Nëpër shekuj stuhitë na kanë rënë,
Po rrënjët tona s’kanë kurrë brishtësi,
Ata që dheun e shenjtë kanë mbrojtur,
Sot në gjykata të huaja kërkojnë drejtësi.
Në dhomat e ftohta ku retë s’lëvizin,
Kushtrimi i lirisë prapë fort jehon,
Ata që s’njohën frikën e vdekjen sfiduan,
Sot emrin e dritës me shpirt e mbrojnë.
O krerët e shqiponjave, luanët e dheut,
Që flamurin e UÇK-së e mbajtët në gji!
Shkëmbi i kreshnikëve nuk thyhet nga Haga,
S’ndalet zëri juaj, piskamë për liri!
Janë prangosur shqipet e janë zemëruar luanët,
Ka shpërthyer vullkani nga dheu i trazuar,
E mbarë kombi ka lëshuar kambanat
Nga kthetrat e Hagës për t’ju çliruar!
Ata që ndërtuan themelet e shtetit,
Sot nga kokat e errëta mbahen në lak,
Lëshohet kushtrimi prej tokës e detit:
Liri për çlirimtarët, në Hagë…
Nuk harrojmë gjakun e derdhur, e s’njohim gjunjëzimin,
Për ju s’ndalet kurrë jehona e lirisë,
Në trojet tona kemi lëshuar kushtrimin
Me besën e burrit që prej lashtësisë.
Sot luanët në Hagë qëndrojnë çelik i fortë,
Kauza e tyre ishte marsh’ për liri
Kasapët e Ballkanit lanë kockat në të zezën gropë…
Në vendimin e hyjnores- drejtësi
Kthehuni shpejt, o krerë të kësaj toke,
Drejtësia juaj është vulë n’histori përjetë,
Trojet shqiptare presin me mall’ ajkunash Kosove
Triumfi juaj do të jetë i vërtetë!
Kthehuni në vatrat ku liria ju thërret,
Nga gjiri i historisë dhe buka e dheut,
Drita juaj mbi shekuj do të mbetet e vërtetë,
Si vulë e pavdekshme e krejt Atdheut!
Kushtrimi u lëshua, zëri s’ka për t’u ndalur,
Deri sa çlirimtarët të shkelin n’këtë dhe,
Se plagët e kombit kurrë s’kanë për t’u kallur,
Derisa e vërteta të ngadhënjejë mbi re!


















