Klubit Letrar “Pjetër Budi ” Mat : Më 5 shtator 2026, në Burrel, zhvillohet Festivali i Dhjetë Kombëtar i Poezisë “Muza poetike budiane”, edicioni jubilar.
Më 5 shtator 2026, në Shtëpinë e kulturës të qytetit Burrel, zhvillohet Festivali i Dhjetë Kombëtar i Poezisë “Muza poetike budiane”, edicioni jubilar.
Në këtë veprimtari të rëndësishme letrare marrin pjesë anëtarët e Klubit Letrar “Pjetër Budi” Mat me kuotizacion të paguar, fituesit e çmimeve të para ndër vite, si dhe poetë e të ftuar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Çamëria dhe Diaspora.
Nga krijimet e ardhura për Festivalin, Kryesia e Klubit Letrar “Pjetër Budi” ka përzgjedhur 37 poezi për interpretim, të renditura sipas rendit alfabetik të titujve.
Autorët e këtyre poezive duhet të jenë pjesëmarrës në Festival. Gjithashtu, edhe poezitë që nuk janë përzgjedhur për interpretim do të përfshihen në vëllimin e ri poetik të Festivalit të Dhjetë Kombëtar Jubilar.
Poezitë e përzgjedhura për interpretim
Çmimet e para
- Ndre Mjeda
- Ura për te ti
- Ftohtë
- Mos fsheh të vërtetën
- Bota rrotullohet rreth boshtit të thyer
- Të kisha thënë
- Në Athinë, në autobuzin urban
- Hutimi i foljeve
- Prag vjeshte
Poezitë e zgjedhura
- Amshimi i përjetësisë
- Bashkë të ngremë dollinë!
- Bulqiza, një thesar
- Darka e fundit e ezopëve
- E sotmja migjeniane
- Eklips
- Film
- Frika e një bohemi
- Fustan n’ngjyrë t’kuqe
- Hijerëndë e shpirtit
- I njeh shqipja bijtë e vet
- Kapitulli i fundit
- Kokina
- Krahët e mallit i shtrij dhe sot
- Kur vargu çel
- Lahuta, jéhu i krenarisë shqiptare
- Lirisë!
- Lulja erëmirë
- Mali i ujqërve
- Mbretëresha Geraldinë
- Monument dashurie
- Mos më kërkoni!
- Nëse iki
- O i dashuri njeri!
- Pritja
- Psalm për të pagjeturit
- Rendim
- Stina e trishtimit
- Si mund të ikësh pa më thënë lamtumirë?
- Shqipëri e re
- Shteg i pafund, apo ecjerëndë?
- Unaza e lotit
- Unë dhe Çamëria
- Vallzojmë bashkë
- Vargjet s’më lënë të vdes
- Vetëm shtatë ditë
- Vij aty me fjalë Lasgushi
Programi kryesor i Festivalit
- 10:30
Homazh dhe foto e përbashkët te busti i Pjetër Budit.
- 11:00
Hapja e Festivalit
Fjala e mirëseardhjes dhe fjalët përshëndetëse
- 11:15
Promovime të veprave të reja letrare
“Shtegu i mbramë”, vëllimi i parë me poezi i autores matjane Liljana Ceni;
“Shtigjet e përgjakura”, i autorit Ali Daci, Rozhajë, Mali i Zi;
“Udhët e mërgimit”, i autores Trandafile Molla (Baja); “Zëri i mërgimtarit”, Novara, Itali.
- 11:30
Ora poetike
Poezi fituese të çmimeve të para ndër vite dhe poezi të përzgjedhura për Takimin e Dhjetë Kombëtar Letrar.
- 13:30
Ndarja e çmimeve letrare, vlerësimeve dhe titujve të nderit.
- 14:00
Dreka festive për poetët dhe të ftuarit (me biletë të nënshkruar).
- 15:00
Mbyllja e Festivalit
Mirë se vini në Burrel! Mirë se vini në Festën e Poezisë!
Klubi Letrar “Pjetër Budi”


















