;
    force vet flijuese
    Në pragun e shtëpis, hija e rëndë e një burri
    shtëpia dritë merrë
    Udhëve të jetës fluturove errësirën
    e kohës davarite.
    asgjësë guximin ia rrëmbeve familjen e krijove u dhurove ditëve vlerën e viteve,
    kohët e vështira më të lehta i bëre
    natës së gjatë dritë e shpresë dashuri dhe jet
    ku asgjëja sundonte, ligjin e shkele
    ndëshkimin e mirëprite
    Ndërgjegjes se tulatu nën frikë e terror
    Me gjuhën e guximit
    Ju flisnit…!
    Kohë ligjesh të padrejta nën frikë e terror
    ngulmues në respektimin e ligjit të së drejtes
    themelet i lëkunde me guximin e rrëmbyer ndriçues si një meteor
    Jetove mbi kufit e ngushtë të frikës
    legjitimuar nga terrori.
    shumë zgjidhje nuk kishte
    gatshem u tregove, veten për të tjerët e sakrifikove
    për të drejtën flisje thellë dhe fort
    me kohë shpirt nder nesh shumica kishte dhëne

    të padrejtën qëkur e pranuan
    heshten në atë kohë ….
    Po sot…!?

    NJË GOTË, DY, TRE….

    Një gotë të rrëmben
    vetëm për të flet
    vështrimi i ëmbël ngjyrën e soditë
    gishtat spërdredhur rreth qafës së gotës
    aromat në harmoni të shpërthejnë
    si toka rreth boshtit
    rrotullon dorën lehtë

    Në gotën e dytë;
    Vetëm me gotën i mbytur je….

    Në gotën e dytë
    Me miq e shokë fillon batuta,
    gëzimi vërshonë si lëngu i rrushit
    në ajër fermentohet atmosfera
    bota e mrekullive;
    gjashtëmijë vjet më parë pikoi në një kup

    Në gotën e tret ;
    Vetëm me gotën
    djajt e së shkuarës pinë jo ti,
    në arenën e gladiatorëve kanë zbritur kacafytur me njeri tjetrin , prej shekujsh ..
    per fyti të kanë mbërthyer

    Në gotën e tret ;
    I vetëm nuk je, praninë e një miku nga gota në gotë
    Aurora në gotën e tret tashmë iu mbështjell
    Në ujdhesën e shpirtit pret zbarkoj

    Një gotë , dy , tre ….
    më gëzimin që të vlon në shpirt dolli ngre

    Një gotë , dy , tre ….
    Për hirë të zakonit trishtimi i kthenë

    Një gotë , dy , tre ….
    Nëse nuk të mbyten në lot e trishtim
    merak nuk të kam miku im …
    asgje nuk do të mbytë …

    KUR JU TË MË PYESNI

    Kur ju të më pyesni:
    Si ia dole, vdekjes nga thonjtë i fluturove..?!
    Sepse, shpresa para vdekjes erdhi…
    Ai që ma ka dhënë jetën
    fuqi e të drejtë… mbi të gëzon
    të tjerët ishin vetëm spektatorë
    me lot në sy

    Kur ju të më pyesni :
    Si ia dole të ngrihesh në gjunjë kur re..?!
    Sepse, isha këmbëngulëse rrotull mëshirën nuk shikova, që të ligështohem
    Shikova drejt, udhën që më priste…

    Kur ju të më pyesni:
    Si ia dole , kur vetmia po të hante si djalli këmbët e tij…?!
    Sepse, vetmja më kishte rrethuar
    por jo pushtuar
    e ndjeja shpirtin të ngopur më dashuri
    të qenjes që i përkisja.

    Ku ju të më pyesni:
    Si ia dole, nga balta që të hodhën të lahesh …?!
    Sepse, isha e pabindur ndaj poshtërimit, ndërgjegjja nuk gjykonte vetëm mishironte.

    Ku ju të më pyesni :
    Si ia dole, ku e shkuara të kishte vrarë pa lindur …?!
    Sepse, isha kokëfortë rreket e lotëve në diamante i shndërrova
    më të shkuarën krah për krah ecja

    Kur ju të më pyesni :
    Si ia dole, që ecje pa u ndalur mes stuhive..?!
    Sepse, isha besnike e shpirtit tim që rritej pas çdo stuhie.

    Kur ju të më pyesni :
    Si ia dole, në këtë botë të ligë mirësinë të gëzoni…?!
    Sepse, e vetme nuk isha
    bashkudhëtar, bashkëkohës rrotull kudo .
    Të ngjashëm me veten,
    e më të mirë se veten ..!

    NDËSHKONA O TOKË O QIELL

    Gjithçka avullon mendimi, ujët e detit
    oazet e shpirtit po shterojnë
    gjinkallat të vetmet që këndojnë
    krijesa që u krijuan që vapën të shijojnë
    ditë e natë këndojnë, shijojnë

    Dielli në pikën më të lartë është ngritur
    pjeke çdo pëllëmbë tokë
    çdo pikë uji, e pinë e shuan etjen
    ndëshkues për vdekatarët
    sopat e zjarrë mbi Amazonën
    mushkëritë e tokës nga virusi i babëzisë
    çdo ditë shkatërrohen
    mëshirë për veten …. A nuk patëm..!

    Kërko njeri më shumë se të duhet
    nga qielli e toka
    e merre në një mënyrë
    shkatërruese, babëzitse
    shumë kënaqësi të jep shkatërrimi vdekatar

    Toka do të fali se tokë do i bëhesh
    oazet e shpirtit si një vello e hollë
    do të mbështjellin lakuriqësinë e tokës
    qielli do të qajë e toka do të ngopet
    ekuilibrat metafizike të brishtë
    përsëri do të vendosen

    Një dhimbje jo për mua edhe per ty vdekatar
    se dhimbja është drita e shpresës
    nuk kemi frymuar mbi këtë tokë ta meritojmë dritën e shpresës….
    shkatërruese, e babëzites
    lekmiqar tej nevojave
    ndotës të tokës dhe të qiellit
    ndëshkona o tokë o qiell.


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here