I nderuar Zoti Freitag,i nderuar artist,me lejoni te shpreh mendimin tim,per pikturen tuaj ne pergjithesi dhe vecanerisht per pikturen e fundit qe ju keni realizuar per deshmorin e demokracise shqiptare,per te flijuarin per te perhapur dije dhe kulture,i cili u denua me varje nga perbindeshat e diktatures shqiptare! Askush si ju zoti Gazmend Freitag,nuk i ka pasqyruar ne tablo,tmerret e kobshme,te asaj kohe te perbindshme dhe mostrash qe vrasin intelektuale te pafajshem,qe kepusin fijet e inteligjences qe lartesojne nje komb.Ju z.Freitag i jepni jete dhe fryme,i jepni perjetesi duke e nxjerre nga erresirat e harreses,duke e mekuar me perfytyrim,duke e njerre ne drite dritheronjese,permes penelit,dores dhe mendjes suaj,dhe sidomos shpirtit tuaj selektiv dhe perzgjedhes.Ju sot jeni piktor qe nuk njiheni mjaftueshem ne krahasim me ate vizualitet qe shpalosni,ndoshta i nenshtuar nga harrimi dhe mosperfillja…Zeri i atyre tablove,i atyre jeteve qe ju i mekoni me shpirt perjetesie,therret unshem te degjohet jehona e tyre,te ndryshohet korsia e kohes qe pret te vdesin talentet,per tu shpallur te tille…Pikturat tuaja jane te gjithekoheshme,me personazhe te spikatur qe ju veteshpallin “Artist”.Arti juaj prodhon me dashuri larmine e figurave vetmohuese e sakrifikuese per njerezimin,ketu qendron se pari madheshtia e penelit tuaj. Ju dini ti jepni simbolike dhe perfaqesim rrenjeve prej nga vini,planetit ne te cilin jemi mysafire,dhe personazheve me perfaqesonjese,e me te vyer qe ne perulemi me nderim dhe perkushtim shpirteror ,para madheshtise se tyre perfaqesonjese te Kombit shqiptar dhe mbare botes.ju z.Freitag ia keni kushtuar jeten,ketyre jeteve njerezore,qe kalojne ne altarin me te larte te epokave,ketyre Titaneve te veprimit e mendimit boteror.Sot ndoshta ju jeni te pakonsideruar nga bashkekohesit… por koha dhe jeta kane treguar te kunderten per te gjithe ato Piktore,artiste,elitare qe jane shpallur “Te medhenj”. Me madheshtine e shpirtit dhe te penelit tuaj ju keni pikturuar nje njeri si;Havzi Nela,i cili mbart mbi vete,jeten dhe fatin e mijera jeteve.Nje artist i perkushtuar si ju z.Freitag,qe harron vetveten…Askush deri me sot nuk ka realizuar dicka te vyer,pa u mbyllur ne studio,pa u perkushtuar,pa u vetmohuar. Jam e bindur qe piktura dhe puna juaj do zere vendin qe meriton ne altarin e gjithkohjes. Uroj qe syte dhe mendja e elitave dhe kritikeve,te vezhgojne,te analizojne dhe te gjykojne mbi kete fryme dhe djerse qe derdhet mbi pehure,per hir te njerezimit,pa pritur asgje ne kembim vec mirenjohjes. Asie Duka.
EDITORIALE
Frank Shkreli: Eliot Engle dhe Harry Bajraktari: një bashkpunim që fuqizoi zërin shqiptar në...
Nga Frank Shkreli
Ndarja nga kjo jetë e kongresistit Eliot Engel ka rikthyer në vëmendje jo vetëm figurën e një miku të madh të shqiptarëve,...
Dr. Mujë Buçpapaj: FROM 800 WEEKS WITH THE LITERARY AND CULTURAL NEWSPAPER “NACIONAL”
Dear colleagues and friends,
This day marks a symbolic moment for the editorial staff of the literary and cultural newspaper “Nacional”, as it corresponds to...
Dr. Mujë BUÇPAPAJ: PREJ 800 JAVËSH ME GAZETËN LETRARE DHE KULTURORE “NACIONAL”
Të nderuar miq, sot është një ditë simbolike për stafin e gazetës letrare dhe kulturore “Nacional”, është java e tetëqindtë që jemi në treg,...
Prof. Asoc. Dr. Lisen Bashkurti: Shqipja pan-ballkanike, perballe Maqedonise Veriore te vogel dhe albanofobe
Protestat e koheve te fundit ne Maqedonine e Veriut, te organizuara nga studentet shqiptar per mbrojtjen e te drejtes se gjuhes shqipe ne universitetet...
Prof. dr. Milazim KRASNIQI: MUNDËSITË E NACIONALIZMIT SHQIPTAR NË TË ARDHMEN
Një gjë mbetet e sigurt: në një botë të dominuar nga nacionalizmi, siç është dominimi i sotëm, nëse nuk keni një projekt nacionalist, keni...


















